06/12/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 dhjetor 1991

CILI GJAKES E NDJEK NGA PAS SHQIPTARIN

...SE DHIMBJE PËR TOKËN Shqipëri, ka qenë e një shkretëtire, veçse jo një shkretëtirë me dunat e rërës si është Shkretëtira e pafundme e Saharasë, por akoma, kur mendon se shqiptari po e sajon vetë shkretëtirën mbi të. Në fushat pjellore kudo nëpër vendin tim, ka mbirë vajtueshëm vetëm bari, aq sa të ngjan se Shqipëria është një fis i madh ku çdo i tij kanë hyrë në kullat e ngujimit duke pezulluar edhe vetën e tokës, për faktin se një fis tjetër gjakës, i ndjek, i ndjek... e vjen e bëhet kaq e besueshme kur herë-herë, shikon duke punuar vetëm gratë. Po cili fis vallë e ndjek kështu ditë e natë shqiptarin dhe s’e lë t’i shkelë tokën e tij?! Thonë se fshatari shqiptar «ka rënë në gjak» me fisin e parlamentarëve! Po ky nuk është «gjaksëri» i vetëm i tij. E ndjek nga pas politika marramendëse, loja e partive, fushata reale në prag, e mbi të gjitha, Ligji i ri për Tokën, e kësoj, fshatari harron të bëjë atë më të rëndësishmen, atë që ka kuptimin e të gjitha gjërave: Mbjelljen e tokës, duke nënshkruar që tani urinë e vitit të ardhshëm. Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar, por të sjellësh ndërmend sentencën e njohur «ç’të mbjellësh do korrësh». Pak ditësh, tek udhëtoja me një mikun tim pedagog në Universitetin Bujqësor të Perugias, vura re se ai hidhte sytë tej xhamave tek shihte tokat djerrë, zinte kokën me gisht. Mbi djerrinën e fundvjeshtës... Më kërkoi t’i shpjegoja diçka: Përse?! Pse?! Edhe mua më erdhi të qaj. Dëshiroj që i nderuari pedagog italiane, të mos ketë parë tek unë, pikërisht atë që unë shoh sot në çdo mëngjes, atë pamje të pambjellë: Mesazhinin e dhimbjes së nësërme. Refrenin nënë-bir! Dua bukë! E bukë kërkund, kërkund, veç ashkla, ashkla dhe bari i thatë i dhjetorëve të vjetshëm... Ditët e dhjetorit po kalojnë. Toka bujqësisht lëshimin e funksionit fare. Nesër do të jetë tepër vonë. Pasnesër s’do të kemi më... Tjetër pasnesër... mos e thëntë zoti. Ndërsa në kahjen tjetër të trupit të partive arrin kulmin. Gazetat lulëzojnë. Nostalgjikët e dikurshmit e gëzohen barit mbi fushat djerrë dhe si nëpër mjegull u kujtohen fjalët e atit të tyre shpirtëror: «Do të hamë bar...» O zot ç’po ngjet?! Fati luan me ne. Në luajmë me fatin. Kush është vallë? Cili është gjakësi i shqiptarët? Cili? Të nderuar politikanë! Heshtni, mos u grindni! Ua kërkoj këtë veç për njëzet e katër orë! Të zbresim të gjithë bashkë dhe të hedhim farën në tokë. Ajo po na pret. Ta bëjmë këtë! Ju siguroj se vetëm atëherë keni bërë një politikë të vërtetë; politikën e mësuarit të nesërm, që të fill tek fjala që s’ma do mendja të jetë shqiptare. Ndihmë ushqimore... humanitare. MARASH MIRASHI

DEBAT ME RAMIZ ALINE

— Bisedë me studentin Gjok Vuksani, nënkryetar i komisionit të grevës i pranishëm në takimin me presidentin — — Gjok, meqenëse nuk na u dha mundësia të ndigjim nga afër takimin tuaj me presidentin, diçka nga gjykimi yt për këtë takim. — Ne shkuam te presidenti për t’i parashtruar kërkesat tona si njeriu që mban aktualisht postin më të lartë të shtetit tonë. Takimin e nisëm me kritika, sepse presidenti nuk lejoi të merrnin pjesë gazetarët e televizionit dhe gazetari i «Flladit». Ai na u përgjigj: «Me drita, pa drita, në aneks ose në dhomë të pritjes, kjo nuk varet nga ju. Kjo përcaktohet nga unë. Unë nuk e pranova televizionin. Ju jeni miq...» «Ndërkohë një student ia ktheu: «Zakoni i shqiptarit e ka se po të hyri miku brenda, gjysma e shtëpisë është e mikut». Pra takimin e nisëm me tension. Dhe kështu vazhdoi për rreth 1 orë. Më kujtohet se në fillim të takimit ai tha: «Shpejt, vetëm 20 minuta kohë kam». Pastaj i parashtruam kërkesat tona. — Mund të na jepni ndonjë pasazh nga këto replika? (vijon në faqe 4)

Një zë njerëzor

— MEDITIM PËR NJË TELEFONATË MINISTRI Shpesh kam bërë në vetvete krahasime të ndodhive të sotme me ato të djeshme. Të gjithë kemi qenë mësuar me mjet. Të dridhet dora të trokisje në zyrë drejtorësh. Të takoje ish-sekretarin e parë të PPSH-së ishte një «kënaqësi» që s’e kishte fat gjithkush!... Të dilje në ndonjë fotografi me ndonjë ministër në ndonjë uzinë a fabrikë ishte një fat i madh. Po sot? Bie zilja e telefonit. Ngrej receptorin. — Urdhëroni! — them unë. — Jam Ministria e Kulturës, më përgjigjet një zë gruaje. Foli ministri! Në çast se ndjeva, të them të drejtën. Mos kishte ngatërruar numrin... Ç’lidhje kishte Ministri i Kulturës me Bankën e Bujqësisë e Zhvillimit? Këto më shkuan shpejt e shpejt ndërmend, teksa prisja të dëgjoja për herë të parë në jetën time në telefon një zë MINISTRI! Përse merrte? Kë kërkonte? Si duhet t’i përgjigjesha? Ç’ton do të kishte zëri i tij? Harrova për një çast se jam në vitin 1991. — Jam Preç Zogaj. Alo, Martin si je, si je? ... vitin 1991... — Jam Preç Zogaj. Alo, Martin si je, si i ke nga shtëpia? ... telefon Ministri për hallin tuaj. Ata ndërruan çehrre. Ja, këto foli Ministri në telefon. Krejt njerëzisht. Ai edhe në bisedë telefonike ishte krejt njeri. MARTIN LEKA ... Ka shumë herë që më kanë ardhur disa fshatarë nga Torovica. Duan të blejnë lopë, por kërkojnë kredi nga Banka... — Unë u kam thënë se do të bisedoj me punonjësit e Bankës në Lezhë rreth orës 11°. Po pati mundësi dil e folu atyre sa aty do të jenë... Ula receptorin dhe shoh që ora ishte fiks 11°. Dalë e thërras 5 emra dhe ato të gjithë ishin pas derës së zyrave të Bankës. Ju thashë se foli në telefon Ministri për hallin tuaj. Ata ndërhynë çehre. në bisedë telefonike ishte krejt njeri. MARTIN LEKA

Dr. KASTRIOT ISLAMI PËRBALLË VIKTOR MARTINIT

Në një mjedis takohen për herë njëri-tjetrin, kryetari i parlamentit shqiptar dr. Kastriot Islami dhe nënkryetari i organizatës së të burgosurve politikë Viktor Martini. Në bisedë e sipër dr. Kastriot Islami i thotë Viktorit: «Të bësh zotë Viktor, të gjithë ata që janë të persekutuar nga regjimi enverian, p.sh. unë kam pasur një xhaxha të dënuar me 6 vjet brugim... Atëherë Viktor Martini përmes humorit të urtë shkodran i drejtohet bashkëbiseduesit: Po t’i referohem logjikës punisto-socialiste, sipas jush, na del se edhe vetë Enver Hoxha ka qenë i persekutuar nga regjimi enverian, pasi është pikërisht ky regjim, që i ka pushkatuar atij kunatin...

Kërkoj një minutë shtesë në revistën televizive

Okupacioni i çdo familjeje është i veçantë. Po të gjithë fëmijët. Po ku gatuhët? Mirë është lajmet e televizionit radhit delegacionet dhe shtetërore. Ky hyri e... Ata do të shkojnë e do vijnë. Intesë të shuhen... Tekste para... ve vetëm sa lihen e rastit: «Pritja ka atmosferë të ngrohtë ...» Për ndër të delegacionit u shtrua edhe një darkë në hotel «Dajti». Këtu merr fund kronika dhe pikërisht këtu fillon kërkesa pikërisht zotërinj të TV: Të shohim njëherë atë darkën e shtruar në hotel «Dajti»! Vetëm një minutë! Dhe aq. Gjersa TV është transparent(i) përse të mos shtojë edhe një minutë në televizistë për këtë pritje me dreka dhe darka!? ZEF PERGEGA

NAPOLEON ROSHI

noton në shtypin grek Në këtë numër menduam të botojmë me shkurtime shkrimin e Napoleon Roshit «DIMRI I FTOHTË I SHQIPËRISË DHE DORA E NGROHTË E GREQISË», botuar në gazetën greke «TO VIMA», me 24 nëntor të këtij viti, duke patur bindjen se diskreditimi më bindës është vetëdiskreditimi. Ftojmë lexuesit që në numrat e ardhshëm të shprehin mendimet e tyre për shkrimin e ish zëdhënësit politik të KOPPSH-së, demo-deputetit z. Roshit dhe më gjerë për çështjen kombëtare. REDAKSIA E kuptoj shqetësimin dhe indinjatën e miqve të mij grekë në Tiranë, Janinë, Athinë. Si është e mundur më thonë ata që Greqia mirëpret 200 000 shqiptarë, me ndihmat humanitare vishen kaq shqiptarë, që i jep jetë tregut të Tiranës dhe qyteteve të tjera me produkte ushqimore dhe industriale që mungojnë fare në dyqanet shqiptare për shkak të paralizimit të ekonomisë, dhe megjithëkëte shtypi është i mbushur me sulme kundër Greqisë. Do të përpiqem të jap disa sqarime. Mendoj se jam njeri i ekuilibruar, nuk vuaj nga ndjenja shoviniste as kundër çamëve siç më akuzojnë nga mëngjesi deri në darkë gazeta «Çamëria», ajo fashiste «Kombi» dhe ajo komuniste «Zëri i popullit». Si demokrat, jam i mendimit se çështja e çamëve duhet të diskutohet dhe të zgjidhet në frymën e Helsinkit. Njëkohësisht jam kundër zgjatjes së kufijve deri në Prevezë që janë në kundërshtim me aktin e Helsinkit. Kam mbrojtur dhe mbroj të drejtën e minoritetit për arsim, për radio dhe shtyp në gjuhën amtare. Të drejtën për punë dhe liri komunikimi, për një jetë të qetë dhe të sigurt, për ushtrimin e të drejtave fetare. Ne, minoriteti, jetojmë prej shekujsh në tokat tona (fshati im Polican ka një histori mijëvjeçare) dhe do të jetojmë, sepse janë tokat e të parëve tanë dhe të prindërve tanë. Çdo nxitje keqdashëse, nga ajo në goftë, rëndon popullin e minoritetit i cili pret me padurim demokracinë, mirëkuptimin e mira dhe porta të hapura me Greqinë. Mendoj se me qëndrimin e tij humanitar popu-lli grek i shërben në mënyrë të paimagjinueshme minoritetit të tij në Shqipëri si dhe miqësisë e bashkëpunimit në marrëdhëniet midis dy vendeve. Gjithashtu fakti se 15 000 myslimanë kanë marrë viza për në Greqi (harron Napoleoni këtu se qeveria greke ia ka kthyer dhe në ortodoksë), nuk duhet të kaloje pa u vënë re. Çfarë do të ndodhte në Shqipëri sikur për një moment të ktheheshin këta 100-200 mijë shqiptarë që punojnë në Greqi? Çfarë do të ndodhte me tregun bosh pa këtë hyrje të mallrave kryesisht nga Greqia? E kuptoj pezmatimin e drejtë të punëtorit grek. Hyrja e refugjatëve jo vetëm nga Shqipëria u ul ditën e punës. Megjithatë populli grek me zemërgjerësinë e tij të njohur nuk do të hezitojë t’i japë dorën fqinjit të tij i cili kalon ndoshta periudhën më të vështirë të historisë së tij. Të gjitha këto forca që përmenda e bëjnë këtë dimër të vështirë dhe të pasigurtë për Shqipërinë, që qoftë se shtojmë dhe anarkinë dhe varfërinë bëhet akoma më e qartë drama që kalon sot fqinji i Veriut, Shqipëria, brenda kësaj drame populli shqiptar ka nevojë për dorën e ngrohtë të miqësisë dhe të fqinjësisë. Ka nevojë për më shumë mirëkuptim. Shqipërisë nuk e përfaqësojnë ata dhjetë dhe njëzet hajdutë dhe kriminelë që ju kanë krijuar probleme, por ata dhjetëra mijëra shqiptarë që më sjelljen dhe punën e tyre të ndershme mundën të fitojnë zemrat tuaja. Zoti ju bekoftë për humanizmin tuaj. (Amin z. Roshi. — Shën. ynë).

LEXONI NË FAQE 3:

intervistë e poetit përkthyesit dhe publicistit të njohur, Rudolf Marku