17/01/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 janar 1992

Përshëndetje prof. dr. Berisha

Me doktorin jam takuar vetëm njëherë, ballë për ballë, për një intervistë në lidhje me artikullin: «Zoti President ose zoti Berisha në bankën e të akuzuarit». U prezantuam jo këndshëm, pasi nuk besonte se kryeredaktori i gazetës «Koha jonë» është 28 vjeç, por vetëm 50 vjeç! Kështu e kishin gënjyer doktorin disa pseudodemokratë të Lezhës. Dhe ai me atë përshtypje kishte mbetur, pra me idenë se Nikollë Lesi ka punuar afro 25 vjet komiteteve të partive! E megjithatë ka rrugë të ndryshme drejt demokracisë. Ai në të tijën, unë në të timen. Secili e mendonte demokracinë sipas ideve së tij. Doktori vazhdonte akoma me mitingje. Pamvarësisht se doktori tjetër, zoti Pashko, kërkonte TAVOLINËN, pra bisedën. E megjithatë u desh takimi i ditës së dielë me simpatizantët e PD-së. U tregua diplomat dhe gjakftohtë. Natyrisht, demokrat. E shikoja tek fliste për të drejtën e rinovimit të gjithsecilit, për zbatimin e përpikët të ligjit për tokën, për koston e lirë të bisedës në tavolinë, për intelektualët, etj dhe mendja më shkonte te Gramoz Pashko dhe Preç Zogaj. E shikoja Berishën dhe gjithsesi u mbusha me besim se edhe liderët e partive kanë të drejtën e rinovimit. I dhashë të drejtë Zogajt që kishte thënë se nën peshën e diktaturës së Enver Hoxhës nuk kishte mundësi të rriteshin politikanët e mirëfilltë dhe demokratë. Gjithsesi edhe lideret e sotëm të partive akoma s’e kanë mbaruar kursin e plotë të të qenit politikan. Doktor Berisha, për mendimin tim, e dha provimin, duke treguar se është edhe diplomat. Përgëzime të sinqerta, doktor! NIKOLLË LESI

JO KULTEVE

Faktkeqësitë që e ndoqën shqiptarët nga pas në jetën e tij, bënë që ai, siç e përshkruan Kadareja, i hollë, i fortë, të bredhë vazhdimisht maleve me pushkën e tij të gjatë. Vërshuan mbi shqiptarët, me radhë, pushtimi romak, pushtimi otoman, Lufta e parë Botërore, mbretërimi i Zogut, Lufta e dytë, pushtimi komunist. Të gjitha këto rrahën si një kamxhik vigan mbi supet e tij të zveshur. Këtë; vështirësi e pengesa, nëpër të cilat kaloi populli ynë, nuk mund të kalonin pa lënë gjurmët e tyre serioze negative në moralin dhe ndërgjegjen e popullit tonë. Gjatë këtyre luftërave, të cilat ushtruan presion psiko-fizik, populli ka ndjerë dhe ka patur vazhdimisht nevojë për udhëheqës, prijësa, mbretër e komandantë. Në shumicën e rasteve ata kanë treguar të aftë të udhëheqin popullin nëpër shtigjet historike të kohës dhe kanë lënë gjurmë me aktet e tyre. Populli ynë, më shumë se çdo tjetër e ka ndjerë mungesën e lirisë. Për këtë arsye, ai i dashuruar pas saj, u ka vajtur pas me bindje dhe vetëkritikë-kim udhëheqësve tek të cilët ka parë mishërimin dhe mundësinë e realizimit të ëndrrave të tij të gjata dhe torturuese. Ky fat social, politik e ekonomik ka ndikuar dhe ka qenë një klimë e përshtatshme për formimin e kompleksit të inferioritetit ndaj «të parit». Ky kompleks ka jetuar vazhdimisht në ndërgjegjen e shqiptarëve. Nëse do të përmendja një sërë njerëzish që kohë pas kohe kanë udhëhequr popullin ose një masë të caktuar në të kaluarën, do të thosha se secili prej tyre, kush më shumë e kush më pak e kanë merituar dhe justifikuar besimin e tij. Por po t’i hedhim një sy kohës më të vonë, konstatojmë të kundërtën. Krijimi i idhujve dhe ekzistenca e psikologjisë së kultit tek ne, në këto 50 vjetët e fundit, ishte një epidemì vdekjeprurëse që solli përveç të tjerash edhe humbjen e personalitetit e të individualitetit të njeriut. Komunizmi dhe socializmi i praktikishtë shqiptare, sllavë etj., sollën zhveshjen e njeriut prej moralit dhe prej ndërgjegjes. Enveri dhe kompania e tij ishin një olimp absolut që kishte të drejtë të vendoste mbi jetën sociale dhe private të individit. Parrullat orale dhe vizive që mbretëronin dhe mbillnin zi mbi male, kodra, pallate, komitete, furra buke, maternitetë, shkolla e kudo ishin një farsë makabre që i shërbeu më së miri krijimit të kultit të E. Hoxhës e të PP-së. Ky kult dominonte mbi jetën e njeriut, mbi jetën dhe mbi çdo paskudjen e tij. Nga të gjitha këto, më të këqijat, më të dëmshmit dhe më të turpshmit qenë «idhujt e rrejshëm» të cilët u përfaqësuan denjësisht nga (vijon në faqen 2) ALFONS ZENELI

Çmimi poetik

Në këtë kohë të ngarkuar me politikë dhe varfëri, por edhe me shpresa të mëdha për të ardhmen e bukur, poezia vjen dhe ulet mes nesh si balsam për shpirtin, duke na fisnikëruar paprerë, duke na bërë më tepër njerëz. Redaksia e gazetës sonë, duke respektuar kërkesat përkthyesit poetik, këtë art kaq fin, kënaq dhe magjep­sës, duke respektuar këngëtarët bujarë të shpirtit — poetët, shpall me modestinë ÇMIMIN POETIK «NDOC GJETJA», i cili është i vlefshëm për letërsinë deri në moshën 25 vjeç. Letrarët e rinj që dëshirojnë që me poezitë e tyre të marrin pjesë në garën poetike për fitimin e këtij çmimi duhet të sjellin në adresën e redaksisë sonë nga një cikël me jo më pak se 15 poezi të daktilografuara në dy kopje me shënimin: Për konkursin. Konkursi mbyllet më 29 shkurt. Pas kësaj date nuk pranohen më cikle. Në përpunimin e materialit të sjellë në redaksi, do të punojnë poetë të rinj, anëtarë të redaksisë sonë, të cilët do t’i paraqesin jurisë së përbërë nga poetët RUDOLF MARKU, PREÇ ZOGAJ dhe AGIM ISAKU 10 ciklet poetikë më të mirë, prej nga do të dalë edhe fituesi i ÇMIMIT. Fituesi i këtij çmimi do të shpallet në numrin e datës 13 mars të gazetës KOHA JONË, ku do t’i publikohet cikli me poezi, si dhe një jetëshkrim i shkurtër. Përveç kësaj, autorit fitues do t’i dhurohen të gjithë librat poetikë të poetit Ndoc Gjetja si dhe vlera modeste materiale prej 1500 lekë të reja. Tëra ndërmarrje poezinë! Mirëse vini! Ndoc Gjetja ka ardhur që fëmijë në qytetin e Lezhës dhe ka punuar, mësuar e jetuar aty deri në moshën 35 vjeçare. Sot punon si redaktor i revistës «SPEKTËR». Është ndër nën­ësit e parë të Shkollës Moderne të Poezisë Lezhjane. Autor i tetë vëllimeve poetike. Poet me individualitet të spikatur poetik. Një zë krejt origjinal në poezinë e sotme shqiptare. Natyrshmëria, transparenca, raportet koncize mes sendeve dhe dukurive të dhëna bukur këto në poezinë e tij, e bëjnë poetin tepër të dashur për lexuesin. Nga libri i tij i fundit KTHIMET po shkeputim:

Gramoz Pashko ka lindur i vdekur

Gjatë vizitës së fundit në Bankok, Dr. Gramoz Pashko me Gencin, autoritetet Tajlandeze për t’i naquar miqtë e largët i shtetën në një qendër muzeale e turistike. Shumë i quan për të parë varrezat nuk venë në varrezë vitet e plota? Bankokut. Dr. Pashko, habitet me fakt: Mosha e njerëzve në fotografi nuk korrespondonte me atë shkruar në pllakën e mermerët. P.sh. kishte foto pleqsh dhe foshtë, e vitit i lindjes me vitin e vdekjes kishin diferencë nga 10 deri 30 vjet. — Nuk po arrij të kuptoj ç’është — i drejtohet ai Gencit. — As unë nuk po marr vesh gjë! — ... ia kthen Genci, duke rrudhur supet. — Shoqëruesi tajlandez, që mesa duket e kuptoi shqetësimin e tyre, u shpjegon se në Tajlandë njerëzit nuk venë në varrezë vitet e plota që kanë jetuar por vetëm ato vite që kanë kaluar në lumturi të plotë, mes një luksit të madh, duke harxhuar një pjesë të tyre. Ndërsa po shpjegonte shoqëruesi, Dr. Pashko i drejtohet Gencit: Nuk e di ç’mendim ke ti Genc, por kur të vdes unë do t’ia lë amanet profesor SalIut që mbi varrin tim të më shkruhet: GRAMOZ PASHKO LINDI I VDEKUR. DASHNOR KALOÇI

NAPOLEON ROSHI KËRKON VITET E PUNËS NË «ZP»

Ditën e hënë, në ora 10°° në zyrën e kryeredaktorit të «Zërit të Popullit» Përparim Xhixha, vajti për të biseduar për vitet e pensionit ish-kryeredaktori i «RD»-së Zoti Napolon Roshi. Nëpër redaksi u përhap lajmi se Napoloni kishte kërkuar të vinte në punonte në «Zëri», e vde thoshte se të plotësonte vitet e pensionit. Megjithatë Përparim Xhixha, si mik i tij, i bëri një nder: Nuk e la që të paguante makinën e shkrimit, të cilën nuk e kishte dorëzuar qëkur punonte si gazetar për problemet ndërkombëtare në «Zëri». Ndërsa për tre muajt që i duhen për të plotësuar vitet e pensionit Napoloni mund t’i plotësojë në «Kombi» te Astrit Nuri, në «Koha jonë» ose në Qendrën Ndërkombëtare të rinisë. D.K.

Kontradita midis Nano – Pëllumbit

... rëzuara nga PD-ja. Ndoshta është luftë për pushtet partiak, ndodhta është një lojë e zakonshme e socialislativë. Megjithatë, duke parë se edhe Ismail Lleshi në larguan nga detyra e kryetarit të grupit parlamentar të PS, sapo fjalët tendenca për mon vatur, u arrit akordi të kthehë nga Nanos, ka mundësi që edhe këto të rradhë të fitojë F. Nano. Ndërsa Pëllumbi do të detyrohet të «fluturojë» në ndonjë ambasadë në vendet Perëndimore. Praktikë e njohur e PP-së, kështu që edhe PS-ja, si bijë e saj, u rinun zakonin. Sherri ka marë. Myrvet se në të është i zoti Nanaja të eliminojë kundërshtarët e tij brenda radhëve të socialistëve. B. SOKOLI

KUR MË JEPET E TERA QENIA JOTE

Ti je kaq e bukur sa më jep të py:es: «Çfarë më je ti? Njëri apo art?» Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris se para teje zbehet çdo varg. Ti je poezia. Të tjerat janë proza. Ti je poezia që s’bëhet dy herë, ti je frymëzimi që më dhehu dhe bota më duket e tëra e larë me diell. Kaq ditë ti ecën përkrahun me mua, ditë e përditë ne rrimë kaq pranë sa që më e dashura fjalë «Të dua» u bë e zakonshme si buka që hamë. Kur më jepet e tëra qenia jote marr botën në dorë dhe të fshëhata ja di dhe puthe përsëritet e bëhet si kopje them gjëra të mëncura që s’kanë poezi. Prandaj iku e më ler deri në mbrëmje ose largohu një javë se vij e të marr unë dua të jetoj me mungesën tënde, të krijoj pa ty në vetvete një hall. Më duhet një bosh që kërkon të mbushet, më duhet një gjemb që nga brenda më ther, më duhet të krijoj një dimër pa halle, më duhet të të dua edhe një herë. Përgatitën: M. MIRASHI, A. ZENELI

Teksti i faqes ngjitur, pjesërisht i dukshëm dhe i prerë: «… i lin…», «…për…», «…organ…», «…pistolet…», «…M…», «…të …», «…gjegulla…», «…bërë…», «…disa…», «…të …», «…A.Z.»