Viçali e Tiranës pinë qumështin e banorëve të Lezhës e të Shëngjinit
500 vica përballë 12000 qytetarëve
Që jetojmë ditë të vështira dhe skamje, s’po ju them ndonjë gjë të re, por që akoma ta vazhdojnë ato fitojnë të drejtën për të na pirë edhe të tërëve, kjo s’më duket e drejtë.
Dhe thjesht për hir të metotës së vjetër të organizimit të punës. Me sa duket qenka mjaft e vështirë për t’u shkëputur nga ato. Të thashë këto për të dalë tek një problem, që të gjithë e ndjejmë në te, lepijat e tyre në qytetin e Lezhës e të Shëngjinit: furnizimi me qumësht. Vetëm 5 kv qumësht shpërndahet në qytetin e Lezhës dhe 1 kv atje në Shëngjinit! Ose po t’i biem nga llogarie tjetër i takon 55 gram qumësht për frymë! Dikush mund të thotë: «Epo e dimë gjendjen, ndaj po na acarojnë më tepër». Deri sa nuk ku të merret, po rrimë kështu si…? Nuk është se nuk ka qumësht në banorët e qyteteve, por qumështi odhohet dhe jo pak, por mbi 20 kv në NB Gjadër. Ai ju jepet viçave të Tiranës. Kulmi! Njerëzit rrinë, kur viçat pinë për shtatë palë qejfe. Të mos u ngutur, po ju sqaroj se si qëndron historia e këtyre viçave që na kanë dalë më të rëndëshëm se banorët e Lezhës: 12 NB-të Tiranës sjellin në NB Gjadër afro 0 viça për t’i rritur. Pra ato lindin Tiranë, vijnë e rriten për bukuri në Gjadër dhe pastaj ua kthejmë, i po rriten, në Tiranë. Kështu që Tirana me një urdhër të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe të Komi-Ekzekutiv të rrethit tonë me ka zgjedhur problemi: Lezha punon për to.
Përse u dashka t’ua rritim ne, kur fare mirë, brenda të gjitha teknologjive ato mund të lindin, të rriten e të priten në Tiranë?! Akoma do të ecet me mendësinë që na griju dhjetra vjet se «Për Tiranën duhet të punojmë të tërë»? Po ne, ç’na mbetet apo të shohim viçat? Të na i linë për mish hajde de, gjysma e së keqes, por sa rriten marrin rrugën e gjithë për në Tiranën e «të gjithëve»…
E përsëris. Ka plot vështirësi në jetën e përditshme; porse parse të vuajnë për një pikë qumësht dhehra familje, përse duhen të rinë nënat dhe baballarët e këtyre vogëlushëve duke pritur që në pesë të mëngjesit duke iutur shitëseve për një litër ose gjysëm litër me «mik» për fëmijët, kur qumështin e kemi dhe jo të paktë? Pse për hir të disa formaliteteve të vjetra dhe mungesës së impënijimit të rrethit? Duke biseduar me drejtorin e NB Gjadrit, Gjovlalin Gjurashi mësojmë: «Kjo është thjesht për neglizhencë të Ministrisë së Bujqësisë dhe të rrethit. Unë kam ndërmend ta ndërpres kontratën me NB-të e Tiranës për viçat dhe do të furnizojë tregun e Lezhës e të Shëngjinit me afro 20 kv ose edhe më shumë qumësht në ditë… – pastaj hesht disi i menduar. Kur e pyetëm se pra pse nuk e zbaton mendimin që ka, shpjegon se e kanë kërcënuar për gjobë shokët e arbitrazhit të rrethit tonë. Pra ai kërkon t’i heqë viçat e Tiranës, kurse shokët e Komitetit, edhe duan, edhe s’duan. Është e vërtetë se kanë bërë disa kërkesa në Ministri për t’i larguar ato nga Gjadri, porse s’janë treguar këmbëngulës. Keshtu përderisa tregu është bosh dhe qumështi pihet nga viçat, atëherë kemi të drejtë ti kritikojmë.
Vërtetë që janë lidhur kontrata me NB-të e Tiranës dikur (njëherë e një mot të shkuar), porse në kontratë është që viçat ti furnizojë Tirana me miell qumështi. Ato nuk furnizohen, ndaj pinë me muaj të tërë qumësht të freskët. Njerëzit rrinë në radhë në Lezhë e në Shëngjin dhe kthehen me shishe bosh, kurse viçat harlisen në Gjadër! Ç’na e mori frymën kjo burokracia e pushtetit! Ka edhe një problem tjetër: NB Gjadri ka një humbje nga bajtja e viçave prej afro 600 mijë lekëve në vit. Atëherë, përse u dashka të mbajmë akoma ato, përderisa edhe na thajnë tregun e qyteteve, edhe na dalin me humbje? Sigur ky qumësht të kalohej për tregun do të furnizohej çdo familje me 1 litër qumësht, pa patur nevojën për t’u shtyrë me njëri-tjetrin, bile pa e shuar venger komshiu se pse mori ai e unë nuk mora.
Përfundimisht po e mbyll shkrimin me një gjysëm shaka e gjysëm në vërtetë të një familjari lezhjan, i cili kur e mori vesh këtë ndodhi me viçat e Tiranës, tha: «Po nuk na i hoqën viçat e Tiranës e të na sjellin qumësht në treg, atëherë ka mundësi që… të shkoj të rrijë me viçat familjarisht!…»
«KOHA JONË» MIDIS GREVISTËVE
— Me Kujtim Emirin, përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të shtypshkronjës «Mihal Duri», Tiranë.
Pyetje: Çfarë synoni me grevën tuaj?
— Sot është pezulluar puna në pothuaj të gjithë repartet e shtypshkronjës. Kërkojmë që të zgjidhen përfundimisht ngjarjet e Shkodrës, të na rrisin pagat me 50%, të mos punojnë gratë në turnet e treta, të kenë të drejtën e punës 6-orëshe, etj.
Në grevë janë Tirana dhe disa qytete të tjera.
Pyetje: Pse Qeveria nuk ua zgjidhi?
— Si zakonisht Qeveria po na mërzit. Po punon me avashllëk. Po të ishte puna për të ndërtuar një pallat kongresesh, apo shtëpi pritjeje, Qeveria, besoj, do ta mbante fjalën. Për rrrogat po e zvarrit zbatimin.
Pyetje: Pse vetëm gazetën «Koha jonë» lejuat të botohet, pra, punëtorët do të punojnë?
— Kush do t’i pasqyrojë mendimet dhe kërkesat tona më mirë se gazetat?! Ju, gazetarët e meritoni vlerësimin tonë. «Koha jonë» do të botohet. Kështu ramë dakord të gjithë punëtorët.
Pyetje: Po sikur greva të vazhdojë edhe javën tjetër, a do ta botoni gazetën?
— Patjetër. Ajo do të botohet.
Tiranë, 16.5.1991 ora 15.00
LAJME TË SHKURTERA
LAJME
TË SHKURTERA
IDENTIFIKOHEN PERSONAT E DJEGUR ME 26 PRILL
Nga njoftimin e dhënë nga shtypi ... ngjarjet në qytetin e Lezhës e Shkodrës vihej në dukje, se krahas dëmtimeve e akteve të tjera vandaliste, edhe djegja e tre vagoneve të udhëtarëve, ku u dogjën ... dy persona të paidentifikuar ... ditë më mësuam në hetuesinë e ... të Shkodrës se personat e natën e 26 prillit janë: Kolë ... nga fshati Prekal, nxënës ... shkollën e mesme bujqësore ... Lekë Valë Pjetri po ... këtij, student në Institutin ... Bujqësor Kamëz.
KULTURA DHE KINEMATOGRAFIA
… ditë shtëpia e Kulturës në ... organizoi pasdrekën kultu-
rore «Rinia dhe kinematografia».
Pjesëmarrësit e shumtë e sidomos të rinjtë e mirëpritën këtë veprimtari, e cila u drejtua nga Mimoza Selimi me libret nga Aleksandër Frangaj. Pas veprimtarisë u shfaq filmi i ri artistik «Një djalë dhe një vajzë».
EKSPOZITË E ARTEVE FIGURATIVE «PRANVERA 1991»
Hapet nesër data 18 maj ora 18⁰⁰ në sallën e galerisë së arteve figurative të rrethit, marrin pjesë 12 autorë të rinj me 37 punime në pikturë dhe skulpturë.
ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA E PARË E DEGËS SË PSD-së SË RRETHIT TË LEZHËS
Ditën e diel, në sallën e pallatit të kulturës «Manush Alimani», komisioni nismëtar për krijimin e degës së PSD-së në rrethin tonë zhvilloi Konferencën e parë të tij. Merrnin pjesë punëtorë, kooperativistë, intelektualë, të rinj e të reja, simpatizantë të kësaj partie etj.
Merrnin pjesë edhe Prof. dr. Skënder Gjinushi dhe Kandidati i shkencave Lisien Bashkurti.
Konferenca zgjodhi komitetin drejtues të PSD-së së rrethit dhe delegatët për në Konferencën Kombëtare të kësaj partie. Kryetar i komitetit drejtues për rrethin e Lezhës u zgjodh Pjetër Kola.
Nga dega e policisë mësojmë se:
— Thyhet makina e policisë rrugore nga një karrocë me dy karrocierë në kryqëzim të qytetit. Shkaku dhe pasojat nuk janë përcaktuar ende saktë.
— 12 familje mbetën të ngujuara për shkak të një vrasje në Bërzanë. Organet e rendit e pushtetit po përpiqen t’i pajtojnë.
— I priten gjithë pemët e baçes një fshatari në Malësi me pretekstin se është vendosur me banim në tokë të huaj.
Si do të veprojë ligji…?
ORGANIZATA MË E FUQISHME: BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA
U bë më shumë se një muaj që tani Sindikatat më të fuqishme që edhe në rrethin tonë është krijuar varen prej nesh, janë në Fabrikën e Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Letër, në NSHN, NB Balldre, NB Rrilë, N Ushqimore etj.
Kjo organizatë nuk varet nga BP-të e tanishme apo nga Sindikatat e Lira (gjyja të reformuara) dhe nga asnjë lloj partie politike. Deri tani kemi ngritur disa këshilla sindikale në 11 ndërmarrje të rrethit me afro 3500 punëtorë. Duhet thënë se është e vetmja forcë që do të mbrojë interesat dhe të drejtat e mbarë punonjësve të rrethit e kësisoj edhe të popullit lezhjan.
Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë punonjësve, që dëshirojnë të futen në radhët tona, pasi do të gjejnë vetveten dhe do të jenë të sigurt për të mbrojtur të drejtat e tyre.
LULËZIM SADENINI
Kryetar i Komisionit Nismëtar për krijimin e BSPSH për rrethin e Lezhës
Pse kështu, o Engjëll Simoni?
NB Rrila ka mbjellë qepë. Tani në treg nuk kishte asnjë kokërr qepë. Pastaj e detyruam ... po i tregojmë. I nisëm për në tregun e Lezhës ku s’ka qepë, porse një ditë na i kthen karrocat Engjëll Simoni, përgjegjës i seksionit të çmim-standarteve duke na thënë: «Nuk janë brenda standartit që përcaktojnë këto letrat e mia në zyrë».
Ndërkohë në treg nuk kishte asnjë kokërr qepë. Pastaj u detyruam t’ia shesim Mirditës. I morën me 50 qindarka më shumë, pa bërë nazë si Engjëlli.
KËSHILLI SINDIKAL I PUNËTORËVE NB Rrilë
KUSH NA DETYROI T’I HARROJMË VALLET TONA AQ TË BUKURA?
Redaksia e gazetës njofton abonentët e saj:
Se gazeta e Komitetit të Partisë së Punës është mbyllur përfundimisht.
Redaksia e gazetës së re që në fakt mban të njëjtin emër për arsye ligjore, por që nesër, ashtu siç ka ndërruar krejt fytyrën deri tani, mund të ndërrojë edhe emrin, ju sqaron gjithashtu se Komiteti i Partisë së Punës së rrethit ka bërx pushtuar parasysh se gazeta është me vetëfinancim dhe është e re dhe që ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, do të ishte e mira e rrethit që secila ndërmarrje të ndihmonte me diçka, porse deri tani s’duket asnjë rreze drite. E megjithatë do t’ju sigurojmë abonimin tuaj edhe për këtë radhë.
Në fakt Komiteti i Partisë së Punës është mbledhur Punës së rrethit ka marrë radhë.
Të paktën Komiteti i Partisë së Punës së rrethit mbetet në të njëjtin emër për arsye ligjore, por që nesër… ka për gazetë. Duke kapatur radhë.
Lajmërim
Redaksia e gazetës për një periudhë dy-mujore, por edhe në vazhdim mund të punësojë për shitjen e lirë të gazetës, deri në dy ditë në
Lajmërim
gazetës, deri në dy ditë në javë, 3 vetë, duke i siguruar 20 qindarka për çdo gazetë të shitur. Kjo bëhet për arsye se abonimet fillojnë vetëm në qershor, kurse njerëzit e kërkojnë gazetën çdo javë. Kjo u vërejt që në numërin e parë. Ajo u tërhoq menjëherë nga lexuesi, por kishte vërejtje se nuk u shpërnda në mënyrë të drejtë në të gjitha ndërmarrjet, shkollat e fshatrat.
Të interesuarit të paraqiten në redaksi për çdo të premte në orën 7⁰⁰ të mëngjesit.
REDAKSIA