NANO NË VERI, FUSHATË ME DIALEKT SHKODRAN
“ESMERALDA JONE, ROZAFË, LUAJ”
Në faqen 2
PD NIS FUSHATËN
Vetëm 10 mijë vetë në Shesh
Në faqen 3
Besnik Mustafaj me Sali Berishën gjatë mitingut të djeshëm në Sheshin “Skënderbej”.
FINLANDE-SHQIPËRI, HUMBJA JONË E PARË
ZHEGA: POR LUAJTEM DENJËSISHT
Në faqen 23
Për Bashkinë
paradoks
Edmond TUPJA
Unë nuk jam eti-mologjist e, rrjedhimisht, nuk e di nga na vjen në shqipe fjala “bashki”, por me hamendje mund të them se ajo duhet të ketë diçka që e lidh me fjalën “bashkë-sis”; ç’është e vërteta, nga një këndvështrim thjesht administrativ, sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, bashki quhet, ndër të tjera, organi i vetadministrimit të një qyteti që merret me rregullimin, pastrimin, ndriçimin e tij, etj. Mirëpo një qytet është pikërisht një bashkësi njerëzish që kanë interesa të përbashkëta. Por, po të gërmojmë më thellë nëpër fjalorë, do të zbulojmë fjalën “bash” që don të thotë 1. pjesa e përparme e anijes, 2. pjesa më e mirë e diçkaje (ajka, balli, lulja) dhe 3. kryet e vendit. Më duket se, edhe në këtë rast, kemi njëfarë lidhje midis fjalës “bash” dhe “bashki”, meqenëse bashkia është ajo që duhet të jetë në krye, në ballë të punëve të qytetit, ndaj në të zgjidhen apo u duhet të zgjidhen më të mirët, më të aftët, pra bashi i atyre që nuk mendojnë apo nuk duhet të mendojnë vetëm për vete. Veç kujdes, në fjalor gjemë edhe fjalën “bashibozuk” që don të thotë “që vret e plaçkit”, kështu që bashi i bashkisë (ose, më qartë kryebashkiaku) duhet të ruhet nga bozuk(u) (bozë ujku) se ndryshe kthehet në një punë e tij bëhet bozë. Po në fjalor gjemë gjithashtu fjalën “bashkë” në kuptimin “tërësia e leshit që del nga qethja e deles” si dhe shprehjen “i marr bashkën dikujt” në kuptimin “e shfrytezoj dikë deri në palcë, e qeth mirë, i rrjep lëkurën”.
Vijon në faqen 3