NEN PYETJET FEMIJENORE TE GAZETAREVE SHTETERORE MORI FUND DE JURO KOMUNIZMI
Mëngjesin e 3 Prillit, nën vështrimin e çmeritura të katër gazetarëve të vendosur në një tavolinë komedianësh, me zë mortor Presidenti Alia deklaroi dorëheqjen.
Më së fundi pas 48 vjetësh hierarkie partiake dhe shtetërore kreu aktin politik më të drejtë.
Dy orë e gjysëm përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili do të vendoste të ardhmen e tij, ai deklaroi se largohej nga posti i Presidentit i nisur nga e mira e popullit. Pikërisht nga ajo e mirë që e kishte bërë një vit më parë të pranonte detyrën e ofruar nga P.P.SH.-ja. Nën pyetjet fëmijënore të gazetarëve shtetëror mori fund DE JURO komunizmi në Shqipëri. E gjitha kjo jo ishte tjetër veçse rrjedhim logjik i tribunave elektorale, i brohoritjeve të mijëra vetëve dhe i verdiktit popullor të 22 Marsit.
Simboli i fundit i komunizmit shqiptar, pjellë e një karriere të gjatë politike ishte një herazi edhe një nga personifikimet e dyfytyrësisë politike shqiptare këtë gjysmë-shekulli. Dinak, egoist, me një butësi prej femre ai ishte gati të nxirrte çdo moment rrezikun dhe të përfitonte prej tij, i aftë të vepronte më shumë si hije e më të fortit, pa ngjallur xhelozinë e tij arriti jo vetëm të mbijetonte, por edhe të ngjiste shkallët e hierarkisë partiake komuniste. Gjithmonë sipas motos «për të mirën e popullit» dirigjoi liberalizimet e 73-shit dhe po për këtë të mirë të të njëjtit popull mori pjesë në dënimin dhe persekutimin e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij më vonë; për të mirën e popullit rreshqiti në përplasjen midis klaneve të Hoxhës dhe Shehut duke përfituar prej saj postin e kryetarit të Kuvendit Popullor dhe më pas atë të Sekretarit të Parë të KQ të P.P.SH.-së; për të mirën e popullit deklaroi rrugën e vazhdimësisë dhe shkatarroi perspektivën fatlume të marrëdhënieve shqiptaro-gjermane; luajti rolin e akrobatit në marrëdhëniet diplomatike me kufomat komuniste dhe deklaroi formulën më paradoksale në historinë e shqiptarizisë:
NE NUK JEMI AS LINDJE AS PERENDIM; NE AS HAPEMI AS MBYLLEMI. Me një gjakftohtësi hoqi tradhtimin e arratisjes si tradhti ndaj atdheut dhe njëherazi mbushi klonet e kufirit me kufoma: deklaroi se në Shqipëri nuk do të kishte Për hir të tij shkatarroi PPSH-në, dënoi stafin e afërt e bllokmenëve (midis të cilëve edhe Nexhmije Hoxhën), për të arritur deri tek 2y gishta përpjetë të demokartit, pikësisht ato dy gishta, për të cilat më 11 dhjetor 1990 ju kishte thënë studentëve: po nuk i ulët poshtë do t'ju presim.
Është normale që Presidentët të veprojnë në të mirën e popullit, që të hedhin dhe të presin deklarata, të nxjerrin dekrete dhe të marrin vendime të rëndësishme, por roli i tepruar i ekuilibristit mund të bëjë të humbin atë që është më e nevojshme, përkrahjen e danshme. Ishin pikërisht xhonglimet politike që e zhvleftësuan Presidentin Alia në sytë e njerëzve, që ja ngarkuan më tepër ndërgjegjen mëkatare të së shkuarës që e kthyen në personazhin kryesor të karikaturistëve, humoristëve dhe bufonadave të ditës.
Sidogofte Ramiz Alia nuk është më presidenti i Shqipërisë. Bashkë me largimin e figurës së tij misterioze nga skena politike do të largohen edhe fantazmat e burgjeve, ekzekutimeve, diktaturës dhe mendimit të ndrydhur. Më 3 Prill ora 10 e 30 minuta komunizmi u largua përfundimisht nga shqipëria, ashtu
simboli i fanatizmit gjysmë-shekulli. Dinak, egoist, me një besnikëri prej ferme ai ishte gati të nxirrte çdo moment rreziku dhëmbët e hekurit të mprehur në ofiçinat bolshevike: i ndodhur midis drejtuesve të rinisë partizane dhe më pas të formacioneve luftarake të ushtrisë Nacional-Çlirimtare ai diti që midis përplasjes së klaneve kryesore të mbijetonte. Duke u gjendur gjith-
rishë:
NE NUK JEMI AS LINDJE AS PERËNDIM; NE AS HAPEMI AS MBYLLEMI. Me një gjakftohtësi hoqi trajtimin të kishte kurrë pluralizëm politik dhe vetëm një muaj më vonë, pas protestave të studentëve, mori pozën e dëshmtuar të nismëtarit të pluralizmit, udhëhoqi PPSH-në drejt zgjedhjeve të 31 marsit, dhe pas humbjes personale u ul në postin e presidentit. 30 minuta komunizmi u largua përfundimisht nga Shqipëria, ashtu siç kishte ardhur 48 vjet më parë më 29 Nëntor 1944 me të njëjtën parrullë: PËR TË MIRËN E POPULLIT.
BLENDI FEVZIU
Një pyetje për Dritëro Agollin
Në kongresin e 10-të të P.P.SH-së (kongres i cili në mënyrë befasuese e pagëzoi P.S), ju mbajtët një qëndrim të rreptë kritik ndaj figurës së Enver Hoxhës, mirëpo shumica e pjesëmarrësve e disaprovui këtë qëndrim, bile në mënyrë rrugaçërore.
Dhe ishit ju pikërisht që deklaruat haptas «se tani po bindem që kjo parti nuk mund të reformohet kurrë».
Pas afro një viti vijti opinioni pyet:
— A mendoni se është reformuar tani P.S-ja? N.q.se «Po», ku qëndron reformimi i saj dhe n.q.se «jo», ju përse vazhdoni të jeni akoma anëtar dhe deputet i saj?
KOLË KUNORA
KOHA E PARË NË EPOKËN E DEMOKRACISË
Një njeri i zhgënjyer, e ka të vështirë besimin tek tjetri. Një popull i rritur në mashtrim, e ka edhe më të vështirë besimin tek qeveria e tij, që premton shpëtimin. Fantazia e këtij populli të zhgënjyer është tepër e ndezur për të besuar në çast mrekullinë, dhe po kaq e ndezur për t’i kthyer shpinën me padurim edhe të vërtetës më të dobishme për të. Një popull i gënjyer gjatë është pak i sëmurë dhe ka nevojë për një terapi gjurmë që t’i sjellë arsyen e besimit dhe të pritjes së një gjëje.
Rusoi i madh thoshte se një popull edhe mund të gënjehet, por jo përgjithmonë. Populli ynë është gënjyer gjatë, dhe ndoshta më gjatë se çdo popull tjetër. Po të gjykohet vetëm nga numri i vëllimeve që botoi «gënjeshtari» i tij, është fare e lehtë të kuptohet se në çfarë sistemi ishte ngritur mashtrimi dhe se ç’eme të hatashme kishte bërë ky sistem, jo vetëm në mentalitetet e njerëzve, por edhe në praktikat e raportet e tyre sociale. Sidomos, këmbanat ranë fort, dhe me një tingull që të kujtonte kambanën e Sofokliut të lashtë: «Gjerat më të tmerrshme janë të mira kur ato mbarojnë mirë». Gjërat e tmerrshme të diktaturës mbaruan, koha e parë në simfoninë e demokracisë, filloi. Le të presim vazhdimin!
Demokracia nuk është Lalë Gjoni
Sikur të bëhej një anketim popullor për vetëdijen e votës së hedhur për 22 mars, Partia Demokratike të ishte e përsëritur të fitonte, me të njëjtat shifra e mbase më të bujshme. Fantazia e demokracisë në Shqipëri nuk mund të jetë fryt i një fryme të përgjithshme, qoftë kjo edhe ndërkombëtare e antikomuniste. Shtypja sociale, mjerimi ekonomik, obskurantizmi kulturor apo lodhja nga kulti, e gjejnë formën e rebelimit masiv nën drejtimin e një organizate. Pa këtë organizatë, nuk mund të ketë triumf, sado e madhe të jetë revolta dhe urrejtja ndaj sistemit që sundon. T’u mohosh partive opozitare këtë meritë, dhe veçanërisht Partisë Demokratike, do të thotë të tregosh çmiri, e, madje, të biesh edhe në një gabim filozofik, ku fryma finalizon aktin, gjë që është krejtësisht e kundërta: akti e nxjerr dhe e finalizon frymën.
Por kjo është çështje tjetër. Kush ka qenë dhe është pak i vëmendshëm ndaj ndryshimeve në psikikën e mendimit të njerëzve, ka vënë re me siguri se, qysh të nesërmen e 22 marsit, në harenë e festës së fitores, pluhuskonte një lloj pezmi, i cili nuk do të vononte të shfaqej si shije e keqe. Në fillim ajo u duk «Zëri i Popullit». Në formën e një hipokrizie të paskrupullt, aty u deklarua që «PS» ishte e «lumtur» që u nda vetën në opozitë. Që do të thotë se, sot e tutje do të kërkonte duart e do të ulërinte nga kënaqësia për çdo mossukses të PD-së, pra si presidenti i Shqipërisë.
Kërkesat e alarmuara për ushqimin, për qetësinë e rendin publik, për investimet në Shqipëri, për sigurinë kombëtare e marrëdhëniet ndërkombëtare, për cilësinë e presidentit apo të anëtarëve të një qeverie që ende s’ishte zgjedhur, i kanë ndezur aq keq mendjet e njerëzve, sa ne dy vjet gjen dyzet mendime që ndryshojnë në dy mbledhje minuta. Për të arritur keq! A nuk gjendet dikush t’i thotë këtij populli kaq të vuajtur që kështu, me shumë ide e fantazi, i vihet kazma demokracisë ende pa u ngritur në këmbë? Pas fitoreve në zgjedhje duhej të vinte një heshtje e urtë dhe dinjitoze, e jo një «qallë» padurimi e thashethemesh nga më absurdët. Pakënaqësia e krijuar prej gjysmë-shekulli nuk ka pse të vazhdojë edhe në një epokë që sapo ka nisur. Demokracia nuk është Plaku i Vitit të Ri që sjell dhurata falas brenda një nate. Dhe populli nuk është ai fëmija që gënjehet nga Lalë Gjoni që, sa të jetë gjallë, «të hani e të pini sa të doni». Demokracia është ajo «perëndia» që i jep njeriut mundë-
(vijon faqe 2)
HYSEN SINANI
TEODOR KEKO HEQ MJEKREN
Shumë kohë më parë shokët e tij i patën thënë z. Keko që të hiqte mjekrën që aq shumë i shkonte.
Pasi u mërzit nga lutjet dhe ngacmimet e shokëve të tij, z. Keko, për t’a lënë të qetë pat deklaruar: — «MJEKRËN DO TA HEQ VETËM ATËHERË KUR RAMIZ ALIA TË JAPË DORËHEQJEN»! (Atëherë as që mendohej për dorëheqje të Presidentit).
Presidenti e dha dorëheqjen, edhe z. Keko e mbajti fjalën, hoqi mjekrën dhe la mustaqet.
Lind pyetja: Me çfarë kushti do t’i heqë mustaqet?
Në Skrapar ka tunele të fshehta, ku ka hyrë-dalë floriri
Disa ditë pas botimit të sjët dhe armatimin personal se shkrimit «Reparti 324 ka lëvizur floririn shqiptar» në gazetën «Koha jonë» më 13 mars, erdhi dhe më takoi një bashkëqytetari im që kishte kryer shërbimin ushtarak po në Repartin 324 në periudhën shtator 1978 dhjetor 1980.
Pasi mu lut që të mos identifikohej në gazetë me emër (dhe unë ia dhashë fjalën për një gjë të tillë) N.G. nisi të më tregojë:
Aty nga maji i 1979 (pas një viti të prerjes së monedhave nga PK e Kinës) erdhi urdhëri nga MPB dhe na rreshtuan pesëmbëdhjetë ushtarëve që kishim mbetur në batalion pasi të tjerët qenë larguar me shërbime të ndryshme dhe na u tha të merrnim të gjitha pajisjet dhe armatimin personal se do të largoheshim për një pjesë të rrugës. Pasi u bëmë gati erdhi një makinë e MPB-së dhe të gjithë ne u rresht, me në krye kujdestarin e kompanisë, A. Nikça (nën-nisë së tretë) të nisim për rrugë. Pas pesë orë udhëtimi mbërritëm në një qytet të vogël juglindor në Skrapar. Makina jonë ndaloi para një ndërtese dykatëshe që ishte pikë ushtarake e MPB-së dhe që mbulohej me shërbim nga ushtarët e degës së brendshme të atij qyteti si
(vijon në faqen 2)
DASHNOR KALOÇI
NË KËTË NUMËR
1 — Nën pyetjet fëmijënore të gazetarëve shtetërorë mori fund DE JURO komunizmi në Shqipëri.
Nga BLENDI FEVZIU
2 — Koha e parë në epokën e demokracisë.
Nga HYSEN SINANI
3 — Cila do të jetë e ardhmja jonë?
Nga NESHAT TOZAJ
4 — Një telenovelë sportive me shumë seri.
Nga AHMET SHQARRI
5 — Mbi krijimin e partisë «Hakmarrje sipas ligjit»
Nga HAXHI GJOKA
LD.
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
1 — Seksi ,dashuria ,politika, Presidenti në përfytyrimet e një Prostitue.
Intervistë e prostitute dhënë zotit BLENDI FEVZIU.