10/01/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 janar 1992

TE VONUARIT, NDOSHTA, S’DO TE GJEJNE ME VENDE TE LIRA NE SHQIPERI

Intervistë e botuesit italian zotit NIKOLA GRAUZO dhënë NIKOLLE LESIT Këto ditë vizitoi Shqipërinë afaristi i njohur italian Nikola Grauzo. Ai erdhi për të biseduar dhe bashkëpunuar posaçërisht me TV dhe gazetën e pavarur «Koha jonë». Zoti Grauzo zotëron dy stacione televizive, dy stacione radiofonike dhe gazetën më të madhe në Sardenjë të Italisë. Gjithashtu ai është aksionar kryesor i gazetës më të madhe në Poloni, e cila botohet me 250000 kopje në ditë. — A mund të na thoni diçka rreth karrierës tuaj dhe si e hodhët vështrimin nga Shqipëria • harruar prej vitesh? — Po e nis me një proverb popullor shqiptar: Rasti është mbret i botës. Gjendem këtu krejt rastësisht, i ftuar nga disa miq të mij shqiptarë. Natyrisht për bashkëpunim me to. Duke patur jo pak eksperiencë me vendet e Lindjes, sidomos në Poloni, erdha me shumë dëshirë për të ndihmuar miqtë me përvojën time. Unë kryesisht, jam botues gazetash. Posedoj stacione radiotelevizive private; zotëroj pjesën vetkonsumimi. — Sapo e vizituat qytetin bregdetar të Lezhës. Përshtypjet, ju lutem. — Mund të shprehem vetëm për natyrën e mrekullueshme që keni, pasi për qytetin në brendësi nuk arrita ta vizitoj. Me bindje, theksoj, se është një qytet i privilegjuar nga natyra. Me një bregdet mahitës, e me një kënetë të bukur pranë, shpresoj se këto burime të rëndësishme natyrore të vihen së shpejti në shërbim të njerëzve tuaj. avantazhin se jeni vetëm tre milionë njerëz. Një shtytje tjetër drejt jush është faktori kulturor. Pata rastin këto ditë të njihja njerëz të kulturave si Ylli Pepon, Agron Çobanin, drejtor i RTV, etj, të cilët mund të punojnë në çdo vend të botës. Pa përjashtuar gazetën «Koha jonë». Por më vjen keq që takova edhe njerëz, të cilët nuk e duan punën dhe quditërisht, këtu në mes të Europës, ekzistojnë mendësi orientale. Kjo më çudit dhe më shqetëson. Ndoshta këto 47 vjet diktature ka rrezik të kenë krijuar kushte objektive për rrënimin e njerëzve në dëshirën për të punuar. Por një sistem i ri me pjesën më të madhe të gazetës së Varshavës dhe kam aksione në shumë shoqëri të ndryshme italiane. ErdHa në Shqipëri për se po shihet qartë për lëvizje, pra ka interes. Siç e thatë edhe ju pak më parë gjatë drekës që shtruat për nder të ardhjes time në Lezhë, në Shqipëri duhet të vijnë firma të fuqishme e ato të jenë të parat. Të investojnë për këtë vend, por edhe të fitojnë për llogari të tyre. Të vonuarit, ndoshta, s’do të gjejnë më vende të lira. Por kjo nuk varet nga investimet që do të bëjnë të huajt, por si do të lëvizë qeveria juaj. Atëherë do të ketë vend për investitorë edhe botues. Për mendimin tim duhet që njerëzit t’i kthehen punës. Është e vërtetë që njerëzve duhet t’u krijosh mundësinë të punojnë, por unë nuk mund ta kuptoj se si mund të paguhet pa punuar me një ligj absurd, të cilin e mësova këtu, pra me 80 për qind qindësh! Kjo i demotivon njerëzit për punë. — Në ç’raport janë gazetat e pavarura me gazetat partiake? — Tek ne ekzistojnë gazetat partiake, por askush nuk i lexon, veç atyre që i botojnë! Në Itali populli lexon vetëm gazetat e pavarura, por fatkeqësisht edhe ato, jo të gjitha, janë jo të pavarura. Përfundimisht për gazetat e partive mund të them se ato janë një farë vetëshërbimi dhe shërbimi të nga natyra. Me një bregdet mahnitës, e në tuaj. — Një pyetje intime: Sikur të ishit në moshën e rinisë cilin profesion do të zgjidhnit? — Do të bëja të njëjtën gjë që bëj edhe sot. Nuk përpiqashtoj më ndjesinë që të isha këngëtar, siç kam qenë në rininë time. Kam qenë me një ndër grupet e para të Rokut në Itali. Natyrisht në rrethana të ndryshme njeriu mund të bëjë zgjedhje të ndryshme. — Sikur të kishe në këtë tavolinë të gjithë kryeredaktorët e gazetave të pavarura të Europës Lindore, cilin do të zgjidhje. Natyrisht e kam fjalën për gazetën të cilën përfaqësoni? — Nuk është se do të zgjidhja mes një shteti dhe një tjetri. Kur vendos të bashkëpunojë me të huajt studioj më parë kushtet politike dhe ligjore në përgjithësi. Mendoj se me Shqipërinë këto kushte bashkëpunimi po krijohen. Për mua ka rëndësi edhe njerëzit me të cilët bashkëpunoj. Kudo ka njerëz të aftë, e të paaftë, duke përfshirë edhe Italinë. Shqipëria më intereson si fushë bashkëpunimi më shumë se vendet e tjera, pasi, pa dashur t’ju fyej ju, këtu gjithçka duhet nisur nga zeroja. Niveli i gjithçkaje është më i ulët se në të gjitha vendet e tjera, por përsëri theksoj se këni arrita të nga natyra. Me një bregdet mahnitës, e në tuaj. — Vizita juaj është si një «Lamtumirë» dhe largim përgjithnjë apo një mirëupafshim!? — Unë, shpresoj që ndarja jonë, pra me ju dhe gazetën e pavarur «Koha jonë» të jetë një «mirëupafshim» dhe asnjë mënyrë «Lamtumirë»! Mundësitë për një bashkëpunim janë. Edhe rezultatet do të gëzojnë juve dhe mua. Besoj se s’mund të shprehem më qartë! Do të shtruj bashkëpunimin tim në fushën e radiotelevizionit dhe të gazetarisë, ndoshta edhe në fushën botuese. Në marrëdhënien me gazetën tuaj, si fillim, do t’ju jap një aparat kompjuterizimi me anën e të cilit ta përgatitë gazetën, këtu në Lezhë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e gazetës, shpejtësinë e daljes së saj, sepse gazetat në Shqipëri në pikëpamjen tipografike janë mesjetare. Përveç përmbajtjes së gazetës për lexuesin ka rëndësi cilësia e faqosjes, e shtypit, e fotografive, etj. etj. Paçi suksese, siç keni deri më tani, si gazeta e parë e pavarur shqiptare! Lezhë më 5 Janar 1992

ORA 24.00 E NATËS SË VITIT TË RI TREGoi SE KUSH JANË FIRMAT PRIVATE

Pas reklamës disa ditore të bërë nga TV për përshëndetjen e Vitit të Ri 1992 në TV, të gjithë kujtuam se shumë 100 mijë lekë nuk do të përbënin problem për firma të ashtuquajtura nga po ky TV «të fuqishme». Firmat «ADA» «Iliria Holding» mendohej se do të hanin njëra-tjetrën në shumat e derdhura në TV për të përshëndetur kush o kush në Shqipëri. Më saktë: Ato janë aq të varfëra për Vete, sa kanë ardhur të fitojnë në Shqipëri. Gjithë natën udhëtoi nga Dibra një drejtor firme, i panjohur deri tani, dhe dua lagu firmave të fuqishme shqiptare apo shqiptaro-franceze, shqiptaro-italiane apo… Kjo tregoi se ç’firma kanë ardhur deri tani Vete, sa kanë ardhur të fitojnë në Shqipëri. Lëri se ç’thanë ato nëpër intervista apo në TV para dhjetorit

Ka humbur përfaqësuesi i një firme kosovare

Që prej datës 2 dhjetor 1991 ka humbur përfaqësuesi shqiptar i firmës kosovare «KONJUHAJ CILM». Zoteria në fjalë ka patur për t’u paraqitur në gjykatën e rrethit të Lezhës që nga dhjetori i vitit të kaluar. Pra ka kaluar më tepër se një muaj. Që prej datës 2 dhjetor 1991 ka humbur përfaqësuesi shqiptar i firmës kosovare «KONJUHAJ CILM». Zoteria në fjalë ka patur për t’u paraqitur në gjykatën • rrethit të Lezhës që nga dhjetori i vitit të kaluar. Pra ka kaluar më tepër se një muaj. Firma që ai përfaqëson vazhdon të akuzohet nga ndërmarrja e tregtisë dhe nga seksioni i tregtisë së rrethit për: 1) Ndërrim destinacioni të përdorimit të lokalit. 2) Për mosfurnizim me produkte dhe lënien bosh të lokalit të marrë me qera për të ushtruar veprimtarinë. Akoma nuk është paraqitur në gjykatën e rrethit të Lezhës për të kryer (apo për tu interesuar) veprime në kundërshtim apo në përkrahje të padisë. Zoteria quhet, a më mirë shpresojmë të quhet, ARTUR GINAJ, me detyrën e përfaqësuesit shqiptar pranë kësaj firme. Nuk disponojmë të dhëna për veshjen apo për parqitjen e jashtme të personit në fjalë, as seksioni i tregtisë, as gjykata dhe as redaksia e gazetës «Koha jonë». Të dhëna nuk disponohen gjithashtu as për nënshkruesin e kontratës zotin MUJ KONUJHAJ, i cili sipas gjasave ka kohë që nuk ka shkelur në Shqipëri për të parë të paktën mbarëvajtjen e punëve tregtare të firmës së tij. Duke u nisur nga ky shqetësim i ligjshëm, seksioni i tregtisë së rrethit Lezhë u bën thirrje, nëpërmjet gazetës «Koha jonë» të gjithë atyre personave që rastësisht mund të bien në gjurmët e ndonjë përfaqësuesi të kësaj firme të na bëjë menjëherë të ditur adresën e saktë të personit. Ose, brenda mundësive, të marrë një foto të cilën pastaj mund ta përdorim për të kërkuar firmën nëpërmjet televizorit.

NË NUMRIN E ARDHSHËM:

1. Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Preç Zogaj. 2. Shqipëria, fushë e minuar. (Nga MARASH MIRASHI) 3. Fushata e zgjedhjeve në prag, asnjë votë PS-së. (Nga ALEKSANDËR FRANGAJ)

NDËRIM SHTËPIE

Kam dy dhoma dhe kuzhinë në lagjen «Gafurr Muço» të qytetit të Lushnjës. Dua t’i ndërroj me dy dhoma e një kuzhinë në qytetin e Lezhës. Vendi nuk ka rëndësi. Për sqarime të mëtejshme drejtohuni pranë redaksisë së gazetës «Koha jonë». I interesuari