18/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 korrik 1992

KLANI «KAPO» I PARTISE DEMOKRATIKE

— KOMUNISTËT E KRIJUAN NEPOTIZMIN PASI ERDHËN NË PUSHTET. — PSEUDODEMOKRATËT E RIJ ERDHËN NË PUSHTET ME NEPOTIZËM — Në janar të vitit 1991 në gazetën «RD» u botua shkrimi i paharruar «Përse nuk qahet blloku». Në atë shkrim demaskoheshin lidhjet e gjakut e të miqësisë brenda klikës udhëheqëse komuniste që qeveriste vendin. Lexuesit shqiptarë atëherë menduan se mori fund maskarada e abuzimeve me postet në kurriz të popullit të shumëvuajtur. Shpresa të mëdha lindën. Një shpresë e madhe ishte ajo që populli të qeverisej nga njerëz të ndershëm e të aftë që kryenin punët e vendit para punëve të tyre, që mendonin për qytetarët para se për kushërinjtë e miqtë. Por, mesa shihet, nuk paska qenë e thënë. Nepotizmi i ri hodhi rrënjë të shëmtuara brenda Partisë Demokratike po vinte në pushtet falë votës së popullit që kërkonte të ndryshonte fatin e vet. Populli nuk dinte gjë për klanin e ri «Kapo» që rritej, zgjerohej e forcohej pa u ndjerë në PD. Populli shkoi të votonte për demokracinë, për një të ardhme të qetë e të sigurt që e shihte në programin e PD-së dhe në personalitetin e figurave të shquara të kësaj partie. Mund të thuhet se pushtetit nga Partia Demokratike kanë arritur jo pak. Le ta shohim konkretisht. Alfred Serreqi, deputet i Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Ministër i Punëve të Jashtme. Është baxhanak me Leka Toton, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Leka Toto i ka dhënë motrën për grua zotit Bujar Hoxha, këshilltar i afërt Presidentit Berisha, ai që sulmoi në shtypin e Prishtinës përpjekjet e Rexhep Qosjes për pajtim kombëtar. Profesor Bujari, plak tashmë, me një barrë të madhe veprimtarie komuniste në kurriz, rri në prapaskenë. Por ai mendohet të jetë çelësi i nepotizmit të ri, duke u treguar krejt i pashqetësuar me Presidentin Berisha. Bujari fut Toton, Totoja fut baxhanakun Serreqi, Serreqi nxiton dhe i bën peshqesh Presidentit kushëririn e vet Kolec Topallin, sekretar i kabinetit presidencial, ai që shihet shpesh në krye të ministrave dhe midis tyre duke i habitur të gjithë njerëzit që kuptojnë protokollin e një shteti. Shpejt e shpejt, I organizatës bazë të PPSH-së për 10 vjet rresht në fakultetin Ekonomik, emërohet Dekan i këtij fakulteti. Menjëherë, pastaj del në skenë Kryetari i porsamëruar i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazided, gruaja e të cilit është kushërirë e afërt me gruan e Safet Zhulalit. Po këtu, në nyjën e Bahollëvë, që pason nyjën Toto-Serreqi, lidhet pastaj zoti Abdi Baleta, i cili është dhëndërr në atë familje. Klani zgjerohet pastaj me Franko Krroqin, zëvendësministër i industrisë, i cili ka për grua kushërirën e nënës së Zhulalit. Ky klan që me metodat e dëshmueshme punoi dhe punon të uzurpojë PD-në e shtetin shqiptar i ka marrë masat me kohë që ta ketë shtetin të hapur edhe në Partinë Republikane. Kryetari i kësaj partie, zoti Godo është kushëri me Tomorr Malasin e Leka Toton. Në nivele më të ulta të administratës shtetërore ky klan shumëzohet me të tjerë. Por edhe me kaq është e mjaftueshme për të dhënë alarmin. Çfarë po bëhet me shtetin? ... Populli shkëputet për votonte për demokracinë, për një të kësaj Partie. Mund të përmendim të nderuarin Sali Berisha, sot President i Republikës, Gramoz Pashkon, sot i përjashtuar nga grupi i deputetëve të PD-së, Azem Hajdarin, sot i larguar në SHBA për studime, Arben Imamin, sot deputet i thjeshtë i PD, Aleksandër Meksin, sot kryeministër, Genc Rulin, ministër i financave dhe ekonomisë, Eduard Selamin, sot kryetar i PD-së, Arben Demetin, Preç Zogajn, Genc Pollon e shumë të tjerë po aq të afirmuar ose më pak të afirmuar. Rrethanat bënë që këta zotërinj, dhe të tjerë që s’është rasti të përmenden, të prezantonin qysh në fillim fytyrën e PD-së në popull. Por ndërsa këta zotërinj, në përpjekje për të futur në Parti një frymë të re dialogu e konsensusi, dilnin papritur jo rrallë njëri përballë tjetrit, Brenda Partisë e jashtë Partisë forcohej dita ditës aleanca e disa personave të panjohur, që tani i shohim në krye formuesish, dikasteresh e institucionesh. Këta janë të lidhur me gjak e me miqësi me njëri tjetrin. Tre muaj pas marrjes së pushtetit u opaku [?] dhe Arianit Berisha, Beriq [?] mikun e tij përklan e ri «Kapo» që dhe i bën pëshpësh shërirën shteti. Shpejt e shpejt, pa probleme, ministri Sereqi dërgon drejtor të Pallatit të Kongreseve kushëririn e vet Cezar Asllanin. Këtu nepotizmi i ri evidenton Ministrin e Shëndetësisë dhe të Mjedisit zotin Tritan Shehu, nënë e të cilit ka dajë vjehrrin e Sereqit dhe të Totos. Prej këtu, automatikisht, shohim gruan e ministrit Tritan si përgjegjëse e zyrës së shtypit në presidencë. Ndërkohë djali i Sereqit, Pali është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. A mbahet me kaq? Për fat të keq jo. Nënkryetari i Kuvendit Popullor zoti Tomor Malasi, është djalë halle i Leka Totos. Familja Afezolli ka miqësi kurore me këtë vater, kështu që i riu Naskë Afezolli bëhet zëvendësministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë. Por e ëma e Naskës është motra e Sul Bahollit, figurë e njohur e nomenklaturës Komuniste. Baholltë i kanë dhënë vajzën Zhulalëve, kështu që Safet Zhulalin e kemi Ministër të Mbrojtjes. Pa humbur kohë, sapo kurorëzohet Safeti, i vëllai tij, Kadri Zhulali, dhëndri i Bahollve, ish-sekretar që kuptojnë protokollin e një Kombëtar të PD-së. Çfarë po bëhet me shtetin? I kujt është shteti? A mund ta quajnë veten demokratë këta njerëz që shfrytëzojnë votat e sinqerta të zgjedhësve për të krijuar klane me njëri tjetrin? Si mund të shkojnë përpara punët e vendit kështu? A e dinë këta zotërinj se nepotizmi në SHBA, si vend kampion i demokracisë, dënohet me heqje lirie dhe kjo bëhet sepse demokracia ka nevojë të mbrohet nga abuzimet? Partia Demokratike, si forcë në thelb progresive, me siguri do të reagojë me urgjencë kundër kësaj merrimange vdkjepurëse për demokracinë. Në opinion flitet shumë rreth merrimangës nepotike të PD-së dhe pozicionit të Presidentit. Ça thonë se Presidenti nuk e di, të tjerë thonë se Presidenti është në dijeni të kësaj dukurie; madje ndonjë politolog është shprehur: ç’farë duhet të dijë Presidenti nëqoftëse nuk di këtë? Megjithatë unë mendoj se Presidenti nuk e di, por që me siguri që do ta mësojë pas këtij shkrimi.

80 PËRQIND E SHQIPTARËVE GATUAJNË NË WG

Në shkrimin tim «Burgu i madh — Shqipëri» të botuar në «Koha jonë», në numrin e kaluar, jam matur shumë të shkruaja ose jo edhe një mendim. Kur dëgjoja intervistën e zotit President pas kth-

80 PËRQIND E SHQIPTARËVE GATUAJNË NË WC

Në shkrimin tim «Burgu i madh — Kur dëgjova intervistën e zotit President pas kthimit nga «Tempulli i Helsinkit» dhe pas përgjigjes që dha për dekretimin e ligjit për strehimin nuk po ngurroji ta them: «Shqiptarët, në mbi 80 përqind të tyre gatuajnë në WC. A e nderon kjo këtë vend dhe çfarë duhet bërë tjetër kundër banorëve të këtyre apartamenteve të mjera?!

Ç’NDODHI ME SPIRO DEDEN...?

Spiro Dede ka qenë një nga kryetarët e Partisë Socialiste. S. Dede dihet se më parë ka punuar në armën e Enverit siç pat punuar Nano në atë të Nexhmies etj. Por çuditërisht se Spiro Dede, para një viti, kur shpërtheyen ngjarjet e mëdha demokratike, bëri një befasi në mendimet e tij, duke e sulmuar E. Hoxhën dhe veprat e tij me aq zell sa dufështitë. Biografia e tij në këtë farë siç konditojnë mendimet e tij, nuk lënë ai mendimin se është «…» e PP-së po e kuptojmë pra në të Hoxha e teoritë e tij. Por kjo do të thotë Spiro Dede ishte e parti Socialiste që u luftuan e lektres e kryeredaktor i Punës me vonë kryeredaktor i «ZP»-së, por ndodhte ajo që Spiro Dedes, si do që nga këto qëndrim ndaj E. Hoxhës, që P.P. po i mbusheshin sallat. S. Dede ishte për një informim të përditshëm që Nanon e të plotë të P.P-së dhe të lejonte të guro. Disa herë bli njerëz të ndryshëm në hamendje të tyre, thonin në Spiros dohet besuar në një farë mase, se ai është i brendshëm e ua njeh mirë rënjet. Siç duket nga që i njeh mirë, edhe po i thanë kaq shumë e tanii po i urren. Të tjerë thonë se Spiro hëngri bukën e tani po përmbys kupën. Kulmin e distancimit për ne, Spiro Dede e arriti, siç kemi shkruar më parë, në Lezhë, kur tha se veprat e E. Hoxhës duhen çuar në fabrikën e letrës. Që nga ajo kohë erdhi një rrallë e më rrallë në mbledhje. Edhe edhe në fushatën elektorale në votkrahe si duket do këtë pjesë? Ajo kjo se është në do një letër, dhe rrallë më në mbledhje, E. Hoxha e teoritë e tij. Ka qenë duket që do të jetë pjesë, shumë se ka këtë thënie. Duke pasur kontakte më të kohë të tij, nga leja e tij. Me sho-kët të tij, në moshë të vjetër me të informim të përditshëm që Nanon e më rrallë në mbledhje. Edhe në fushatën elektorale, bile shkonte deri atje sa thoshte se njerëzve duhet besuar në një farë mase, se të rrëzohet Nano me të tjerë s’janë më pak të përlyer. Nëse u menjanuam për rinovim të Partisë them se kish të tjerë para tij, por nëse vërtetë kërkohej rinovim atëherë shokët e Ilir Metës e Luan Ramës duhet të ishin të shumtë në formuet udhëheqëse të kësaj Partie. Heqja e S. Dedes nuk justifikohet as me mekanizmin e votës dhe as me dëshirën e delegatëve në Kongres. Edhe vetëthënqa nuk justifikohet pas kësaj. S. Dede është mënjanuar prej kohësh. Vëzhgimet tona na bëjnë të mendojmë se e kaluara në këtë Parti po fshihet, konservatorja po konservon, ndërsa e reja me ndonjë «ulje» kuptohet se nuk pretet. «ulje» kuptohet se nuk pretet. Ai ishte për P.P.-në, çka nuk u bë kurrë në këtë Parti bile as në Kongresin e I të para ca ditëve nuk u dha asnjë fjali as për E. Hoxhën e as për R. Alinë. Por aty thjesht u bë vendim i një projekt i mbarshëm: Largimi i Spiro Dedes! E them me sinqeritet e unë dhe mjaft shokë të mi socialistë, demokratë apo socialdemokratë e kemi thënë më parë me bindje se do të hiqet Spiro. Por ama që do të vijë G. Ruci, kjo s’na kish shkuar në mend. S’na kish shkuar se ai publikisht është i njohur për mendimet e tij konservatore, për mbrojtjen e konservatorizmit. Është i njohur për tonet bajraktaroeske e gjuhën e qendrimeve të tij, prej «libre të momentit të kaluar». Cilësia e këtyre të përforcuara në kohën që qëndroi edhe ministër i diktaturës qe po shkatërrohej me dashjen e pa dashjen e tij. Nga ana tjetër S. Dede është kundër zgjedhjeve të «ZP»-së ndaj ndërpreseve s’fondove ep[...]ropiane për Shqipërinë, kurse Ilir Meta e të tjerët sa për asaj partie as janë ndier ndel [?] dërgjesë. Pra një mënjanim i një zëvendësimi të më në Partinë Socialiste ka domethënie të madhe, nuk sjell të ndryshme që pritet. Nëse Spiro Dede u mënjanua për të kaluarën e tij, duhet thënë se dhe

NË KËTË NUMËR:

— «Gjygj» i ndërprerë në Qendrën Ndërkombëtare të kulturës. Nga FRROK ÇUPI — Nuk do të ketë drejtësi, aq kohë sa politika të sundojë ligjin. Intervistë e zotit GJEK CELAJ, ish-shef i policisë së Shkodrës në ngjarjet e 2 Prillit. NË NUMRIN E ARDHSHËM: — Për ç’ka e dua dhe për çfarë e kritikoj Presidentin Berisha. Nga ALEKSANDËR FRANGAJ — Vijon intervista e zotit Gjek Celaj, ish-shef i policisë në Shkodër në ngjarjet e 2 Prillit e shoqëruar edhe me një shkrim të ish-Nën kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, zotit FERIT SULA për ish-kryetarin i Hetuesisë së Përgjithshme zotin QEMAL LAME.

NDRYSHIME NË GAZETËN «KOHA JONË»

DREJTOR I GAZETËS: NIKOLLË LESI KRYEREDAKTOR: ALEKSANDËR FRANGAJ KËSHILLI BOTUES: N. LESI, TONIN ÇOBANI (kritik letrar) DHE PASHK PËRVATHI (diktor).

PËRSE DOLI NJË DITË ME VONESË «KOHA JONË»

Të dashur lexues, dalja me vonesë nuk është moskorrektësi e redaksisë sonë. Kjo vonesë u bë për arsye teknike nga shtypshkronja «Mihal Duri». Shpresojmë që të tilla raste të mos na ndodhin më. Për këtë radhë ju kërkojmë ndjesë.