06/05/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 maj 2011

SKANDALI, LANE SHTETESINE POR DO TE VOTOJNE NE 8 MAJ

SHIFRAT E VERIFIKUARA NGA ‘GSH’ VETEM PER 8 DEKRETET. LISTA ME 108 EMRA Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë lënë shtetësinë shqiptare për një të huaj, votojnë në kryeqytet. Pjesa tjetër në Vlorë, Korçë, Fier, Elbasan... Skandali i listave të zgjedhësve vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 8 majit Nga TEDI BLUSHI Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, lista përfundimtare e votuesve rezulton ende me shumë probleme. Nga 184 persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare gjatë tetë muajve të fundit, 104 prej tyre figurojnë si zgjedhës në ish-qendrat e tyre të votimit. Prej tyre, 49 rezultojnë vetëm në Tiranë, ndërsa... Në faqet 2-3 (Në foto): Faksimile e dekretit të Presidentit të Republikës me numër 6976, ku vërtetohet se personit Altin Hysni Dervishi i është lejuar lënia e shtetësisë shqiptare (djathtas lart) Faksimile e faqes zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku tek lista përfundimtare e zgjedhësve, Altin Hysni Dervishi rezulton votues në Bashkinë e Tiranës (djathtas poshtë) Votues në zgjedhjet e kaluara parlamentare

Hidhet në erë makina e kandidatit të PS

KUKËS/ Shpërthimi trondit qendrën e qytetit, PS denoncon ngjarjen Gazetari Artan Hoxha: Isha në makinën e Cengut pak orë para shpërthimit Sa po hapa televizorin në mëngjesin e së enjtes, lajmi i fundit ishte shpërthimi me eksploziv të komanduar i një fuoristrade në një nga rrugët kryesore të Kukësit. Kur pamjet nga vendngjarja u shfaqen në ekran, pashë se eksplozivi ishte vendosur pikërisht poshtë sediljes së majtë të pasagjerit, ku vetëm 10 orë më parë unë kisha qenë i ulur në atë makinë”. Me këto fjalë gazetari i ‘NEWS24’ Artan Hoxha dëshmon për atë që ka përjetuar pas shpërthimit të ndodhur një ditë më parë në makinën e kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar të komunës Shtiqën, në rrethin e Kukësit, Astrit Cengu. Sipas dëshmisë së Hoxhës, gjatë gjithë ditës së mërkurë ai... Në faqet 4-5

HASAM: JA TMERRET E GUANTANAMOS

FLASIN UJGURET: NE SHQIPERI S'JEMI ILEGALE, PO NDERTOJME TE ARDHMEN Në faqet 18-19

Basha jep 19 mln për “dublikim” e fletës së votimit

TELEFONATA DHE NE SHTEPI Në faqen 6

Beteja më e vështirë është dialogu

Dje në “Corriere della Sera” Nga ANTONIO POLITO A mund të deklarohet e përfunduar Lufta kundër terrorit? Po, mund të deklarohet. Por, vetëm kryekomandanti mund ta shpallë një luftë të mbyllur dhe është e pamundur.... Beteja më e vështirë është dialogu Vijon në faqen 28

“Qyteti” dhe “Demokracia Lokale”!

Opinioni i Ditës Nga PËRPARIM KABO Më 7-8 shtator 2000, në Hanover të Gjermanisë, u mbajt sesioni i 12-të i Konferencës Europiane të Ministrave përgjegjës për Planifikimin Rajonal”,.... “Qyteti” dhe “Demokracia Lokale”! Vijon në faqen 29

Plagoset Ismet Kola ‘i forti’ i Burrelit

DYSHOHET FISI DEDJA Në faqen 13

Regjistrimi, zyrtari i ministrisë kundra

DEKLARATA Në faqen 11

“Buka nën peshë, abuzuesit kanë lidhje me shtetin”

FLASIN PRODHUESIT Në faqen 20

Minarolli rrëfehet: E vërteta e letrave nën derë

KRYETARI I KINEMATOGRAFISE Në faqen 27