AKTIV PËR ZBËRTHIMIN E PROGRAMIT ELEKTORAL TË PARTISË SË PUNËS
ÇFARË I SIGURON PARTIA E PUNËS POPULLIT ME PROGRAMIN E SAJ ELEKTORAL
Ditën e shtunë pasdite në sallën e Komitetit të Partisë të rrethit u organizua një aktiv për zbërthimin e programit elektoral të Partisë së Punës.
Merrnin pjesë anëtarë të Partisë, sekretarë të organizatave, specialistë, kuadro, ushtarakë, simpatizantë të Partisë së Punës etj.
Docenti Muharrem Xhafa, punonjës i aparatit të KQ të Partisë bëri zbërthimin e programit të Partisë, si dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta nga të pranishmit.
Ndodhej edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, GJERGJ SHYTI.
Docenti Muharrem Xhafa që në fillim bëri një ekspoze të shkurtër të krijimit të Partisë, të luftës për konsolidimin e pushtetit popullor, si dhe për punën e masave punonjëse për të ardhur deri në vitet 80. Pastaj, ai, duke u ndalur konkretisht në programin elektoral të Partisë së Punës, theksoi se ndër programet e partive të tjera politike, ky i Partisë së Punës, është më i saktë, më i avancuari e që i shërben konkretisht popullit. Jemi të ndërgjegjshëm se janë bërë gabime, bile, pas viteve ’79, u bënë shumë, porse këto jemi munduar e po mundohemi t’i korrigjojmë me shpejtësi. Shtesa e tokës iu dha fshatarit, bagëtia iu lejua të mbahet, lufta e klasave u zhvlerësua si faktor nxitës i shoqërisë, ashtu siç e bëmë në këtë vitet e fundit etj., etj. Çdo njeri e kupton ose, së paku, duhet t’i thërresë mendjes se ishte Partia e Punës e përkrahit shoku Ramiz Alia, që dhanë shkëndijën e parë të demokratizimit të jetës së vendit e të shoqërisë. Kushdo, të shikojë plenumet e Partisë së Punës, duke filluar nga i teti e me radhë. Po çfarë i sugjeron e premton Partia popullit? Jo parajsën, që po ia premtojnë të tjerët, sa që është krijuar iluzioni i një se gjithçka pas 31 marsit do të pikojë nga qielli, se do të bëhemi Evropë për 1 muaj, se… Vetëm të rrimë me lugë në brez pranë drejtorive të ndërmarrjeve e kryesive të kooperativave! Jo. Partia e ka saktësuar në program se është për ekonominë e tregut, porse jo me pikëpjatë, por në mënyrë graduale. Natyrisht, pa u vonuar. Ajo po reformon gjithçka që nga format e vjetra të punës e deri në përmbajtjen e saj. Gjithnjë qëllimi i saj është çështja kombëtare. Kriteret ideologjike dhe të tjera bien poshtë përballë popullit, i cili është kriteri numër një. Ka aventura nga më të rrezikshmet të PD-së dhe PR-së, të cilat kërkojnë me çdo kusht duke fillim bëri një ekspoze të shkurtër premtuar e ngjallur fantazinë për Amerikën e, se po ta marrin ato në dorë pushtetin, pra, PD-ja, gjithçka do t’iu sjellin; bile sa nuk thonë troç: Na jepni votat!
Partia e Punës është për krijimin e një sistemi drejtimi shtetëror të zhvilluar, efikas, jo burokrat e centralizuar për gjithçka, si deri më sot. Ajo është për një epokë të re marrëdhëniet midis shteteve të ndryshme. Edhe politika e jashtme ka filluar të largohet nga praktikat e vjetra. Një fakt i tillë është edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA etj. Pika më kyçe në programin e të gjitha partive është ekonomia. S’jemi për shitjen e tokës dhe privatizimin e saj. Le ta vendosë fshatarësia e jo t’ia shesim të huajve. Programi elektoral i Partisë së Punës presupozon shtetin juridik mbi këdo e mbi gjithçka. Partia e Punës është për rinovim të gjithçkaje në sensin pozitiv e kombëtar e jo për të nxjerrë adhuen në anëknedn. Partia e Punës gjithçka e bën për popullin. Ajo po distancohet nga anëtarët e saj, qofshin këto pushtetmbajtës të dikurshëm, të cilët nuk e kanë justifikuar emrin e anëtarit të Partisë. Këtë gjë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Në fund foli edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Gjergj Shyti, në lidhje me devijrat që i dalin të gjithë anëtarëve të Partisë së Punës e simpatizantëve të saj për të kuriozuar me sukses fushatën elektorale, për të punuar kohë më kohë me njerëzit; duke i sqaruar, por edhe duke bërë autokritikë për ato që nuk i kemi bërë mirë. Populli të dallon në sy se kush je, ndaj tek ai të vemi si nxënës.
Pastaj ai shpalli kandidaturat për deputetët të Partisë së Punës në pesë zonat e rrethit tonë.