EKSKLUZIVE III/Rrëfehet Mark Dodani: Ja si ndodhi
Në faqet 12-13
Kosen(i) zhvesh tetë policët e tij
PAS GRUSHTAVE
Me Pjerin Ndreun
Koseni zhvesh tetë policët e tij
Drejtori i hekur(t) ka zbuluar dje një grup trafikantësh. Ka kapur gjysëm kile kokainë, por ka zbuluar se edhe tetë vartës të tij ndihmonin trafikun duke vërtetuar raportin kritik të bërë ndaj tij në Ministrinë e Rendit ditën e sherrit me shefin e Kufirit.
Në faqet 2-3
Edmond Koseni, Drejtor i Policisë së Elbasanit
Dy fytyrat e PD-së
Goditet fotoreporteri i huaj
Mitingu i PD: Gurë dhe tre policë të plagosur
Goditet fotoreporteri i huaj
Mitingu i PD:
Gurë dhe tre policë të plagosur
Në faqen 4
Dy fytyrat e PD-së
Dje, duke komentuar arritjen nga Shqipëria të zhdenësit të OSBE-së Xhovani Porta - i kërcënuar me vdekje nga “të panjohur” - Partia Demokratike shpërndau një deklaratë ku përsëhndeste me kënaqësi largimin e Portës, por në të njëjtën kohë “dënonte çdo lloj kërcënimi kundër qytetarëve shqiptarë apo të huaj”. Me pak fjalë, kjo do të thotë: Partia jonë (e dyshuar si frymëzuesja e kërcënimeve ndaj Xhovani Portës) nuk kërcënon askënd. Pak orë më vonë, zëdhënësi i Sali Berishës, Edi Paloka, kërçënoi publikisht gazetarët shqiptarë: “Po shtrembëruat lajmin e gazetar[i]t amerikan - i goditur dje - secili prej jush do të përgjigjet me kokë”. Këtë e tha mbrëmë në orën 18.45, para selisë së Qeverisë, gjatë manifestimit të Partisë Demokratike. Pra një kërcënim me vdekje i bërë direkt dhe jo nëpërmjet një telefonate anonime. Pas kësaj na duhet të kuptojmë se cili është qëndrimi i vërtetë i Partisë Demokratike: ato që shkruan nëpër deklaratat e shtypit apo kërcënimet e dala mbrëmë nga zëdhënësi i saj Paloka? Dhe këtë duhet ta sqarojë Partia Demokratike.
Policia dhe institucionet, kundër të cilave Partia Demokratike proteston çdo ditë, mund të mbrohen vetë. Në gazetat, duhet të mbrohemi ne me mjetet që kemi në dispozicion: për këtë arsye, derisa kjo Parti të mos kërcënojë gazetarët, Gazeta Shqiptare dhe radio RASH nuk do të ndjekin më aktivitetet e saj për arsye sigurie, por do të vazhdojmë të shkruajmë nëse do të përsëriten ngjarje dhe episode si ato të mbrëmshmet.
IOM
TE PUNOSH NË ITALY
Lista emërore e personave që do të intervistohen
Në faqen 18