05/06/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 qershor 2013

HARTA ZYRTARE, ÇMIMET E BANESAVE PËR ÇDO QYTET

UDHËZIMI/ ZBARDHEN KORRIGJIMET E TABELAVE NË DOKUMENTIN E QEVERISË Tiranë, çmimet më të larta në Bllok me 191 mijë lekë për metër katror, më të ultat tek Unaza e Re. Rritet, më shtrenjtë apartamentet në Durrës e Orikum HARTA ZYRTARE, ÇMIMET E BANESAVE PËR ÇDO QYTET Tiranë, çmimet më të larta në Bllok me 191 mijë lekë për metër katror, më të ultat tek Unaza e Re. Rritet, më shtrenjtë apartamentet në Durrës e Orikum Nga LORENC RABETA Në Fletoren zyrtare të datës 31 maj 2013, qeveria ka korrigjuar gabimet në një publikim të një jave më parë mbi vlerën mesatare shitblerjes së apartamenteve të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave. Në Fletoren nr.87, datë 24 maj 2013, ku u publikuan fillimisht vlerat e çmimeve të ndërtimit për këtë vit, tabela me çmimet mesatare të shit-blerjes është paraqitur vetëm me emrat e qyteteve, qarqeve e komunave, ndërkohë që në kolonën e vlerave nuk është vendosur asnjë shifër. “Në udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 8.5.2013, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2013” botuar në Fletoren Zyrtare nr. 87, datë 24 maj, në faqen 3691, tabela nr. 2 zëvendësohet si më poshtë”, shkruhet në rubrikën “ndreqje gabimi” të Fletores Zyrtare. Vlerat e përcaktuara çdo vit nga Enti Kombëtar i Banesave merrem si referencë për taksimin e çdo shit-blerje të pasurive... Vijon në faqen 8

Rrënuesi nuk mund të bëhet rilindës

Opinioni i Ditës Nga XHEVAT MUSTAFA Është njëherazi shprehje reflektimi, emancipimi dhe optimizmi, kur degën idealistë dhe militantë të së majtës të thonë me sinqeritet dhe keqardhje... Rrënuesi nuk mund të bëhet rilindës Vijon në faqen 25

Autori i monumentit në Kavajë: Nuk simbolizon “Dy gishtat”, janë flatra

INTERVISTA/ Musa Qarri: S’është as i Saliut - as i Edit, i rezistoi ’97 Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paralajmëroi shembjen. Berisha iu përgjigj: Mjerë ai që do të guxojë të prekë. Rama: Do t’ia çojmë Saliut, tek lulishja e PD Autori i monumentit në Kavajë: Nuk simbolizon “Dy gishtat”, janë flatra (Në foto:) Monumenti në qendër të Kavajës, i projektuar nga Musa Qarri. Kryebashkiaku Elvis Roshi në sheshin ku është vendosur monumenti Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paralajmëroi shembjen. Berisha iu përgjigj: Mjerë ai që do të guxojë të prekë. Rama: Do t’ia çojmë Saliut, tek lulishja e PD Nga FATMIRA NIKOLLI Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, i është imponuar qytetarëve të Kavajës, nuk është as i Salës, as i Edit”. Ky ka qenë reagimi i parë zyrtar i autorit... Në faqen 22

FLORIJE PECI BEHET NENE: VAJZEN E QUAJTA GADIELA

Prokuroria: Priten analizat e ADN nga Austria për atësinë E PLAGOSURA E AKSIDENTIT TE HIMARES EKSKLUZIVE FLORIJE PECI BEHET NENE: VAJZEN E QUAJTA GADIELA Prokuroria: Priten analizat e ADN nga Austria për atësinë Në faqen 12

Fehmi Abdiu: Zgjedhjet, kryeministrin e propozon koalicioni fitues, jo partia

ISH-KREU I KUSHTETUESES Fehmi Abdiu: Zgjedhjet, kryeministrin e propozon koalicioni fitues, jo partia Në faqen 5

Edi Rama, SMS konfidenciale për Korçën: Fitojmë 7 me 5

MESAZHET PER FIERIN: MARRIM 10 DEPUTETE Edi Rama, SMS konfidenciale për Korçën: Fitojmë 7 me 5 Në faqen 3

Gjyqi, dëshmia e 4-vjeçarit: Edukatorja më futi thonjtë

RREFIMI I VECANTE Gjyqi, dëshmia e 4-vjeçarit: Edukatorja më futi thonjtë Në faqen 10

Lista e plotë, Bode: Kësti i dytë për 413 të përndjekur

DEMshPERBLIMI Lista e plotë, Bode: Kësti i dytë për 413 të përndjekur Në faqen 9

Imami: Rama pro martesave “gay”, kundër fesë e familjes

KANDIDATI I PD Imami: Rama pro martesave “gay”, kundër fesë e familjes Në faqen 2

Pirro Andoni: Dokumenti i CIA, terrori në pritje të Reiz Maliles

NGA FATOS VELIU/ FLET AMBASADORI Pirro Andoni: Dokumenti i CIA, terrori në pritje të Reiz Maliles Në faqet 20-21