26/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 maj 2000

Laç, policia kishte bërë pakt me trafikantët

Mafia e xhipave Prej të paktën dy vitesh, ata kishin arritur të “nënshkruanin” një marrëveshje me krerët e policisë së Laçit dhe Lezhës, në këmbim të shumave prej 2000 markash për çdo makinë Në faqet 2-3

Vritet kunati i Zani Çaushit

LAJMI I ORES SE FUNDIT VLORE - Vritet kunati i Zani Çaushit. Luan Llanaj, rreth 50 vjeç është vrarë në orët e mbrëmjes së djeshme ndërsa shkonte në shtëpi. Burri i motrës së madhe të kapos së Çoles, Luani është qëlluar nga persona akoma të panjohur, sapo kishte hyrë në rrugicat e lagjes Çole, ku dhe banonte. Ora sapo kishte kaluar 21.15, kur në rrethana akoma të paqarta për policinë, janë dëgjuar krisma. Pasi banorët e lagjes kanë dalë jashtë, kanë parë një trup të shtrirë përdhe. Forcat e policisë kanë mbërritur në vend dhe deri pas orës 23.00 kanë qëndruar në rrugicat e lagjes Çole, duke bërë këqyrjen e vendngjarjes. Një gjë e tillë vështirësohej shumë dhe nga kushtet e errësirës. Sipas burimeve nga policia, motivi i kësaj vrasjeje janë hasmëritë që ka pasur Zani Çaushi, pasi asnjëri nuk kishte punë me Luanin. Ai ishte një i papunë që qëndronte gjithë ditën në shtëpi. Rreth dy muaj më parë, Zani i ishte vrarë dhe një vëlla, Bállili. Dhe kjo vrasje ndodhi në një prej lokaleve-barakë të lagjes Çole, autorët e së cilës nuk janë zbuluar akoma. Në total kjo është vrasja e tretë në radhët e familjarëve të Zanit, gjatë kohës që ai ka qëndruar në burg.

TRAFIKU NGA VLORA 26 kile heroinë në makinën e një fotografi italian

Në faqen 5 Ignazio Montenegro pak çaste pas arrestimit të djeshëm në qytetin e Otrantos. Foto: ANSA