Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 13 Shtator 2013

“ISHTE PARALAJMËRIM”

SHPËRTHEN MAKINA E ARTUR HYKËS: ATENTATI KA LIDHJE ME DETYRËN Eksploziv shefit të Krimeve Bombë me fitil në automjetin e oficerit të komisariatit nr. 1 në Tiranë: Më hodhën në erë makinën pa targa, ishte një kërcënim serioz. Donin të më paralajmëronin Nga AURORA KOROMANI Shpërthen makina e shefit të krimeve në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e shefit të krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë, Artur Hyka. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së enjtes, kur një shpërthim i fuqishëm në zonën e Kinostudios ka tronditur të gjithë banorët. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se makina e Hykës, pa targa ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse. Mësohet se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe se ishte ndezur me fitil. Burime nga policia sqarojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Hykës, si shef i krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë. Por, duke u nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse, policia hedh dyshime se autorët ka pasur si qëllim që të kërcënojnë paraprakisht Hykën. Vijon në faqen 7
Artur Hyka Aurora Koromani Tiranë Kinostudio

Rreziku i kultit të ri

Opinioni i Ditës Nga LILIANA HOXHA Cili shqiptar është dakord që ‘kost fillon viti 1992 referuar reformave demokratike’? Absolutisht asnjë! Le të pyeset qeveria amerikane... Vijon në faqen 24 Rreziku i kultit të ri
Liliana Hoxha

“Fjalëkalimet” çojnë te vlerat europiane

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Të bësh ende tërkuzë fjalësh rreth arsyeve të votimit masiv që solli në pushtet Koalicionin për Shqipërinë Europiane, më duket tashmë një punë e tepërt.... Vijon në faqen 25 “Fjalëkalimet” çojnë te vlerat europiane
Ilir Dhima Shqipëri

Rivarroset Azemi, mungon Rama. Fatmira: Në ’90 e donte Kirin se ishin tullacë të dy

Lideri i Dhjetorit te “Dëshmorët”. Basha: Frymëzim për brezat Rivarroset Azemi, mungon Rama. Fatmira: Në ’90 e donte Kirin se ishin tullacë të dy (Në foto:) Ceremonia e rivarrimit të “liderit të Dhjetorit”, Azem Hajdari dje në Varrezat e Dëshmorëve Bashkëshortja e Hajdarit: Kjo ishte një Ringjallje e tij. Edi Rama ishte shok i Azemit. Ai vinte shpesh tek ne. Berisha: Askush s’ka bërë më shumë për lirinë se ai Nga VALENTINA MADANI U emocionua si shumë vite më parë, por Fatmira pa si “ringjallje” rivarrrosen e Azemit tek Dëshmorët e Kombit. I priti të gjithë, të majtë dhe të djathtë, qytetarë nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Në faqet 2-3
Azem Hajdari Fatmira Kiri Berisha Valentina Madani Varrezat E Dëshmorëve Dëshmorët E Kombit

SEZONI I RI TELEVIZIV, ‘BOOM’ PROGRAMESH TË REJA NË “NEWS 24”

SOT NË “SUMMER PAGES” SEZONI I RI TELEVIZIV, ‘BOOM’ PROGRAMESH TË REJA NË “NEWS 24” Në faqet 4-5

Ceremonia, UET, bursa për studentët e shkëlqyer

ARSIMI I LARTË Ceremonia, UET, bursa për studentët e shkëlqyer Në faqen 19

Sejfi Protopapa: Pas ’90 mësova se më quanin Sali Protopapa

“JETA NË AMERIKË, NDIHMOVA PASHKON” “JETA NË AMERIKË, NDIHMOVA PASHKON” Sejfi Protopapa: Pas ’90 mësova se më quanin Sali Protopapa Në faqet 12-13
Sali Protopapa Pashko SHBA