19/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 qershor 1992

ÇESHTJA E PERGJEGJESIT NE MINISTRINE E JASHTME, DERI TANI, NJE MISTER

ILIR BOÇKA, ISH-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME DEKLARON: 1- «Deri në momentin, kur ministri i Punëve të Jashtme në mbledhjen e jashtëzakonshme bëri këtë njoftim, unë nuk kisha as idenë më të vogël të ekzistencës të aparaturave të përgjimit të sofistikuara, siç u quajt ministri. Bile, edhe sot që kanë kaluar disa ditë, nuk mund të them asgjë të veçantë për këtë problem. 2- Edhe ministri, para meje, nuk më ka thënë për një gjë të tillë. 3- Ish-sh- i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, zoti Çifliku, i cili duhet ti ketë patur këto pajisje në ngarkim, në një bisedë me ministrin Serreqi i ka thënë se për këto ka patur dijeni edhe ministri i mëparshëm. Kjo nuk qëndron. Në prani të disa dëshmitarëve, ai paska thënë, se më ka treguar mua në ditët e fundit të qëndrimit tim si ministër, se ekzistonin të tilla aparatura, gjë që unë nuk e pranoj si të vërtetë. MUHAMET KAPLLANI, ISH-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME: 1- Është një veprim i paligjshëm, i pamoralshëm, dhe i palejueshëm. 2- Unë nuk kam dijeni nëse ekzistonin këto mikrofonë përgjimi. Kam një dyshim se nuk duhet të jetë kjo punë e këtyre ditëve të fundit. Do të thoja as e këtyre dy muajve të fundit... Ku e mbështet këtë dyshim? Kur isha ministër i Jashtëm gjatë vitit 1991 në dy raste është tentuar që të hapet me forcë kasaforta e zyrës, kur kam qenë me shërbim jashtë shtetit. KOSTAQ ÇIFLIKU, ISH-SHEF PROTOKOLLI NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME: 1- Unë kam kryer incizime në dy sallone të pritjes së Ministrisë dhe jo në zyrën e Ministrit. 2- Pas njëfarë kohe pyeta zotin Boçka se çdo të bëhet me këtë zyrë incizimi, nga i cili nuk mora asnjë përgjigje. 3- Si rregull, ministri paraardhës në detyrë pas ardhjes së një ministri të ri, duhet ti dorëzojë zyrën... Më në fund zoti Koçollari bëri apel për qetësi qytetare, duke lënë të kuptohej se gjithçka ishte e egzagjeruar kot. Si është e vërteta? Pse TV dhe A. Gurashi nuk shkruojnë të na filmоjnë përgjuesin, po marrin intervista rrugëve...?! BUJAR ISMAILI

POLICIA FINANCIARE SEKUESTRON 33400 DOLLARË AMERIKANË

SIPAS ZËDHËNËSIT TË POLICISË FINANCIARE Këto ditë dega e Policisë Financiare Tiranë, sipas njoftimit të degës së doganës së Tiranës, ushtroi kontroll në ndërmarrjen e Alimpeksit dhe Minergoimpeksit. Sipas sinjalizimit të doganës në Tiranë dhe nga kontrolli i degës së Policisë Financiare Tiranë rezultoi se në periudhën janar-shkurt 1992 janë blerë nga Alimpeksi 334 televizorë dhe nga Minergoimpeksi 47 frigoriferë të cilët i janë shmangur kontrollit doganor dhe pagimit të taksit doganor. Dega e Policisë Financiare në Tiranë, në zbatim të ligjit «Për Policinë Financiare» bëri sekuestrimin e vlerës prej 33400 dollarë të kësaj malli. Gjithashtu për kundërvajtjen e kryer u gjobit drejtori i Alimpeksit Altin Ylli dhe ai i Minergoimpeksit Qazim Qazimi. Për kundërvajtjet e mësipërme u bë kallëzim në organet e hetuesisë.

9700 litra verë e raki të streh(u)ara në frigoriferin e Tiranës

Gjatë këtyre ditëve Policia Financiare Tiranë në bashkëpunim me degën e doganave kapi dhe sekuestroi 3100 litra raki dhe 6000 litra verë. Kjo sasi malli është nisur nga firma Jugo-vosje e Shkupit për firmën G.S.A. — Tiranë dhe ka hyrë në kufirin tonë më 5 mars 1992. Në kundërshtim me rregullat malli është marrë në ruajtje nga Ndërmarrja e Frigoriferit nr. 3 me urdhër të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje dhe është mbajtur i fshehur në një nga mjediset e magazinave të kësaj ndërmarrjeje për dy muaj deri në ditën e kapjes nga Policia Financiare. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se për këtë sasi malli nga firma Jugovosnje e Shkupit janë dorëzuar fatura me të njëjtin numër e datë, por me vlefta të ndryshme. Këto veprime janë bërë për t’ju shmangur pagimit të taksave doganore, prandaj në mbështetje të ligjit «Për Policinë Financiare» u sekuestrua e gjithë sasia e mallit për rreth 700 mijë lekë, vleftë e cila ju xhirua buxhelit të shtetit. Nga ana tjetër...

Dilaver Bengasi: Shkarkohet nga ministri Ruli, por punësohet nga ministri i Kontrollit të Shtetit

Me 6 Shkurt të këtij viti, një grup kontrolli i përbërë nga pesë veta: S. Hyseni, A. Janku, P. Imaku dhe A. Sevrani bëjnë njëkontroll në degën e policisë financiare të rrethit të Tiranës, ku sipas informacioneve kishte shkelje dhe ndodfta edhe komprometime. Me 24 Mars mbarojnë konkluzionet, duke konkluduar se kryetari i kësaj dege, zoti Dilaver Bengasi duhet pushuar nga puna për shkelje të dekretit Nr. 7463, datë 31.1.1991 «Për Policinë Financiare». Në morinë e fakteve të shumta në akt-kontroll del se ka raste skandaloze të shpërdorimit të kompetencave nga D. Bengasi. Në mënyrë arrogante, të paargumentuar si dhe të pabazuar në asnjë dispozitë ligjore apo udhëzim të Ministrisë së Financave, zoti Bengasi ka ulur gjobat ndaj kontrabandistëve në 121 raste. Ose në një gjuhë paksa më financiare, me një të rënë të lapsit ai u ka falur këtyre personave shumën prej 74688 lekë (të reja)! Edhe më tej: zihen kontrabandistë në shitje, blerje valute në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, por ai i fal! Për shembull vendimi Nr. 330 flet qartë për këtë allishverish të tij. Ai merrte vendime dhe i prishte me urdhër të tij pa asnjë argument bindës. Fjala vjen në vendimin me numër 543, datë 28.6.1991 janë «asgjësuar» mallra të konfiskuara nga dy inspektorë financiarë pa asnjë proces-verbal asgjësimi! Ku kanë vajtur këto mallra? Kush i ka marrë ato!? Policia nuk i kanë përfunduar në zyrë, personit të kundravajtjes jo, atëherë kush i mori!? Janë falsifikuar shifra të tëra në shumë të konsiderueshme (sipas akt-kontrollit), etj por zoti Bengasi nuk pranoi të japë asnjë sqarim. Ka plot fakte të tjera. Ndaj me të drejtë Ministri Ruli e pushoi D. Bengasin nga puna. Në gazetën «RD», datë 29 Prill të këtij viti në një artikull të vogël shkruhej për këtë rast: «Ky është vetëm fillimi i reformës». Nënkuptimi i qartë: Pas tij do të largoheshin të korruptuarit dhe shkelësit e tjerë të ligjit. Bengasi ka edhe disa të dhëna të tjera, të cilat bëjnë mirë të shqyrgjoje ai vetë. Në ngjarjet e 2 Korrikut të vitit 1990 ai ka qenë shef i policisë së Tiranës. Ai di shumë gjëra të vrarët, për malin me Gropa. Ndaj duhet të fliste ose më mirë të flasë se ç’rol ka luajtur ai dhe ato që ka patur eprorë. Megjithatë ka kohë të flasë. Mund të flasë në shtyp, por mund të flitet edhe në hetuesi...! Por çuditërisht, sapo pushohet nga Ministri Ruli, ai punësohet nga Ministri i Kontrollit të Shtetit, zoti Çela. Për çfarë meritash punësohet në Kontrollin e Shtetit zoti Bengasi? Si do të luftojë kundër korrupsionit arrestone një i pushuar nga puna për korrupsion?

Largime apo spastrime në PSD

Këto ditë në PSD janë bërë lëvizje, zëvendësime, largime, ikje, pushime kuadri. Ç’të ketë ndodhur vallë? Për një vit jetë që ka kjo Parti?! Para disa kohësh i filloi ikjet gazetari Marash Mirashi. Pas tij larguan nga puna gazetarin tjetër Sokol Muho. Disa javë më vonë u largua papritur Zef Shtej- (gazetar) që mbulonte sektorin e organizimit të PSD, fill pas tij iku juristi Artan Xhylbegu e një maneri (?) kryetari Nimet Agoni. Më pas, pasuan Ik- Faruk Myrtaj, i kolegjiumit të «Alternativës» SD thuajse i moshës 27-32 vjeç, përjashtuar N. Angonin. Më besues e njëri i vetëkaluar me ditë të Z. Brapo Zguri, kryeredaktori të «Alternativës» SD. Por më i çuditshëm duket veçanërisht largimi improviziv i sekretarit të Përgjithshëm të PSDSH z. Lisen Bashkurti. Të gjitha këto kanë ndodhur në pak kohë e thuajse pas PSD arriti të futet në parlament. Si është e mundur, që Sekretari i Përgjithshëm, një ndër themeluesit e ndërtuesit kryesor të PSD të largohet, kështu, madje jo afër, por jashtë shtetit?! Mos vallë thjeshtë nga dëshira për të dalë jashtë? Vështirë të besohet kjo, sepse z. Bashkurti s’është nga ata që s’e ka parë e s’e njeh botën. Më shumë na vë në dyshim rreth largimit të tij edhe një shkrim i gjatë, i botuar ditë më parë nga Kryetari i kësaj Partie Skënder Gjinushi, ku z. Bashkurti nuk na dilte as si themelues i PSD!!! Si është e mundur të abuzohet me fakte që janë parë e vërtetuar publikisht?! Po Rr. Zguri pse iku në mënyrë kaq të papritur? Pra, pse u larguan kështu të rinjtë nga PSD-ja?! Kush iku e kush mbeti? A është kjo një çështje që duhet ta shqetësojë gjithë partinë e veçanërisht Këshillin Drejtues të saj?! Apo do vazhdohet t’u ngjiten nofka njerëzit e tjetrit, si të thotë «Partia»!

Vezë të mykura në treg

Me sinjalizimin që kishin qytetarët në rrjet për vezët që dolën të prishura u bë një kontroll në frigorifer për gjendjen e ruajtjen e vezëve dhe nxjerrjen në treg sipas standartit. Veza në frigorifer është depozituar në dhoma me lagështi dhe dhe temperatura të larta 2-5°C dhe 0°C, në një kohë që veza ruhet në kushte 0.05°C. Gjatë kohës që ka ardhur veza (rreth 15 maune) meqënëse frigoriferi metalik që ka kushte optimale për ruajtjen e vezëve ka qenë i zënë me banane të një privati «grek» dhe këto maune janë shkarkuar në frigoriferin e madh. Gjatë kontrollit që ju bë magazinës së furnizimit në treg rezultoi: rreth 700 kokra të prishura me anë vizuale (syve) në një kohë që mund të kalonin edhe të tjera. Përfundimisht veza dilte në treg, pa u kontrolluar me ovoshkop. Për këtë shkelje të Dekretit «Mbi Policinë Financiare» u gjobit drejtori i frigoriferit Mihallaq Stefani.

PËR BESIMTARËT KATOLIKË

• TË DIELËN, MË 21 QERSHOR ËSHTË DITA E KORPIT TË KRISHTIT • MË 29 QERSHOR ËSHTË DITA E SHËN PJETRIT DHE SHËN PALIT GËZUAR TË DY FESTAT, BESIMTARË KATOLIKË!

NJOFTIM

Gjithë bashkëpunëtorëve tanë, dhe atyre që na dërgojnë letra nga të gjitha rrethet e Shqipërisë ju lutemi që bashkëpunimet dhe letrat të na i dërgoni mundësisht të daktilografuara ose në pamundësi për t’i daktilografuar, të shkruhen qartë, pasi shumë prej tyre deri tani, kemi pasur vështirësi për t’i lexuar. REDAKSIA