Komiteti i PP-së i Lezhës vazhdon të mbajë forcërisht 11 zyra pune.
Partitë e tjera politike kanë nga 1 ose dy zyra.
VEZHGIM
«DASHURI» nën një çati
• Komiteti i PP-së i Lezhës vazhdon të mbajë forcërisht 11 zyra pune.
• Partitë e tjera politike kanë nga 1 ose dy zyra.
Në u bëfshin edhe dhjetë parti të PP-së, në rrethin tonë, Komiteti Ekzekutiv i rrethit e ka vendosur se me kë të bëjë «dashuri». Nuk e harron se pushtet i kujt është. Të flasin sa të duan rrugëve njerëzit, se po divorcohen Jo! Partia e Punës, së paku edhe sa për formë, do ta ruaj «pushtetin» mbi pushtet. Për këtë nuk ka kundërshtim as vetë Komiteti Ekzekutiv, as vetë kryetari i Komitetit, Rakib Vero, si më i madhi i kësaj pune e deri te administratori më i vogël.
Këto ditë Komiteti i Partisë së Punës e lëshoi godinën e punës së vet dhe i bëri «nder» Komitetit Ekzekutiv duke e strehuar atë në dy katet e para. Mbi këto dy kate vjen i treti, ku rri prap Komiteti (i Partisë së Punës).
Tani, edhe ne, kot kërkojmë «qiqra në hell» të barazojmë PP-në me partitë e tjera! Ku shkoi «naxhi» i Partisë nënë, kur edhe kjo të sistemohet në një vend me partitë dhe organizatat e tjera?! Veç të shikoni, lexues i dashur, se ç’po bëhet gjashtë këtyre ditëve në dy komitetet: kërkojnë sa më shumë dhoma e zyra sikur do t’i marrin me tapi për tërë jetën, e harrojnë se së shpejti do të shkurtohen përsëri.
Vetëm Komiteti i PP-së rezervon për vete pothuaj të gjitha zyrat e katit të tretë të godinës ekzistuese (bëjnë ç’të duam, thonë ata. E kemi pasur në inventar, sikur nuk ka qenë djersa e popullit). Në plot 11 zyra sistemohen aparatikët e mbetur.
Mbi 23 zyra ka Komiteti Ekzekutiv dhe prap përgjegjësi të administratës kërkon zyra të tjera. Të shkretët zyrtarë: kujtojnë se kaq do të ngelin përsëri. Kujtojnë zyrtarët se përsëri do të vazhdojnë të vrasin miza gjatë atij 8-orëshit të famshëm e rrogën ta marrin pa zbritur asnjë përqindje «lagështire». Megjithatë asnjëri nuk ka faj. Secili mundohet t’i shohë ndryshimet që po bëhen nga vrima e çelësit. Po të kesh vrimë çelësi, patjetër duhet të kesh edhe zyrë, se helbete, ku do t’i sistemojnë shkresurinat 46-vjeçare?! T’ju them një fakt jo vetëm për të qeshur: këto ditë Komiteti i Partisë së Punës shiti në fabrikën e letres një makinë me letra, e megjithatë përsëri «arshiva» e këtij komiteti zë tre a katër dhoma të kësaj godine. Do thoni ju se ç’janë ato? Po pse, jetohet pa shkresa? Në me këto shkresa kaluam jetën më të lumtur: hëngrëm mirë, u veshëm mirë, u strehuam si askush në botë. Ndaj s’kemi si t’i hedhim ato poshtë, por do t’i ruajmë e nuk do t’i harrojmë për jetë të jetëve për këto ditë të lumtura që jetojmë sot.
Nejse, mbase u zgjatëm, por deshëm t’i bëjmë thirrje Komitetit Ekzekutiv: sa s’është vonë të divorcohet më në fund nga e dashura e tij, Partia e Punës, qoftë edhe me godinën. Veç kësaj shpresojmë t’i mbushet mendja që t’i shkruajë zyrtarët e tepërt e të paaftë, bile duke filluar që nga shefat.
ALEKSANDËR FRANGAJ
Kemi grurë për të korrur ?!
Me grurin ç’do të bëhet? Në këtë vit të turbullt, edhe pse nuk ju shërbye si duhet, edhe pse u kullot, u dëmtua e u kosit; falë kushteve, shpresohet për një prodhim jo të keq e ku nuk është dëmtuar, treguesit flasin edhe për rendimente të larta. Ç’do gjë varet nga shkalla e preokupacionit për ta marrë atë. Korrja e grurit nuk duron zvarritje.
Grurin e kemi këtu, në fushat tona, për të cilin nuk kemi harxhuar pak. Ai është frut i punës, mundit dhe djersës, është buka jonë e sigurt. Prandaj të mos e lëmë të na iki kot. Për këtë duhet hequr dorë nga metodat e formalitetet burokratike, por edhe të mos nenvleftësojmë, as afatin e pjekjes e radhën e korrjes, as gatishmërinë e autoko-mbjavave dhe të mjeteve të transportit, as lëmitë e mjetet e standartizimit, as dokumentacionin shoqërues dhe depot etj. Të mos harrojmë se buka, prodhimi dhe të ardhurat e grurit varen nga sasia që magazinohet jo nga sa prodhohet.
Grurë do të mbjellim prap. Dega e farërave të marrë masat për farën e nevojshme në sasi, gjeneracion e lloj. Këtë vit prodhim do t’jetë një lloj i ri i seleksionuar dhe më i qëndrueshëm nga sëmundjet dhe shkoqja.
Tashmë detyrimet e kësaj ndërmarrjeje nuk janë vetëm për kooperativat, por edhe dynymët e fshatarëve që po shtohen e forcohen përditë.
BEQIR AHMETI
Të kthehemi te Bashkia ?!
Për të arritur këtë qëllim, Komiteti Ekzekutiv jo vetëm nuk i përshtatet kësaj reforme, por bëhet pengesë. Por ç’duhet bërë? Për reformë të reja nuk ka nevojë të bëhen eksperimente, të cilat dihet, do të vonojnë normalizimin e gjendjes e futjen në rrugët e reja. Përvoja për këtë është. Është përvoja e shumë vendeve perëndimore. Ajo që mund të përmbushë më mirë ecurinë e kësaj reforme, mendoj se është
spitalet e hotelët, shërbime të urgjencës si poliklinika, zjarrfikësit etj. 3. Shërbimi kulturor e fizik: Përmbledh kryesisht klubet sportive, stadiumet, turizmin qytetar, teatrin, kinematë, orkestrat, estetikën e qytetit, reklamat, fasadat e pallateve etj. 4. Financat. Puna • këtij sektori bazohet kryesisht në realizimin e të ardhurave nga tatimet e taksat lokale, shpenzimet e nevojshme e ... Bashkia. Bashkia drejtohet nga një këshill bashkiak, antar të të cilit zgjidhen ekspertë të fushave të ndryshme, si inxhinierë të urbanistikës, mjekë të higjenës, ekonomistë të financës, merceologë, piktorë, pedagogë, sociologë, juristë etj. Aparati i Këshillit Bashkiak udhëhiqet nga kryetari dhe përbëhet nga 4-5 sektorë kryesorë: 1. Sektori komunal: Në këtë sektor bëjnë pjesë si dhe në formën e tanishme të Komitetit, sfera të karakterit komunal, si urbanistika; mbrojtja e mjedisit, furnizimi me ujë, energjia elektrike, ndriçimi e pastrimi i qytetit asfaltimi e kanalizimi i qytetit, transporti urban, lulishte, varrezat etj. 2. Sektori i shërbimit publik: Ky sektor përmbledh disa sfera të shërbimit të popullatës ndër të cilat kryesore janë, merkato e rrjeti tregëtar, sportive, stadiumet, turizmi, ekspërimente, më mirë ecurinë e kësaj reforme, mendoj se është merkato e rrjeti tregëtar, sportive, stadiumet, turizmi, teatri, kinematë, orkestrat, estetikën e qytetit, reklamën, fasadat e pallateve etj. 4. Financat. Puna e tatimet e taksat lokale, shpenzime për nevojat e sektorit publik. 5. Ruajtja e rendit: Në këtë sektor bën pjesë policia e trafikut dhe ajo e lagjeve (i ashtuquajturi i plotfuqishëm) me varësi dyfishe: për anën tekniko-profesionale nga shefi i policisë, për detyrat e zbatimin e rregullave të bashkisë nga kryetari i Bashkisë. Po për këtë qëllim nëpër lagje, Bashkia hap një zyrë dhe ku kryetari i kësaj zyre dhe polici i lagjes merren me probleme publike. Këto ishin vetëm disa mendime, mbështetur siç u theksua në hyrje të këtyre radhëve, të përvojës sonë të vjetër e të sotme të vendeve të tjera, drejt të cilave synojmë të shkojmë. Për të mos shkuar larg rikujtojmë se përvojë mund të merret te një qytet fqinj, nga i cili na ndan vetëm deti: Bari. Po dhe nga të tjerë.
Policët pa strehim
Arsyeja e kësaj letre të bërë nga ana ime është se çështja e strehimit të efektivit të policisë ka qenë dhe mbetet një problem i pazgjidhur.
Unë, punonjësi i policisë, Prel Markaj kam 6 vjet që punoj nëpër fshatra të ndryshëm në rreth dhe akoma nuk më kanë strehuar. Për këtë më datën 31.5.1991 nga ana e ime është bërë një telegram me përgjigje për t’u takuar me shokun Irakli Vero, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Lezhë. Por as përgjigje s’më është kthyer për telegramin, le pastaj për të më thirrur për të shtruar hallet që kam.
Kërkoj që kjo letër me redaktimet që do t’i bëni ju, të botohet në këtë gazetë.
Punëtori i policisë së zonës Balldre
PRELË MARKAJ
HUMOR I HUAJ
(REALITET SHQIPTAR). ??
JA SE Ç'ËSHTË QEVERIA PARA POPULLIT!
MARKO DE ANXHELIS (Itali)
Bahri Peraj fitues i konkursit ndërkombëtar radio «Polonia»
Një pasdite në PTT presim në telefon. Njerëz ka pak. Objekt bisede u bë një çift i ri.
— Qenkam verbuar thjesht e bukur, — tha njëri.
— Me siguri i kanë prerë në Tiranë, — i dha karar një tjetër.
— Jo, ore, i kanë qepur se Bari, — u njoh dorën unë, — ja prit... Pas pak sportelistja trokiti dhe tha: «Për në postë drejtohet një djalë i shkurtër e energjik, troboge-? [fjala pjesërisht e prerë] si fjalë, Bahri Peraj».
— Keni një letër, ju vjen nga Holanda, — tha shpërndarësja. Me sa duket duhet të kisha njeri të njohur në Holandë, ndaj nuk e ngac- [vazhdon në kolonën tjetër] muam bisedën. Rasti e solli të gje-ndeshim në shtëpinë e tij. Ai na tre-goi një fotografi e na pyeti:
— E njeh, ky është gjyshi im? ... E kuptoni habinë time. Dhe sqaroi.
— Ky është Ludvik Zamehof, doktor profesor polak që në vitin 1887 formuloi gjuhën esperante. Pastaj hapi zërfin. «UEA-ja» qendra e gjuhës esperante në Holandë, (degë e UNESKO-s) e kishte pranuar anëtar të saj. Bariut i treguan sytë, s’e fshëh gëzimin. Ne e vazhduam bisedën me të. E dinim rrë- [fjala e paqartë] bagëpi? të mirë dhe kaq.
(vijon në faqe 3)
PERSE NUK PUBLIKOHEN GJYQET E B. BALLUKUT, K. THEODHOSIT, K. UAZBIUT
Është folur gjatë kohës së monizmit për grupe armiqësore në ekonomi, ushtri, etj. Por populli vetëm sa është njohur zyrtarisht:
Grupet e B. Ballukut, K. Theodhosit, ... (një mori grupesh edhe para tyre!) kishin për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, ndaj... u dënuan (u pushkatuan). Kaq është thënë zyrtarisht. Sqarojmë se të gjitha këto gjyqe janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
Pyesim: A nuk është mirë që ato gjyqe të publikohen, ose së paku me to të njihen gazetat në mënyrë që lexuesve t’u japim të vërtetën?
ARBEN MARKU
A KA EKZISTUAR «BLLOKU» NË LEZHË
Duke filluar nga java që vjen, mendojmë të hapim një rubrikë me titullin e mësipërm, ndaj i ftojmë lexuesit të marrin pjesë në të. Që t’u vijmë sadopak në ndihmë, (megjithëse nuk e besojmë se është shumë nevoja) po bëjmë një anketë të vogël për lexuesit që të orientohen për çështjet që do trajtojmë e sjellin në gazetë.
1. A mendoni se ka ekzistuar vërtet «blloku» në Lezhë?
2. Çfarë privilegjesh kanë gëzuar ata që mund të jenë implikuar në të?
3. A keni vënë re hatëre, padrejtësi, matrapazllëqe që janë bërë në kurriz të popullit? (Përpiquni të largoheni nga merité personale).
4. Kush mund të ketë qenë pjesëtar i «bllokut» e si është bërë i tillë?
5. A njihni njerëz që edhe pse kishin mundësi të ishin në «bllok», nuk i pranuan ofiqet?
6. Cilat janë arsyet dhe shkaqet që bënë lindjen e «bllokut» në Lezhë?
7. A mendoni se do ta ketë jetën e gjatë «blloku» dhe si mund të shuhet ai?
Kujdes faktet! Mos harroni: «Oktapodit» vërtet mund t’i këputen këmbët në Tiranë, por ama, këmbët e padukshme i ka ende të forta në rrethe!
Shkrimet tuaja i mirëpresim sa më shpejt.
REDAKSIA