06/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 shtator 1991

ROMA - QYTET I PERJETSHEM

TE NJOHIM ITALINË ROMA - QYTET I PERJETSHEM Roma — qytet i përjetshëm, kënaqësia e quajtur romanët qytetin e tyre. Ndërsa nuk zë vendin e parë për qytetet turistike, Roma përsëri tërheq 6 milion turistë në vit, të cilët vizitojnë kryeqytetin e Italisë. E quajnë të tillë sepse vetë italianët e konsiderojnë atë si kryeqendra qeveritare, ndërkohë që Firence është kryeqendra e artit, Torino — kryeqendra industriale dhe Milano kryeqendra bankare dhe e bursiste. Nëqoftëse do të kërkonim në fazat e historisë romane fillesa e këtij qyteti do t’i gjenim tek legjenda midis dy vëllezërve, Komi dhe Romuli, të mbetur jetimë e të rritur me qumështin e një luaneshe, të cilët ndërtuan këtë qytet. Kjo legjendë nxiti skulptorët romakë të mendonin luaneshën, saqë ajo është bërë lloj embleme për romanët. Zërat e lashtësisë i bashkangjisin emrit të Romës emra të dëgjuar perandorësh, Neroni, Cezari, Juliani; emrin e lavit legjendar Spartakut, emrin e poetit, Virgjilit e historianit Ciceron. Mbi qytet vula e lashtësisë është madhështore. E pra asnjë turist nuk ka humbur rastin për të parë mrekullitë 2400 vjeçare, Koloseumin, amfiteatrin romak ku ndesheshin gladiatorët. Është ajo një vepër e çuditshme ende në këmbë me gjithë shembjet që i kanë mbetur nga super. Gjurmët e lashtësisë gjenden kudo, në katakombe të famshme, varrezat e nëndheshme të galeri, kishat e mbradha ku rilindasit e mëdhenj Mikelanxhelo, Da Vinçi, Xhato etj. hodhën penelat apo daltat mjeshtrore. Në një rrugë të Romës gjendet edhe bujtina e varfër që priti Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun gjatë fushatës përtej detit. Sot kjo rrugë mban emrin e tij. Roma është qyteti kryesor i provincës së Lacios në të cilën banojnë 5 milion banorë prej të cilëve 3,7 milion banojnë në Romë. Roma shtrihet në krahun perëndimor, pothuajse në qendër të Italisë, mbi 7 kodra dhe e përshkuar nga lumi Tezëra që derdhet në detin Tirren. Në mes të Romës, si në asnjë qytet tjetër të botës, ndodhet shteti i Vatikanit që përbëhet nga Katedralja e Shën Pjetrit, ndërtesa Papale, biblioteka, banka dhe kopshtet e Vatikanit. Ky shtet u krijua më 1929 mbi një sipërfaqe rreth 1 km² ku banojnë më pak se 1000 vetë krejtësisht të pavarur nga Italia. Në qendër të Romës ndodhen shehshe shumë të njohur nga turistët e huaj e vendas si sheshi i Venecias, sheshi i Garibaldit, i Spanjës, i Çezarit etj, mbi të cilat ngrihen vepra skulpturale me vlera të pallogaritshme artistike, si kolona e Sovanëve, etj. Institucionet shtetërore në Romë janë ngritur mbi godina antike me vlera artistike të cilat ruhen me kujdes dhe janë monumente të kulturës. Nën ligj të paprekshëm për t’u prishur apo modifikuar, ashtu siç ruhet e gjithë qendra e Romës e quajtur qyteti antik. Kështu qeveria është vendosur në pallatin Kurinale, presidenti në pallatin Kixhi, ministria e jashtme në pallatin Farnezina etj. Duke qenë qytet me trafik të dendur e rrjedhimisht me ndotje të madhe shjell që gazrat e 3 milion veturave që qarkullojnë në ditët të veshin muret e ndërtesave dhe skulpturave të tjera. Turistët e huaj nuk mund të lënë pa parë Harkun e Triumfit të perandorit Kostandin apo rrugën APP-ia të ruajtur nga lashtësia, ndërtesat e universiteteve si dhe aeroportet e dëgjuara «Fiumicin» dhe «Civita Veshia». Ndërsa qytet i pushtetit, Roma është edhe një qendër e madhe artistike e dëgjuar si-domos në prodhimet kinematografike në qendrën «Çimiçita» që është një qendër më produktive në botë bashkë me Hollivudin dhe Londrën. Është e natyrshme që një qytet si Roma të ketë dhe përfaqësuesit e vet të denjë në fusha të ndryshme. Kështu në politikë mund të përmendim kryeministrin Andreoti, në artin kinematografik Sofia Loren, Raf Valone, Marcelo Mastrejani, në muzikën e lehtë Klaudio Vila e Antonela Vedit etj. Ja, pra me pak fjalë kjo është Roma, e lashtë dhe Roma moderne. MAJLINDA GAZULLI

150 mijë dollarë firojnë për një licensë

Është kritikuar disa herë drejtor ia e NG-së e fabrikës së miellit, (të cilën e ka në varësi) për cilësinë e dobët të miellit. 100 ton shërbelë nuk i jepet rrugë për firmat jugosllave. NG e Lezhës paralizohet për faj të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme. ALBIMPEKSI si në kohën e monizmit. Është kritikuar disa herë drejtoria e NG-së e fabrikës së miellit, (të cilën e ka në varësi) për cilësinë e dobët të miellit. Porse, kjo vjen nga se ka mbi 8 vjet që nuk i është bërë shërbim kapital fabrikës. Makineritë janë të stërvjetruara. Nga ofiçinat tona mekanike asnjë ndihmë e saktë. Atëherë, me këtë gjendje, kërkohet një rrugëzgjidhje. Drejtori i saj një inxhinier i zoti dhe këmbëngulës, Fran Tusha, ka gjetur një shteg nga ka mund të përfitojë ndërmarrja. Ka hyrë në bisedime me «Industria Impaksi» e Titogradit që t’i shesë 100 tonë shërbelë, të cilën e ka mbi dy vjet në magazinë, jashtë standartit. AGROEKSPORTI në fillim, e tani ALBIMPEKSI siç kanë zgjatur dorën e shpejtimit nga falimentimi. Atëherë u gjend rruga nga Titogradi. Për këtë duhet përgëzuar ky drejtor. Por… pengon licensa nga ALIMPEKSI ose nga Ministria e Tregtisë së Jashtme për këtë lloj tregtie. Nga kryetari i degës së bimëve në Ministrinë e Ushqimit, z. Masar Këllici, i është dhënë leja për licensë kësaj ndërmarrjeje, kurse organet kompetente pengojnë. Me qëllim apo moskorrektësë?! Me sa duket do të jetë e para! I thonë afro 150 mijë dollarë humbje vetëm nga mosdhënia e licensës. Me këtë shumë, siç na shpjegon drejtori, mund të bëjë rikonstru ksionin e plotë të fabrikës, porse edhe mund të sjellë pajisje elektroshtëpiake me çmime të ulëta për familjet e punëtorëve të ndërmarrjes. Licensa! Një fjalë ogurzezë, e cila i del në ëndërr drejtorit. Në çdo tentativë për të kontraktuar i thuhet: Licensa, licensa! Pvesim: Përse të mos zbresë kjo kompetencë (për disa ndërmarrje) komitetit (ekzekutiv të rrethit? Po ky problem është edhe për 3000 copë lëkura gjedhi, derri, të imtash, etj. të cilat dergjen magazinave të ndërmarrjes, duke u prishur, pasi ndërmarrjet kontraktuese nuk i marrin. Ç’bela! Prajë licensa nga dikasteri i min’strisë së Tregtisë së Jashtme. Nga kjo humb ndërmarrja, fshatari, dhe ekonomia në tërësi. Zotërinj të Qeverisë së Stabilitetit! Mos i lini licensat vetëm në qendër, pra në Tiranë. Jepuni më tepër frymëmarrje rretheve në kompetencat e tyre. A. MATI

ISMET ZUSI PËRGJENJESHTRON THASHETHEMNAJEN RRETH TIJ

Në zyrën e redaksisë ra zilja e telefonit. Ngrita receptorin. Aktori Ismet Zusi fliste nga ana tjetër e telit, duke ftuar doemos dikë nga gazeta të bëjë një bisedë me të lidhur me thashethem-najën e përhapur rreth tij, si kryetar i vullnetarëve të Enverit në Lezhë. Në zyrën e redaksisë ra zilja e telefonit. Ngrita receptorin. Aktori Ismet Zusi fliste nga ana tjetër e telit, duke ftuar doemos dikë nga gazeta të bëjë një bisedë me të lidhur me thashethem-najën e përhapur rreth tij, si kryetar i vullnetarëve të Enverit në Lezhë: — Zoti Ismet, a jeni vërtetë anëtar i shoqatës së vullnetarëve të Enverit? — Hej bela! Sa herë në ditë më duhet t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje tundese?! Unë nuk jam anëtar i asnjë grupimi politik, parti apo shoqatë qoftë ajo. Aq më tepër, i shoqatës famëkeqe të vullnetarëve të Enver Hoxhës, që për mendimin tim s’kish pse të krijohej në Lezhë. Lezha nuk është as Gjirokastër, as Skrapar dhe as Përmet… — Si mund t’ua mbushësh mendjen për këtë lexuesve të shumtë dhe opinionit lezhjan, çfarë argumentesh u jepni në dorë atyre në mënyrë që të bëheni i besueshëm? — Një grup veteranësh, agjitatorë të P.P.-së si Avni Saliu, Nikollë Ndreu etj. të ndodhur aksidentalisht në zyrën time, me nxitjen, që përpara zgjedhjeve të 31 marsit të bëni një anketim, në mënyrë që të provonin se sa mund të ishte numri i njerëzve që do të votonin për P.P.-në. Këtë fletë-anketim ata e quajtën «Bashkimi i veprimtarëve vullnetarë të Enverit». Këto lista, një ditë pas zgjedhjeve, u dogjën, pasi ato e kryen funksionin e tyre. Që të bindet lexuesi që unë kam qenë një kohë turku në këtë mes, si kryetar shoqate, është mosvajtja ime në takimin me Ramiz Alinë. — Si e ndenjit veten teksa thurej kjo thashethemnajë? — Në fillim nuk i dhashë rëndësi… Hosh­tja duke e ditur të vërtetën edhe për karakter, sepse në fund të fundit thashethemet në fushatën elektorale u bënë modë dhe unë jam kundër modave politike. Si artist nuk preferoj të merrem me politikë. — Cili është mendimi juaj për Hysni Milloshin? — Nuk e njoh personalisht dhe asgjë nuk më lidh me të. Kam këtë mendim për personin e tij: Nëse të gjithë lumenjtë shkojnë drejt detit, ai shkon në të kundërt. Tamam si ajo historia e gruas me burrin. Gruaja i thotë burrit: lumi shkon sipër. Burri kundërshton: lumi shkon poshtë. Gruaja nuk i mbushet mendja. Atëherë burri për ta vërtetuar këtë e fut gruan dhe e hedh në lumë. Njerëzit vrapojnë drejt rrjedhës së lumit për të shpëtuar gruan, ndërsa burri u thotë atyre: mos kërkoni poshtë, për mendjen e saj të pakta, duhet ta kërkoni sipër. Bisedoi: M. MIRASHI

KOMITETI I PARTISË SOCIALISTE NË LEZHË - PARK TAKSISH

Vetura, kjo fjalë magjiplote, në Lezhë u ka bërë magji edhe socialistëve të cilët flasin për barazi sa për modë rinovuese. Me këtë drejtë liderët socialistë në rreth vazhdojnë të kenë monopolin e tyre mbi veturat e ish shefave të P.P-së? A nuk vret keq kjo? E pra në Lezhë, tani janë konsoliduar disa parti e shoqata. Mjafton të thuash se Dega e partisë demokratike, shëtit fshatrave me një rangallë; Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Agrare, ecin më këmbë. Bile nuk është aspak çudi që këta të fundit kur një ditë të hyjnë rastësisht në veturat e socialistëve, rrezik se do të paguajnë edhe bileta, pasi Komiteti i Partisë Socialiste i ka kthyer të tria veturat që trashëgon nga «njëra» e saj P.P. në taksi, për të përballuar rrogat e instruktorëve puno-socialistë. Veç për diçka duhet të jemi koshientë: Sapo veturat-taksi të komitetit ndalojnë pranë këmbëve të qytetarëve hallexhinj, ata brohorasin — Rroftë komiteti i taksive socialiste! MEHMET TURKU

Gazetangrënësi i Tiranës

Në skaj të sheshit «Skënderbej», aty ku ndodhet trafiku i dendur i gazetave, pranë berberëve, u gjënd një njeri në gjëndje ekstaze, rënë përmbys mbi trotuar. Ishte një skenë vërtetë e trishtuëshme. U bllokua lëvizja e autobuzëve, veturave private dhe shtetërore. Njerëzit i harruan punët e tyre dhe vajtën e rrethuan të sëmurin, i cili përpëlitej, e herë pas here, klithte trembshëm. Një gazetare që u gjënd aty afër e quajti fatkeqin, «viktimë të dhunës së organeve të sigurimit të shtetit». Fatkeqit që klithte, iu shpif një vesh tjetër: lëvizte dorën dhe e çonte tek barku. Një çast, nuk klith më. Njerëzit u alarmuan prej kësaj dhe e hypën të sëmurin në një veturë me targë 00TR007 dhe e dërguan në spital. Mjekët që e kishin marrë vesh ngjarjen nga një radio e huaj që fliste shqip, ishin tepër të preokupuar për këtë. Pasi bënë të gjitha egzaminimet mbi të sëmurin, nuk arritën dot asnjë rezultat për të thënë. Kur gjithshka ishte mbështjellë në mister, tek i sëmuri u vu re diçka: Tek barku i sajoheshin ‘tashepari’ ca kodra të habitshme si në një frymëmarrje përbindëshi. Mjekët, unanimisht vendosën të ndërhynin në rrugë kirurgjikale. Pasi ata e kryen këtë veprim, vunë re se në stomakun e tij, rrinë re gjitha gazetat e ditës të bëra shuk. Kësisoj u hodh pak dritë mbi misterin… Gazetarët Thoma Gëllçi, Napoleon Roshi, Musa Ulqini, Petro Dhimitri, Luan M. Rama, Pellumb Bataj, Gjovalin Gjelo-shi, Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj, Hamdi Jupe, Bedri Islami, Filip Çakulli etj., po ziheshin, shtyheshin e kacafyteshin me njëri tjetrin në stomakun e fatkeqit, duke i shkaktuar dhimbje vdekjeprurëse atij. Mjekët ia nxorën ato shpejt e shpejt, ndërsa pacienti, sapo u lehtësua e u përmend, për habinë e të gjithëve, tha: Më jepni të ha një gazetë!

URIM PËR DITËLINDJE ADELINA IVANAJT

URIM PËR DITËLINDJE ADELINA IVANAJT Sot me rastin e ditëlindjes të uroj jetë të gjatë dhe të lumtur, fillim të mbarë të vitit shkollor dhe suksese! FËRDINAND NIKA

SIMBIOZË

Në barkun tim Djali dhe shenjtë Rrinë. Dhe veç hanë! EDMOND KAÇELI