28/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 mars 1991

EDHE TRE DITË: VOTAT PËR PARTINË E PUNËS

Edhe tre ditë kanë ngelur për të konkretizuar hapin e parë drejt demokracisë së vërtetë. Secili, tashmë, e ka vendosur se kujt do t’ia jap votën. Kanë ngelur edhe disa të lëkundur, me të cilët ia vlen të bisedohet vëllazërisht. Në të gjitha takimet e kandidatëve për deputet të Partisë së Punës në të pesë zonat e rrethit, zgjedhësit kanë përkrahur programin e Partisë së Punës. Për të qenë edhe më të saktë: Ka pasur vërejtje, sugjerime, bile edhe kritika. Pastaj opozita vepron! Pra, edhe tre ditë. Mbi të gjitha të shkojmë në zgjedhje si lezhjanë, si vëllezër. Edhe njëherë: Votat për Partinë e Punës!

U mblodh kolegjiumi i redaksisë dhe Bashkimi i Gazetarëve të rrethit

Ditën e martë u mblodh kolegjiumi i redaksisë së gazetës «Koha jonë» dhe Bashkimi i Gazetarëve të rrethit, të cilët diskutuan për përmirësimin e përmbajtjes të gazetës në kushtet e pluralizmit politik. Diskutantët vlerësuan punën e mirë të dhe diskutuan se si mund të jetë ky organ në të ardhmen në mënyrë që të pasqyrohen më mirë problemet ekonomiko-kulturore të rrethit në cilën do të miratohet së shpejti. U diskutua edhe rreth drejtimit pluralist që mund të ketë më vonë kjo gazetë. Ftojmë lexuesit dhe bashkëpunëtorët e gazetës «Koha jonë» që të shfaqin mendime në faqet e kësaj gazete për perspektivën e këtij organi të domosdoshëm për rrethin tonë. korresp. «Koha jonë»

CILIT RUDOLF MARKU TI BESOJ:

Atij të viteve ’80-të apo këtij të ditës së dielë? Të dielën që shkoi Komiteti i PD-së e detyronte të shkruante, përveçse të rrethit të Lezhës organizoi një miting në sheshin kryesor të qytetit në kuadrin e fushatës së saj elektorale. Të them të drejtën shkova, jo pa njëfarë kureshtje. Para se të fillonte mitingu nga altoparlantët buronte kënga, ritmi muzikor dhe gjithsesi sheshi filloi të mbushej me njerëz të moshave të ndryshme. Natyrisht, parullat ishin në funksion të partisë së tyre. Ishte krijuar një atmosferë e bukur. Me të vërtetë festive. Nga zemra seç më buronte edhe mua urimi: Të vemi në zgjedhje si vëllezër, packa se kush do të fitojë. Ça të rinj mbanin pëllumba në duar për t’i lëshuar gjatë mitingut. Pra, gjithçka fliste për një elektorat dhe si paradhenie për një miting të kulturuar. Natyrisht, pa harruar se jemi në opozitë! Pra, të secili u largua bezdia se mund të dëgjonin sharje, ofendime, ironi etj. Menduan për një miting nga më të kulturuarit që mund të kenë bërë ndonjëherë degët e PD-së në rrethe të tjera. Aisyeja? Do të flisnin shkrimtarë, poetë, gazetarë, ekonomistë etj., që së ndëgjegja e tij. Kështu që ngelet vetëm lufta për vota, pasi ai është shpallur edhe kandidat për deputet në qytetin e Lezhës i PD-së. A mund të fitohet kështu simpatia e njerëzve? Si zor. Përkrah, të dielën pati edhe Preç Zogajn, por ai të paktën foli si opozitar i kulturuar e me shpirt të gjerë. As nuk ofendoi, as shau, as denigroi. Të paktën në fjalën e tij në miting. Nuk e di se ç’mund të ketë thënë në selinë e degës së PD-së në Lezhë, por pastaj aty u tregua, ashtu siç e njohin lezhjanët: i thjeshtë, pra, djalë lezhjan. Pastaj, për të qenë edhe më saktë: Preç Zogaj vërtet është opozitar, por ka qenë pikërisht ky Preç, që me kohë, edhe kur as mendohej për pluralizëm partiak, i cili e ka kritikuar fort burokracinë shtetërore, zyrtarët, qofshin komunistë apo pa parti, ka kritikuar padrejtësitë, hiletë, u ka rënë me «sëpatë» rysheftkjenëve etj. Dhe i lumtë për atëherë! Tani është në opozitë të hapur ndaj Partisë së Punës. Ka mendimet e tij, por ai të paktën ka sensin e ekui- gua bezdia se mund të dëgjojnë PD-së në rrethe të tjera. Arsyeja? paku, veten e quajnë për të kulturuar. Kisha edhe një kureshtje: do fliste para elektoriatit edhe «mësuesi» im i gazetarisë, poeti Rudolf Marku. Ai që në fakultet, ku studioja për fizikë, më kishte ndihmuar me gjithë shpirt për të çarë rrugën për në gazetat qendrore me ndonjë artikull. Ai më kishte mësuar «alfën» e gazetarisë: saktësinë e faktit dhe të interpretimit. Por, të dielën në miting, mbeta në mëdyshje: A është ky Rudolf Marku që kam njohur personalisht, që ka shkruar me dhjetra artikuj në «Zërin e popullit», në «Zërin e rinisë», në «Drita» etj., apo është hije e tij? A është ai Rudolf, i cili shkruante për të «mirat» që ka sjellë socializmi dhe Partia e Punës në Zadrimë, në Breg të Matit, që «fshatari kashnjot e i njohu rilindjen e tij vetëm në periopën e Partisë»...? E shikova dhe e dëgjova mirë në miting. Tamam, ai ishte! I dëgjova zërin: «... Enver Hoxha ka bërë të 99-të të këqijat, Enver Hoxha ka qenë diktator...», «Partia e Punës e ka pasur mendjen te fazanet, rosat e Ishull Lezhës e jo te lezhjanët...», etj., etj. Ofendoi, shau, «preu» majtas e djathtas sa mundi dhe deklaroi: «A mund të reformohet Partia e Punës? Jo! Ajo e bën këtë, aq sa mund të kthehet një bunker në apartament!» ... Si mund të merret përgjigjen në këtë pyetje? Cili Rudolf ishte, ai i vitit 1979 e më vonë, i cili shkruante varg reportazhe për në «Zëri i popullit» për Enver Hoxhën dhe Partinë, apo ishte një tjetër i pështuar nga ethet e votave? Të ishte asokohe gazetar profesionist, mund të mendohet se e paska detyruar vendi i punës dhe ka gënjyer, porse ai ka qenë mësues dhe askush nuk e ka detyruar se mund të gënjejë. Dhe paktën ka sensin e ekuilibrit, të arsyes njerëzore dhe mbi të gjitha të një demokrati lezhjan. Pra, ai me kohë e ka treguar veten si gazetar. Por, Rudolfi, vazhdimisht ka shkruar artikuj të «butë», jo qefprishës për epokrët e tij të dikurshëm. Kurse, tani, «bubullon» me ironinë e tij. Ndryshe, do të përgjigjet me artikullin në «RD», porse të paktën të jetë i saktë e jo si me artikullin e tij për Enver Hoxhën në familjen e Qamil Dashit për punën e kafesë. Tani një këshillë «mësuesit» tim: Të paktën të gjejë në artikuj për rrethe të tjera, porse për ç’ka ndodh në Lezhë e dinë vetë lezhjanët. A ka gabime Partia e Punës? Posi! A duhet ta lëmë kështu siç është, apo ta transformojmë krejtësisht? Edhe kjo po e merr përgjigjen dita-ditës. A ka zyrtarë partiakë e shtetërorë që e kanë «shtrydhur» teseren e Partisë? Plot. Këtyre t’u biem kokës t’i diskreditojmë e të vihen njerëz të tjerë, të drejtë e korrektë. Kur u «ndez» mitingu pas fjalës së Rudolfit, doli mjeku Agron Belisha, i cili ka vuajtur burgun politik. Të gjithë thanë mes njëri-tjetrit: «Prite tani, kur të shajë më tepër ky. Kur shau ai që i ka pasur miq «zyrtarët e kuq» në Lezhë, pa le se çfarë do të thotë Agroni!» Por, jo. U tregua i kulturuar, natyrisht si opozitar. Me dhimbje po i drejtohem publikisht «mësuesit» tim të gazetarisë duke e denoncuar, porse më zhgënjeu me leksionet e tij të dikurshme, «për të qenë sa më i saktë». Të lutem më thuaj: Cilit Rudolf Marku t’i besoj, atij të viteve ’80-të, apo këtij të ditës së dielë? NIKOLLË LESI Lezhë, 25 mars 1991

AGRON DIBRA — kandidat për deputet i Partisë së Punës

Edhe tre ditë dhe secili qytetar i Lezhës dhe i Shëngjinit do t’i drejtohet kutisë së votimit për të hedhur votën. Natyrisht, secili që tani e ka ndarë mendjen se kujt do t’ia japë votën. Porse, më bën përshtypje disa diskutime këto ditë në mjedise të ndryshme: — A e di se unë do t’ia jap votën Agron Dibrës! — fliste i pari. — Edhe unë. Dhe e di përse? Se pari, si Parti e Punës dhe, natyrisht, si Agron, — përgjigjej i dyti. — Disa qytetarë thonë këto ditë: Mirë more, si Agron është djalë i shkathët, i drejtë, korrekt dhe këmbëngulës, por si parti... si parti, s’më bindin! Megjithatë e kam ndarë mendjen. Do t’ia jap Agronit. Le të fitojë Partia e Punës në qytet prej Agronit... — Jo, jo e ke gabim. Është Partia që po reformohet. Për atë e jap votën. E kështu debate ka sa të duash. Ndonjë edhe mund ta ndryshojë drejtimin e votës këto tri ditë, pasi akoma s’është bindur, por shumica ka votuar që sot. Votat janë ndarë. Se kujt? A, këtë bë’e dimë me siguri. Di vetëm që për Agronin ka respekt e gjithë Lezha. Ndoshta në Shëngjin edhe mund t’i bëjnë «na-ze» ndonjë, porse duhet të jenë të bindur se ai ka luftuar me burokracinë shtetërore për disa kërkesa të banorëve të Shëngjinit. Dhe në qoftë se disa janë realizuar, edhe këto janë meritë e Agron Dibrës, i cili nga s’ka shkruar për qytetin e Shëngjinit. Megjithatë ata do ta thonë sot fjalën e tyre në takimin që do të kenë me kandidatin për deputet, pra, me Agron Dibrën. Duke biseduar me të, këto ditë, thotë me modestinë: «Kam respekt për Eshref Ramen». U habita. Eshrefi është kandidat i FR-së. Si ka mundësi të mos ketë ndonjë ndjenjë xhelozie votash? Dhe pikërisht te kjo thjeshtësi e tij banorët shohin njeriun, i cili mund t’i përfaqësojë saktë dhe në mënyrë korrekte kërkesat dhe hallet e tyre në Kuvendin Popullor. E jo vetëm t’i pasqyrojë, por edhe t’i zgjidhë. Që ka halle të mëdha, të gjithë e dimë, porse votat qytetarët do t’i japin për atë që u dëshiron zemra e tyre. Unë që tani po jap votën time për Agron Dibrën! ZEF NDOJ banor i lagjes «Besëlidhja»

Viti i katërt i botimit E përjavshme E enjte Nr. 36 (158) 28 mars 1991 Çmimi: 50 qindarka BIBLIOTEKA KOMBETARE TIRANË