13/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 shkurt 2000

"Bamirësat" kriminelë

editoriali Arian Çani Sa herë që dëgjojmë e shkruajmë se “tragjeditë e Otrantos e realizuan italianët”, ndjesia e parë që kemi është “të poshtër, ata e kanë fajin gjithmonë”. Sa herë që mësojmë se grekët grisën pasaportat e kthyen refugjatët, nxitojmë të themi “të pabesët, kështu na kanë trajtuar historikisht...”, e kështu pak nga pak përsëritë-ngulitur në mendjen e shumicës së shqiptarëve se fajin na e kanë gjithnjë ata, fqinjët tanë të huaj. Pra kështu ndërtohen e zënë rrënjë në kokat e banorëve të këtij vendi, mite e opinione të caktuara, shpesh të rreme e të dëmshme për të gjithë. Për më shumë se tre vjet - të paktën që pas trazirave të marsit ’97 - skafistët kanë qenë dhe janë konsideruar nga një shumicë dërrmuese e shqiptarëve, edhe si njerëz që thyejnë ligjin, edhe të domosdoshëm për kohët e vështira që jetojmë... Vijon në faqen 3

Zef Malaj themeloi Partinë para Enverit

Dossier Në faqet 12-13

SALI LUSHA Si e shpëtova Fatos Nanon

SALI LUSHA Si e shpëtova Fatos Nanon Intervista me ish-truprojen e Berishës. Lidhjet e Lushës me politikanët, izet Haxhinë... Në faqen 2

Amerikanët në Portin e Durrësit

Gjithçka për “Korridorin 8” Amerikanët në Portin e Durrësit "Harrojini miqtë sovjetikë" Në faqen 16 Gjithçka për "Korridorin 8"

Dëshmia e tmerrshme

"Skafisti më hodhi në mes të detit" Në faqen 3