10/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 korrik 1992

DREJTORI I TELEVIZIONIT QEMAL SAKAJEVA CENSURON DEPUTETIN GRAMOZ PASHKO

GRAMOZ PASHKO deklaron: * Unë i qëndroj të dyja deklaratave të mia për zotin Hajdari. * Dua të paralajmëroj se demokracia në Shqipëri po vihet në rrezik. * Komisioni i Kontrollit të Shtetit duhet ta dijë se ne nuk jemi deputetët e Enver Hoxhës që gjithkush mund ti marrë nëpër këmbë. Pas censurimit të intervistës enigmatike të deputetit Azem Hajdari, televizioni e praktikon si pa gjë të keq këtë përvojë edhe me deputetin GRAMOZ PASHKO. Por nje gjë ndryshon këtu: — nëqoftëse Azem Hajdari shkoi vetë në televizion dhe dha intervistën, Gramoz Pashkos ia kërkuan këtë gjë, bile në shtëpi. Me konkretisht: Ditën e hënë, datë 6-7-1992 në orën 9 e 30 minuta Gramoz Pashkon e kërkojnë në telefon nga televizioni shqiptar ku i kërkojnë të japë një intervistë për «çështjen Hajdari». Zoti Pashko e mirëpret këtë ofertë të televizionit dhe e pret ekipin e xhirimit me gazetar Zo- RI PO VIHET NË RREZIK. Unë e dua t’u bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të orëve të para kur kemi nisur, që të reflektojnë për këtë gjë. Unë kam kërkuar dhe kërkoj që të gjithë gjërat të thuhe(n) hapur, të ketë transparencë. Gjithashtu deputeti Pashko në këtë intervistë ndalet edhe në «skan- ... ditor të Kuvendit Popullor ashtu edhe Këshillit të Ministrave për këtë «shkelje flagrante të ligjshmërisë»... ... Unë i lidh këto fakte sepse dalën në të njëjtën kohë, i lidh këto fakte me idenë që kanë disa njerëz, si kryesuesit e kontrollit të Shtetit që kujtojnë se me të tilla minuta Gramoz Pashkon e kërkojmë në telefon nga televizioni shqiptar ku ai kërkon mirpret me gazetar zotin SHPËTIM RROQI në orën 10. Zoti Pashko duke e ditur se mund të veprohej ashtu si me intervistën e zotit Hajdari, para se të japë intervistën i kërkon gazetarit Rroqi të nënshkruajë akt-marrëveshjen, ku të deklaroheshin nga të dyja palët kushtet e intervistës. Gazetari pasi bie dakort me Drejtorin e TV-së, e nënshkruan akt-marrëveshjen. Më pas deputeti Pashko jep me kënaqësi intervistën. Pyetjes së zotit Rroqi lidhur me deklaratën për largimin e zotit Hajdari, Pashko i përgjigjet: — Unë kam bërë dy deklarata, një deklaratë kur u ktheva nga aeroporti ku përcolla Azemin dhe një deklaratë para Parlamentit me të cilën unë i përgjigjem deklaratës që bëri grupi i Partisë Demokratike. UNË I QËNDROJ TË DYJA DEKLARATAVE TË MIA. I qëndroj fort, nuk i heq asnjë pikë, asnjë presje. Pse? Unë fola sinqerisht dhe hapur me ato mendime që më kishte shprehur Azemi mua tërë ato ditë përpara... Zoti Rroqi shton: — Do ti qëndronit përsëri deklaratës suaj për ikje të Kadarese? — Pashko i përgjigjet: — Momenti në Shqipëri është moment i pa kristalizuar. Azemi është nënkryetar i partisë, kohà kishte nevojë për këtë. Unë i qëndroj këtij pozicioni. Deklarata ime është e shkruar. Ai ato ditë ishte i revoltuar, intervista e tij u censurua. Pse nuk thuhet se ishte i revoltuar një ditë më parë në grupin parlamentar, apo jo, qëtha një ditë, më parë ai. Dihen qëndrimet që janë mbajtur në Këshillin Kombëtar. Ende ka një paqartësi midis një vendimi që u mbajt nga ana e PD-së, Këshillit Kombëtar dhe grupit parlamentar lidhur me ikjen e Azemit, me një qëndrim që u bë publik. Koha do të provojë e para që kam thënë unë qëndrimin. Faktet herët ose vonë do të dalin. Më poshtë ai shton: — Deklarata ime është unë nuk u heq asnjë presje. Unë i qëndroj fort kësaj, jam munduar mirë për ato fjalë që kam thënë. Unë dua të paralajmëroj se DEMOKRACIA NË SHQIPËRI ... … Përsa u përket këpucëve di dokumenta të rregullta më ka ardhur mua privatisht, — thekson Pashko, — dhe unë e ndjeva për detyrë t’ia dërgoja zonës sime elektorale, dhe askush s’do më ndalojë që deputeti të çoj zonës sime, atij populli të varfër dhe të vuajtur ndihmat që unë do të mund të siguroj. Lidhur me këtë është bërë një spekulim dhe një shkelje e rëndë e ligjshmërisë shqiptare, sepse unë jam deputet, gëzoj imunitetin e deputetit dhe para se një deputet të atakohet duhet të lajmërohet kryesia e Kuvendit Popullor, të krijohet një komision parlamentar, sepse investigimin e deputetit mund ta bëjë vetëm Komisioni Parlamentar, (se mos është hera e parë që Berisha Çela e shkel ligjshmërinë, bile me gjithë këto gafla të atij mund të them se nuk se nuk e nxjerr një njer i imrë i shmërinë, Shën. i gazetarit) PRA NUK JEMI ME KËMBË, E MUND TË BËJË SI TË DOJË... … Unë si deputet i kam bërë një … edhe korrupsionin e këpucëve gjëra mund të hedhin baltë mbi fi- … që Komisioni i Shtetit gurën time. … kamion me 8000 kg këpucë me të them këtë: që ato kanë ardhur për mua personalisht me të gjithë dokumental e nevojshme, unë ua kam dërguar falas zgjedhësve të zonës sime. Se çfarë është bërë me këpucët atje, e di komisioni dhe përfaqësuesit e PD-së dhe të pushtetit që kanë bërë pjesë në këtë komision. Unë për vete jam munduar dhe do të mundohëm të bëj sa të mundem për zgjedhësit e mi. … N.qoftëse provohet se nuk ka shkelje nga ana ime, unë e provoj këtë me dokumenta ligjore, nuk di se kush do mbajë përgjegjësi sepse është thyerja e rëndë e deputetit. DUHET TË MËSOHEMI TË HEQIM DORË NGA MENTALITETI I KOHËS SE ENVERIT, përfundon Pashko. Pak a shumë kjo ishte intervista e zotit Pashko. Gazetari Rroqi me të shpejtë e dërgoj këtë në televizion tek shefi i tij QEMAL SAKATJEVA. Të dy së bashku me ndonjë “bir besnik të partisë” e panë dhe e stërpanë mirë intervistën e zotit Pashko. (Vijon në faqe 2) ALEKSANDËR FRANGAJ

BSPSH DEKLARON:

BSPSH E QUAN SE KA NJË PËRGJEGJËSI TË MADHE MORALE TË DEKLAROJË BOTËRISHT SE NË RAST SE QEVERIA NUK DO TË LUFTojë PËR ZGJIDHJE GLOBALE, TË PËRGJITHSHME TË TË GJITHA PROBLEMEVE TË NJERËZVE, NË QOFTË SE QEVERIA NUK DO TË MBAJË NJË DIALOG KONSTRUKTIV E TRANSPARENT ME BSPSH, KJO DO TË SHTRENGOHET TË MBAJË NJË QËNDRIM TË QARTË KUNDËRSHTUES NDAJ SAJ DHE E GJITHË PËRGJEGJËSIA PËR KËTË, BIE MBI QEVERINË. QEVERIA MORI NGA POPULLI NJË VOTËBESIM ABSOLUT, NDAJ I K A ATIJ NJË BORXH TË MADH. KA ARDHUR ORA E MBAJTJES SË PREMTIMEVE. KUSH NUK ËSHTË NË GJENDJE T’I MBAJË, LE SKENËN, KY ËSHTË MESIMI QË VJEN NGA DEMOKRACIA. (Nga deklarata e BSPSH mbi gjendjen aktuale të vendit).

PJETËR ARBNORI NUK LEJON GAZETARËT TË HYJNË NË KAFEN E PARLAMENTIT PËR TË TAKUAR DEPUTETËT

Gazetarët në Parlament shkojnë për punë dhe jo për të parë estradën e deputetëve. Ka disa kohë që Kryesia e Parlamentit me një urdhër të çuditshëm u ndalon gazetarëve të lëvizin nëpër ambiente të tjera të veçanërisht në kafe. Nuk shtrohet problemi se gazetarëve u hiqet e drejta për të pirë kafe, por ata nuk kanë mundësi të takojnë apo të diskutojnë me deputetët, pasi i vetmi vend që mund ti gjesh deputetët të lirë, në pushimet e seancave është vetëm kafja. Nuk e kuptojmë dot se me çfarë motivacioni është dhënë ky urdhër. Nëqoftëse kryesia ka hallin se mos gazetarët mbajnë kafe, le t’i japin urdhër banakiers që të mos shërbejë, dhe jo të ndalohen për të hyrë (brenda!) • Megjithatë fajin për këtë nuk e ka si Pjetër Arbnori e as kryesia, se ku e njohim atë punën e gazetarit, por të paktën deputetët gazetarë dhe shkrimtarë duhet ti ndihmojnë kolegët e tyre përderisa në Shqipëri ende nuk ka ligj për shtypin. KOL SADUSHI

NDODH EDHE KËSHTU...

Zoti BASHKIM GAZIDEDE, ish kryetar i Shoqatës së Myslimanëve Shqiptarë, në një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së shpreh dyshime që PD-në e ka formuar Ramiz Alia. Dy ditë pas kësaj zoti Gazidede emërohet kryetar i SHIK-ut!

NGA MBLEDHJA E REDAKSISË SË GAZETËS

Ditën e shtunë, datë 4.7.1992 u zhvillua mbledhja e redaksisë së gazetës «Koha jonë» ku ndër të tjera u diskutua për kërkesën që kanë paraqitur pranë kryeredaktorit të gazetës, gazetarët A. Zeneli, M. Mirashi dhe E. Kaceli për tu pranuar në punë përsëri në gazetën «Koha jonë», pas humbjes nga ana e tyre të «betëjës» gati dymujore me kolegët e tyre në këtë gazetë. Redaksia vendosi të pranojë në punë vetëm zotin Marash Mirashi, kurse A. Zeneli dhe E. Kaceli, të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune me redaksinë, porse nuk kanë punuar si duhet dhe nuk kanë aftësitë e duhura profesionale u vendos që të pushohen nga puna.

Ditën e hënë, datë 6-7-1992 në orën 9 e 30 minuta Gramoz Pashkon e kërkojmë në telefon nga televizioni shqiptar ku ai kërkon të japë një intervistë për «çështjen Hajdari».

… Përsa u përket këpucëve di dokumenta të rregullta më ka ardhur mua privatisht, — thekson Pashko, — dhe unë e ndjeva për detyrë t’ia dërgoja zonës sime elektorale, dhe askush s’do më ndalojë që deputeti të çoj zonës sime, atij populli të varfër dhe të vuajtur ndihmat që unë do të mund të siguroj.

AKT MARRËVESHJE

E lidhur sot më dt. 6.7.1992 midis deputetit Gramoz Pashko dhe përfaqësuesit të Televizionit shqiptar Shpëtim Rroqi për intervistën që i jap TV shqiptar në këtë datë, ora 10.00, në të cilën u vendos që: 1. Deputeti Gramoz Pashko do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që i drejton gazetari në fjalë i cili ka mandat nga Drejtoria e radiotelevizionit. 2. Radiotelevizioni është i detyruar ta japë të plotë intervistën në fjalë brënda ditës së sotme në lajmet kryesore të ditës ose menjëherë pas tyre. 3. Një kopje e plotë e intervistës i dorëzohet deputetit Gramoz Pashko për të ruajtur autenticitetin. 4. Në rast shkelje të kësaj akt marrëveshjeje deputeti Gramoz Pashko ka të drejtë që ligjërisht të kërkojë përgjegjësinë e Radiotelevizionit në kanale ligjore e publike. GRAMOZ PASHKO (Firma) SHPËTIM RROQI (Firma) Shënim: Një kopje e akt marrëveshjes në fjalë me firmat përkatëse, në një kasetë e intervistës së zotit Pashko disponohet nga ana e redaksisë sonë. Në rast se lexuesi do të jetë i interesuar për këtë intervistë, ne do ta botojmë atë.

NË NUMRIN E ARDHSHËM:

INTERVISTË E ISH-ZV SHEFIT TË POLICISË PËR SHKODRËN Z. GJEK CELAJ, PËR NGJARJET E 2 PRILLIT, DHËNË NGA QELIA E BURGUT FANTAZI INFERIORE E ZYRTARËVE TË LEZHËS nga MARASH MIRASHI … dhe pra, nuk është aspak e rastit, që disa prej zyrtarëve mediokër të Lezhës, dinë të tallën kaq mjeshtërisht me vetën e tyre. Ata çuditërisht gjejnë kohë në këtë kohë të pakohë dhe shesin të bukur pranë memorialit të Heroit tonë Kombëtar i vënë epitetin «sheshi OMONIA». Vini re, ç’fantazi inferiore altruistë! Dhe thonë se 70 përqind e këtyre zyrtarëve zotërojnë me themel gjuhën shqipe…