13/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 gusht 2000

ELEONORA Një milion "pengjet" e gruas nga Kombinati

ELEONORA Një milion "pengjet" e gruas nga Kombinati Emri i saj i vërtetë është Eleonora Bregu. Më vonë, shumë e njohën me titullin "Zonja e Shpirtit". Po kush është në fakt gruaja që pret dhe përcjell me mijëra besimtarë në "Vakëfin e Shenjtë" të Selitës? Çfarë ndodh realisht në 16 mijë metra katror të rrethuar në periferinë e kryeqytetit... Në faqet 2-3 Eleonora, "Zonja e Shpirtit"

Kundër rrymës

paradoks Edmond TUPJA Ka vite që tek ne flitet, tejflitet e stërflitet për emigracion e emigrantë, sidomos për klandestinë. Mjafton t’u hedhësh një sy gazetave e të dëgjosh lajmet në radio apo televizion, e do të bindesh për këtë deri në pëshjtellim, dhimbje e neveri. Veçse syrit të vëmendshëm të dikujt që di të paktën një gjuhë perëndimore, nuk i shpëton një hollësi fare e imët: gjithmonë, kur bëhet fjalë për Shqipërinë, përdoren fjalët emigracion e emigrant, asnjëherë ato imigracion e imigrant. Këpërëndim. Pra, në Shqipëri nuk ka e nuk mund të ketë imigrantë dhe kjo për arsye tashmë mjaft të njohura. Për këtë isha i bindur deri dje pasdite, por mbrëmë vonë, tek rrija në ballkon duke kuvenduar me komshiun tim të vjetër Aqif Qifa, mësova me habi se ky rregull a ligj në dukje tejet absolut, kishte edhe ai përjashtimin e vet. Miku im e kishte dëgjuar me veshët e vet të pagabueshëm në njërën nga radiot e huaja më në zë: bëhej fjalë për një miliarder australian a neo-zelandez që paskësh ardhur zyrtarisht në Sh- ...dhunore, nuk i shpëton nje Kuptohet lehtë përse ndodh kështu: emigrant quhet nga bashkëatdhetarët e tij, ai që le vendin e vet, imigrant quhet nga të huajt, ai që vjen në vendin e tyre. Fakti është se nga Shqipëria vetëm shqiptarë ikin për t’u vendosur më në (me dokumenta të rregullta apo klandestinë), kurse të huajt (klandestinë, sigurisht) vetëm sa kalojnë nëpër vendin tonë për të shkuar më në ... një miliarder australian a neo-zelandez që paska ardhur zyrtarisht në Shqipëri jo për të kaluar si klandestin në Itali, Francë, Angli apo Gjermani, por për t’u vendosur në vendin e shqiptarëve krenarë me gjithë familjen e vet modeste, përfshirë edhe qenushin e së mbesës. Po përse vallë kishte vepruar kështu? Këtë e mora vesh të nesërmen kur vajta t’i merrja një intervistë duke iu paraqitur si gazetar. Vijon në faqen 21