Kush e ka radhën pas tij ?
Kryesorja ndodhi: Preç Zogaj u eliminua në Lezhë nga kandidatura e PD-së, ngroh duart nga ky eliminim për deputet.
Gjithsesi kjo nuk mund nim, meqenëse i jepet një shans për të mendohej, pasi ishte vetëm Preçi, të fituar me kandidatin tjetër me i cili me 31 Mars të vitit të kaluar më pak popullaritet se Zogaj. fiton me dinjitet në zgjedhje: mbi 81 përqind të votave. E pra kur fitoi në atë kohë, kur ende pëlhuaro komunistë ende në sytë e njerëzve, merret me mend se këtë radhë fiton e kishte të sigurtë. Por nuk ishte meraku i fitimit të një kandidati të PD-së në Lezhë. Diku tjetër rreh çekani. Krahu ekstremist në Lezhë me në krye elementet me purje fashiste, e kur themi fashiste, nënkuptojmë hakmarrëse, si Esat Myftari dhe Agron Belishova e patën menduar më parë eliminimin. Patën vepruar me metoda puniste në të gjitha seksionet e PD-së, duke folur edhe hapur për «prijret socialiste» të Zogajt! Kështu u përgatit terreni për eliminimin. Par- Besnik Mustafaj. Më vjen keq sinqerisht, që, ndoshta, nuk do të kemi shumë emra keq që opozita e vërtetë demokratike intelektualësh të afirmuar, më vjen keq pa i pakëson radhët e saj nga njerëzit e mençur. Kërkesa s’duhet të ndodhë kjo. Në një qoshë, struktur, rrinë politikanët e PS-së, duke kërkuar duart nga këto eliminime. Pra, nga pak e përditë, PS-ja po e bën propagandën elektorale në favor të saj me anë të sjelljeve ekstreme të PD-së. E fatkeqësisht, opozita vazhdon eliminimin dhe luftën e bërrylave. Parlamenti i ri kërkon intelektualët e jo karrieristët, kërkon shpirtin e pastër e jo pseudodemokratët e aq më keq fashistët, si të krahut të PS-së, ashtu edhe të PD-së. NIKOLLË LESI
Ndodhi (më në fund do të ndodh-
R… shqiptarë arritën
Paradokset shqiptare arrijnë deri në Amerikë
A MUND TË NDJEHET MIRË «ZËRI I AMERIKËS» NË ZËRIN E XHEVDET SHEHUT?!
Ndodhi (më në fund do të ndodhë) ajo që pritej...! Paradokset shqiptare arrijnë deri në Amerikë...! Në një klimë paradoksesh jetojmë këtu e prapë u befasuam kur dëgjuam të «Zëri i Amerikës» (në gjuhën shqipe) se bashkëpunëtori i saj në Tiranë ishte... shoku Xhevdet Shehu!
Pse u befasuam? Pse u çuditëm dhe pse u shqetësuam? Po mundohemi të shpjegohemi: Të «Zëri i Amerikës», dihet mund të flasë kushdo, aty gjithkush mund t’i shprehë të katër të vërtetat, siç thuhet. Në atë radio jemi mësuar të dëgjojmë një varg figurash kombëtare dhe gjithsej demokratike, fjalën e të cilëve e kemi pritur me shumë interes e respekt; ata kanë përcjellë nëpërmjet «Zërit...» të Amerikës, jo të zërit të popullit(!) të vërtetat që ende nuk mund të thuheshin tek ne, në mjetet tona të informacionit.
Por, si ta presim si të tillë zërin e... shokut Xhevdet Shehu, kur në tërë këtë periudhë përqesh, në shtypin pluralist, ai s’ka «guxuar» qoftë edhe një herë të vetme, të prononcohet hapur në favor të opozitës dhe të demokracisë?! Atëherë përse është zgjedhur (dhe pranuar) një zëdhënës i tillë, përfaqësues i publicistikës së re demokratike, për të «Zërin e Amerikës»?
Kur në Shkodër lëkundej për t’u rrëzuar busti i diktatorit Stalin, ishte ky Xh. Shehu që shkruante reportazhin me titullin joshës: «Ç’po ndodh në Shkodër?», dhe si përmbajtje kishte... jo dhunën dhe gjakun që derdhej në Shkodër por rendimentet e larta që siguroheshin në udhëheqjen e Partisë e të shokut Ramiz! Kur në Tiranë rrëzoheshin nga qindra mijrat, përmendorja e Enver Hoxhës, Xh. Shehu përpiqej dhe kujtonte në biseda intime «të mirat e Enverit». Prej këtyre mendësive u nisë edhe sh. Hysni Milloshi që në një intervistë të Tij, e quajti Xhevdet Shehun «birin trim të Mallakastrës Heroike»! Të gjitha shakatë e Xhevdet Shehut kanë objekt, janë fare rastësisht, vetëm... opozitarët!
Dhe së fundi, si koresp. i «Zërit të Amerikës», si e ka pasqyruar ai mitingun e madh «Për Kosovën, me Kosovën», pozicionimet e forcave të ndryshme politike ndaj Pajtimit Kombëtar dhe fillimin e fushatës elektorale, krejt të pabarabartë dhe tepër intolerantës?
Duhet thënë shkurt: Nuk është në nderin e demokracisë shqiptare sidomos të radhës së gazetarëve të saj të shumë e demokratë, që interpreti i proceseve të tilla, që po zëvendësojnë sistemet shoqërore, të bëhet as më pak e as më shumë por pikërisht sh. Xhevdet Shehu.
A mund të ndjehet mirë «Zëri i Amerikës» në zërin e Xh. Shehut? YLLI RAKIPI
U KRIJUA NË LEZHË SHOQATA E MIQËSISË SHQIPËRI-GJERMANI
Javën që shkoi në një nga pallatet e Pallatit të Kulturës në Lezhë u prezantua krijimi i degës së shoqatës së miqësisë Shqipëri-Gjermani për rrethin e Lezhës.
Ishte i pranishëm atasheu kulturor i ambasadës gjermane në vendin tonë zoti PETER KRISTIAN HAUKE. Ceremoninë e hapi zoti Lulzim Peti kryetar i degës së Lezhës. I cili foli mbi veprimtarinë e grupit nismëtar si dhe bëri një ekspozitë të shkurtër mbi Gjermaninë. Statuti i shoqatës ju bë i ditur të pranishmëve nga zoti Lekë Gjoni.
Të pranishmit i përshëndeti zoti Peter Kristian Hauke, i cili i falënderoi të pranishmit për ftesën që ju bë dhe u tregua i gatshëm tu përgjigjej pyetjeve të shumta të bëra nga të pranishmit.
E veçanta e aktivitetit ishte recitimet në gjuhën gjermane të një grupi fëmijësh të klasave të treta dhe të katërta të shkollës fillore të përgatitura plot pasion nga zoti Bibë Alia. Përshëndeti grupi tashmë i mirënjohur «Djemtë e Detit» me këngë në gjuhën gjermane.
Socialisti SPIRO DEDE takohet me anëtarë të PD-së.
Në vazhdën e takimeve që po bënë socialistët shqiptarë në disa rrethe të vendit, në një prej ditëve të zgjedhjeve të javës që kaluan nënkryetari i PS Spiro Dede u takua me anëtarë e simpatizantë të ... PD-së në Lezhë.
Kjo erdhi për arsye se në ballë nuk kishin ardhur simpatizantët e Partisë Socialiste, porse vetën anëtarë të degës së PD-së në Lezhë. Zoti Dede u shpjegoi të pranishmëve idetë socialiste, kurse pjesëmarrësit i treguan atij se opozita do të fitojë në zgjedhje.
BLERIM KOLA
LEXONI NË FAQEN 3:
Nëpër labirinthet e floririt,
Nga TEODOR KEKO.
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
Vijon — NËPËR LABIRINTHET E FLORIRIT, nga TEODOR KEKO:
● Ç’thotë një pjesë e dokumentacionit «Te-për Sekret»?
● Masakra e floririt në qytetin e Shkodrës.
● Enigma e floririt shqiptar dhe enigma e demokracisë shqiptare.
Lista e filmave të disa liderëve partiakë për javën e ardhshme
FATOS NANO
Data: 22 shkurt Ora: 24° Qyteti: Shkodër Salla: Te «Ura e thive» Tribuna: Nga dy bunkerë të anës lindore Pajisje personale: helmetë dhe mburojë sampistësh SALI BERISHA Data: 24 shkurt Ora: 11° Vendi: Zona e Mallakastrës Salla: Sheshi kryesor Paisje personale: Portreti i shokut Enver Hoxha, Shoqërues: Sulo Gradeci HYSNI MILLOSHI Data: 26 shkurt Ora: (pas mesnate, ilegalisht) Vendi: Kavajë Salla: Sekret Paisje: Parrulla «Enver-Hitler» NAMIK HOTI Data: 26 shkurt Ora: 5° Vendi: Vlorë Salla: Kodrat e ullinjëve Paisje: Koshere bletësh, sopatë lëng dëllinjash DANE TELLALLI