Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 19 Tetor 2011

“PAME VDEKJEN ME SY”

SHPERTHIMI NE BULQIZE/ VDES 39-VJEÇARI, PLAGOSEN 8 MINATORE TE TJERE “PAME VDEKJEN ME SY” Minatori i plagosur: U hakmorën për grevën Rrëfimi i Agim Përkolajt: Drejtuesit na futën në galeri për të bërë riparime. Na ndëshkuan pasi protestuam për të drejtat tona. Edi Rama: Do të bëjmë drejtësi Nga ENVER DOÇI Shpërthimi i gazit në minierë, ishte Gërdeci i dytë i Sali Berishës. Pamë vdekjen me sy. Teksa ishim shtrirë mbi dysheme menduam se u varrosëm për së gjalli në tokë. Tre shpërthime në pak sekonda dhe na përfshinë flakët. Nje Zot e di se si shpëtuam gjallë”. Kështu u shpreh dje minatori i plagosur Agim Përkolaj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i mbijetuari sqaron se që të hënën pati shenja të shpërthimit të gazit në minierë dhe se grupi i tij që u caktua për të bërë riparime u ndëshkua nga drejtuesit e firmës “ACR”. “Ne nuk ishim të specializuar për shpërthime të tilla. Na ndëshkuan, na çuan drejt vdekjes se kemi marrë pjesë në protesta dhe në greva të urisë”, - tha Hoxhi. Ndërkohë, ai i bën apel qeverisë që të mos heshtë më, të mos bëjë veshin e shurdhër e të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Bulqizë dhe të mos lejojë që minierat të kthehen në varrezë minatorësh..... Vijon në faqet 2-3
Agim Përkolaj Edi Rama Enver Doçi Sali Berisha Hoxhi[?] Bulqizë Gërdec

Reforma financiare si konspiracion

Opinioni i Ditës Nga BESNIK GJONGECAJ Qeveria e këtij vendi, MASH-i si pjesë e saj, pas afro shtatë vitesh ekzistence si e tillë, më në fund zgjohen nga letargjia dhe iu thotë universitareve se tashmë.... Reforma financiare si konspiracion Vijon në faqen 27
Besnik Gjongecaj

Nipi i Haxhi Qamilit: Kanuni, Topalli është në gjak me ne

INTERVISTA/ “Ofendoi të vdekurin, do ta padisim në gjyq” (Në foto): Fiqiri Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit duke rrëfyer për “Gazetën Shqiptare”. Haxhi Qamili. Presidenti Topi dhe kryeparlamentarja Topalli Intervista/ Fiqiri Xhameta: Kemi kërkuar takim me Berishën. Reportazh, në fshatin Sharrë ku deri para 1 viti gjendej shkolla “Haxhi Qamili” Majlinda Bregu: Topi, deklaratë që përçan kombin. Paulin Sterkaj: Presidenti nuk fyeu dialektin tonë, ky është sherr mes nënkryetarëve të PD Në faqet 4-5
Fiqiri Xhameta Haxhi Qamili Majlinda Bregu Topi Topalli Sharrë

Ligji i ri për Hipotekat, regjistrimi të jetë individual

REFORMAT Ligji i ri për Hipotekat, regjistrimi të jetë individual Në faqen 8

Dogana e re, pagesat për automjetet tip “Audi”

SHEMBUJT PER CDO TIP Dogana e re, pagesat për automjetet tip “Audi” Në faqen 11

Biznesi kundër Inspektoriatit: Asnjë ankesë për mallrat kineze në treg

REAGIMI I TREGTAREVE Biznesi kundër Inspektoriatit: Asnjë ankesë për mallrat kineze në treg Në faqen 13

Dritan Aga, plagoset një nga djemtë e “Myslym Shyrit”

LAJMI I VONE Dritan Aga, plagoset një nga djemtë e “Myslym Shyrit” Në faqen 10
Myslym Shyri