17/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 shkurt 1999

UÇK: Hiqni spiunët e SHIK-ut nga Rambuje

SKANDAL ME 2 TË DËRGUARIT E TIRANËS NË KESHTJELLE. NJERI U KTHYE URGJENTISHT Në faqen 4

Po shkatërrojnë edhe AMC para privatizimit

Dje Black out i telefonave celularë të abonuar tek AMC-ja. Të vetmit celularë, që vazhdonin të funksiononin normalisht ishin ato malazezë të shkodranëve dhe ato grekë të gjirokastritëve dhe sarandiotëve Në faqen 8

Vret veten, burri e torturonte me hekur të nxehte

“I dashur Hill, po humbasim kohën kot”

EKSKLUZIVE Pas ditësh bisedime në Rambuje, kreu i delegacionit shqiptar dhe përfaqësuesi i UÇK-së, Hasim Thaçi, i dërgoi dje një letër treshe së negociatorëve, Hill, Majorski, dhe Petrish, të cilën ne po e botojmë ekskluzivisht. Hasim THAÇI eskluzivisht. Hasim THAÇI Të nderuar Ambasadorë, Në emër të Delegacionit të Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin serioz të Delegacionit të Kosovës ndaj një përmbylljeje të suksesshme të punimeve të Takimit të Rambujesë. Por, gjithashtu, dëshiroj t’ua shpreh shqetësimin tonë mbi zhvillimin e fundit në procesin e bisedimeve. Megjithëse data e caktuar për mbylljen e bisedimeve nga Grupi i Kontaktit po shtohet shumë shpejt, Delegacioni i Kosovës nuk ka marrë ende materialet e Grupit të Kontaktit. Humbja e dy ditëve kohë pa bërë asgjë, është e papranueshme. Shumë delegatë kanë shprehur preokupimin e tyre të sinqertë për shkak të zvarritjes së materialeve të papritura e të anekseve të marrëveshjes. Gjithashtu, duhet të kishim dëgjuar prej jush lidhur me amendamentet, të cilat u janë bërë materialeve dhe të cilat do të duhej t’i jepeshin Delegacionit të Kosovës. Sikurse jeni në dije të plotë, materialet janë voluminoze dhe do të duhej kohë për ta vlerësuar përmbajtjen e tyre e për t’i shpjeguar ndryshimet e bëra prej jush. Duke dashur të siguroj për përkushtimin tonë ndaj negociatave dhe veçanërisht për vlerësimin tonë ndaj kontributit tuaj të çmuar, edhe një herë ju lutemi të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të thellë.

Një ditë shqiptare

Dje u zgjova herët dhe ishte një ditë me diell. “Shenjë e mirë”, mendova, do jetë ditë e mbarë sot. Veprimi i parë, si zakonisht, ishte të ndez abazhurin që kam afër krevatit për të parë nëse ka drita apo jo: oh, fantastike! Drita ka. Mendovi se dita fillon mbarë. Shkoj në banjo për të bërë dush para se të jetë shumë vonë, por ja surpriza e parë: nuk ka. Krofte ujësjellësi [?] nuk ka mbërritur gjatë natës, kështu depozita ishte fare bosh dhe pompa elektrike “fshihte” [?] vetëm ajër. “Bëj durim”, i them vetes, në mendje një orar që vjen sy [?] në zonën ku kam shtëpinë. Ndiz cigaren dhe pres. Ora [?] e parë, dëgjohet zhurma e [?] në tub. Marr frymë thellë. Por jo, nuk rrjedh asnjë pikë. Krofte Këshilli [?] dhe depozita ishte plot, por [?] në pus [?] Epo mirë, them, u bëra vonë. Do bëj dush në darkë. Marr celularin, që e kam blerë pak ditë më parë dhe kërkoj të flas me kolegun që lashë një takim pune: provoi, riprovoi, i bie celularit, i bie prapë. Asgjë. Tek aparati i vogël del gjithnjë shënimi: Shërbim i padisponueshëm. Rroftë AMC! Zbres në rrugë dhe nisem me makinë. Nuk e di si përfundoi një rrotë në një pusetë të hapur dhe makina “fluturozte dot”. I dëshpëruar them: Rroftë Bashkia! Mbërriti në zyrë në këmbë, i lagur dhe me këpucë të përlyera me baltë. Heq dorë nga celulari dhe i drejtohem telefonit. Mundohem të flas me kolegun tim, i cili stëndelet në shtëpi. Këtë herë telefoni dëgjohet që tingëllon, por në vend të zërit të kolegut tim dëgjohet zëri i [?] Vijon në faqen 8

Vret veten, burri e torturon me hekur të nxehte

Në faqen 18

Kongresmeni SHBA braktis Majkon

“Ju s’doni pavarësinë e Kosovës” Në faqen 3