25/01/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 janar 1992

LETER IMPORTI PER BIJEZAT E «ZERIT TE POPULLIT»

● Revista «SOT» dhe gazetat «24 orë» e «KRISTAL» të cilat varen nga PS-ja, shtypen në letër të bardhë importi, ndërkohë që për gazetat e tjera nuk ka as letër të cilësisë së tretë të fabrikës së letrës në Lezhë. Ku e marrin dhe kush ua jep atyre? …orit të madh të gazetave, kohët e fundit iu shtuan edhe ca «zëtha» tinëzarë që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Jo për faktin e brendësisë së tyre, por ajo që i shqetëson njerëzit është letra e një ku(aliteti) tepër të lartë në të cilën ato shtypen. Tamam si ajo me të cilën u shtyp pirgu i kuq i veprave të Enver Hoxhës. Këto gazeta «bijëza» të ZP-së kanë dalë në skenë të thonë fjalën e tyre, pikërisht sot, në kohën e një krize totale për letër, ku gazetave të tjera, për mungesë letre të cilësisë së tretë u është privuar e drejta e daljes. Fushata elektorale në prag. Në heshtjen gazetar(c) është përfshirë edhe ZP-ja(!) (mbase po bën pushim nga rruga e mundimshme), por ka kush e thotë fjalën e saj, bile me letër importi! Mos vallë, kjo letër ka qenë e rezervuar për veprat e të ndjerit në institutin e ML-së i cili vazhdon të shkruajë edhe pas vdekjes, por që pluralizmi ia hoqi të drejtën e botimit?! Pra, fakti se paska letër të cilësisë së mirë, denoncon rëndë justifikimin e qeveritarëve socialistë për mungesa tekstesh shkollore dhe për mungesë botimesh artistike. Ndërkohë që nëpër sirtarët e shtëpive botuese presin të botohen tash sa kohë korifejtë e letërsisë shqipe dhe asaj botërore si Noli, Fishta, Dostojevski etj, ZP-ja pjell bijëza të reja në «nepelena» me letër importi, për të predikuar «demokracinë socialiste». KOLË KUNORA Student Kush e stimulon anti-ligjin edhe ZP-ja(?) (masë p... nga rruga e mundshme), Student

KA HUMBUR SHTETI SHQIPTAR

Sipas agjencive të lajmeve, më në zë të Evropës në Shqipëri, ka humbur prej disa kohësh vogëlushi i quajtur Shtet Shqiptar. Humbja e tij ka ndodhur menjëherë pas marrjes së certifikatës foshnjore si pjesëtar i familjes së dëgjuar Evrop[a]. Një nga familjet më në zë të kohës sonë. E shqetësuar për këtë humbje të papritur familja Evropa njofton të gjithë miqtë dhe dashamirët e saj për këtë humbje në çdo anë të dhimbshme. Fëmija Shtet Shqiptar humbet në një kohë kur e gjithë familja i kishte sytë tek ai. Dhe kjo është gjëja më e habitshme. Dyshohet se në humbjen e tij ka dorë vetë Shteti Shqiptar. Megjithatë familja Evropa paraqiti në redaksinë e gazetës «Koha jonë» disa karakteristika të tij kryesore. Karakteristika të përgjithshme: Shtet i Evropës Lindore. I ndërtuar dhe i ushqyer sipas modelit jugosllav, rus, kinez dhe paksa shqiptar. I lodhur, i raskapitur, rakatik. I mangët si nga trupi ashtu edhe nga koka. Për sa i përket kësaj të fundit, pra kokës, nuk jemi të zotët të përcaktojmë një kohë të saktë, pasi u ndërron një në dy tre ditë. Pra është Ekscentrik, i papunë kronik. I uritur deri në dhimbje. I sulmuar në të gjitha anët prej qarqeve shoviniste fqinjë, por pa ditur se ku ndodhet. Shenja të veçanta. Eksod nga toka, deti dhe ajri. Shurdh, memec përherësh, veçanërisht përballë sulmeve diplomatike të fqinjëve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe përballë zërit të nënshtetasve të tij, të cilët, sipas të dhënave, e kanë thirrur aq shumë përpara se të humbiste në mënyrë të papajtueshme. Por ai, pa marrë në konsideratë zërin e tyre përsëri ka humbur. Shenja më e veçantë e tij, që e mund ta dallojë nga pjesëtarët e tjerë të familjes, është ylli në ballë. Sqarojmë se ky yll i ka mbetur trashëgim nga babai i tij. Përsa i takon të jatit familja nuk është në gjendje të përcaktojë qartë identitetin, megjithë hovin e madh që ka marrë zhvillimi i shkencës gjenetike vitet e fundit. Ku duhet të sillet Shteti Shqiptar? Në rast gjatjeje të mundshme të fëmijës në fjalë, familja Evropa i lutet gjetësit që ta marrë përdore dhe ta udhëheqë në rrugën e tij. Mundësisht deri në vendin e vet të përhershëm dhe të paracaktuar nga Zoti, në jugperëndim të gadishullit Ballkan. Ai që do të ketë mirësinë të bëjë këtë gjesht fisnik do të shpërblehet me miqësi të përjetshme nga nënshtetasit e të humburit Shtet Shqiptar. Për sektorin e Humbjeve në Evropë EDMOND KAÇELI

Përrallë e orës së vonë në televizion

Për herë të parë pas kaq e kaq vitesh, televizioni ynë e theu mitin e orës fikse të transmetimit të përrallave kaq të dashura për fëmijët. Përveç orës transmetuese duhet theksuar se ndryrruan edhe protagonistët edhe telespektatorët. E premte 17 janar 1992. Ora 21. Nën ekranin gri shfaqen fytyrat e eksituara të përrallëtarëve H. MILLO-SHI, RAZI BRAHIMI dhe IRAKLI BILLA. Ata të tre, treguan bashkërisht një përrallë të mrekullueshme me marksistë-leninistë të shquar. Diku në një cep të përrallës u shfaq papritur edhe Enver Hoxha... socializmi fitimtar etj., etj., U përmend edhe një 16 vjeçare, komuniste e orëve të para të mbetura të këtij fundshe-kulli... Aty nga mesi i transmetimit, përralla e bëri efektin e saj: Telespektatorët i zuri gjumi! V. M.

Kush e stimulon anti-ligjin në Shqipëri?

SHQIPËRIA NË RRJEDHAT E SPONTANITETIT. LIGJI TEK NE KA VEÇ VLERA MUZALE. ANTI-LIGJI (OSE MË SAKTË) LIGJI I RRUGËS ËSHTË I GJITHË PUSHTETSHËM. Duhet pranuar (megjithëse me dhimbje) se Shqipëria përditë e më tepër po zhytet në rrjedhat e spontanitetit, anarshisë e ligjit të rrugës. E kjo është në antitezë të plotë me atë ç’ka kërkojmë, me atë për çka luftuam e po luftojmë. me DEMOKRACINË E VËRTETË. Simptomat e kësaj sëmundje të rëndë e të rrezikshme për një komb a shtet duken qartë kudo; Në treg përmes pasigurisë dhe krimit. Në treg me matrapazët e hajdutët bëjnë ligjin, me çmimet në stratosferë. (Ato kanë bërë tanimë monopol të tyre edhe bukën, ushqimet, ndihmat humanitare e pothuajse gjithë gjërat e domosdoshme për jetesë). Në zyrat e qeveritarëve e partiakësh të qendrës e të bazës ku mbizotëron cinizmi, hipokrizia, karrierizmi, matrapallëku e lufta e bërrylave. Aje për çdo gjë mund të punohet me përkushtim, veç për të mirën e popullit, atdheut, e kombit; kurrësesi jo! Pasi i përjeton të gjitha këto, në një mënyrë a në një tjetër, secili natyrshëm mund t’i lindë pyetja: Kush e stimulon anti-ligjin në Shqipëri? Përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk është aq e thjeshtë. Pas kësaj përgjigje zbulohet si me magji mendimi ekstremist i shumë prej tyre (që me meritë a pa meritë) kanë sot në dorë mjetet e informimit masiv (pra u manipifikohen fjala, mendimi, ideja). Kjo radhë njerëzish (ekstremistë pra) të veshur me petkun e pushtetit parlamentar, qeveritar apo partiak, pas një lufte të ashpër e tepër të përgjakshme nga maja e karrigeve ku i ka vënë rasti, apo më saktë, nga bregu ku i nxori dallga, ashtu krejt papritur bien në «konsensus» dhe vendosin ligje, rregulla, e bile shpallin edhe dekrete të cilat (na ndjefshin zoti), tek ne, sot, kanë veç vlera muzeale. Kjo luftë debastesh të pafundme, e shpifesh paskrupull për njeri-tjetrin në seancat parlamentare, mbledhje qeveritare e partiake shuhet krejt papritur sapo ato bien në «konsensus» për të ndarë mes tyre felën e fitimeve që u sjell karriga. Ekstremistët më të mëdhenj deklarojnë me një art oratorik të një shkalle mjaft të lartë në emër të interesave të larta të popullit e të kombit, e premtojnë se do të rregullojnë gjendjen shumë shpejt; kjo në një kohë që realisht po ndodh e kundërta. Veçse për një gjë duhet të jemi të gjithë tepër të ndërgjegjshëm. Këta vetëm flasin, këta s’kanë asgjë në dorë, në pushtet nuk është as P(P)S-ja e as PD-ja; këto veç i mbajnë lavdin pushtetit. Sot në pushtet është ANTI-LIGJI, në pushtet janë dallkaukët, hajdutët, matrapazët, kriminelët e rrugës. E këtë e them me bindje e argumente. Cili ministër nuk ka firmosur e nuk firmos për zhvillimin e veprimtarisë, së një firme të huaj (qoftë edhe në dëm të ekonomisë sonë) kur mbushet xhepi i tij tetë i varfër me mijëra dollarë si shpërblim për këtë «mirësi». Aq më tepër se atë nuk e kontrollon njeri, ai është vetë Ali e vetë Kadi. Cili drejtor nuk e shet një lokal a objekt kur «njerëz të paguar» i shkojnë natën në shtëpi dhe e kërcënojnë për ta çeluar me automatik «Jom son» po të mos e firmosë shkresën për ... (vijon në faqen 4) NDREKE GJINI ... gazu- në bërë të më- ... rashi ...

PARTIA KOMUNISTE Karikaturë nga IGLI SULJOTI

LEXONI NË FAQEN 3:

Intervistë e nënkryetarit të partisë demokratike, zotit AZEM HAJDARI, dhënë redaktorit tonë ALFONS ZENELI. vetëm ... Karr... ndaj për Kryes... ndoshta vetë gazet... do të takoh... — A beson jetë, a do ... politik... — Përgjigj...

LEXUES!

Për mungesë letre gazeta «Koha jonë» nuk do të botohet, derisa të sigurohet sasia e nevojshme e letrës për tirazhin e zakonshëm.