05/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 korrik 1991

VULA QË DO T’I VIHET 45-VITEVE QË KALUAN, DO TË JETË VULË EDHE PËR ENVER HOXHËN

Me SPIRO DEDE, Nënkryetar i Partisë Socialiste Shqiptare — Ju jeni ndër reformatorët kryesorë demokratë nga radhët e Partisë Socialiste (PP-së). A mendoni se baza e PS-së (sot PS) ishte me demokracinë pluraliste, apo gjithçka lindi nga PP-ja? — Kishte disa kohë që baza e partisë sonë kërkonte ndryshime. Kërkonte diçka tjetër, ishte mërzitur me monotoninë dhe skamjen. Ndaj lëvizja në forma e mënyra të ndryshme. Kurse ishte PD-ja ajo që e tundte dhe e shakatërronte përfundimisht burokracinë e PP-së. Është një meritat saj që kush do ta mohojë, bën gabim të madh. — Ju erdhët në kohë të turbullta, në një muaj sekretar i KQ të PP-së. Çfarë ndodhi kur doli në skenë publikisht dhe qartë PDP-ja? — Për të qenë sa më të sinqertë: e gjithë udhëheqja u tremb. Ç’bëhet? U thanë dhe shanin. — Si po e shpjegon rinia bukën që i është dhënë? — e nga ana tjetër nuk bën gjë për të mos i lënë pozitat e tyre disakër, pa e zgjatur, ajo çka bënë. i gjeti. Bile jo plotësisht. — Ç’mendim keni për Enver Hoxhën? — Enver Hoxha ishte drejtuesi kryesor i shtetit e i partisë; ishte ai që i bënte modelin e sistemit, me të cilin dështuam, ishte ai që shkallëzoi njeriun me luftën e klasave; ishte ai që mendoi për mbylljen në guaskë të Shqipërisë, ishte ai që preu dhe shkurtoi mjaft koka intelektualësh, ishte ai. — Çfarë emri i vini atij? — Vula që do t’i vihet 45 viteve — Përse nuk u diskutua më hapur në kongresin e 10-të për Enver Hoxhën? — Diçka u tha. Diçka u ndërmor. Kërkohet më tepër dhe publicitet të dilet, veçse Enver Hoxha është figurë komplekse. — A është normale që u likuiduan gjithë ato personalitete, duke filluar që nga Ymer Dishnica, e sidomos pas Cli-rimit me grupin e deputetëve? — Është krim. Unë, para Kongresit të 10-të shkafa disa mendime te “Zëri i popullit”, edhe për rehabilitimin. — Përse idetë tuaja nuk u vunë në bazë të raportit të Xhelil Gjonit? A nuk ju frikësoi, frikë apo mendimeve tuaja u vunë bërvylat? — Unë dola publikisht, në një kohë që pas pak ditesh do të fillonin konferencat e PP-së në rrethe. Ishte si një sinjal për të reflektuar jo për t’u ndikuar nga shoqata «Vullnetarët e Enverit». Por, megjithatë Kongresi e bëri njëfarë pune, në këtë drejtim Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo folën haptas dhe zgjedhja e Dritëro Agollit tregoi se reflektimi filloi për figurën e Enver Hoxhës. — Ka fjalë se dikush nga opozita zyrtare një dokument, ku vërtetohet që Enver Hoxha ka shitur Kosovën që gjatë Luftës. Pra, ia ka dhënë Titos. A mendojnë se mund të jetë e vërtetë? — Përderisa s’ka dalë publiku-sht, s’di ç’të them, porse në qoftë se vërtet dikush e ka atë dokument, bën mirë që ta publikojë sa më shpejt. Ndriçohet më mirë figura e Enver Hoxhës. — Nga radhët e PS-së ka anëtarë që thonë se po «tradhtohet ideali i m-l» (*), bile e kritikojnë udhëheqjen e re të PS-së. — Njeriu është i lirë të mendojë ta zgjedhë idealin e tij. Në qoftë se ka të tillë, atëherë askush nuk i pengon të krijojnë partinë e tyre m-l. Në qoftë se i ndjek ndokush këto lloj njerëzish le të vazhdojnë. Në kemi tjetër ideal; atë social ist. M-L e provuam. — Situr të krijohet partia m-l me (Vijon në faqen 3) NIKOLLË LESI

Kur do të shembet «MURI I BERLINIT» mes Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë?

Kurrë nuk u guxua gjatë 46 viteve të shkuara për të kërkuar shkatërrimin e këtij «Muri Berlini», kurrë nuk u ndërmorën hapa për të afruar dy pjesët e kombit në një të tërë, kurrë nuk u fol haptas në mbrojtje të Kosovës në OKB, përjashtuar Ramiz Alinë vitin e kaluar; kurrë... Për të qenë edhe më të saktë. Është folur për Kosovën, është folur për të drejtat e tyre, është kritikuar Serbia, porse deri këtu. Asgjë më tepër, asgjë për zgjidhjen politike, diplomatike dhe kombëtare. Frikë, mosdashje apo diçka tjetër shtyp e për ta përkrahur atë. Por tani, Kosova duhet të jetë, që është shpallur Republikë. Dhe brenda rregullave ndërkombëtare, me bisedime dypalëshe duhet të fillohet të diskutohet se si, në ç’mënyrë, etj., duhet shembur ky «MUR BERLINI» mes pjesëve të të njëjtit trung. S’duhet të ketë frikë Qeveria e përkohshme, as mosbesim në zgjidhjen e këtij problemi delikat, por të rëndësishëm. Ndoshta nuk arrin ta zgjidhë për kohën që do të qeverisë ajo, porse e pakta që të na prodhojë këtë çështje të drejtë mbarëkombëtare. AUTORI I SKANDALIT FINANCIAR PREJ 200 MILIONË DOLLARË U KTHYE NË TIRANË Pas kritikave në shtyp Dhimitër Gazha duhet të kthejë përgjigje publikisht rëndon për çka shkoi? Jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve që po ndodhin vitet e fundit në botë, sidomos në Evropë, pjesë e së cilës po kërkojmë të jemi ekonomikisht, politikisht... Shumë çështje janë zgjidhur e po zgjidhen me bisedime, me frymë paqësore dhe diplomatike. Në këtë kontekst mund të kujtojmë luftën e ethshme në të gjitha aspektet që u bë nga R. Federale Gjermane për tu bashkuar me pjesën lindore të saj. Dhe pas një kohe relativisht të shkurtër Gjermanitë u bashkuan. Për mendimin tim ishte zgjidhja politike dhe diplomatike më e rëndësishmja në këtë gjysëm shekulli. Duke mos harruar edhe zgjidhjen për Luftën në Gjirin Persik Mos do të na quajnë nacionalistë, serbër?! Mos do të na quajnë shiqiptaromëdhenj?! Le të na quajnë e të llomotitin si të duan e sa të duan. Tërë ditën dhe natën! «MURI I BERLINIT» kërkon që dikush t’i vërë kazmën, kërkon që dikush të gjejë një zgjidhje politike e diplomatike për dy pjesët e kombit tonë. Është e drejtë e vetë Kosovës nëse rri vetëm Republikë në vete apo bashkohet me Shqipërinë, është diçka që zgjidhet me kohën në kuadër të procesit të integrimit europian. Kufiri mes tyre do hequr që njerëzit të shkojnë e të vinë lirisht, që njerëzit ta ndjejnë veten të lirë si në shtëpinë e vet, që zërat e studentëve të Universitetit të Prishtinës të mos ngelen ... zgjidhjen për Luftën në Gjirin Persik gjatë këtij viti. Merita Amerikane kërkon piedestalin më të lartë. Xhorxh Bushi nderim më të madh. Po kështu bisedime janë bërë e po bëhen për bashkimin e dy Koreve, për Tajvanin me Kinën, për Qipron me Greqinë apo Turqinë, për... Vetëm Kosova ka mbetur jetimë, duke patur nënën tek dera e shtëpisë. Ajo i ngjan asaj femijës që qan e lëngon, kurse e ëma përballë saj vetëm fjalos me të, pa denjuar ta marrë në krahë, ta pajtojë, ta rrok në gjirin e saj. Kosova Republikë! Sa frikë është patur për ta thënë në këtë proces të integrimit europian. Kufiri mes tyre do herë- herë që njerëzit të shkojnë e të vijnë shtëpinë e tyre, ngelen zëra në shkretëtirë. Diçka do bërë, diçka do zgjidhur nga padrejtësitë e së kaluarës. «MURI I BERLINIT» do shembur! Kosova dhe Republika e Shqipërisë të jenë ose si dy republika motra përballë njëra tjetrës, ku të hyhet lirshëm, ose... pa u trembur, do menduar për zgjidhje tjetër. Duke marrë eksperiencën e Helmut Kolit në Gjermani. Të mos trembemi se mos na quajnë shqiptaro­mëndhenj! ALBAN MATI

Në emër të fëmijërisë së ikur.

Funddiktaturë. Funddiskriminim. Fundshtrypje. Fundshkatërrim. Funddënverizëm. Fundposthkrim. Fundinternim. Fundkomunizëm. Fundinterim. Funddinasti. O zot, si shumë! E pas gjithë këtyre fundeve të pareshtur tmerrësh, njeriu i çngjyrë shqiptar larton liritë. E si mund të ndodhë ndryshe vallë, kur mbi të gjitha fundtmerrët e botës njerëzore ngrihet madhërisht e sfidant fundshekulli? Perdja e rëndë dhe e zezë e aktit fundit të tragjedisë shqiptare po bie. Po shembën muret që për gjysmëshekulli me radhë mbajtën më këmbë një diktaturë shtazarake. Shqipëria nga një burg «modern» për shtetasit e saj, tani është... O zot, a është e lirë Shqipëria? Mbi truallin shqiptar po lind një robëri e re, por jo fort e dukshme. Një skllavëri e re, por veshur me ngjyra të reja mirësjelljeje. Në Shqipëri po lind robëria e tmerrshme e fëmijëve! Brishtësia e jetës, fëmijët janë të lodhur mjaft nën diktaturë. As viti i ri, as shtatë marsi, as 1 qershori, as tetë nëntori, nuk i gëzuan kurrë fëmijët shqiptarë. Liri fëmijëve! Fjalma i dashur lexues nostalgjinë e shfrenuar të fëmijërisë! Fëmijërisë që u nda prej nesh me hapa të rëndë burri. Fëmijërisë që befas u mplak një mëngjes vjeshte dhe iku. Fëmijërinë që mbeti rrugëve në vapë e pluhur, lyer dhe poshtëruar nga diktatura në në misionin e saj të zymtë dhe zhbërjen e fëmijës. Sa thellë ka hyrë diktatura në gjokset fëmijërorë. Edhe nëse do të shihnim ëndërr, na këshillohej që të shihnim vetëm «atin dhe shpirtin» tonë, Enver Hoxhën. O zot! Po pellumbat? Po engjëjt? Po lodrat? Po këpucët e reja? Po vajzat e lagjes? Në anë të rrugëve ku parullat — farsa janë shkulur si dhëmballë të krimbura të një përbindëshi, shoh i trishtuar fëmijët e sotshëm. Larg lodrave, larg personazheve të mrekullueshme të librave, larg botës së çudirave, mbytur në një botë të urrët trishtimi e ankthi. Kur do të dalim nga diktatura? Po ata ende s’e dinë se diktatura ka punuar për 47 vjet me radhë për robërinë e tyre dhe ia ka arritur qëllimit. I ka skllavëruar. Diktatura u ka dhënë fëmijëve bagëtinë në vend të ëndrrës; lodhjen në vend të lodrës. E si mund të jetë ndryshe sot në kaosin e madh që e ka futur politika e mbrapshtë totalitare fshatin e sotshëm. Shteti monist e ka (Vijon në faqen 2) MARASH MIRASHI

Pse e gjetët këtë kohë për të dhënë dorëheqje

Letër shoqërore zotit PREK MIRAJ. Së pari dua të falënderoj për dorëheqjen. Jo se e ke të justifikuar, por se po më përmbush mua një edhe për 2 a më shumë vjetësh, kërkesën time që kam shprehur në kur u bë kryetar kooperative dhe «Rilindjen demokratike»: «zot nuk e refuzuat atë detyrë, përkundrazi e filluat si shumë kuadro të sistemit socialist të tipit të PP-së; tani do të lejojmë në shtyp dhe dha dorëheqje, së paku një... një bri...; shpatë... Dhe ja, më së fundi me shpatë në fillim, që pastaj po lexuam se një kryetar kooperative qulli thoshte: «Prisni se akoma nuk na paska dhënë dorëheqje, Shumë e ke pirë ujin... Edhe ju akoma bukur. Edhe pak dhe do të mësohen nuk e kisht pirë ujin e Balldrenit, dhe kokat e mëdha. Përpara se të kur ju prisste shpata për të bindur ... së Balldrenit e të kooperativave përgjithësi, dua të them ... nuk duhet të kishe gjetur tamam këtë kohë për të dhënë dorëheqje. Të gjitha argumentet e tua që për- dor sot, mund t’i kishe përdorur edhe para 2 a më shumë vjetësh, kur ke qenë kryetar kooperative dhe kuadro të sistemit socialist të tipit të PP-së; po me shpatë në fillim, që pastaj po- ... Unë do të thosha se për fajin tuaj janë akumuluar problemet dhe se «ke qenë i zoti t’i zgjidhësh». E vërteta është se, jo vetëm në kooperativën tuaj ka probleme. Ato tani po dalin në të gjitha kooperativat e në gjithë Republikën. Por është dhe fakti se Shqipërinë nuk e çoi zot(i) deri këtu, por njerëzit, udhëheqja. Po kështu dhe kooperativën e coi kryetari, kryesia. Nuk dëshir-oj që në këtë letër të merrem vetëm me ty, por edhe me kooperativa të tjera se edhe kryetarët tjerë mund të japin nesër dorëheqjen. Populli sulmoi stallat e blegtorisë. Pse? Ishte puna e dobët e juaja, shokë kryetarë të kooperativave. Ishit ju kryetarët e kooperativave që muratë të parët lopët, edhe pse... shumë probleme në ekonomi dhe se je i pazoti t’i zgjidhësh. (Vijon në faqen 2) GJOVALIN GJELOSHI

Shtëpitë që na u morën padrejtësisht, kërkojmë të na kthehen

Në vitin 1951 në fshatin Shënkollë jetonim në shtëpinë tonë të cilën e patëm ndërtuar me djersën dhe mundin e të gjithë pjestarëve të familjes. Quditërisht në këtë vit, si një rrufe në kohë të mirë, na vjen urdhëri nga DBP që të largohemi nga shtëpia e të intern-ohemi! U habitëm, porse hajde të bëjë nazë. Kërbaçi priste me gjithë fëmijë. Pra, u larguam. Shtëpinë më madhësisi 16x13 metra na e morën pa të drejtë e pa shpërblim. As nuk u denjua që ndokush të na jepte të drejtë. U internuam në stallat e bagëtive të Beg Kadri Kecit. Në shtëpinë tonë, fillimisht DPB dhe dikush tjetër, sollën familjen e Osman Jonuzit. dhe Maliq Jonuzit. Ne na lanë deri në vitin 1960 tek Beg Kadri Keci. Pranë shtëpinë tonë nuk e patëm «fat» ta kishim si strehë. Në të banuan Ndue Prendi dhe Zef Prendi. Më pas ardhën Zef Gruda. Në vitin 1955 sollën familjen e Gjin Fufit dhe Pren Çelës, duke bllokuar shtëpinë me madhësi 8x13 metra. Rreth muajve të parë të vitit 1960 çliruan disa dhoma te shtëpia jonë. Pjesën kryesore e mbanin të sipërpërmendurit. Prapë vazhdojnë ta mbajnë. Shtëpia ka qenë dhe është e jona ligjërisht. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që shtëpiat të cilat na i morën padrejtësisht të na kthehen përsëri. Bile, të paguhen edhe qiratë e banesës ose nga ata që banojnë brenda, ose nga shteti. Le ta zgjedhë gjykata. Çdo zgjidhje tjetër, veçse e komplikon zgjidhjen dhe situatën e krijuar për këtë problem. Jemi 28 veta nga familja jonë që jetojmë si në mjerët, kurse në pjesën tjetër të shtëpisë jetojnë familje që nuk kanë dërhur një pikë djersë për shtëpinë. Po iu drejtohemi juve, si redaksi gazete, pasi paralelisht do ta kërkojmë edhe në gjykatë e prokurori. Por mendova ta bëjë publike, pasi ka edhe familje të tjera në rreth, pak a shumë në ngjashmëri me hallin tim. LUIGJ NIKA Shënkollë

Një robëri e re po lind. Ndihmë fundshekulli!

NË EMËR TË FËMIJËRISË SË IKUR. Funddiktaturë. Funddiskriminim. Fundshytpje. Funddiskriminim. Fundnderverizëm. Fundposhtrim. Fundinternim. Fundkomunizëm. Fundinternim. Funddinasti. O zot, i dënuar të vuajnë më gjatë se askush tjetër pasojat e diktaturës. Po fëmijët shqiptarë për dhjetra breza me radhë janë lodhur majft nën diktaturë. As viti i ri, as shtatë mar- Në emër të fëmijërisë së sotme. Në anën të rrugëve ku parullat —