Sot Rugova në Tiranë
LAJMI I ORES SE FUNDIT/ ITALIA MUNDESON VIZITEN
Bledar Zaganjori Ibrahim Rugova do të vijë në Tiranë”, e kanë bërë të ditur disa burime zyrtare shqiptare. Lideri kosovar sot shkel në tokë shqiptare në një vizitë të parë të tij pas shqiptar si në Rambuje do të kërkojë një periudhë kohe. Por, gjithsesi një takim mes Thaqit dhe Rugovës do të ishte i mundur të realizohej brenda disa ditësh. Deri tani të gjitha përpjekjet për të unifikuar fak- shumë e shumë ftesash të bëra nga Qeveria shqiptare por dhe nga liderët e tjerë të Kosovës. Por, ardhja e Rugovës në Tiranë duket se nuk do të gjejë në Shqipëri sot Hashim Thaçin, Kryeministrin e Qeverisë së Përkohshme, i angazhuar në një turne diplomatik në disa vende të Evropës. Gjithsesi ai do të ketë takime ta veçanta të shtunën me të gjithë krerët e shtetit shqiptar, Meidanin, Majkon, Milo. Presidenti i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike shoqërohet në këtë vizitë nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë, Minitti. Por, ka zëra që japin ardhjen edhe të nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme italiane, Umberto Ranieri. Vizita e Rugovës në Shqipëri bëhet në kuadrin e iniciativës italiane për të ndërmjetësuar në unifikimin e faktorit politik e ushtarak shqiptar, e bërë e njohur pak ditë ma parë nga Ranieri gjatë vizitës që ai zhvilloi në Tiranë. E kështë e konfirmon më tepër shoqërimi që do t’i bëhet Rugovës nga një prej drejtuesve të lartë të Qeverisë italiane, Minitti me të cilin Rugova do të zbresë shkallët e avionit në Rinas. Ndryshe nga sa mund të mendohej, Rugova do të qëndrojë në Shqipëri vetëm disa ditë, sigurojnë burime zyrtare. Ndoshta kjo bëhet për arsyen se në Tiranë mungon Thaçi dhe një pjesë e liderëve të Kosovës. Dhe, një takim që do të mundësojë rikompozimin dhe unifikimin e faktorit politiko-ushtarak shqiptar, sh-
…që kërkojnë një periudhë kohe. Por, gjithsesi një takim mes Thaçit faktorin shqiptar kanë dështuar, e po ashtu dhe disa nga mundësitë që Thaçi e Rugova të takoheshin si në Tira dhe në Paris. Këtë radhë hapi i parë i hedhur nga Rugova bën të mendoosh se gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur, aq më tepër kur është pikërisht koha që shqiptarët e Kosovës të përfaqësohen me një zë unik, sepse u kundërta do të sillte probleme shumë të mëdha e serioze në dëm të çështjes kombëtare.
Rugova do të ketë takime sot me udhëheqësit kryesorë të shtetit shqiptar, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, Kryeministri Pandeli Majko dhe ministri i Jashtëm Paskal Milo. Por, ende nuk dihet nëse do të ketë takime e biseda të veçanta me liderin e PD-së, Sali Berisha një nga mbrojtësit më të flaktë të Rugovës gjatë kohës kur ai sulmohej si tradhtar e gjendej në Prishtinë peng i Millosheviçit.
Rugova do të shkojë gjithashtu edhe në një nga kampet e refugjatëve kosovarë të luftës, i vendosur në afërsi të Lezhës, ku do të kryejë takimin me popullin e tij të shpërngulur për pasojë të konfliktit në Kosovë. Por, sot do të jenë të rëndësishme edhe deklaratat e tij lidhur me çka është arritur në Beograd dy ditë më parë e që është konsideruar si një plan konkret paqeje për Kosovën. Rugova ka qenë i vetmi lider kosovar që nuk ka folur për marrëveshjen e arritur mes ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe Millosheviçit.