17/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 prill 1992

A NUK MUND TË THEMI EDHE FJALËN E MIRË?!

Koha edhe e fjalës së mirë është çdo kohë. Sa kohë që me të vërtetë jeton dhe ekziston realisht edhe e mira. Por veçanërisht tani është më shumë se shumëherë koha për të thënë edhe fjalën e mirë. Tani, kur mund të themi me plot të drejtë, se njeriu është bërë për të dëgjuar fjalën e mirë. Por më kryesorja: tani kur kemi arritur të mira të pamohueshme sikurse është arritja në votimet demokratike të 22 Marsit dhe në fitoren e demokracisë. Tani, krahas atmosferës së përgjithshme të mirë, duhet të plotësohemi edhe me fjalën e mirë për këtë. Kjo është një arritje politike që përmbysi një regjim komunist të paaftë dhe të padrejtë, dhe, në vend të tij po vendos një regjim të ri demokratik të lirisë e të prosperitetit njerëzor. Por Shqipëria ka vlera të mëdha, që edhe në situata të vështira u kanë rezistuar dhe kanë mbijetuar. Shqipëria — atdheu ynë, ka vlera e madhështë të natyrës së saj, të pasurive të saj të tokës e të nëntokës. Kurdoherë e kanë merituar ato fjalën e mirë; madje jo vetëm e kanë merituar, por e kanë thithur që larg fjalën e mirë, fjalën poetike. Një fjalë e mirë për tokën e njeriut e gëzon dhe e ngre lart vetë njeriun. Në sot kemi shumë nevojë të gëzohemi e të ngrihemi lart. Në sot nuk kemi nevojë që të mos dimë të dallojmë atë që është e mirë. Në sot nuk duhet që para të huajve, para të tjerëve dhe para vetes, të themi vetëm fjalë që flasin për keqen, për varfëri, për mosmundësi. Shqipëria dhe ne njerëzve të saj na duhet tani imazh'i i vërtetë, dhe, këtë ta formojmë. Shqipëria ka vlera të mëdha në njerëzit e saj, në botën e këtyre njerëzve. Nuk duhet t’i krahasojmë vlerat njerëzore me manifestimet jo dinjitoze të një grupi njerëzish, as me ato që i lëtohen në një periudhë të caktuar, madje as me vetë rregjimin që ka ushtruar pushtet e forcë mbi një popull. Vlerat e mëdha të shpirtit të popullit janë ato që rezistojnë para shumë përpjekjeve të mëdha. Ato e duan dhe e gëzojnë fjalën e mirë. Na duhet të gjithëve tani, veçanërisht, fjala e mirë. Ajo na ngroh e na ndihmon. Por mos krijojmë një keqkuptim. Të mos e flasim përsëri fjalën e mirë pa e merituar sikurse bëmë me lavdërimet për regjimin komunist të kaluar. Të mos fillojmë që sot të themi se «Nën udhëheqjen e kësaj apo asaj Partie, të këtij e atij lideri, — psh — gëzojmë të gjitha të mirat». Të jemi realistë. Të njohim e ta përdorim e ta duam fjalën e mirë.

A DO TË SJELLË VESHTIRËSITË NJË PRESIDENT TË RI?!

Koha që po kalon pas 22 Marsit, sueshëm të këtij qëllimi dashakeq ndërsa i shënoi rrënien përfundimtare të komunizmit dhe ndezi dritat jeshile të demokracisë, është veç të tjerash edhe kohë hamen- për kombin e për shqiptarët kudo që jetojnë, ata sipas metodës së vjetër përpunojnë në bodrumet e errëta të shtypit pseudodokumentet e tyre, duke u bërë... me një mijë halle në kurriz. Pikërisht tani, që mundëm të zgjohemi nga klapia e keqe e kur duam të ndërtojmë një jetë më të mirë e më të drejtë për veten e të tjerët, të rixhëhemi është tepër e rëndë,

SUKSESE QEVERISË SË RE DEMOKRATIKE

Siç dihet pas zgjedhjeve të 22 marsit, krijimit të parlamentit dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, një ndër detyrat më delikate dhe më e rëndësishme ishte zgjedhja dhe emërimi i Qeverisë së re. Para pak ditësh Presidenti i Republikës zoti SALI BERISHA prezantoi qeverinë e re të Shqipërisë: 1 — ALEKSANDËR MEKSI — Kryeministër. 2 — REXHEP UKA — Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit. 3 — BASHKIM KOPLIKU — Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Rendit. 4 — VULLNET ADEMI — Sekretar i përgjithshëm. 5 — GENC RULI — Ministër i financave dhe i ekonomisë. 6 — ALFRED SERREQI — Ministër i punëve të jashtme. 7 — KUDRET ÇELA — Ministër i Drejtësisë. 8 — ABDYL XHAJA — Ministër i Industrisë, Burimeve minerale dhe Energjetikës. 9 — ARTAN HOXHA — Ministër i Tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik me jashtë. 10 — SAFET ZHULALI — Ministër i Mbrojtjes. 11 — FATOS BITINCKA — Ministër i Transporteve dhe ... Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Ambientit. 14 — DHIMITER ANAGNOSTI — Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 15 — OSMAN SHEHU — Ministër i Turizmit. 16 — DASHAMIR SHEHI — Ministër i Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë. 17 — MAKSIM KONOMI — Kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. 18 — BLERIM ÇELA — Kryetar i Komisionit të Kontrollit. E urojmë Qeverinë e Parë Demokratike të Shqipërisë që t’a përmbushë me sukses misionin e saj fisnik për të mirën e Popullit dhe të Atdheut!

A DO TË SJELLË VESHTIRA NË PRESIDENT TË RI??

Koha që po kalon pas 22 Marsit, ditës që shënoi rënien përfundimtare të komunizmit dhe ndezi dritat jeshile të demokracisë, është veç të tjerash edhe kohë hamendjesh nga më të ndryshmet për të ardhmen e Shqipërisë. A DO TË SJELLË VESHTIRA NË ditës që shënoi rënien veç të tjerash edhe kohë hamendjesh nga më të ndryshmet për të ardhmen e Shqipërisë. Shumica e shqiptarëve kudo që jetojnë, shpresojnë se diçka do të ndryshojë për mirë, jetojnë me bindjen se më së fundi, ne do të dimë ta dëshmojmë kulturën tonë, shpirtin pendashëm e demokratik, emancipimin qytetar e dëshirën e patjetërsueshme për progres, çka do të na rendisë krahas popujve të tjerë të qytetëruar. Por këto shpresa të njerëzve të thjeshtë e të mirë, që e duan kombin, atdheun, familjen, punën e jetën, që duan fëmijët dhe të ardhmen e tyre, i zemërojnë disa forca të caktuara që pikërisht nuk e duan këtë çlirim kombëtar, këtë rilindje të madhe shpirtërore e kulturore, këtë hop të madh progresiv e përfitërisë, të cilit i gëzohet çdo shqiptar i ndershëm. Forca të tilla po përpiqen të mbjellin dyshime, të krijojnë pasiguri, të përhapin thashetheme të ndryshme të përpunuara s'pas strategjive të stërholluara në mënyrë që të corodisin opinionet, të acarojnë nervat e lodhura të njerëzve nga nata e gjatë e diktaturës, të shkaktojnë depresion të përgjithshëm hutim, përhumbje, anarki e mosdurim. Sidomos të vetëquajturit socialistë, tani që një referendum mbarëpopullor i largoi nga pushteti, qoftë në mënyrë të kamufluar nëpërmjet shkrimeve të «ZP», qoftë nëpërmjet bisedave nëpër klube e me një rrez të ndryshëm, qoftë me thashethemet që përpunojnë, duke shfrytëzuar edhe vështirësitë e ndryshme, ndonjë gabim, apo pakënaqësitë e individëve të veçantë, po përpiqen të krijojnë idenë se edhe qeveria e sapopulluar nuk do ta ketë jetën të gjatë, se ajo do të jetë vetëm një bëre rithtazi zgjedhje të reja, se vjeshta bashkë me rënien e rrahëve dhe borat e para do të sjellë edhe një president të republikës. Në përfillrimin dhe bërjen të besueshëm të këtij qëllimi dashakeq metodës së vjetër përpunojnë në bodrumet e errëta të shpirtërave pseudodokumentet e tyre, thonë se Partia Demokratike nuk është e aftë të qeverisë vendin, se ajo nuk ka njerëz të zotët, se ajo është një parti antielektuale e mbështetur te njerëzit e rrugës (ata s’e kanë për gjë t’a quajnë shumicën e popullsisë shqiptare lumpen) se atë e braktisën intelektualë të shquar etj., se ajo po deshi të qeverisë, do t’i duhet t’u kundërvihet atyre që e prunë në pushtet (përsëri kihet parasysh ajo pjesë e popullsisë që mori pjesë në metingje e që e quajnë papërgjegjshëm lumpen), se PD është e përçarë, se intelektualët e shquar të saj do të dalin si parti më vete e të tjera e të tjera. Shkohet gjer atje sa aludohet se vetëm socialistët, që qenë aq të zotët për t’a izoluar e shkatërruar Shqipërinë, janë të zotët t’a drejtojnë këtë vend, se populli u mashtrua, por shpejt do t’a kuptojë dhe në zgjedhjet e ardhshme të shpejta, do t’ua japë votbesimin socialistëve. Ky është pakashumë synopsis-i dashakeq e antikombëtar i këtyre forcave destruktive, që nuk po munden të çlirojnë arsyen e sëmurë nga formula dashakeqe se socializmi do të humbasë në Shqipëri vetëm kur ky vend të jetë shndërruar në një Sahara të shkretë. Ky është synopsisi i atyre njerëzve që e mbajnë veten si humanë, demokratë të tipit evropian (enverian), i atyre njerëzve që përbetohen nëpër fjalime e gazeta se u dhemb shpirti për vegjël, se po u lëngon zemra që në këtë vend po vendoset pushteti i djathtë i të pasurve e të tjerë e të tjerë. Se sa dashakeq dhe antikombëtar është ky synopsi i këtyre forcave nuk është e vështirë të merret me mend. Si pari ne si vend, sapo dolëm nga nata e gjatë komuniste, të lodhur, të varfëruar gjer në mjerim të thellë, të drobitur shpirtërisht, për veten e të tjerët, të rrezikshëm është tepër e rëndë, është madje fatale. Atëherë shumë njerëz do të arrinin në përfundimin e fatalistëve ekstremë se ky popull është i mallkuar nga zoti, se kurrë nuk do t’i prihet e mbara, ndaj të ikim ku të mundim dhenave të huaja, që të paktën të mos ua shtojmë edhe më fatkeqësinë fëmijëve tanë. Frika se mos qeveria e re dhe Presidenti i ri do të mund të bëjnë diçka për Shqipërinë i tmerron këto forca, ndaj o burra, të corodisim popullin sa s’është vonë, se përndryshe jemi përjetë të humbur. Kështu u rrëfen logjika e tyre e verbër antikombëtare. Së dyti, duke e paragjykuar presidentin e ri dhe qeverinë, kur ende s’e ka filluar aktivitetin e saj, këto forca përpiqen të mbjellin kaosin, depresionin, padurimin që edhe kështu i shfaq shenjat e veta. Duhet me çdo kusht që populli që votoi për demokracinë të mos shohë perspektivë, të mos shohë të ardhme. Mjegulla u duhet uqërve dhe mjegullën po përpiqen t’a krijojnë këto forca që përpiqen për sy e faqe ta veshin veten me petkat e vlerave njerëzore. Por a qu të mundin t’i realizojnë obskjenet e veta këto forca? Logjika t’a thotë se jo. Se populli ynë që ka vuajtur shumë di ta dallojë të mirën nga e keqja, të bardhën nga e zeza. Ai e di se as qeveria as presidenti nuk zbritën nga qielli me shkopin magjik e të mistershëm, që t’i zgjidhin brenda një nate të gjitha hallet, e në mëngjes Shqipëria të gdhihet Zvicër apo Suedi. Ai e di se duhet t’a mbështesë qeverinë që i besoi jetën dhe të ardhmen e fëmijëve, por edhe duhet t’a ndihmojë nëse ajo gabon, t’a këshillojë, t’i japë forca të reja. Kështu, me shpresën tek e ardhmja ime e mirë,

NË SHQIPËRINË E JUGUT VIDHEN METALET ME NGJYRË PËR T’I SHITUR NË GREQI

Ka muaj që ka filluar vjedhja e metaleve me ngjyrë. Pikërisht në Pogradec u zbulua e u kap vjedhja e metaleve Plumb, Alumin dhe Bakër të bërë në lingota. Jo mbeturina, por shufra të gatshme. Shoferi grek Georgis Hasiosis, deklaroi: «Kam marrë edhe dy herë të tjera në Shqipëri lingota të tilla me një Pire 12 ton në secilën rrugë». Gjithashtu kapet vetura targë 2BEL596 me 740 kg tela bakri për t’i çuar në Greqi e për t’i shkëmbyer me konjak dhe kafe. Në Ersekë kapen po nga policia financiare 320 kg bakër për në Greqi. Qeveria e re demokratike duhet të bllokojë këtë pasuri që po ikën vjedhurazi, pa dokumenta për në Greqi.

ZIHEN FSHATARË TË FSHATRAVE KUFITARE DUKE BLERË BAGËTI NË RROGOZHINË

Mbi 400 krerë bagëti e trashë është bllokuar nga policia financiare e Kavajës dhe e Rrogozhinës, duke u transportuar jashtë rrethit pa dokumenta të veterinerit. Kjo sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Jo rastësisht të gjithë të gjobiturit ishin nga fshatrat kufitare të Librazhdit, Korçës, Gjirokastrës etj. Gjoba që u është vënë kap shumën 200 mijë lekë. Për ku vallë nisen këto bagëti? Për në Greqi apo në Ma-[?] Shuma e gjobës dhe sekuestrimeve për këtë tremujor për gjithë Shqipërinë është më e lartë se ajo e tërë vitit të kaluar. Kujtojmë se vjet shuma arrinte 7.6 milionë lekë (të reja). (Të gjitha këto fakte, janë të marra nga zëdhënësi i drejtorisë së Policisë Financiare të Republikës, zoti ARTAN SEVRANI)

NË NUMRIN E ARDHSHËM:

— Shqipëria përballë: Europës, SHBA dhe Lindjes së Mesme — Presidenti Berisha duhet të shpallë «zonë të lirë» gjithë Shqipërinë. — Lezha nuk e meriton të jetë nënprefekturë e Shkodrës. Ajo di të vetqeveriset. — Mikroregjim: Qeni i tërbuar dhe dy zagurët. — Intervistë e zotit GRAMOZ PASHKO.

SË SHPEJTI: DO TË BOTOHET GAZETA «MANEY-MANEY» (PARA-PARA), ORGAN I KOMPANISË SË BIZNESMENËVE SHQIPTARË. «MANEY-MANEY»