08/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 maj 1992

QEVERIA E z. MEKSI DUHET PERKRAHUR SINGJERISHT, POR DHE KRITIKUAR VELLAZERISHT

• Meksi përballë korrupsionit shtetëror • Bashkim Kopliku mes folesë së grenzave. • Genc Ruli do të kryejë operacionin më delikat pa pasur asgjë në Thesarin e Shtetit. • Këtë 6-mujor duhet një gjysmë «diktature». Natyrisht brenda ligjit. Ndodhemi para faktit të kryer: Qeveria e zotit Meksi e mori votbesimin e parlamentit tonë. Hamendjet dhe thashethemet mbi ministrat, që qarkulluan për disa ditë, tashmë janë fashitur. Ka filluar puna në Qeveri, por nuk fillohet poshtë saj. Korrupsioni po ndjen të dridhurat e para, por në këtë situatë të turbullt dhe konfuze arrijnë të zbukojnë gjurmët. Zoti Meksi, disi i nervozuar, por gjithësesi i preokupuar seriozisht, fillon reformën. Pikërisht maturia e tij dhe konçiziteti i zotit Ruli i bëjnë njerëzit të besojnë në të ardhmen. Por kanë filluar edhe kriti- [vijon jashtë kuadrit] … të jetë në gjendje të vendosë rendin publik këtë duhet ta tregojë urgjentisht, qoftë edhe me gjysmë diktaturë!! Diktaturë!? — Një pyetje e lajthitur? Kurresesi e lajthitur. Po a nuk «lajthisin» me dhjetra nëna, motra dhe prindër për fëmijët e vrarë apo vajzat e përdhunuara? Po a nuk lajthisin me qindra qytetarë, duke parë skena të llah tashme në mes të Tiranës, ku grupe vagabondësh qëllojnë me pistoleta? Po a nuk lajthisin ato mijëra veta, që u vidhet në mes të ditës kuleta me para, që i kanë fituar me djersë? Hé, pra, a nuk duhet diktatura e ligjit për këto lloj qe- [vijon jashtë kuadrit] … vetes) kryeministri ka edhe dy shtyllat më kryesore: zotin Ruli dhe zotin Uka, të dy të rinj, të dy pasionantë dhe të ndershëm. I pari ndodhet përballë arkës së boshatisur të shtetit, i dyti përballë pasioneve dhe mërive të fshatarëve në ndarjen e tokës. Të dy në situatë të vështirë, të dy të sikletosur. Por Qeveria don edhe oponencën e ndershme si dhe mbështetjen e sinqertë. Kurrsesi nuk don «mbështetje» si ajo e «Zërit të Popullit», e cila dha me gërma të zeza «siharqin» se Europa nuk dha 100 milionë dollarë! Kujt iu gëzua kryeredaktori i saj? [vijon jashtë kuadrit] Varfërisë së mëtejshme të tij? Por Qeverisë nuk i duhet as lajkimit dilantantesk e i perditshëm, as sheqerosja e ndonjë organi servil partiak. Asaj i duhet kritika dhe sugjerimi i pastër dhe i deritanishëm i «RD-së», i duhet recensenca e Mitro Çelës. Por duhen më tepër Mitro, më tepër organe shtypi siç është «Zëri i Rinisë» dhe revista e mirëpritur «Spektër». Kritikat e paprincipta dhe servilizmat e pamoralshëm janë mesazhe, se akoma s’ka kaluar koha e shtypit të Enver Hoxhës… Qeveria duhet përkrahur sinqerisht, por dhe kritikuar vëllazërisht. NIKOLLË LESI …te zbulimi i gjurmët. Zoti Meksi, disi i nervozuar, por gjithsesi të ardhmen. Por kanë filluar edhe kritikat e para ndaj Qeverisë. Kanë filluar presionet dhe reagimet duke iu kujtuar se ekzistojnë edhe Sindikatat të Lira?! Ministri i Rendit, Bashkim Kopliku, filloi operacionin në sallën e grenzave disavjeçare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikërisht në atë ministri ku luhej me jetën e të tjerëve, qofshin ato edhe anëtarë të Byrosë Politike të asaj kohe. E ka të vështirë, por jo të pamundur, ministri i ri. Ndonnjë thumb do ta pickojë, porse në ç’ndodhtë, ai Bashkim i Parlamentit, nuk i bën efekt pikimit. Në ndryshoftë, do të kujtohet nga njerëzit vetëm si ministri i 9-të dhe jo si ministri i parë demokrat. Reformën e spastrimeve do ta bëjë, porse sa do… me djersë? Po, qeniesh njerëzore? Le të kritikohet Bashkim Kopliku për diktaturë. Qytetarët e ndershëm do të dinë ta mbrojnë ministrin. Natyrisht që çdo veprim i Qeverisë mund e do të jetë i përkryer. Pa provuemi njëherë të ndodheni në kolltukun e kryeministrit. Mbi tavolinë: kërkesa, peticione, ultimatume për ngritje page, oferta të ndryshme e të pandershme, pa harruar që edhe ndonjë ministër fut gurë nën rrota, vetëm e vetëm nga egoja personale, duke deklaruar në TV: «Unë s’do të fal asnjëri! Unë, unë…» Kështu që tableta e aspir[inave] duhet të jetë gjithsesi mbi tavolinën e Meksit. E megjithatë, për të lehtësuar hallet e kombit (jo të vet…

TREGTIA E FISHEKËVE

NË KËTË NUMËR: — Unë jam për gjykimet politike. Intervistë e zotit AZEM HAJDARI. — Pse shoku Ruçi dëshiron të peshohet në të njëjtin kandar me zotin Bashkuri? NË KËTË NUMËR: — Unë jam për gjykimet politike. Intervistë e zotit AZEM HAJDARI. — Pse shoku Ruçi dëshiron të peshohet në të njëjtin kandar me zotin Bashkuri? TREGTIA E FISHEKËVE Lurthuria asnjëherë nuk duhet të ngrihet mbi bazën e fatkeqësisë. Por fatkeqësi për kombin tonë nuk mund të quhet kurrë «shkallmimi i hallkave të cilat e mbajnë në këmbë diktaturën». Qeveria e re e z. Meksi ka marrë mbi shpatullat e saj një detyrim sa të rëndë, aq edhe fisnik. Emrat e rinj të këtij kabineti, do të dinë t’i japin frymëmarrje sa më të shpejtë ekonomisë shqiptare. Garanci për këtë është aftësia dhe ndershmëria e tyre. Në këto momente, cilido me një ndjenjë të lartë qytetare, duhet të bëhet pengesë për futjen e hipokrizisë dhe korrupsionit në hallkat kryesore të ekonomisë dhe pushtetit të sotëm. Demokracia në themelet e saj kërkon në radhë të parë njerëz të zotë dhe të pakorruptueshëm. Duke filluar nga muaji shtator i vitit 1991, një mall mjaft i dyshimtë kaloi nëpërmjet pia- [vijon jashtë kuadrit] … një lloj të veçantë. Janë pikërisht fishekë, prodhim i industrisë sonë ushtarake. Nuk bëhet fjalë për një a dy, për dhjetë a njëzet të tillë, por për tregtinë e tyre. Është ky mall për të cilin është interesë të kaloje pa komplikime në pikën doganore. Në muajin shtator kjo «tregti» u bë me lekë (dollarë) në dorë. A është i lejueshëm një veprim i tillë?! Shumë pikëpyetje dalin në vazhdim. Flitet për fitim të kënaqshëm nga kjo shitje. Po përse u ndërpre kjo veprimtari tregtare e suksesshme, pikërisht kur u bë fjalë për licensat përkatëse! Nëqoftëse është një tregti fitimprurëse dhe e bazuar në normat ndërkombëtare, kjo duhet të vazhdohet me tej, nëpërmjet rrugës me të cilën ajo nisi, gjë e cila nuk ndodhi. Përse?! Siç e theksuam edhe më lart, fillimi i kësaj tregtie u bë me para në dorë. Nëse ky lloj afari është i tregt- [vijon jashtë kuadrit] afarizmi ishte i rregullt, atëherë nuk ka vend për veprime financiare të tilla. Kjo lloj mënyre shkëmbimi mall-para, lë mjaft shtegje të hapura për abuzime. Jemi në muajin maj. Pra siç shi kohet ka kaluar mjaft kohë nga shtatori i vitit 1991. Për këtë tregti duhet të jenë në dijeni edhe instancat e larta ushtarake. Atëherë përse është heshtur? Kujt i interesonte që kjo çështje të mbyllej? Ku është gjetur mbështetja dhe mburoja për kryerjen e operimeve të tilla? Me para në dorë u krye afarizmi ushtarak i shtatorit. Mos vallë këtu duhet kërkuar çelësi i këtyre pyetjeve? LUAN PENGILI …mbështetjen e sinqertë. Kurr-Demokracia pikës doganore shqiptaro-greke të Kakavijës. Fjala është për një maunë të ngarkuar me qup[u]ka, të cilat i ishin shitur tregut të huaj. Është një tregti midis një privati të vendit tonë dhe një privati të një firme të huaj. Leverdi reciproke. Normaliteti i këtij veprimi është i plotë. Kështu duket problemi në pamje të parë. Të kësaj pikëpamjeje janë edhe doganierët tanë, që të cilën e përcjellin bashkëbesidimi gjatë kontrollit mbi mallin. Dialogu i tyre, i cili përfundon me fjalët: «Qepujka janë, jo armë», rastësisht është shumë pranë të vërtetës. Poshtë atyre qepujkave, në thellësi të arkave që mbartin ato, ndodhej një asortiment i…

CILËT DUHEN SPASTRUAR NGA ADMINISTRATA SHTETËRORE

Pas miratimit të ligjit «Mbi lëvizjet në administratën shtetërore» nga Parlamenti, një debat i madh zien në opinionin tonë. Interpretime nga më të ndryshmet dëgjohen këto ditë. Dikush e miraton këtë ligj, dikush jo. Dy pyetje kërkojnë përgjigje: — A mund të punojë Qeveria e re demokratike me një administratë të vjetër? — Sigurisht që jo. Pra lëvizja duhet bërë. E dyta: — A duhet të jetë kriter bazë për spastrimin në administratën shtetërore (Kryeministri, Ministri, Komitete Ekzekutive, Drejtorë etj.) vetëm të qenit ish-komunist apo socialist? — Sigurisht që jo. Sepse duhet të jetë i efektivë, të merret…

CILËT DUHEN SPASTRUAR NGA ADMINISTRATA SHTETËRORE

edhe shumica e desidentëve që kanë bërë dhjetëra vjet burg politik, dikur kanë qenë komunistë. Pra logjikisht ky kriter nuk duhet të mbizotërojë në këtë «spastrim», por kriteri i rinovimit dhe i freskimit me kuadro të aftë të administratës shtetërore. Por, siç e thamë edhe më lart, a duhen bërë «spastrime»? Sigurisht, bile me një «fshesë» shumë të mirë. Duhet të largohen sa më parë të gjithë të paaftët që ka vënë që kanë qenë «Tung…» nëpër administrata, duhen larguar sa më shpejt të jetë e mundur të gjithë ata që kanë përfituar, në një farë mënyre apo në një tjetër, padrejtësisht, duhen larguar nga…

CILËT DUHEN SPASTRUAR NGA ADMINISTRATA SHTETËRORE

e hajdutët e të gjithë formave, që kanë bërë pjesë në administratën shtetërore të derisotme. Dhe jo vetëm këta, por edhe ata që në një mënyrë kanë qenë bashkëautorë të këtyre veprimeve me të këta ishçrejtues. Se, nëqoftëse nuk largohen edhe kjo kategori nga administrata, këta përsëri do të bëhen bashkëautorë, apo do të heshtin para korrupsionit, spekulimit dhe vjedhjeve të zyrtarëve të rinj. Pra lëvizje duhen bërë. Shembull u dha me vetë Qeverinë e re, e cila duhet të zbresë deri poshtë. Tani që PD-ja fitoi pushtetin, të gjithë ish-komunistët dhe socialistët do të shkarkohen nga të gjitha detyrat! — Është ky një problem i ditës. Të pranojmë se duhen shkarkuar. Po komunistët që…

CILËT DUHEN SPASTRUAR NGA ADMINISTRATA SHTETËRORE

nuk kanë asnjë vit që kanë kaluar në radhët e PD-së, të PSD-së etj, të cilët ndoshta gjatë periudhës që kanë qenë në pushtet kanë përfituar apo abuzuar më tepër nga këta komunistë apo socialistë që janë sot në poste drejtuese, a duhet të «spastrohen»? Logjika thotë PO. Ja u bënë «spastrime». Një nga detyrat më të rëndësishme dhe më me përgjegjësi janë emërimet e reja. E që pas pak muajsh të mos ngrihemi e të bërtasim përsëri «ti s’…» st[?]rohen të paaftët e të korruptuarit, është tepër e rëndësishme që kandidatët e ardhshëm me tituj e me emërime të reja të shikohen e më «peshohen» mirë. Edhe e dhënë të aftët e të nd[…] që kanë dhënë prova në z[…] e jo të themi: — Le t’i provojmë njëherë edhe këta. Do të ishte fatkeqësi për të gjithë, e veçanërisht për PD-në, që ka pushtetin, që partitë e paafta dhe injorantë të partisë së punës të zëvendësohen nga partiakë të tjerë të rinj jo specialistë, vetëm e vetëm se ata kanë dhënë kontributin në fushat elektorale. Për kontributin e dhënë le t’u jepen poste në parti me motivacionin «Për punë të palodhur dhe efektive gjatë zgjedhjeve», por do të ishte paradoksale e në dëm të vetë PD-së, të demokracisë e të ecjes përpara që një partiaku të devotshëm, por jo specialist, t’i besohej drejtimi i një dikasteri, komiteti apo bashkie, i ndërmarrjeje apo institucioni kulturor apo shkencor. Aq më tepër kjo nuk mund t’i besohet një servili a një njeriu me shumë lytra. Megjithatë lëvizje të kuadrove shtetërorë duhen bërë, bile sa më shpejt pasi kohë për të pritur nuk ka. ALEKSANDËR FRANGAJ

…shme se …oka për… avantat…tike. … dypalë… TALIA… telefon 250… garantor… medha…odhamit…aragit… me…