24/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 janar 1991

NE KETE FILLIM VITI

DY BISEDA TE LIDHURA ME NJERA TJETREN Me drejtorin e stacionit hekurudhor, Shkëndër Hasa Njerëzit, ç’është e vërteta kanë hyrë me pretendime të tjera. Ditët e para kemi arritur ta sigurojmë çdo ditë fondin e mallrave, duke siguruar edhe përpunimin në kohë të tyre. Por, kemi edhe vështirësi: së pari, me fabrikën e tullave. Ka vite që tullat, sipas një vendimi, duhet të transportohen me kosha. Ka efektivitet, tullat ruhen nga thyerjet, shmangen abuzimet e vjedhjet. Kjo punë vjet shkoi deri në arbitrazh, dhe u la që fabrika të siguronte koshat, u la afat deri në fundin e vitit. Po, me sa duket, Ndërtimi, duke e parë me syrin se do të ndahej, e ka neglizhuar. Ditët e para të këtij viti ne e pezulluam sjelljen në stacion të tullave pa kosha. E mbajtëm këtë «rregull» 5-6 ditë, po për interesa pune u detyruam të «lëshojmë» pe. Pra, është një problem që na mbetet i hapur. Së dyti, problemi i F. Letrës, lidhur me transportimin e skorjes. Na ka shqetësuar vjet, na pengon edhe tani. Skorja, deri para 2 vjetësh hidhej lart e poshtë, ndotej edhe ambienti. Po tani këtij malli iu gjet një zgjidhje e arsyeshme, dërgohet në F. Tullave të Vorës si lëndë e parë. Mirëpo, 3-mujorin e 4-t na qenë krijuar boshllëqe, për arsye se mjeti me të cilin ngarkohet skorja, pati defekt me muaj të tërë. Edhe tani që flasim, s’është vënë në punë. Kemi bërë përpjekje duke marrë ndonjë mjet për ngarkim «hua», dhe detyrat e muajit janar i mbyllim shumë mirë. Po, siç thotë populli, a rrjet me të «lypur» përditë e me «mielhu ua» të mjetit. I kemi shqetësim këto dy probleme. S’i kemi në dorë…!

Me kryetarin e degës plan-financë të F. Tullave, Maliq Lala

Fabrika e Tullave, duke qenë si aktivitet ndihmës me NN-në, ishte lënë si pas dore. Edhe ajo bazë materiale që i takonte, ishte përdorë në destinacione të tjera për ndërma- [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] …si vojës, ndryshe nga ç’veprohej me metodën e deritanishme, kur duke t’u dhënë fondi jashtë planit për ta përdorur duhej të merrej përsëri miratimi në Komitet, ndryshe të au- [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos]

Një vendim këshilli pa zbardhur dita!

DY LETRA NE REDAKSI Me detyroi të shkruaj këtë radhë një vendim i këshillit popullor të fshatit Rrilë të NB-së. Që të mos e zgjas, ja shkurtimisht: Sapo është mbaruar së ndërtuari godina e re e shkollës. Dhe sipas organikës, kërkohej një sanitare. Paraqita edhe unë sipas rregullave kërkesën me shkrim, ku veç të tjerash sqaroja aty se për 10 vjet, deri më 5 prill 1989 kam shërbyer si edukatore kopshti po në këtë fshat. Pra, si të thuash jam gati punonjëse e arsimit. Nuk vonon e mblidhet këshilli popullor, të cilët përfundimisht vendosin një shoqe tjetër. Nuk them se duhet të isha patjetër unë, po problemin e shtroj në dy drejtime: Shoqët e këshillit dhe kryetari i tij, Sokol Ndoka, e thërrasin këshillin në mëngjes herët (sot është dimër) në ora 7.00. Akoma pa dalë mirë dita! Madje, duke i kthyer anëtarët e këshillit nga rruga. Thonë se nga ngutja, edhe protokollin e paskan plotësuar disa ditë më vonë. Veç asaj që 3 anëtarë të këshillit kanë munguar fare. Përfundimisht vendimi u muar për një shoqe tjetër. Edhe ajo me shkollë të mesme është. Po, a nuk është më e arsyeshme që të isha unë si ish-punonjëse e arsimit. Mirë, s’pretendoj të hyj përsëri edukatore kopshti, po së paku sanitare them se nuk duhet të kishin nguruar shokët. Pse të veprohet kështu? Jo që të më plotësohet mua dëshira; po për të vënë në vend një drejtësi që jam e bindur se më ka takuar më shumë se gjithë pretendentëve të tjerë që kanë kërkuar atë vend pune. Ju ka vënë populli, fshati që të na ndani «davane», të peshoni drejtësinë. A mos e vret ndërgjegjja për atë çka më ka takuar mua? DILA FRISKU Rrilë NB

Ku kanë vajtur pyjet e Kodhelit...?

Këtë pyetje e bën kushdo që ka kaluar para disa vjetësh në anët e Zadrimës. Ishte një kodër e madhe e mbuluar e tëra me pyje. Kishte dhe kafshë gjuteti si lepur, dhelpër, përveç numrit të madh të specieve si zogj etj. Madje, për një kohë kjo sipërfaqe qe kthyer në një rezervat gjuteti, ku pati filluar edhe sh[?]mi i fazanit. Por, le t’i lëmë shpjegimet e përshkrimet letrare e t’i kthehemi realitetit të vërtetë që të sheh syri sot. Ku vajtën ato pyjet e Kodhelit? — më pyeti këto ditë një shoku im i ushtrisë, të cilit një vizitë e paradhokshme në këtë «perlë» të zonës së Zadrimës i kishte lënë aq shumë mbresa. Por, si t’i për- [Vijon në faqen 2]

Me kryetar’n e degës plan-financë të F. Tullave, Maliq Lala

Fabrika e Tullave, duke qenë si aktivitet ndihmës me NN-në, ishte lënë si pas dore. Me kryetar’n ishte përdorë në destinacione të tjera për ndërmarrjen. Duke qenë se kuadrot e kësaj fabrike s’kishin kompetenca, rrinte në pritje që çdo gjë të vinte nga ndërmarrja. Madje, ndodhte që kur Ndërtimi merrte planin e vet të tullave, ndërsa më vonë s’pyeste për të tjerët. Ndarja më vete këtë vit i ka vënë të gjithë në punë. Është ngushtlar «laku», çdo gjë e kemi këtu, s’vjen më urdhëri dorë më dorë. Kemi mjetet tona që nga makineria e rënda e deri te mjetet e transportit. Vitin 91 e filluam mbarë. E kemi mbyllur planin e janarit gati në 3 javë. Vumë në punë një presë gjermane që prej 4 vjetësh, ka punuar vetëm një vit, ngaqë i ishin konsumuar disa pjesë. Tani po ecën për bukuri, morëm masa për sigurimin e vagonave rezervë për furrat e pjekjes, që të mos krijohet shkëputje. Defekte ka më pak tani, edhe kur ka të tillë; interesimi për t’i eliminuar është më i madh. Kemi vënë më mirë në punë stimujt mbi pagë. Pati një defekt të rëndë të furrave. Punën e një jave e bënë për një natë. I kemi shpërblyer siç duhet. Kjo sepse 2%‑shin e fondit tani e përdorim sipas nevojës, përsëri miratimi në Komitet, ndryshe të quhej shkelje. Ndaj këto na kanë penguar jo pak. Këtë vit ku çmimi i blerjes së tullës me shtetim është rritur, nga 400 mijë lekë që ishim të planifikuar me humbje vjet, për 91-shin e kemi me 300 mijë lekë fitim. (Ndërsa çmimi i tullës kur e blen populli, është si më parë, humbjen për këtë e paguan shteti). Sidoqoftë, probleme kemi përsëri, si fjala vjen, veç teknologjisë, është edhe kualifikimi tepër i ulët i punonjësve. Rreth 20 mekanikë kemi sot këtu, por me gisht janë ata që e justifikojnë tamam kategorinë që e kanë të shkruar në librezë. Qymyri shpesh na vjen i dobët, ka raste që si pa të keq, një elektricist ta ndalon korentin. E ndalojmë punën për një orë, po s’e vë në punë edhe për 2-3 orë të tjera. Lidhur me problemin e koshave për transportimin e tullave kanë të drejtë shokët e stacionit hekurudhor. Me të vërtetë ato i kemi pasur para disa vitesh, u përdorën disa kohë, por dikush tha se gjoja qenkan të «paleverdisshëm». Kaq u desh dhe humbën koshat. Për t’i ripërtërirë më duhen rreth 1 milion lekë. Hajde e gjej tani këto fonde!

Kolektiv që e ka nisur mbarë

Ishim këto ditë në brigadën e riparimit të makinave bujqësore të SMT-së. Brigadieri i saj, Mark Gazulli mes tjerave na thotë: Të gjithë punonjësit në brigadë i kam me shkollë të mesme e me kategori të 4-t e lart. E veçantë më duket është se u kemi dalë përpara punëve, p.sh., që tani kemi mbaruar punë me riparimin e kolaudimin e makinave mbjellëse të misrit, me të cilat mbillet edhe lulja e diellit. Në fakt, afatin e kemi patur deri më 15 shkurt. Unë si brigadier mendjen e vras kryesisht për organizimin e punës ditore e për t’u siguruar punonjësve fronte pune. Pra, që të mos u krijoj atyre pengesa, shkëputje e sorollatje pa nevojë. Secilit, që një ditë më parë ia caktoj objektin se me çfarë do të merret. Kryesisht punohet me normë individuale. (Vijon në faqen 4)

«Me kë jen dhe një koment i rastit

Kudo sot po debatohet e diskutohet. Po ajo që bie në sy është se shpesh herë, po flasim nga ekstreme të kundërta, duke mos toleruar, duke hedhur sytë më shumë nga e kaluara se përpara, pra me dialog të egër. Dhe si për të balancuar çdo gjë, si për të qenë «brenda» nuk harrohet të përdoret shprehja «nivelues», unitet kombëtar. Ditët e sotme janë intensive, trysnia është e madhe. Realitetin e ri e përballojnë vetëm karaktere të forta, iniciativa të guximshme. Është për të ardhur keq që demokracia dhe demokratizimi i vendit nga disa nuk po kuptohet realisht. Takoj këto ditë një shok tim, specialist i sapodiplomuar dhe i emëruar në një nga ekonomitë e rrethit. U gëzova që u gjendëm në një rrugë dhe se do të këmbëcnim dy fjalë. Nuk kishim bërë as dhjetë hapa, kur ai më pyeti: — Ti me kë je? — Me vllazninë, ndërsa në botëror isha me Brazilin, — iu përgjigja si me shaka, ndonëse në shpirt ndjeva një si thyerje. — Më vjen keq që tallesh, ti e kupton se për çfarë po të pyes, — ma ktheu ai. Pastaj u grindëm ca dhe mezi u ndamë si gjysëm të prishur... Në një mjedis shokësh po diskutohej me zjarr. Një zë dominonte mbi të tjerët. Nuk linte radhë, bënte gjeste. Më parë nuk e kishim njohur për «kuvendqar» kaq të madh në Gjadër. Fliste për Partinë Demokratike, pastaj diska për partitë e tjera, për subjektet, për zgjedhjet me lloj-lloj imagjinimesh nxitëse. — Aha, stop — ndërhyn dikush. Pa u nxehur e pa bërtitur, pa mllefe e inate...! — Jo. Nuk të ndalon kërkush të flasësh e të shprehësh simpatitë tua edhe për partitë. Po nuk ke të drejtë të fysh e të injorosh tjetrin. Aq më tepër të shpifësh e të thuash ç’të vjen për mbarë. Ekzistenca aktuale e pluralizmit politik, nuk duhet kuptuar si luftë bërrylash, për të rrëzuar a ngritur shokun që e konsideron si kundërshtar. Nuk do kuptuar as si faktor coptues për opinionin shoqëror, apo më keq, si kundërvënie të moshave, gjë që do të na kushtonte shtrenjtë. Pluralizmi politik, pavarësisht nga preferencat politike të Partive e të subjekteve të pavarura, duhet të na shërbejë për demokratizimin e gjithanshëm e të pandalshëm, t’i shërbejë unitetit, afrimit të njerëzve, përparimit e kulturimit kombëtar, forcimit të disiplinës e të rregullit. Pyetje të tilla «me kë je» etj janë më shumë pjellë e injarancës së disave, nuk i përkasin dialogut të kulturuar, konstruktiv e tolerues. Pra, nuk i shërbejnë asnjë force të shëndoshë që i përkushtohet ecjes përpara, zhvillimit e përparimit në vendin tonë. TONIN NIKOLLI

Viti i katërt i botimit E përjavshme E enjte Nr. 77 (149) 24 janar 1991 Çmimi 20 qindarka