GEZUAR dhe të privuarve në qeli
Gazeta zgjodhi sot, në botimin e saj të fundit për vitin 1999, t’u dërgojë një mesazh e një urim të veçantë atyre njerëzve që do kalojnë nesër në mbrëmje festën e fundit të këtij viti në qelitë e burgjeve shqiptare. Pa harruar dhe ata të privuar që janë jashtë Shqipërisë. U themi thjesht Gëzuar, gjithë atyre që edhe nesër do të vazhdojnë të vuajnë dënimin e tyre pas mureve të ftohta. Duam vërtet që urimi ynë të shkojë disi më i ngrohtë te këta të privuar dhe kjo për një arsye të thjeshtë e të vetme: Sepse ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin vendin dhe mënyrën për të jetuar këtë festë. Ne që kemi mundësi të zgjedhim, zgjedhëm pikërisht sot, ditën e fundit të botimit të Gazetës për ’99, të informojmë në faqet tona të brendshme dhe lexuesit tanë për gjithçka do ndodhë mbrëmjen e 31 dhjetorit në qelitë shqiptare. Na vjen vërtet keq që ndryshe nga herët e tjera, administrata e lartë e Burgjeve ka krijuar kushte lehtësuese e më njerëzore për këtë kategori të të burgosurve që të paktën për një natë ai kjo e nesërmja të ndjehen më pranë nesh. Në faqen 5