Gazeta Shqiptare
5 mars 1999
Gjëmë në Berat
Masakrohen 3 policë e 4 civilë. Shteti vret tre kriminelët. Vlorë, asgjësohet “Llerka” i Zanit
Jonada Dervishi viktima e fundit e tragjedisë së djeshme. Mjekët e Spitalit Ushtarak i kanë prerë dhjetë centimetra këmbë për ta shpëtuar. Në faqen 9. Foto: Hektor Pustina
Fillimi i luftës së prem tuar
EDITORIAL
Bledar Zaganjori
Tre kriminelë janë masakruar dje në fshatrat e Beratit nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por pasi kishin vrarë atë më parë tre policë e katër civilë. Dhe, vetëm disa kilometra më në Jug, në Vlorë policia ka rrethuar serish lagjen Çole, një vit e gjysëm pas kapjes së Zanit, e ku më pas ka vdekur një tjetër shumë kërkuar nga policia, i mbiquajtur Llerka. Ngjarjet e fundit në vend kanë shënuar 11 viktima brenda një dite. Dhe, gjithçka bëhet më e rëndë kur mes të vrarëve ndodhen 3 policë dhe 4 civilë. Të parët ndoshta kanë qenë në krye të detyrës, duke patrulluar në rrugën nacionale, janë qëlluar nga tre qenjë të papërgjegjshme, që vetëm pak më parë kishin vrarë të tjerë njerëz, pasi i kishin grabitur.
Vrasja e policëve jashtë të gjithën sfondit të një ngjarjeje makabër në çfarëdo rasti bëhet objekt i një debati të gjerë në të gjitha kabinetet, ku njeriu të thjeshtë përnjëherë i shkon në mendje gjëja më e thjeshtë: krimineli duhet dënuar, dhe në këtë rast me vdekje. Por, vdekjen nuk na e lejon Evropa, e cila dhe dje dha sinjalin më të fundit. Se dyti kushdo ka nevojë të ndjejë prezencën e shtetit, e më parë kjo ka munguar.
Por, dje ndonëse me viktima u pa se shteti di, dhe nisi të veprojë. Vrasja e tre policëve u shpagua vetëm pak orë më pas me masakrimin e kriminelëve nga forcat speciale. Dje, policia tregoi se është e aftë të kapë kriminelët në kohë rekord, pa i lënë të ikin në “drejtim të paditur”. Dhe, se edhe ata që u vranë nuk po bënin jetë të qetë, por atë që kërkohet nga të gjithë në çdo duam rend e siguri, po kontrollonin rrugën nacionale. Nga ana tjetër, rendi në Vlorë tregoi se edhe një shumëkërkuar dhe i rrezikshëm, nuk mund të fshihet për shumë kohë e të terrorizojë vlonjatët në qendër të qytetit. Dhe, policia tregoi se askush nuk mund të konsiderohet i paprekshëm, qoftë edhe kriminel me “karrierë” të gjatë e “famë” kombëtare. Në fund të fundit dje u pa se nuk mjafton të kesh të shkruar në Kushtetutë dënimin me vdekje për të vendosur rendin, nëse elemi-non krimin në flagrancë. Dhe, nisi ajo që pritet prej kohësh: beteja e gjatë me krimin, ndonëse për fat të keq me viktima.
Shqiptarët i përgjigjen zjarrit serb
NE HAS
Kulltarët shqiptarë dhe banorët e fshatit Letaj, për herë të parë i lanë përgjigjur me zjarr, breshëri të ardhur nga forcat serbe. Betelja që nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, nuk ka shkaktuar viktima, por ka shënuar rastin e parë të përgjigjes nga ana shqiptare.
Në faqen 7
Kobalt nga Shqipëria në Greqi
Gjendje alarmi në kufirin greko-shqiptar: pritet ardhja e një ngarkese të madhe me lëndë radioaktive nga vendet e Europës Juglindore. Pikat ndarëse mes Shqipërisë e Greqisë janë vënë në gjendje gadishmërie pas njoftimeve se një ngarkesë me lëndë radioaktive mund të kalojë...
Në faqen 9
8 Marsi shoqëri e re
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte.
3. Të hënën 8 Mars, shorti i tretë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
• Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës.
ju dhuroj ITALINË
Gazeta Shqiptare
Numri juaj i garës për sot
SERIA EF
139918