MASHTRUESIT JANË, PIKERISHT, NË KOMISIONIN E KONTROLLIT TË SHTETIT
— Blerim Çela sulmon me të gjitha bateritë gazetën «Koha jonë».
— Në kohën që sapo ramë në gjurmë të disa fakteve komprometuese të kryetarit të Kontrollit të Shtetit kërkohet të mbyllet gazeta si e kundraligjshme.
— Grupi i kontrollit të Shtetit i «atashuar» pranë «KOHA JONË» gjatë muajit prill dhe fillim të majit mashtron me qëllim për të gjitha shifrat dhe faktet që përmend në procesverbal.
— Radio Tirana në emisionin e lajmeve të ditës së hënë, datë 18 maj, një të tretën e lajmeve e jep për «shkeljet e Nikollë Lesit»!
— Përse gënjehet se në kontroll ka marrë pjesë edhe Bajaziti Beci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë? Ose më saktë: Pse nuk ia bën pyetjen vetes grupi i kontrollit të shtetit, përse nuk firmos Prokuroria e Përgjithshme në materialin e tyre mashtrues?
— Dhjetra shkresa të Blerim Çelës për të bllokuar «Koha jonë», të cilat i dërgon në adresë të ndryshme. A nuk ka tjetër punë të merret Blerim Çela apo vetëm me gazetën e Lezhës?!
— Në bankën e të akuzuarit për mashtrime gjatë muajit qershor duhet të jenë: ose Nikollë Lesi, ose grupi i kontrollit të Shtetit i përbërë nga Bashkim Spahia dhe Ymer Stafa.
— Redaksia iu drejtua këto ditë Prokurorit të Përgjithshëm, zotit Maksim Haxhia, që në emër të drejtësisë të dërgohet një grup ekspertësh dhe prokurorësh për të verifikuar çështjen.
— Vetëm gazeta «Koha jonë» kontrollohet disa herë, ndërkohë që letra e gazetës në vende të tjera vidhet në mes të ditës.
FIRMA E PARË E BLERIM ÇELËS KUR VURI TË NDËRHYJ NË KALBËRKEN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT.
Disa muaj, më parë, para zgjedhjeve në konferencën e PD-së së Lezhës, patëm bërë një debat të ashpër me B. Çelën për artikujt që botohen në «Koha jonë». Ai e cilësoi gazetën si antidemokratike dhe reaksionare! Dhe më pat thënë: «Po të kem gjë unë në dorë ta mbyll gazetën, pasi ma ke kritikuar pa të drejtë edhe në të PD-së». Kaq ka qenë atëherë ai takim i rastësishëm i këtij burri shteti… Më pas kritikova përsëri PS-në dhe një pjesë të PD-së. Në të vërtetë njerëzit më thonin: «Ç’të duhet të kritikosh Sali Berishën se është hakmarrës», por unë kisha besim dhe kam akoma se ai e kupton kritikën e sinqertë dhe nuk është hakmarrës.
Megjithatë një ditë, pasi hyri në pushtet zoti Çela, bile ende pa marrë vërtetësimin e parlamentit e aq më tepër pa bërë bekimin ditën e Pashkëve te Presidenti, ai firmosi të parën shkresë të tij. Dhe shkresa thoshte: Një grup kontrolli urgent gazetës «Koha jonë»! Pra akoma pa iu nxë të nderuarit ai urdhëroi si në kohën e Jul Cezarit: «Të pushtohet… (mbyllet)!».
ARDHJA E KRUSHKUT TË PARË, ZOTIT BASHKIM SPAHIA
Një ditë të bukur prilli ia mbërriti grupi i Kontrollit të Shtetit i kryesuar nga Bashkim Spahia, një burrë i sertë, pak i fisme dhe gjithsesi ndjellakeq. I vura përpara të gjithë dokumentet që kisha. Ditën e dytë, njëri pjesëtar i grupit, i quajtur Ymer Stafa, në prani të gazetarit A. Frangaj, thotë: «E kemi punën keq. Urdhëri është që t’ju mbyllim gazetën». Pas pyetjes sonë se nga vjen urdhëri, ai, pa fjalë drejton gishtën lart, drejt qiellit. Nuk e kuptuam se deri ku përenditen ishin marrë vesh me njëri-tjetrin për problemin tonë. Pas kësaj filloi operacioni i Kontrollit të Shtetit i titulluar «Çështja Lesi». Sipas porosive të «urdhërdhënësve» në Olimp, ky kontroll do vju sigurojnë gazetën shpirtërore njerëzve e përgjithmonë.
DISKUTIM PËR «FAKTET» E KONTROLLIT TË SHTETIT TE PUBLIKUAR NË MJETET E INFORMACIONIT SHTETËROR
Pas përpjekjeve 24 ditore grupi i Kontrollit të Shtetit largohet për t’i raportuar shefit të tyre. Konkluzionet e Kontrollit duhej të vinin e t’i jepnin në redaksi ose para drejtuesit të gazetës. Ose dhe të na thërrisnin në Tiranë për këtë gjë. Ato pa pikën e turpit dhe duke shkelur dispozitat ligjore, na i komunikojnë neve nëpërmjet Radio Tiranës në emisionet e lajmeve! Megjithatë le t’u përgjigjemi akuzave të tyre.
1 — AKUZON SE KAM NISUR BOTIMIN E GAZETËS «KOHA JONË» PA MARRË MIRATIMIN PËRKATËS DHE SE VEPRIMTARIA E SAJ ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME.
Po ju sqaroj edhe njëherë, për kësaj radhe publikisht: Gazeta «Koha jonë» ka qenë organ i Komitetit të PP-së së Lezhës deri më 18 prill 1991, ditë kur ky komitet nuk e financoni me për mungesë të ardhurash. Gjithshtu, si «Koha jonë», kanë qenë edhe 26 gazeta të tjera lokale. Në shkurt të vitit 1991, atëherë kur RD-ja hajeh dhe mbëmbë me ZP-në; në mbledhjen e gazetave lokale në KQ të PP-së në prani të Spiro Dedës, kryeredaktori i «Adriatikut» të Durrësit, F. Kullai dhe unë ngritëm një problem: Gazetat lokale të shkëputen nga PP-ja, pasi, sipas kësaj forme të deritanishme, i takon që ZP të ketë edhe 26 ZP të vogla në rrethe. Kështu që lufta dhe propaganda e partive nuk është e barabartë. Për këtë iniciativë, mendoj unë të guximshme për atë kohë na u dha shpërblimi: Na u prenë financat. Dhe pas 20 ditësh fatmirësisht drejtoria e Shtypit në KQ të PP-së ia kaloi Këshillit të Ministrave të gjitha gazetat lokale, përveç gazetës «Jeta e Re» të Shkodrës. «Koha jonë» u mbyll. Lexuesit dhe abonentët kërkonin gazetën. Në këto kushte mblodhëm degën e Bashkimit të gazetarëve të rrethit, ku ranë dakort që të mos mbyllet gazeta për arsye financiare. Komiteti Ekzekutiv nuk e mori në vërësi, pasi i dilte me humbje. U vendos që gazeta varësinë ta kishte nga dega e Bashkimit të Gazetarët të Gazetarëve të rrethit. Drejtoria e shtypit në Këshillin e Ministrave urdhëroi botimin e gazetave, duke jetuar me të ardhurat që mund të sigurojë vetë redaksia, pasi shteti s’ka asnjë lekë. Atëherë vazhduan të dilnin shumica e gazetave lokale. Jemi të parët të regjistruar në kërkesën drejtuar Këshillit Ministrave për konfirmim. Vonësna në miratim formal nuk është faj i gazetës, por i Kryeministrisë. E megjithatë në e kemi miratimin zyrtarisht, ndërkohë që ka gazeta tjera akoma të pamiratuara(!), ndaj le t’i zbulojë vetë kontrolli i shtetit. Sipas logjikës së kontrollorëve, duhet që edhe «Zëri i rinisë», «Bashkimi», «Bashkim», etj, të jenë të kundraligjshme. Pasi kanë ndërtuar përkatësinë. (Për këto probleme grupit të kontrollit i paraqita të gjitha dokumentet, por nuk denjoi as t’i shikojë).
2 — LIDHUR ME MARRËDHËNIET ME SHTYPSHKRONJËN «MIHAL DURI» NË TIRANË
Komunikata në Radio «Tirana» thotë se nuk i ka larë borxhet shtypshkronjës «Mihal Duri» në shumën 44 mijë lekë.
Së pari, jeni të gabuar në shifrën që jepni ose është gabim i spikerit të Radios.
Së dyti ju keni llogaritur edhe lekët që i detyrohemi shtypshkronjës për ditët që ju vazhdonit kontrollin dhe ku kishit bllokuar dokumentacionin e plotë të gazetës. E bëni me qëllim për të rritur, gjoja, borxhet e kësaj gazete. Por, ka një praktikë elementare në marrëdhëniet mes ndërmarrjeve, institucioneve dhe enteve të tjera që kanë llogari bankare (me sa di unë, pasi nuk jam financier, por kam burrat për fizikë). Duhet që vetëm shtypshkronja të dërgojë kërkesë — arkëtimet së bashku me fletëdaljet e gazetave që botohen, në adresë të bankës në Lezhë për t’u likuiduar dhe banka e shtetit në Lezhë ua likujdon nga leket e gazetës. Por kjo gjë nuk është bërë, pasi njëherë në muaj shtypshkronja i nis të tera bashkë për likujdim. Kështu që gaboni në shifra por gaboni aq më keq në profesion si kontrollorë. Megjithëse njerëz përtej jush ishte me arsime të mesëm!! Por ju keni marrë porosi nga shefi juaj që të qenjeni ma më tepër, pasi u mbron Ai, burri i shtetit, i nderuari B. Çela, meqenëse ka edhe gurin, edhe arrën në dorë. Por mos harroni se burra të tillë janë hipur e zburtur nga ajo karrierë!?... Me sa duket zoti Blerim Çela e ka harruar thënien e bukur të popullit tonë «Karrigia është e shtetit por b… ke të tuat!». Për ta vënë më në pah qëllimin e keq të Kontrollit të Shtetit, më datë 15 maj 1992, zoti Blerim Çela i dërgon një shkresë drejtorit të shtypshkronjës «Mihal Duri» në Tiranë ku e urdhëron që t’i tërheqë lekët gazeta «Koha jonë» edhe për numrat e datës 30 maj 1992!!! «Në të kundërt do të mbani përgjegjësi ligjore». Nënkuptimi i shkresës: Mos e botoni «Koha jonë» se do kemi telashe, e aq më tepër, se kësaj radhe ka artikull për mua (Blerim Çelën). Presion si në kohë të Enver Hoxhës! Ç’të drejtë ka ky zotni të ndërhyjë me marrëdhëniet kontraktuale të gazetës me shtypshkronjën, kur nga pala e botuesve s’ka asnjë pretendim. Ç’nevojë ka Blerim Çela të urdhërojë drejtorinë e Drurit në Tiranë, që i thotë «të mos i jepet asnjë kilogram letër gazetës «Koha jonë». Ai e di zoti Blerim Çela se për nxjerrjen në publik të sekreteve bankarë në ndërmarrje, institucionin apo privat ai dënohet sipas ligjit?
KËTO DITË HODHËM NË GJYQ BASHKIM SPAHIAN DHE YMER STAFIN...
Si dhe vetë Komisionin e Kontrollit të Shtetit për dezinformim në mjetet e informacionit publik ndaj «Koha jonë» si dhe për nxjerrje të sekretit bankar në opinion publik. Saktesojmë se kontrolli ka të drejtë të kontrollojë, të marrë masa, etj., por jo të tregojë gjendjen e arkës, gjendjen e arkës, publikisht apo privat ai dënohet sipas ligjit.
ÇËSHTJA RAI DUE DHE MASHTRUESE INKOMPETENT BASHKIM SPAHIA
Këtu, sipas atyre, qëndrojnë mashtrimet e Nikollë Lesit! Atëherë, pa e mërzitur lexuesin fillojmë me dokumentet e fakte:
Ideja për vendosjen e një përcjellës televizi të kanaleve italiane ka lindur nga banorët e qytetit të Lezhës, të cilët me të drejtë, kërkonin t’u vendosej në qytet nga ana e komitetit Ekzekutiv të rrethit një përforcues i tillë, pasi qytete të tjera e kishin bërë një gjë të tillë. U botuan edhe artikuj në «Koha jonë». Nga lexues të ndryshëm për këtë gjë, bile artikulli më i saktë për këtë ishte i një inxhinieri elektronik Ram Muja. Pas kësaj qytetarët i kërkuan me këmbëngulje Komitetit Ekzekutiv, i cili e kishte për detyrë. Nuk kishte fonde, pasi u dha të burgosurve politike. Nga intelektualët lezhjanë u shtrua me këmbëngulje një problem i tillë, nga gazetarit, nga shoqata dhe shkrimtarët e ndërmarrjeve ekonomike dhe të institucioneve të rrethit të pranuan të kontribuojnë për këtë përforcues, pasi shumica e punëtorëve të tyre kanë TV dhe do të përfitonin nga kjo gjë. Gazeta «Koha jonë» mori përsipër që edhe ajo të kontribuojë me një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat e saj për të falur atij që do të merrte përsipër përforcuesin televiziv. Për këtë sasi do të bënim një dakort pjesërisht në redaksinë e gazetës. Për të qenë, edhe më të saktë, dy redaktorë të gazetës theksonin që më