24/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 nëntor 2000

KLINIKA ILEGALE DHE FRIKA E BEBEVE EPRUVETE

RREZIKU NË QENDER TË TIRANES Në faqen 2

TELEKOMI, lista e Durrësit

Sot emrat e 219 personave që do të pajisen me telefon nga Drejtoria e Telekomit të Durrësit Në faqen 19

LUFTË NË SKELË 30 skafistë me armë ndaj policisë

Një supergomone sekuestrohet në Orikum dhe dërgohet në Sazan Në faqen 3

Ballkanit i duhet bashkim doganor

opinion Nga Xhorxh SOROS Rënia e Presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç nuk mund t’i shërojë plagët politike të Ballkanit. Përkundrazi, ato bëhen edhe më të akute. Jugosllavia është shpërbërë, por shpërbërja nuk është e plotë. Probleme të shumta mbeten të pazgjidhura, si marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi dhe statusi i Kosovës (për të mos folur për provincën e Vojvodinës, në veri të Serbisë). Çdo zgjidhje, çdo sugjerim për ndryshim, do të çlironte një varg konfliktesh të reja për shkak të përplasjeve të pretendimeve për sovranitet. Sido që shtysa e parë është që ky lëmsh të zgjidhet nëpërmjet rishikimit të kufijve apo krijimit të njësive të reja, në fakt dalja nga gërthulli qëndron jashtë kontekstit të sovranitetit. Një zgjidhje e tillë rëndom e përdorur vetëm sa do të përjetësonte problemet e Ballkanit. Kërkohet një zgjidhje e re, sipas së cilës BE do të duhet të përdorë mundësitë e integrimit evropian si mjet për të nxitur integrimin rajonal. Bashkimi Evropian mund të veprojë si magnet për të afruar vendet e rajonit, duke e sjellë rajonin si një të tërë më pranë Evropës. Këtë ide, shumë të parapëlqyer nga të gjithë popujt e rajonit, mund ta bëjë realitet vetëm Bashkimi Evropian. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, udhëheqësit evropianë e kthyen këtë mundësi në gurin themeltar të vizionit të tyre për Ballkanin, çka më vonë u fiksua edhe në Paktin e Stabilitetit, që u nënshkrua në Samitin e Sarajevës në korrik të vitit 1999. Por, vetë Pakti i Stabilitetit është një skelë që duhet mbushur. Koha për ta bërë këtë do të jetë në Konferencën e Zagrebit të 24 nëntorit, që është thirrur nga Franca, e cila aktualisht ka kryesinë e BE-së. Eshtë momenti kur Bashkimi Evropian duhet të propozojë një plan tripikësh për Ballkanin: 1- Krijimin e një Bashkimi Doganor, i cili gjatë një periudhe njëvjeçare do të ketë statusin e preferuar në marrëdhëniet me BE. Si model mund të merret bashkimi ekzistues doganor Turqi-Bashkimi Evropian. Arritja e një marrëveshjeje të tillë për të gjitha vendet me BE-në do të çonte automatikisht në zhvillimin e tregtisë së lirë në të gjithë rajonin. Zbatimi i marrëveshjes është një proces që zgjat, por që në fillim Bashkimi Evropian duhet të japë sinjalin pozitiv, duke hapur në mënyrë të njëanshme kufijtë për importet që vijnë nga rajoni. Kjo hapje nuk mund të rrezikojë asnjë nga interesat e BE-së, sepse vendet në fjalë zotërojnë shumë më pak se 1 për qind të tregut të BE-së. 2- Për një periudhë 2-vjeçare të vendoset një TVSH rajonale për të zëvendësuar humbjet e të ardhurave doganore. Vijon në faqen 5

IOM TE PUNOSH NE ITALI

IOM TE PUNOSH NE ITALI Lista emërore e personave që do të intervistohen Në faqen 18

[Piktogramë]