FRROK ÇUPI «SULMOI» I PARI BLLokUN E ISH-UDHËHEQËSVE NË TIRANË - Po 25 rrethet e tjera, kur do të fillojnë me “bllokmenët” e tyre?
• Lezha është mbërthyer nga aleanca e të paaftëve.
• Këshilli Popullor i rrethit nuk funksionon. Kryetari i kryesisë së rrethit vetëm emrin ka të tillë. As nuk kritikon, as nuk lavdëron, as nuk zgjedh ndonjë problem për lezhjanët.
• Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, Irakli Vero më shumë dëmton veten dhe rrethin me mosdorëheqjen e tij nga posti.
Lezha e mrekullueshme për nga pozita gjeografike, e këndshme për ajrin dhe florën e detit, që sikur e përkëdhel çdo buzëmbrëmje, krijdhet e merakosur në hallet e saja, pa u kujdesur askush për të. Dhe lezhjanët pyesin veten: A e meritojnë një «shërbëtor» të tillë? Natyrisht, gjithçka do kërkuar te politika staliniste e Enver Hoxhës. Tek ajo politikë zë fill skamja, padurimi i sotëm dhe eksodi.
Ajo diktaturë ra. U rrëzua për të mos u ngritur më kurrë. Bile, as për t’u kujtuar! U rrëzuan edhe udhëheqësit e lartë partiakë të PPS-së. U rrezua, por pa e hapur gojën para gjyqit të popullit. Nuk mjafton vetëm gjyq politik i Partisë së tyre. Duhet akoma më tepër.
A thuha kanë jetuar vetëm, pa suitë servilësh e njerëzish të tyre nëpër rrethe «bllokmenët» e Tiranës, të cilët i goditi aq fort Frrok Çupi? Logjika s’ta pranon një përgjigje negative. Ato kanë jetuar vetëm në saj të tyre! «Oktapodi» ka 25-së këmbë. Dhe ne, fatkeqësisht s’kemi shkurtuar asnjë këmbë të këtij përbindëshi në 25 rrethet e tjera të Republikës. Përkundrazi, shumë prej tyre po «rinovohen», shumë prej tyre po fshihen në pozita sulmi ndaj ish-”padronëve” të tyre. E çuditshme, si s’kanë pikë turpi, si s’kanë një fije gjak shqiptari për të bërë autokritikë, pse kanë qenë vegla të tyre. Duke i parë se nuk kanë sensin e autokritikës dhe meqenëse përpiqen për të përfituar përsëri, e mira e Atdheut (e rrethve) e do që «Oktapodit» t’i priten të gjithë këmbët!
Lezhjanët kanë parë e provuar shumë mbi kurrizin e tyre. Kanë parë sekretarë të parë e kryetarë komiteti që kanë ardhur të këqetosur nga halli e që janë larguar të majmur nga Lezha; kanë parë sekretarë e drejtues që kanë ardhur vetëm për luksin dhe detin e tij e që kanë bërë ligjin, në kuptimin më të mirëfilltë të kësaj fjale; kanë parë e ndjerë padrejtësi nga më të ndryshmet. Edhe pluralizmi po i le ato në mëshirën e Irakli Veros (kryetar i komitetit Ekzekutiv), i cili nuk njeh as etikën më të vogël të mirësjelljes, i cili vë mbi gjithçka interesin e tij, që mendjen e ka për të ikur në Korçë dhe bankun në Lezhë. Pluralizmi e gjeti dhe po e mban lezhjanin nën hijen e të paaftëve, nën aleancën e tyre të papërshkrullt. Nuk është faj i pluralizmit, ky! Është faj i vetë intelektualëve lezhjanë, të rinj e të vjetër, të cilët akoma nuk e kuptojnë se Lezha është e tyrja dhe jo e paaftësisë. Se Lezha kërkon fjalër dhe mendimin e tyre e jo të hipokrizive. Lezhjanët kanë mundësi të jetojnë më mirë.
Përse kryetari i Komitetit Ekzekutiv bën si të dojë? Kush e lë atë të livadhisë e të vendosë për fatin tonë, pra të Lezhës? Përveç qeverisë në qendër, atë e lë dhe të lërë paaftësia jonë për t’i vënë kufirin te «thana». E lë paaftësia e disa shefave të seksioneve të komitetit, të cilët vazhdojnë ta shohin atë si perëndi, si Zeus, që të heq nga puna ose të emëron ku të dojë. Mendësia e përuljes dhe frika e vendit të punës, tani me shkurtime e reja, i ka bërë ato dhe të tjerë, t’i thonë «parë» dhe «këni të drejtë» për gjithçka. Lezha nuk mbahet vetëm me djersën dhe kundërshtimet në favor të lezhjanëve, të deputetit Agron Dibra. Lezha nuk mbahet vetëm me mendimin dhe guximin intelektual të Tonin Çobanit, të cilët kurrë s’kanë menduar me kokën e Irakliut, por me të tyrën. Lezha kërkon të tjerë zëra; kërkon t’i bëhen më shumë shokë Agronit dhe Toninit. Lezha i duhet guxim për të dalë jashtë sikletit, ku e kanë futur të paaftët dhe matrapazët e veshur me pushtet partiak dhe shtetëror. Nuk është e ardhmja e Lezhës dhe e lezhjanëve, as Gjyl Brahimi, si kryetar i Këshillit popullor të rrethit, i cili është një drejtë e i ndershëm, por i paaftë për detyrën e kryetarit. As Pashk Smaci, i shquar për paaftësinë e tij si shef i seksionit të arsimit,...
Lezha nuk është as e disa punonjësve të tjerë të komitetit, të cilët dinë vetëm të firmosin në bordero në çdo fund 15-ditëshi. Nuk është as e disa drejtorëve allishverrxhinj. Lezha don të ardhmen e saj me njerëz të rinj, me bij e bija të saj. Dhe jo vetëm në moshë, por në mendime. Ka shumë shembuj
(vijon në faqen 3)
NIKOLLË LESI
NJA E DIKTATURIT DHE GRUAJA E TI
Në faqet e shtypit të përditshëm janë dhënë mjaft informacione mbi privilegjet e bllokut duke i ilustruar nga njëherë me anë të shifrave të dhëna nëpërmjet tabelave krahasuese. Por veçoi me së këto listë personash mungon rrënja e këtyre emrave, Enver Hoxha. Botohem të dhëna edhe shifra për Muho Asllanin, Lenin-ka Çukon, Simon Stefanin e të tjerë nxënës të bindur të Enver Hoxhës, ndërsa për presidentin e tyre, diktatorin Enver Hoxha, flitet më një frazeologji tangente, jepen shifra të ngjashme për mbajtjen e personalitetit të majtë ish-anëtarëve të byrosë politike të PPSH, ndërsa «pjesa e majme» nuk preket! Të gjithë jemi në nje mendje që pallati i tij trekatesh (n.q.f. nuk është vetëm fasadë) duhet të jetë dhoma, banjë, të cilat i janë shtuar banesës «së vjetër» të mëparshme, dhe numri i këtyre, ndërsa të tjerëve ju pasqyrohet mjaft qartë, për familjen Hoxha ...
për faktë reale. D.m.th. duhen fakte të atyre që kanë jetuar në këtë kohë, duhen dëshmi të atyre që kanë parë, dëgjuar, vuajtur dhe çifitur. Faktet jetojnë ende të gjalla midis nesh. Atëherë përse z. Nexhmije ka frikë nga e vërteta? Të mirat e Enver Hoxhës i dimë, se na janë trumpetuar ditë e natë për 45-vjet radhazi. Por medalja ka edhe anën e saj të mbrapme – menxyra e Enver Hoxhës. Kush mund të jetojë përgjëgjës kryesor përveç tij për vrasjen e patriotëve se nuk ishin vetëm të kuq, por zhdukje-shokësh ideali – shokësh «tradhtarë», burgosje e internimi të mijrave familje shqiptare, zhdukije varresh, varrosje shpirtërore personalitetesh, martirë nëpër këmbë të dinjitetit e sa, e sa të tjera mizori të kësaj natyre. Apo mos gruaja e diktatorit mendon se fakte të vërteta janë vetëm vëllimet voluminoze të burrit të saj, të botuar nga instituti i saj i famshëm, në të cilin ajo ishte drejtore?
Është pikërisht po kjo zonjë «e nderuar» që po në kongresin e 10-të pohon në mënyrë të dhimbshme që Enveri e ka tepëruar pakëz me luftën e klasave. Lind me të drejtë një pyetje: si ka mundësi që kjo grua diktatori të tallet në mënyrë kaq monstruoze me shpirtin e një kombi të tërë, të cilin e ka përçarë tej e tej me luftën vampir e civill? E klasave. Gruaja e diktatorit Enver Hoxha e quan këtë luftë «apokëzim?» Atëherë kemi të drejtë të mendojmë se kushifarë garatuan mendja e saj e mbrapshte në nocionin e fjalës «eprím».
Kërcënimet e z. Nexhmije Hoxha me anën e shtetit juridik për përpjekje kundrejt saj ngjajnë qesharake përballë fyerjes së përgjithshme që i ka bërë diktatori këtij kombi të strëmdhuar deri në rënim. Populli do të flasë gjithmonë me një fjalë qëllimbar, të cilin fjalorët e diktatorëve nuk e përmbajnë. Kjo fjalë është «E VËRTETA».
LUAN PENGILI
DY PROBLEME NGA NJË AUTOR
Pushteti lokal në paralizë
Ka mbi 8 muaj që këshilli popullor i rrethit Lezhë nuk funksionon. Për të qenë më të saktë, gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë asnjë mbledhje, kur me rregullore duhet të ishte mbledhur jo më pak se një herë në çdo dy muaj. Vallë nuk ka pasur Lezha probleme për t’i shtruar në organin më të lartë të pushtetit në rreth. Mendoj se ka pasur, bile mjaft të mëdha.
Bujqësia është në një situatë kritike; kudo janë rrëmbyer bagëtitë, ndarja e tokës është futur në rrugë pa krye, ka dëmtime në stallat e në objektet e tjera ekonomike. Afro gjysma e dyqaneve të tregtisë së fshatit janë grabitur. Shqetësime ka edhe në planin social.
Angazhimi i këshillit popullor të rrethit për këtë problem ka qenë tjetër do të kishte ndikuar në bashkimin e forcave në vënien më mirë në punë të këshilltarëve e kuadrove për kapërcimin e situatës.
Edhe diçka tjetër. Vërehet që disa kompetenca të këtij organi deri tani, në mënyrë të padrejtë, i ka ushtruar Komiteti Ekzekutiv. Konkretisht plani i buxhetit i rrethit për këtë vit zbatohet i pamiratuar nga këshilli popullor. Edhe për zbatimin e tij gjatë vitit të kaluar nuk është dhënë llogari dhe nuk është marrë miratim ligjor. Shkelje ka edhe me kuadrin. Disa nga përgjegjësit e seksioneve e të zyrave kanë lëvizur pa marrë miratimin në këshillin popullor të rrethit që i ka në emërtesa.
Këto qëndrime nuk kanë emër tjetër përveç paralizës.
K/komisionit plan-buxhetit në KP të rrethit
PREKË MIRAJ
Komitetit Ekzekutiv të KP Rrethit LEZHË
Ju vë në dijeni se përfundimisht jemi vendosur të tërhiqemi nga detyra e kryetarit të kooperativës bujqësore Balldre. Për këtë qëllim kam bërë 4 muaj që zyrtarisht e gojarisht kam kërkuar miratimin e transferimit nga kjo punë, por, me sa duket, kërkesa ime e ligjshme ra në një terren të zbrazët e të shurdhët.
Shkaqet e tërheqjes simë janë:
1. — Jo për fajin tim, në ekonomi janë akumuluar probleme të tilla që jam i pazoti t’i zgjidh. Ka në filluar me bagëtitë, kanë vazhduar e po vazhdojnë me objektet, me ndarjen e tokës dhe së fundi me marrjen e grurit nga ana e anëtarëve, duke vënë në diskutim bukën e popullit.
2. — Duke luftuar për zbatimin e detyrave e të vendimeve që vinin nga lart, kam dalë në opozitë me pjesën më të madhe të popullit. Kjo, për faktin se udhëzimet nga lart nuk i qëndrojnë kohës dhe nuk përputhen me realitetin. — Për këtë i kërkoj falje popullit.
3. — Kam pasur shumë pak mbështetje e përkrahje për të punuar. Kjo si nga Komiteti Ekzekutiv, ashtu edhe në bazë.
4. — Profesioni im është ekonomist finance (jo profil bujqësor), prandaj nuk ka asnjë logjikë që unë me banim në qytet, të vij të drejtoj bujqësinë në Balldre, në një kohë kur nga mëjaf specialistë të profilit bujqësor në punë e pa punë, qoftë edhe brenda fshatit. Shtazh i «militantizmit» për të cilën më dërrguat si ushtar i Partisë besoj se ka mbaruar. Si kam punuar këto vite në Balldre le ta gjykoje populli.
Përfundimisht ju vë në dijeni se duke filluar nga sot më datën 25.6.1991 unë nuk jam më kryetar kooperative. Merrni masa, ju lutem të caktoni njëri tjetër. Gjithashtu ju lutem që ditën që do prezantoni kryetarin e ri, të më njoftoni për të takuar popullin.
PREKË MIRAJ
SUGJERIM z. SABIT BROKAJ
• Nga konsult[a] në Shkodër
Më bëri përshhtypje, mendimi juaj për të ardhmen e shërbimeve mjekësore në spitale. Mendimi që, për të shtruar në spitalë, të paguajmë hotelin si dhe ushqimin, më duket i drejtë. Bile që duhet të vihet në zbatim, pa u vonuar. Porse për shërbimin farmaceutik nuk më duket i drejtë dhe i saktë sugjerimi që ilaçet në të gjitha farmacitë e vendit tonë të jepen falas me recetën e mjekut dhe paralelisht do të lejohen edhe krijimi i farmacive private. Si do të jenë këto farmaci private, kur, siç thatë, farmacitë shtetërore, do të sigurojnë gjithçka dhe aq më tepër falas për shtetasit tanë?! A s’ka një kontradiktë këtu, zoti Ministër, nga ana juaj? Se, do të ndodhe që të bëhen abuzime. Do të merren ilaçet falas nga farmacia shtetërore me recetë dhe do t’i shiten më lirë se sa çmimi i tyre real, farmacistit privat, ose do t’i jepen atij falas për t’ia shitur shtetasit.
Pra, edhe farmacia shtetërore ku do të jepen të gjitha ilaçet falas, edhe farmaci private, sikur nuk ka logjikë ekonomike kjo?!
B. SIMONI
LENIN’S BUST REMOVED IN LEZHË TOO
U HOQ BUSTI I LENINIT EDHE NË LEZHË
Pas Shkodrës dhe Tiranës, Lezha u tregua ndër të parat për të hequr çdo simbol të komunizmit dhe të ayre njerëzve, të cilët nuk i don, ose po i heq dhe zhduk edhe vendi i vet, i cili i ka lindur. Historikisht qyteti 2300-vjeçar i Lezhës ka qenë me Perëndimin dhe jo me Lindjen. Sistemi totalitar disa vjeçar i Enver Hoxhës na i solli edhe vendosi këto simbole të mprashtra që na lanë aq larg Evropës së zhvilluar.
A. MARKU