Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 21 Dhjetor 2013

PRANGA XHELAL MZIUT

Kryebashkiaku rrezikon 7 vjet burg NEN HETIM EDHE BASHKESHORTJA, IU GJET FLORI KONTRABANDE Akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, me dëm ekonomik 80 milionë lekë. Shpallet në kërkim drejtori juridik i Bashkisë Kamëz Nga AURORA KOROMANI Abuzimi me detyrën ka çuar në pranga kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziun. Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e djeshme kryebashkiakun dhe nënkryetarin e Kamzës, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, vepër penale që dënohet deri në 7 vite burg. Burime policore sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta, në një nga bar-pastiçeritë pranë Presidencës, për të cilin policia kishte informacion se ndodhej kreu i Bashkisë së Kamzës. Konkretisht, bëhet fjalë për shkelje të barazisë për tenderin e ndërtimit të rrugës “Valias i Ri-Laknas”, me vlerë 80 milionë lekë, kryer në maj 2013. Ndërkohë, u shpall në kërkim edhe drejtori i zyrës juridike të Bashkisë Kamëz, Adil Hoti për të njëjtën akuzë. Duke iu referuar prokurorisë zyrtar nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës, mësohet se ky organ ka arritur në konkluzionin se dy zyrtarët kanë kryer veprime të kundërligjshme... Vijon në faqen 7
Xhelal Mziu Aurora Koromani Adil Hoti Kamëz Tiranë Presidencës Valias i Ri-Laknas

Taksim progresiv apo... regresiv?

Opinioni i Ditës Nga EDUARD ZALOSHNJA Kryefjala e Ramës rreth politikave fiskale gjatë fushatës parazgjedhore ishte taksim progresiv. Dhe për ta ilustruar... Taksim progresiv apo... regresiv? Vijon në faqen 29
Eduard Zaloshnja Françeska Jaçe

Françeska: Kam oferta me shumë zero për një natë. Fjolla, fotot në Maldive

BLUE TOOTH Këngëtarët rrisin pazarin për festat, kërkojnë 4000-10000 euro Françeska: Kam oferta me shumë zero për një natë. Fjolla, fotot në Maldive (Në foto:) Françeska Jaçe. Fjolla Morina. Nora Istrefi. Adelina Tahiri. Enca Haxhia. Xhixhela Martini Festa e RTSH. Xhesika Berberi pas festivalit në “Agon”. Afërdita shpejti në prezantim. Kuzey rezikon të mbetet impotent Trendi i javës, femrat artiste nxjerrin gjoksin. Inis Gjoni sukses absolut me shfaqjen. Miss-i Eldira Mema bëhet zëdhënëse Suplement
Fjolla Morina Nora Istrefi Adelina Tahiri Enca Haxhia Xhixhela Martini Maldive