15/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 maj 1992

A KA DORE SIGURIMI NE VRASJEN E EMIGRANTEVE SHQIPTARE

Rënia e murit të Berlinit, fundi i luftës së ftohtë, proceset demokratike në vendet e lindjes e sidomos në BS vendosën dimensione të reja në marrëdhëniet midis shteteve dhe njerëzve. Në pendesën dhe rrëfësen e tyre gjysmëshkollore ish-vendet e diktaturës komuniste po përpiqen të jenë sa më të sinqertë, të sigurtë se vjellja e vërtetë dhe krimeve do të lehtësojnë çfiltjen e tyre politike dhe ekonomike. Në shtypin lindor të kohëve të fundit krahas denoncimit të gjuqeve false, organizmave të diktaturës dhe dënimit të përgjegjësve të saj nuk po mungojnë edhe njoftime mbi veprimtarinë kriminale të shërbimeve sekrete lindore në perëndim. Madje me sa duket këto shërbime kanë ekzistuar në seksione të organizuara për të ndjekur e minuar veprimtarinë e disidentëve dhe emigrantëve politikë në perëndim. Shpesh kjo shkon deri në likuidimin fizik të tyre. Në atë çka është shkruar tek ne për sigurimin e shtetit ka munguar pothuaj fare informacioni për veprimtarinë e tij jashtë vendit. Dibet që ndjekin e sigurimi që ndiqnin dhe informonin për organizimin politik të emigrantëve. Krahas kësaj ape të njohur gjithmonë është e pranishme pyetja: detyra e tyre kufizohej vetëm me informacionet dërguar Ministrisë në Tiranë apo edhe me organizimin e zhdukjes së emigrantëve më të angazhuar? Përvoja e vendeve të tjera të lindjes ka treguar se të dyja këto kanë ecur gjithmonë paralel. Sidogoftë, për shqiptarët, mungesa e disidentëve me emër dhe e informacionit për atë çka ndodhte në mërgatë ka krijuar një mjegullnajë. Aty-këtu, në librat e botuara nga mërgata a të panjohur në Shqipëri deri më sot, midis informacionit për vdekjen e emigrantëve ka edhe njoftime mbi vrasje apo zhdukje misterioze të tyre. Në botimin special të SHEJZAVE kushtuar Ernest Koliqit, në njoftimet e fundit shkruhet: 1. Nga një dorë mizore, më 21 korrik 1976, në Nju Jork, tragjikisht u zhduk miku dhe përkrahësi ynë Gjok Dragusha. 2. Më 20 shtator 1976 u zhduk pa lënë gjurmë në Belle hesh nga kjo botë luftëtari i lirisë Gjon Gjinaj. Këto janë vetëm njoftime të pjesshme të vitit 1976, por sidoqoftë po t’i shlosh edhe dëshmitë e Sadik Shoshës, mbi tentativat për vrasje që i janë bërë disa herë gjatë ekzilit të tij në Paris apo zërat e pakonfirmuar për vdekjen jo të natyrshme të Ahmet Zogut dhe Mithat Frashërit, supozimi merr formë më të plotë. Të tre emigrantët e përmendur më sipër kanë qenë njerëz të zëshëm. Kuptohet që vrasja e tyre sipas rrjedhimit më të thjeshtë ka lidhje me aktivitetin politik në mërgatë dhe është ekzekutuar nga sigurimi i shtetit ose njerëz të paguar nga ai. Në botime të tjera të mërgatës mund të gjendet informacion më i plotë mbi zhdukjet misterioze të emigrantëve shqiptarë. Sidogoftë informacioni më i plotë dhe më i qartë ndodhet në dosjet e sigurimit të shtetit. Siç do vend tjetër i lindjes Shqipëria duhet të publikojë patjetër të dhënat për veprimtarinë kriminale të sigurimit të shtetit jashtë si dhe t’ia kalojë çështjen he-tuesisë. Është në nderin e kë- këtij vendi ta pastrojë ndërgjegjen e tij të njollosur nga problemi EMIGRACION POLITIK. BLENDI FEVZIU të diskutuar në perëndim. Shpesh kjo shkonte fare informacioni për veprimtarinë e tij jashtë. Dihet që ndjekja e organizimit politik të emigracionit ka qenë një nga pikat kryesore të sigurimit. Ma ’je për të shkrehëshin fonde kolosale. Normalisht në çdo ambasadë shqiptare ishin të pranishëm një, dy edhe tre oficerë të sigurimit. Në fund Gjek Dragua [?]. në Belle River (Kanada) Sabri Dçmi [?], veprimtar i palodhur i mërgatës politike. 3. Një dorë e poshtër dhe mizore, një dorë tradhtare dhe e shitut [?], një dorë e mallkueme dhe e ndytë, bani që të largo-

PROTESTE E GAZETES «KOHA JONË»

Ditën e hënë, në ora 15⁰⁰, iu dorëzua një protestë e gazetës «Koha jonë» zotit TEODOR KEKO, kryetar i Komisionit Parlamentar për shtypin, TV dhe Informacionin, ku i kërkohej të ndërhynte ndaj instancave shtetërore, të cilat i kanë faluar një sulm kundrejt qëndrimit politik të mbajtur nga «KOHA JONË» para e pas zgjedhjeve. U kërkua që të dërgohej një grup parlamentar. Shpresojmë se në javën e ardhshme zoti Keko, do të na përgjigjet në faqet e kësaj gazete. Gjithashtu nga gazeta «KOHA JONË» është drejtuar edhe një letër-protestë Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, ku i theksohet se të gjithë kontrollët vijnë duke thënë «Perse keni kritikuar Sali Berishën» dhe ikin, duke mërmëritur «Do ta pësoni nga presidenti». Duke cituar fjalët e Ambasadorit gjerman në Tiranë, i cili në një intervistë, e cilësoi gazetën e pavarur «Koha jonë» si të parën gazetë shqiptare me të vërtetë të pavarur, u janë drejtuar telegrame proteste (për disa pjesëtarë të qeverisë shqiptare që, duan të mbyllin lirinë e shtypit) edhe Sekretares së Këshillit të Europës Katerinë La Lymier; kryetarit të Komisionit të Komunitetit Europian Zhak Delor; kryetarit të Parlamentit Europian Egon Klepsh; Agjencisë amerikane të Informacionit.

Si duhet të organizohet Kontrolli i Shtetit ?

KATËR PYETJE PËR DISKUTIMIN PËR FORMËN E ORGANIZIMIT TË KOMISIONIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT 1 — PROJEKTI I PARAQITUR NGA BLERIM ÇELA APO NGA GENC RULI ËSHTË MË I SAKTË? 2 — SI E KONCEPTONI JU KONTROLLIN E SHTETIT? 3 — CILËT DUHET TË JENË SPECIALISTËT NË KËTË GJYKATË LLOGARIE? 4 — KRYETARI I GJYKATËS SË LLOGARISË DUHET TË JETË FINANCIER APO JURIST? PËRGJIGJET: ZOTI KRISTAQ TRAJA, ZËVENDËS MINISTËR I DREJTËSISË, I CILI NJIHET SI NJË NDËR JURISTËT MË TË NJOHUR TË SHQIPËRISË. — 1 — Jam njohur me dy projektet paraprake për këtë problem. Njëri është paraqitur nga Ministria e Financave dhe tjetri nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit. I kam studiuar të dy, por mendoj se problemi kryesor është konceptimi i këtij kontrolli. Ka patur një traditë të veçantë për Kontrollin e Shtetit në Lindjen Europiane, kurse perëndimi ka patur një model tjetër. Përqëndrimi te një model tjetër, më pak mekanizëm kontrolli të financave publike, është thjeshtësia [?] e modës, pra e shtetërore efiçiencë [?]. Në qoftë se në përpjekjet e bëjmë një strukturë të shtetit, mendoj se edhe kontrolli i Shtetit duhet të ketë një strukturë të re rreptësisht të veçantë. Si e ka një jurist i njohur francez që pushtet kërkon një thesar, çdo thesar kërkon një llogari, çdo llogari kërkon një gjyqtar financiar. Në këtë mënyrë kontrolli sup-

Si duhet të organizohet Kontrolli i Shtetit ?

rem financiar (kështu e konceptoj unë Kontrollin e Shtetit) është koncept institucional, ndaj, duhet pritur një zgjidhje Kushtetuese. Tani, në këtë zgjidhje, mund të paraqiteshin këto dy modele; kontrolli i shtetit, që është konceptuar në ligjin bazë për kontrollin e shtetit, të shoqëruar dhe me propozimet përkatëse për ndryshimin e Kushtetutës Provizore që kemi në fuqi, paraqet disa inkonvenenca. Megjithëse përpiqet t’i shkëputet nga tradita e vjetër Lindore, por përsëri mbetet aty. Në këtë projekt-ligj mendohet që Komiteti i Shtetit të shkëputet nga varësia e Qeverisë dhe të kalojë në varësi të Parlamentit. Mendoj se vetëm kaq është një zgjidhje, deri diku mekanike, megjithëse e domosdoshme në thelb, por për përmbajtjen mbetet mekanike pasi bëhet thjesht një ndryshim varësie për të legjitimuar atë që të jetë tjetër. Qeveria në të gjitha proceset e shpenzimeve financiare që bë në pra kontrollin e buxhetit. Po të shikosh të dy projektet, si të Kontrollit të Shtetit, si të vetë Ministrisë së Financave, vëren se nuk janë efikase. Janë vetëm thjesht propozime si kontroll-revizjoni financiar, ashtu edhe kontrolli i shtetit. Në qoftë se vërejnë shkelje financiare, ato vetëm i propozojnë organit konkret për masa disiplinore ose penale, kështu masat i japin organe të tjera. Në një farë sensi ky është një lloj rekomandimi, në administratë, në përgjithësi, rekomandimet nuk kanë eficiencë. — 2 — Në botë jepet e ashtuquajtura Gjykata e Llogarisë, një organ që ka njëkohësisht tre funksione: konsultativ (përpara se të përpilohen aktet e Buxhetit), ka një funksion jurisdiksional; d.m.th. gjyqësor që të drejtë që me zbulimin e vijon në faqen 4

GAZETA E PAVARUR, AGJENTE E IMPERIALIZMIT

PËR TË HETUAR KËTË ÇËSHTJE ARRITI KËTO DITË NË LEZHIË NJË KONTROLL SPECIAL I MINISTRISË SË MEROJTJES. Pas morisë së grupeve të Kontrollit që kanë filluar të vijnë pas 22 Marsit të këtij viti në «KOHA JONË», arriti edhe një grup aq i çuditshëm i përbërë nga majorë dhe një kolonel të Ministrisë së Mbrojtjes. Pra, ky grup kontrolli regjistroi grupin e 14-të që vjen për të trokitur zhurmshëm në redaksinë e gazetës, sipas porosisë së Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Natyrisht, nuk i pritëm, siç priten kolonelët, pasi, thamë se do të kishim ngatërruar adresën e ndonjë reparti tankistësh e quditërisht, tani, në prag të transfertës, janë të orientuar dhe u falet. Porse hovi i tyre dhe spaletat që u tundeshin tërë salltanet pa bërë të orientohesh redaksia. Menduam se, kushëdi, kanë ardhur për të bërë zborin ushtarak me ne. Edhe kjo nuk ndodhi. Menduan se kushëdi, ndonjëri nga redaktorët ka pistoletë ose armë pa leje. Edhe kjo nuk ndodhi. …Kishim prishur valët e radarit të ushtrisë për të ndjekur anijet armike në Adriatik! Ato dhanë ultimatumin: «Përfercuesi televiziv për RADU [?] i vendosur në një prej bunkerëve ushtarakë në Malin e Skënderbeut dhe që i shërben qytetit të Lezhës të hiqet urgjentisht. Ndryshe do të veprojmë ligjërisht. Kemi urdhër të prerë nga…» Kështu u largua edhe ky grup i 14-të i kontrolleve në «KOHA JONË». Tani pritet të vijë grupi i kontrollit të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë…! Ikën kolonelët, duke tundur spaletat, me mendimin se ndonjë ditë do të bëhen edhe GJENERALË. Ikën «gjeneralët», ikën për të raportuar, para se gjeneralëve, ministrave, i kanë për të hipur dhe rënë nga frika, dhe «KOHA JONË» ka për t’i kujtuar në vite si censorët e parë të shtypit me të vërtetë të pavarur. Këtë, radhë, ishal­la, ikën për të mos u kthyer kurrë! ARTAN MIREI

NË KËTË NUMËR:

— UNË JAM SHKRIMTAR, ASNJË POST TJETËR S’DO TË PRANOJA. Me shkrimtarin e shquar zotin ISMAIL KADARE. — Përvjetor i drithëruar i gazetës. nga ALEKSANDËR FRANGAJ — KORBAT Nga LAZËR STANI NË NUMRIN E ARDHSHËM: — Bashkim Spahia: Eunuku i Blerim Çelës. — Kush do të shkojë në Gjermani? Intervistë me konsullin e Ambasadës gjermane, zotin HERRN SHMID. — Gjithashtu do të lexoni shkrime nga PREÇ ZOGAJ, FRROK ÇUPI, AGIM ISAKU, TEODOR KEKO, LAZËR STANI e BLENDI FEVZIU.