Orë pas ore agresioni ndaj Shqipërisë
NGA E DIELA 3 TË VRARË, 12 TË PLAGOSUR. BANORËT JETOJNË NË BUNKERE
Minohet kufiri verior. Artileria jugosllave ka bombarduar për dy ditë rresht fshatrat kufitare me predha të cilat përhapen në shumë pjesë, në mina të vogla, duke rrezikuar të gjithë zonën. Gjatë sulmit të së dielës si rezultat i bombardimeve kanë vdekur tre fshatarë dhe janë plagosur 12 persona shumica e të cilëve janë policë të postës së Tropojës së vjetër.
Pas këtyre veprimeve të serbëve ka nisur evakuimi i grave e fëmijëve nga zona kufitare, ndërkohë që burrat e aftë për armë janë strehuar në bunkerë për t’i shpëtuar predhave. Ushtria shqiptare ka përforcuar në njerëz dhe në armatim trupat e saj në Kukës e Tropojë, ndërsa Qeveria e ka quajtur agresionin e dy ditëve të fundit si një cenim të rëndë të territorit shqiptar. Mes të plagosurve të UÇK-së ka qenë dhe një francez i cili ka luftuar vullnetarisht përkrah kosovarëve.
Në faqet 2-3
Të plagosurit e Tropojës dje në Spitalin Ushtarak (Foto: Hektor Pustina)
Marka falso në tregun e Tiranës
Në faqen 11
Vlorë, vritet Mbreti i skafeve
Policia: Atentat për larje hesapesh
34 vjeçari “Tozo” konsiderohej si njeriu më i pasur i qytetit
VLORE - Masakrohet me një breshëri automatiku “mbreti” i skafistëve dhe trafikut të klandestinëve në Vlorë. Tozo - emri i tij i vërtetë është Fatmir Shehu, 34 vjeç - është vrarë në një nga lokalet e Skelës ku mblidheshin në mbrëmje skafistët vlonjatë. Ndër njerëzit më të pasur të qytetit dhe mik i mjaft politikanëve aktualë, ai ka qenë edhe një nga personazhet e ngjarjeve të shkurit të këtij viti kur u mor peng kryepolici i Vlorës Sokol Kociu.
Në faqen 19
Shorti tjetër 26 prill
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte të premte dhe të diel.
3. Të hënën 26 Prill, shorti i pestë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
Gazeta Shqiptare ju dhuron ITALINË
Numri juaj i garës për sot
SERIA IF
353309
Milo-Ollbrajt: “Kosova, protektorat ose Konfederatë”
Në faqen 7
NATO, 233 trupat e parë zbarkojnë në Portin e Durrësit
Në faqen 4
Mejdani: Aleanca le të sulmojë nga bazat tona
Në faqen 4
Gjermani: Gati 50 mijë ushtarë për në UÇK
Në faqen 5
Në faqen 10 të Gazeta Shqiptare
Lexoni njoftime të ndryshme mbi të ardhurit nga KOSOVA