13/10/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 tetor 2011

LISTA ME 1.500 OBJEKTE

SHQIPERIA “NE SHITJE”/ NE ANKAND TUALETE PUBLIKE E REPARTE USHTARAKE LISTA ME 1.500 OBJEKTE Pronat publike që do të privatizohen Ministria e Ekonomisë publikon objektet që kalojnë për privatizim, që nga berberi tek ish-Blloku deri tek aerodromi i Vlorës e TEC-i i Korçës Nga GENC KONDI Qeveria po përgatitet për shitjen e objekteve të mbetura në pronësi të shtetit, sikurse ka premtuar që në fillim të këtij viti. Në listën me rreth 1.500 objekte përfshihet gjithshka: që nga kolibet e qenve të kufirit - ku tanimë prej dekadash nuk banon kurrkush - tualetet dhe lavanderitë e reparteve ushtarake, por edhe objekte shumë më serioze, që mund të ngjallin interes të veçantë. Ndër këto të fundit, mund të veçohet aerodromi i Vlorës, apo fabrika e çimentos e këtij qyteti, si dhe termocentrali i qytetit të Korçës, objekte, të cilat nuk po përdoren me. Në listë figurojnë një numër i madh objektesh me karakter ushtarak apo të mbrojtjes së kufirit, që të sjellin ndërmend periudhën e “luftës së ftohtë”, por që, ndërkohë, kanë fituar një vlerë të re civile, për shembull pika vrojtimi në majë të Karaburunit apo ndërtesa komanduese ushtarake të artilerisë bregdetare nga Jugu në veri të vendit, që mund të ktheheshin në objekte... Vijon në faqet 18-25

Helmohet presidenti i Ligës Rumune: Desh vdiqa në Tiranë

Ndeshja e Kombëtares, Dumitru Dragomir përfundoi në spital (Në foto:) Presidenti i Ligës Rumune Dimitri Dragomir. Ndeshja Shqipëri-Rumani, luajtur dy ditë më parë në stadiumin “Qemal Stafa” Një sallatë me ton gjatë darkës i shkaktoi shqetësime të forta kreut të Ligës së Futbollit. Në mëngjes u detyrua të shkonte në urgjencë Reagon Federata Shqiptare e Futbollit, Besnik Çela mohon “incidentin”: Gjatë qëndrimit tek ne, delegacioni rumun nuk pati asnjë ankesë Në faqen 28

“Brenda dhe jashtë” një Konvente!

Opinioni i Ditës Nga Dr. PËRPARIM KABO Si do që ta sjellësh dhe ta kënd-vështr[?]osh çështjen e konceptimit dhe trajtimit të Pakicave Kombëtare dhe atyre etno-kulturore, ato duhet të gjykohen... “Brenda dhe jashtë” një Konvente! Vijon në faqen 27

PELLUMB XHUFI: SERBET DUAN TE NA MARRIN EDHE PERANDORIN KOSTANDIN

DINASTIA ILIRE/ FILMI I HOLIVUDIT Në faqet 14-15

Tërheqja e Brukselit

Dje në “The Economist” Nga TIM JUDAH Nëse qeveritë do të përshpejtonin atë çfarë mendojnë aktualisht, atëherë do të ishte e lehtë të përmblidheshin ndjesitë në Ballkanin Perëndimor... Tërheqja e Brukselit Vijon në faqen 30

BE refuzon Shqipërinë: Stanjacion e ngërç politik

EKSPERTET: HUMBIM DISA MILIONE EURO BE refuzon Shqipërinë: Stanjacion e ngërç politik Në faqen 3

Formulari A3, 3600 kuota për studentët në universitet

JA VENDET E LIRA Formulari A3, 3600 kuota për studentët në universitet Në faqen 16

Bashkia, Enver Reçi i PSV'91 bashkon votat me PD

VENDIMET E BASHES Bashkia, Enver Reçi i PSV'91 bashkon votat me PD Në faqen 8

Vonoi këstin e shtëpisë, vret njerin nga pronarët

KRIMI NE TIRANE Vonoi këstin e shtëpisë, vret njerin nga pronarët Në faqen 7

Enver Hoxha: Arrestuam 100 kosovarë, janë spiunë të Titos

LETRA PER STALININ Enver Hoxha: Arrestuam 100 kosovarë, janë spiunë të Titos Në faqet 12-13