11/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 maj 1991

GAZETA PO PERPIQET TE RINGJALLET ... A DO TA MBAJNE LEZHJANET, SI TE TJERET?

Po shfletoja këto ditë gramatikën historike të gjuhës shqipe. Shikoj që do referencë e shkencëtarëve tanë të huaj mbështetet te Buzuku, Matrenga, Bardhi, Bogdani, Zarishi, fjeda... E, pra, çdo kush e di se historia e «LISSIT» tonë të lashtë është e lidhur me jetën e veprën e disa prej këtyre gjigandëve të kulturës sonë, sepse jetuan e punuan në këto troje. Imagjinoni sikur të mos ishin ato. S’do ishim në gjëra dhe të vërtetonim kush jemi, ç’gjuhë flisnim e ç’kulturë kishim. Do na thonin të tjerët: «Shporruni se na zunë vendin»... Po shkrimet e tyre janë monumente, janë kështjella që s’u tunden dallgëve të historisë. Këto gjëra më shkojnë në mendje sot, kur gazeta «Koha jonë», ra, mese më mirë të themi e hodhën. E, pra, është i vetmi dokument historik i një rrethi për të nesërmen, është e vetmja pasqyrë ku lezhianët shohin e sotëm, mirë e keq, mund të shihe vetën. E megjithatë «pasqyra e kohës sonë» edhe pse nuk e ka jetë e pastër, s’duhej të thyhej kështu pa mëshirë. Kush qe ai lezhian që e firmosi thyerjen... kush? Si do t’i përgjigjet brezave nesër? Ç’janë këto justifikime paradoksale të burokracisë së rinovuar. Sa njerëz marrin rrogën kot, sa kuadro? Pse s’u mbaka një redaksi me dy tre gazeta që në fund të fundit do ta shlyejë vetën pa tjetër, nëse do ta duan lezhjanët e s’do të kenë nevojë t’ia rrisë ndërmën demokracisë. Pak a shumë këto thonë tërë gazetarët e rrethit që u mbodhën para disa ditësh dhe vendosën ta mbajnë e çdo kush gazetën. Por, ama, gazeta s’do të jetë më siç ka qenë, veç me e Partisë së Punës. Po do të jetë e tërë partive, e tërë subjekteve organizative, e tërë moshave, e të lira. Kritikat të jenë private, shtetërore etj., do të zënë vend shpesh nëpër faqet e gazetës. Faqet kulturore, sportive, krahas poezisë së re, pikturës, fotove etj., nga rrethi e vendi, do të kenë brenda më shumë botë. Atë botë që ne e njohim, megjithëse kemi qenë e jemi banorë të këtij planeti. Këtë do ta sigurojmë përmes lidhjeve direkte me gazetat e huaja, sidomos italiane, me të cilat po lidhim kontrata, me informacione të tjera, përkthime etj. Mundësitë janë e po shtohen. Do mësohemi edhe me shkrimet tepër kritike, edhe për të «mëdhenjtë», por do mësohemi edhe me autokritika, me rrëzime shkimesh e faktesh. Gazetari do të ketë statusin e tij. Do mbrohet me ligj e do përgjigjet para ligjit. Gazetari do të futet kudo e do të bisedojë me këdo, edhe me të huajt. Me afarishtët që kanë filluar të trokasin edhe ndëpër Lezhës. Do jua sjellim në gazetë. Ju do i shihni e do gjykoni për të vërtetat e gënjeshtrat e kujtdo. Por në fund të fundit gazeta s’mbahet me një grusht gazetarësh. Gazeta do të jetë e gjithë, ju lexues. Ama kujdes një gjë: fakti të jetë fakt, se ndryshe,,, nuk hidhet më me një autokritikë e me një heshtje! Më konkretisht tani për disa gjëra të tjera: Shoqata e gazetarëve, qind për qind ra dakord që gazeta të ndryshojë formën, përmbajtjen, programin. Tjetër: Na është thënë se ligjërisht gazetën nuk e merr dot përsipër pushteti, pavarësisht se edhe po të ishte krejt deficitare edhe një ndërmarrje, pa e ndjerë fare do t’ia mbulonte shpenzimet. Me këto që kemi biseduar këto ditë, jemi mbështetur prej tyre dhe ndihma paraprake me fjalë na është dhënë. Jeta e gazetës varet në radhë të parë nga cilësia e gazetës e së dyti nga ju lexoni, për ta përhapni e sa do të... …të jerg…ra a shumë këto thanë tere ga… tarët e rrjetit që u mbledhën pa… gazeta del… e ama, ga… ta s’do të jetë më siç ka qenë, ve… e Partisë së Punës. Po do të… e tërë partive, e tërë subjekteve… organizatave, e tërë moshave, e… rrëthit… Shkrimet do të jenë…

GAZETA PO PERPIQET TE RINGJALLET ... A DO TA MBAJNE LEZHJANET, SI TE TJERET?

Reklatshmënë gazeta i dashur lexues, por gazeta jonë do të jetë mbi të tjerat për dy arsye: Në radhë të parë është e jotja. Së dyti, ajo s’është më e një partie, por e të gjithave. Keni vënë re që edhe në gazetat qendrore më shumë na tërheqin shkrimet për Lezhën ose firmat lezhiane. Ato po shtohen dita-ditës dhe interesin si në fillim s’do ta kenë. Kurse gazeta e Lezhës do të jetë vetëm një. Aty do të gjej forcën e mendimit, luftën politike e ideologjike të partive e organizatave, urat që mund t’i bashkojnë etj. Aktualisht në krye të përpjekjeve për të «ringjallur» gazetën janë vënë: dega e Bashkimit të Gazetarëve të rrethit, kryesia e Këshillit Popullor të rrethit, Komiteti i Kulturës, si dhe individët Gjyl Brahimi, Pjetër Kola, Tonin Çobani, Genc Palushi, Jak Smaçi... Nga Gjergj Shyti (sek. I-rë i Kom. PP të rrethit) na është siguruar mosdbëmi nga zyrat ekzistuese të gazetës, nga simpatizantë e gazetarë të degës së Partisë Demokratike na është afruar ndihma falas për shkrime. Shpresojmë se lidhjet, bashkëpunimi me i bashkëbesimi me degën e kësaj partie të na forcohen edhe më shumë për të qenë të gjithë të barabartë në këtë gazetë të re. Po kështu nga dega e Partisë Republikane është siguruar bashkëpunimi i plotë. Të tillë mendim kanë edhe komisioni nismëtar për krijimin e degës së Partisë Socialdemokrate të rrethit etj. Shumë drejtues institucionesh e ndërmarrjesh, si Pashk Smaçi, Marash Ndoka, Gjovalin Gjushi, Ndue Simoni etj., na kanë dhënë shpresa për të na ndihmuar e ç’kanë në dorë. Fillimisht një themethashe si- (vijon në faqe 2)

Italia-kaq afër Lezhës dhe aq larg lezhjanëve

Herët në lashtësi, në brigjet e Adriatikut, jetonin fiset ilire të penëve, japygëve dhe mesapëve. Përkisht atje shtrihet sot një ndërzet provincat e Italisë, ajo e Pulias me mbi katër milionë banorë. Legjendë e saj është Bari, i quajtur ndryshe «porta e Lindjes». Me të në nuk është ndër qytetet më të mëdha të vendit, pse ka vetëm rreth 370.000 banorë, Bari është pa dyshim historikisht dhe aktualisht… Herët në lashtësi, në brigjet e Adriatikut, jetonin fiset ilire të penëve, japygëve dhe mesapëve. Përkisht atje shtrihet sot një ndërzet provincat e Italisë, ajo e Pulias me mbi katër milionë banorë. Legjendë e saj është Bari, i quajtur ndryshe «porta e Lindjes». Me të në nuk është ndër qytetet më të mëdha të vendit, pse ka vetëm rreth 370.000 banorë, Bari është pa dyshim historikisht dhe aktualisht qyteti që vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme. Bari është quajtur edhe qyteti i kontrasteve të skajshme, por sot ai ka njohur një zhvillim të gjithanshëm e të vrullshëm duke u shkëputur dukshëm nga luksi italian relativisht i pazhvilluar e duke u afruar me Veriun industrial. Nga Shëngjini Bari është 138 milje larg, kurse portet e tjera të Pulias si Andria, Barleta e Manfredonia janë rreth 150-160 milje nga brigjet tona. Nëntorin e shkuar ishin te ne një menaxher i njohur dhe një specialist i shquar i lagunave. Qëndruan dy ditë, studjuan me kujdes lagunën Kune-Vain dhe ishin gati të lidhin një kontratë për shfrytëzimin e përbashkët të kompleks të këtij bregdeti, që nga ata vetë u quajt me emocion «Laguna më e magjishme në Europë». Por edhe një herë burokracia u tha: Jo! dhe ata u larguan të zhgënjyer. Por fjala nuk është për një kontratë a për një ndërmarrje të përbashkët. Italia në përgjithësi dhe Pulja në veçanti, fqinja jonë më e afërt e përtejdetit, disponon një teknologji të fjalës së fundit, forca studimore e fuqi projektuese e financuese, që për nevojat tona «të brishta» do të ishin një mbështetje mjaft e përfillshme. Ajo ka sidomos një fuqi të madhe kredituese për të vënë bujqësinë në baza shkencore moderne e për të ripërtëritë teknologjinë tonë portuale, industrinë përpunuese, të letrës etj. Rrethi ynë nuk ka asnjë institucion të specializuar për marrëdhëniet me jashtë, qoftë dhe një dhomë tregtie. Atëherë, ç’duhet bërë? Dy mendonjëse se janë rrugët: Së pari, krijimi i një urëlidhjeje për njohje reciproke e për këtë hapin e parë i takon ta bëjë Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit. Së dyti, pas kontakteve të para, pra «njohjes», çdo ndërmarrje, kooperativë, dhe, pse jo, prodhues privat, të hyjë në lidhje në drejtpërdrejtë. Nga kontaktet që kam pasur rastin të kemë me disa italianë, një burim i rëndësishëm do të ishte turizmi cilësor, i quajtur «i zgjedhur», me shfrytëzim kompleks të mjedisit e të infrastrukturave, si turizmi balnear, gjuetia turistike, turizmi arkeologjik-historik etj. Kombinimi i studiuar i tyre do të lejonte një shfrytëzim në mos gjithhëjetor, të paktën me një cikël mjaft të shtrirë e të ardhura të larta. I rëndësishëm është fillimi. Pastaj lidhjet i hapin udhë njëra-tjetrës, deri në mundësinë e një trageti të drejtpërdrejtë, për më tepër tani që atje gjenden plot nga bijtë tanë. Nuk është koha të presim, por të veprojmë. Harta: DETI ADRIATIK; MANFREDONIA; BARLETA; ANDRIA; BARI; BRINDISI; Otranto; LECCE; SHËNGJIN; LEZHË; TIRANA; DETI JON. Shënim në hartë: … [tekst i palexueshëm] … Ballkanin dhe tërë Lindjen, … të tjerash, këtë gjenden plot … që lidhen me vendin tonë, … prehistorik i quajtur «al…» … «Albania», rruga e Gjurakuqit, etj.

PROGRAMI I GAZETËS LOKALE «KOHA JONË»

— Gazeta lokale «Koha jonë» do të ketë si qëllim të saj kryesor përpunimin e një opinioni të shëndoshë tek njerëzit për çdo gjë që lidhet me qytetin dhe rrethin e Lezhës, duke qëndruar sa është e mundur jashtë vlerësimeve të njëanshme partiake apo të interesave të ngushta vetjake të grupeve dhe individëve. — Përmes kronikave të saj dhe shkrimeve të llojeve të ndryshme gazetare do të fiksohen ngjarjet e ndodhitë më të rëndësishme të një jave, çdo gjë që do të mendohët se ka interes për jetën e qytetit e të fshatit, ose që përbën sensacion, në kuptimin e mirë të fjalës. — Në të do të trajtohen probleme të diskutueshme ekonomike, shoqërore, politike, kulturore e sportive duke pranuar diversitet mendimi dhe alternative të pakushtëzuara. — Gazeta do të luajë rolin e një guide kulturore për njohjen e rrethit që është i pasur me ngjarje historike, figura të shquara të penës e të pushkës, me folklor e vlera të shumta etnokulturore që përvijohen nga kohët ilire e në vazhdim. — «Koha jonë» do të mbështetet në parimet e gazetarisë realiste duke mbajtur qëndrim kritik ndaj çdo dukurie e fakti spekulativ që cenon liritë e të drejtat e individit, proceset demokratizuese dhe zhvillimin e përparimin e rrethit. Të drejtat dhe përgjegjësitë e redaksisë dhe të

PROGRAMI I GAZETËS LOKALE «KOHA JONË»

— Për qellime bashkëpunëtorëve burojnë nga statusi i gazetarít të njohura me ligj. — Për qëllime të afarishtë gazeta do të botojë herë pas here edhe reklama e lajmërime të subjekteve të ndryshme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rrethin tonë ose të familjarëve. — Gazeta nuk do të botojë shkrime me karakter fashist, racist, luftënxitës, antikombëtar a që nxitin urrejtjen kombëtare ose shkrime që bëjnë thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të botojë gjithashtu shkrime që bëjnë thirrje për akte terroriste e destabilizuese, që nxitin dasitë fetare e krahinore, prekin dinjitetin kombëtar të popullit, bëjnë thirrje për ndërhyrjen e të huajve në punët e brendshme të vendit tonë, dalin jashtë të drejtave të njohura me ligj të pakicave kombëtare, si dhe shkrime që përhapin sekretin shtetëror, të përcaktuar në dispozitat në fuqi. — Përveç bashkëpunëtorëve të saj kryesorë, që janë anëtarë të shoqatës së gazetarëve të rrethit, të degës së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve dhe të shoqatave shkencore, në gazetën «Koha jonë» do të botohen shkrime nga cilido, brenda ose jashtë rrethit, që dëshiron të bashkëpunojë me të duke ju përmbajtur këtij programi. KËSHILLI BOTUES I GAZETËS LOKALE «KOHA JONË»

NË NUMRIN E ARDHSHËM TË GAZETËS DO TË LEXONI:

«Një projekt i ri me një firmë italiane për Kna llën e Vainën» «Vilat e Tiranës pinë qumështin e banorëve të qytetit të Lezhës» «Përmbledhje me lajme sportive nga vendi dhe bota».