15/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 janar 2000

PSE BILL GATES "LA" MICROSOFT

NJE MANOVER? Në faqet 12-13

Lesbike në burg se s’i lënë me burrin

RAPORTI SHQIPTAR I HELSINKIT HEDH DRITË NË QELITË TONA “Ndalohet të bësh dashuri me burrin apo gruan tënde”. Ky është një ndër privimet që kanë të burgosurit shqiptarë, por jo në pak raste edhe të burgosurat. Edhe pse praktika botërore ia jep “lirinë” e një takimi special të gjithë të dënuarve të martuar, edhe pse në burgjet shqiptare ekzistojnë dhomat e veçanta dhe ligji përkatës nuk e ndalon, gratë e burgosura në Shqipëri, mund t’i japin vetëm dorën burrit të tyre. Me pak fjalë është vëzhguar se gratë nuk kanë të drejtën e një takimi special ashtu si dhe burrat. Kjo me justifikimin zyrtar se “një gjë e tillë mund të sillte shtatzaninë e tyre dhe për pasojë institucion i riedukimit nuk ka mundësi ta përballojë një situatë të tillë”. “Kjo është diskriminuese”, thuhet në raportin monitorues të Komitetit të Helsinkit. Kurse nga ana tjetër, pasoja e vetme dhe logjike e një privimi të tillë.. Në faqen 9

Kapiteni Otrantos azil në Belgjikë

Në Shqipëri më shohin si monstër, në Itali do më dënojnë . Kapitani Otrantos azil në Belgjikë. Komandanti i anijes “Kater I Radës”, e cila u mbyt më 28 shkurt 1997 gjatë përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibilla”, duke shkaktuar 86 të vdekur, ka kërkuar strehim politik në Belgjikë. Namik Xhaferi, që është arrestuar. Në faqen 17

Meidani, firma e detyruar

editoriali Vendimi i Metës për shkarkimin e dy ministrave të kabinetit të tij, sot mbush ditën e pestë që gjendet në tryezën e Meidanit. Të gjitha gjasat tregojnë se firmosja do ta konsumojë deri në fund afatin që i jep Kushtetuta për të nënshkruar dekretin. Ndërkohë një luftë e pashpallur nervash po shfaqet mes Kryeministrit dhe Presidentit. Në ligjin themelor të shtetit parashikohet se kreu i shtetit ka të drejtë që, pas kërkesës së Kryeministrit për shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar, duhet të dekretojë ndryshimet e propozuara në qeveri brenda një afati kohor prej shtatë ditësh. Kushtetuta i jep gjithashtu të drejtën Meidanit të hedhë poshtë kërkesën e Kryeministrit. Në një rast të tillë qeveria humbet legjitimitetin dhe mazhoranca duhet t’i propozojë një kryeministër tjetër. Por mundësia ligjore që Meidani të mos dekretojë shkarkimet e nënshkruara nga Meta përjashtohet. E para, sepse vetë dy ministrat e larguar Zogaj dhe Preçi kanë deklaruar publikisht se nuk duan të qëndrojnë më në këtë qeveri. Kreu i shtetit nuk mund të kërkojë gjithashtu nga mazhoranca që të gjejë kryeministër tjetër. Opozita që prej një viti kërkon zgjedhje të parakohshme dhe pesë qeveri. Ilir Babaramо. Vijon në faqen 3

“Ndalohet të bësh dashuri me burrin apo gruan tënde”.

s’lenë në burg