LEZHJANI ARBEN KOLA: NËNKAMPION I EVROPËS
Në turneun ndërkombëtar të mundjes klasike «Vehbi Umre».
Udhëtimi me autobus në Izmir të Turqisë ishte sa i vështirë dhe i bukur. Pasi kaluam kufirin shqiptar, u futëm në tokën greke dhe kaluam qytetet Selanik, Kavalla dhe Aleksandropullos. Në kufirin turk doganierët na pritën me bujari dhe autobusi ynë kaloi në Çanekala me traget dhe morëm rrugën drejt Izmirit, ku arritëm në orën 3 të mëngjesit. Menjëherë miqtë nga Turqia rezervuan një pritje të ngrohtë. — U njohëm me mundjen në Turqi dhe me 36 ekipet pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar «Vehbi Umre». Në Turqi nga ekipi i «Besëlidhjes» merrte pjesë Arben Kola dhe trajneri i tij, të cilin e shoqëronte Nazim Molla. Shortin Arben Kola e vuri përballë mundësve turq, sirianë dhe iranianë. Arbeni në fazën eliminatore u shqua për përgatitje të lartë teknike dhe taktike duke fituar radhazi mbi të gjashtë kundërshtarët e tij, ku ndër ta ishte kampioni i Turqisë, Ahmet Barsen. Medaljen e argjendtë. Flamuri shqiptar ngrihet lart. Emocione të jashtëzakonshme. Na rrethojnë shqiptarët e Izmirit dhe na përgëzojnë të gjithëve. Përgjegjësi i klubit «ÇSKA» të Moskës na afrohet dhe na përqafon për këtë rezultat. Menjëherë shkëmbime distintivash dhe flamujsh, shkëmbejmë adresa dhe ftohemi nga ekipi i «ÇSKA» i Moskës për të zhvilluar ndeshje miqësore në Moskë. Të nesërmen lamë Izmirin dhe udhëtuam drejt Stambollit, qytet sa i bukur aq edhe historik. Kaluam një nga urat më të bukura të botës që ndan dy kontinente dhe hymë në sheshin e madh të Stambollit, ku çdo ditë hyjnë një milion turistë. Vizituam xhaminë blu, një mrekulli e vërtetë. Na folën me simpati për Shqipërinë, për Sami Frashërin, Hoxha Tahsimin, arkitekt Sinanin e për shumë të tjerë. Lamë pas Turqinë dhe u kthyem në Shqipëri me një rezultat të kënaqshëm në mundjen klasike duke zënë vendin e gjashtë në 36 ekipe dhe Arben Kola i «Besëlidhjes» vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë. ANTON VANE Klubi sportiv «Besëlidhja»
… zën ndër ta ishte kampioni i Turqisë, Ahmet Barsen. Ditën e dytë të garave dhe në finale Arben Kola u ndesh me sovjetikun Andrej Bezhmikov. Arbeni zhvilloi luftë të ashpër sportive me mundësin sovjetik, i cili ishte dhe kampion i botës, por që nuk arriti dot fitoren, megjithëse ishte afër saj. Rezultati përfundimtar 6-5 për sovjetikun Bezhmikov dhe në podiumin e nderit Arben Kola fiton
ÇFARË BËJNË SHOKËT E KULTURËS?!
Edhe institucionet kulturore e artistike të rrethit tonë nuk i shpëtuan dot kësaj shkrejhe masive të punëve në këta muaj të tendosur politikisht.
Edhe institucionet kulturore e artistike të rrethit tonë nuk i shpëtuan dot kësaj shkrehje masive të punëve në këta muaj të tendosur politikisht. Është e kuptueshme, zgjedhjet e lira e demokratike, të parat e këtij lloji në vendin tonë, u pritën me shumë debate, diskutime e stërdiskutime. Të gjithë u morëm me politikë, me partitë, me kandidatët, me gazetat e plot gjëra të tjera dhe pak ose shumë pak me punën tonë, megjithëse rroga askujt nuk iu ndërpre. Në gjithë këtë periudhë institucionet kulturore e artistike u morën me fushatën e zgjedhjeve aktivisht (detyrë e tyre), por asnjë shfaqje artistike nuk u dha për artdashësit e qytetit e të fshatit. Dikush mund të thotë se kush e kishte mendjen për shfaqje në këtë periudhë. Gabohet. Të gjithë do të dëshironim që pas atyre diskutimeve të lodhshme, të argëtoheshim apo të shihnim ndonjë shfaqje artistike. Pallati i kulturës ka tre muaj që përgatitet për një koncert, i cili ishte në plan të muajit shkurt. U reklamua bile, edhe në gazetë. Spektatori e priti. Mars, prill... Heshtje. Arsyet? Është djegur një amplifika-organizuar Olimpiadën teatrale të shkollave të mesme të rrethit. Po këtë vit? Dikush mund të thotë po prit se maji s’ka ardhur akoma... Po, por teatri nuk bëhet për një javë. Shumë të varfëra kanë qenë edhe shfaqjet e kinemasë e për rrjedhojë dhe frekuentimi ka qenë i pakët. Vërtet filmat xhirohen e shpërndahen nga Kinostudio dhe niveli i tyre s’ke ç’i bën, por ama, të kërkosh dhe jo vetëm kaq, por të shkosh vetë e të marrësh ato filma cilësorë që mirëpriten nga publiku lezhan, kjo është në dorën e punonjësve të kinemasë, ashtu siç e kanë bërë kohë më parë. Po kështu është gjendja edhe në shtëpitë e kulturës nëpër fshatra, e në mos më keq. Ndryshon puna në sektorin figurativ. Këtu është bërë punë e mirë për rikonstruksionin e galerisë së arteve figurative dhe pasurimin e saj me vepra cilësore. Ja, kjo është gjendja aktualisht. Po të shohësh planet e tyre habitësh, janë plot veprimtari. Ah sikur të realizoheshin të paktën gjysma e tyre! Kështu do të vazhdohet?! Heshtje. Kam asistuar disa herë kur përgjegjësi i seksionit të kulturës Tonin Çobani ka bërë kritika e ka dhënë porosi për këtë gjendje. Por, me kë flet! Ç’do të më bëjë mua shefi, unë kam diplomën në xhep, — thotë dikush. Dhe të drejtë ka, se deri më sot përveç drejtueseve, kush ka filluar punë në kulturë aty ka dalë dhe të tjerë aty mendojnë të dalin në pension, i aftë e i paaftë. A do të vazhdohet kështu?! Një tjetër thotë ç’te bëjmë më tepër me këto rroga që kemi? E zemë se vërtet janë të vogla (megjithëse ato u janë shtuar), po të paktën bëni aq punë sa të justifikoni gjysmën e asaj rroge që merrni, se nuk po them krejt. A duhet teknika e mirë? Duhet (u ka ardhur). A duhen instrumentet e mira? Duhen (u kanë ardhur). A duhen rrogat më të mëdha? Duhen (u janë shtuar e do t’u shtohen). A duhet... duhet. Por mos harroni shokë artistë se artdashësve nuk u duhet asgjë se çfarë ju duhet e s’ju duhet ju. Ai do shfaqje, do aktivitete. Në ke mundësi e aftësi jepja, përndryshe thuaj «jo» dhe lëri vendin një tjetri, (megjithëse askush nuk është burrë ta bëjë vetë këtë). Kjo dhe vetëm kjo duhet sot e nesër. ALEKSANDER FRANGAJ
Vizituari anami? Bla, një ... e vërtetë.
Ja fjalët Arsyеja? Është djegur një amplifikator kitare, megjithëse ai ka ardhur nga importi, pasi kanë filluar provat e koncertit. Mos vallë pritet të vijë tjetri nga jashtë? Megjithatë, kjo vlen të lavdërohet se këta të paktën e kanë filluar, kohën përpara e kanë. Maj! Qershor...! Po sektorët e tjerë artistikë? Ata e dinë! Arsyе, probleme e mungesa mund të kenë. Dikush thotë se nuk mund të kenë, vërtet është problem, por edhe kur kanë ardhur, ata janë zhgënjyer. Pse? Sepse kanë bërë disa muaj prova dhe në fund një ose dy shfaqje, siç ndodhi me premierën «Humor në vite» e cila me një urdhër të quditshëm nga lart u pezullua, pasi u dha vetëm një natë. A ja vlen kështu? A u justifikua puna e bërë? U stimulua amatori, u kënaq spektatori?!
E njëjta gjë edhe te teatri i kukullave, veçse atje amatorët shkojnë. Shkojnë sepse atje realizohet një numër i konsiderueshëm shfaqjesh e për rrjedhojë edhe stimulimi është më i madh.
Çdo vit në këtë periudhë jemi mësuar të shohim festivalin për fëmijë e pionierë, po këtë vit? Kanë kohë. Korrik! Gusht... edhe fëmijët janë pushim. Ç’bën shtëpia e pionierit? Po forcat krijuese të rrethit?
Prej vitesh Komiteti i rinisë së rrethit në bashkëpunim me seksionin e arsimit, në muajin maj kanë
shfrytëzim në mos gjithëpër…
… në të trazu…
Gjin Luku: Vetë firmos e vetë vulos
RAVIJËZIME
Gjin Luku: Vetë firmos e vetë vulos
Dhe më në fund, pas shumë përpjekjesh rasti i shumëpëritur erdhi për Gjin Lukën: Maba u nda kooperativë në vete (pa dëshirën e mabasorëve), por për dëshirat karrieriste të dy ose tre drejtuesve për të ndarë postet. Kryetar kooperative u caktua (jo u zgjodh) Gjin Luku. Gjikni, pasi ia arriti të bëhet kryetar kooperative, filloi të sistemojë farefisin e shokët e tij. Një aga i ri në kooperativë! Mabasorët i kundërshtuan hapur në mbledhje planet e tyre dhe ndarjen e kooperativës. Gjini, si karrierist, përdor tjetër mënyrë: organizon popullin e Gramshit (ka qenë 10 vjet përgjegjës sektori atje), që të kërkojë me insistim që në Mabë nuk do të punojmë më, po nuk dolëm më vete. Dhe ia arriti qëllimit.
Tani, është kryetar. Para popullit u zotua se çdo gjë do ta bëjë së bashku me të, bile dhe kuadrin. Por ai, pasi rregulloi shokun e tij Ndoc Lekën në detyrën e ekonomistit-arkëtar, (ku ka mundësi të vjedhë lirshëm), rregulloi edhe Aleksandër Filipin (kushëri i Gjinit) në detyrën furnitor-kuadër-administratë. Pastaj u mor nga Dajçi njerëz Zef Toma. Populli e kundërshtoi atë, por kryetari bëri siç i tha mendja e tij. Erdhi një kryeveteriner tjetër, saktë një tjetër kushëri i Gjinit. S’po vazhdoj më tej. Porse, ai vetë firmos e vetë vulos!
JAK RROZHANI