08/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 mars 2000

URDHËR ARRESTI Zhduket Sali Lusha

Në faqet 2-3

"8 Marsi" barazia ndryshe

Editoriali Sot, Gazeta Shqiptare ka një kryeredaktore grua. Edhe ne bëmë ashtu siç na sugjeroi UNESCO: Gratë të drejtojnë për një ditë mediat në të gjithë botën. U kërkojmë ndjesë lexuesve, por sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Faqet e kronikës janë po ato, të poli- ta mbushim gazetën me foto gras që shëtisin të zbukuruara e me lule në duar rrugëve të kryeqytetit? Nuk bëmë asgjë nga këto. Vendosëm të ndjekim ngjarjet e ditës ashtu siç vijnë dhe t’i radhisim nëpër faqe, ashtu siç e konceptojmë ne, në punën tonë dita-ditës. politikës të njëjtat, të rretheve gjithashtu, të njëjtën gjë mund të themi dhe për kulturën e sportin. Një ditë më parë u menduam gjatë: ç’të bëjmë ndonjë gjë të veçantë për 8 Marsin? Të vëmë në faqe të parë një grua simbol apo dual rrëgeve ngjarjet e ditës ashtu siç i sjell në punën tonë dita-ditës. Vetëm me një ndryshim. Me këtë shkrim duam t’u urojmë 8 Marsin jo grave, por burrave. Po. “Burra, Gëzuar 8 Marsin, ditën e nënave, grave dhe motrave tuaja”. Pastaj t’ju rrëfejmë një të fshehtë të patreguar... Në faqen 9

Përse Athina sulmoi Milon

Para dy ditësh, Gjykata e Kontrollit Administrativ në Greqi, një institucion i quajtur “i pavarur”, publikoi një raport i cili implikonte qartë Ministrin tonë të Jashtëm Paskal Milo në skandalin e trafikut të vizave greke në Shqipëri. Rezultatet e kontrollit flisnin hapur dhe në mënyrë të veçantë për kryediplomatin shqiptar, ndërsa përmendesh vetëm emri i Gjinushit. Më shumë se një kontribut real i autoriteteve helenike mbi zbardhjen e skandalit të vizave në Shqipëri, akuzat ndaj Ministrit shqiptar fshehin - ka shumë gjasa - një lojë tepër të rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë, rezultatet e të cilës, pritet t’i mësojmë jo më vonë se 31 marsi, pra pas tre javësh. Në këtë datë kaq të afërt, Shqipëria do synojë të marrë sa më shumë miliona nga donatorët e Paktit në Bruksel. Sepse në Bruksel në 31 mars do të zhvillohet mbledhja ku do të ndahen paratë e fazës së parë të të famshmit Pakt të Stabilitetit. Pikërisht në këtë moment, publikohet raporti kundër... Vijon në faqen 5

Maskat vrasin dy oficerë të rendit

Vinin në kryeqytet për ngushëllim. Maskat vrasin dy oficerë të rendit. Po udhëtonin me Fiat nga Tepelena në Tiranë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk ka arritur të identifikojë vrasësit, por po ushtron kontrolle në të gjithë zonën. “Është mirë të dorëzohen, përndryshe...” - drejtori i përgjithshëm i policisë Veli Myftari. Në faqen 7