– Demokracia e shtitur –
NERITAN CEKA Lëvizja demokratike e dhjetorit ishte, në fakt, një front antitotalitar, një aleancë e forcave të ndryshme opozitare ndaj regjimit komunist, që u konkretizua me formimin e Partisë Demokratike. Themeluesit e saj ishin studentët dhe intelektualët e rinj me ideale demokratike të vizionit europian. Ishin të gjithë që ngritën më këmbë dhe tërhoqën pa frikë popullin më të shtypur të Europës kundra diktaturës më të egër komuniste. Si të tilla ato të simbolizojnë përpjekësisht lirinë, demokracinë dhe drejtësinë. Forcën e dytë në këtë parti formuan intelektualët komunistë, deziluzionuar nga dështimi i forcës enveriane të komunizmit dhe që kishin si vizion demokracinë europiane, polaçke-çekë, të viteve 60, që kufizohëj në lejimin e pluralizmit të mendimit dhe në ndihmën amerikane për mëkëmbjen e ekonomisë. Kjo ishte salvaxhentaja e lejuar nga Ramiz Alia që në gusht të vitit 1990 për të shpëtuar ç’mund të shpëtohej nga anija e çarë e para grupeve që e përbënin atë hapësinë rrugë të ndryshme për realizimin e vizioneve të tyre politike. Në këtë domosdoshmëri periudha e Qeverisë së stabilitetit ishte vetëm një episod i riorganizimit të forcave për një ndeshje të ardhshme midis tyre, sepse Partia Socialiste e identifikuar me të majtën ekstreme të Tifikuar. Kjo qeveri ishte njëkohësisht një domosdoshmëri e përkohëshme, sepse të gjitha forcat politike duhet të merrnin përgjegjësinë e efekteve të paevitueshme në kalimin në ekonominë e tregut, siç janë papunësia, asistenca sociale, liberalizimi i çmimeve, inflacioni etj. Në zgjidhjen e këtyre problemeve e ardhmja politike në drejtimin e shtetit i takonte grupit intelektual, i cili me pozitën e vet centriste mund të moderonte prirjet e djathta dhe të majta të partive politike shqiptare. Drejtimi nga Meksi dhe pjesëmarrja e disa intelektualëve në qeveri ishte vetëm fasada e bërthamës së vërtetë në aleancën komuniste-balliste-legaliste, e cila kapi të gjitha kyçet e pushtetit në ministri të rëndësishme, në grupin parlamentar, në parti, në shërbimin diplomatik në atë informativ etj. Si rrjedhim edhe vizioni i propozuar prej tyre ishte i dyfishtë: Socializmi Eurolindor dhe Regjimi i Vjetër. Ky model u zbatua që nga maja e piramidës shtetërore deri në bazën e saj në kundërshtim me principet themelore të lëvizjes demokratike për shtetin ligjor, kundër partisë shtet për lirinë e mendimit si liri e informacionit etj. Hapi i parë ishte korrigjimi i ligjit kushtetues të formuluar nga PD në legjislaturën e parë pluraliste, për të dhënë fuqi të tilla presidentit, që nuk korrespondonin me statusin e tij, si kryetari i një republike parlamentare. Vizioni eurolindor shfaqet krejt i qartë kur presidenti kryesonmbledhjet e partisë, të grupit parlamentar, të qeverisë, ndërhyn hapatas në pushtetin ligjor, duke orientuar procese gjyqësore ose pushuar gjykatës, merr në mënyrë zyrtare dekorata private dhe jep në mënyrë private dhe antikushtetuese dy shtetësinë (që mund të miratohej vetëm nga Kuvendi pas një plebishiti dhe diskutimi të gjatë juridik). Qeveria e zotit Meksi nuk mund të jetë rezultat i përgjegjësisë së këtij burri me edukatë europiane, sepse është e ndërtuar mbi parimin primitiv eurolindor të nepotizimit. Është e tepërt të përsërisim lidhjet patriarkale të dokumentuara nga
pasi cila kufizohej në lejimin e përparimit Kjo ishte salvaxhentja e lëvizur PSH.
Grupi i tretë përbëhej nga pilë të familjeve të lidhura me monarkinë e Zogut apo me Ballin kombëtar, por njëkohësisht nëpërmjet marrëdhënieve miqësore apo martesore, edhe me komunistët e grupit të dytë. Ishin këta të fundit që i rekomanduan ata në PD me qëllim të persekutuarve politi-
Kjo aleancë arriti të bashkojë forcat demokratike të cilat i dhanë një goditje vdekjeprurëse diktaturës në zgjedhjet e marsit 1991. Shkatërrimi plotë i kësaj diktature ishte meritë e lëvizjes së gjerë popullore të organizuar nga sindikatat në maj të atij viti. Që nga ky moment aleanca e realizoi qëllimin e vet dhe
Rrëzimi i parakohshëm i qeverisë së stabilitetit shënonte për këtë arsye fillimin e parakohshëm të luftës politike midis grupeve në gjirin e PD, që u nis në mënyrë të njëanshme nga aleanca komuniste-balliste-legaliste. Megjithatë forcat demokratike intelektuale nuk ju përgjigjën këtij sulmi, duke e quajtur të domosdoshëm ruajtjen e grupeve në PD deri në fitoren legale mbi komunizmin, e cila u realizua në një bashkim shpirtëror kombëtar më 22 mars 1992. Kjo ishte një shprehje e natyrës thellësisht europiane të mentalitetit shqiptar që nuk e pranon socializmin, qoftë edhe në vizionin e tij eurolindor.
Të njëjtin ditët e qeverisë Meksi të dalë nga këto zgjedhje duhet të provonin se çfarë vizioni demokratik i propozon shqiptarëve dhe Europës forcat politike që erdhën në
DEKLARATAT E Z. ARBNORI BALETA DHE ÇELA NË SHËNGJIN
— Më datë 31 korrik 1992, në qytetin e Shëngjinit, në kuadrin e fushatës elektorale për turin e dytë të zgjedhjeve lokale erdhën zotërinjtë Pjetër Arbnori, kryetar i Krye- ve së Parlamentit Shqiptar, Blerim Çela, kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Tonin Alimhillhi, deputet i PD-së për Shëngjinin, dhe Abdi Baleta, deputet i PD-së.
Bisedën e tyre, redaktori ynë e inçizoi, ndaj po botojmë pjesë nga deklaratat e tyre. Komentin po e lëmë të bëni vetë të dashur lexues, sidomos për deklaratat e Baletës dhe Çelës.
PJETËR ARBNORI
1 — «Aty ku janë zgjedhur kandidatura të mira nga PD-ja fituam…».
2 — «Partia Demokratike dhe Qeveria do të mbështesin dhe ndihmojnë të gjitha komunat dhe bashkitë, pavarësisht nëse kanë fituar socialistë apo demokratë. Ata janë pikësëpari, NJERËZ».
ABDI BALETA
1 — «Unë theksoj se Partia Demokratike do të bënte tradhti ndaj popullit e kombit, nëqoftëse vendos të bëjë koalicion me Partinë Socialiste».
2 — «… Sikur të isha unë kryetar i Partisë Demokratike, ju garantoj se s’ka për ta gjetur asgjë këtë Parti…».
3 — «Unë do të luftoj kundër krahut neokomunist të Partisë Demokratike si Frokk Çupit, Preç Zogajt, Gramoz Pashkos, Neritan Cekës, Teodor Kekos, Mitro Çelës e plot të tjerë, të cilët janë në PD».
4 — «I kërkoj me këmbëngulje Azem Hajdarit që të heqë dorë përfundimisht si bashkëpunëtorë i gazetës Koha jonë».
5 — «Njëzet herë ma kanë përmendur se kam spiunuar Nesti Nasen, kur punoja në Nju Jork. Por unë e kam mbrojtur atë dhe jo sulmuar».
6 — «Sa të jetë gjallë Ramiz Alia e ka të vështirë demokracia në Shqipëri».
BLERIM ÇELA
BLERIM ÇELA
1 — «Qeveria Demokratike, Partia Demokratike nuk mund të mbyllin gazetën “Koha jonë”. Aq më tepër Kontrolli i Shtetit. Por ne si kontroll shteti zbuluam korrupsion shumë të madh të zbatuar nga kryeredaktori i saj Nikollë Lesi. Ne denoncuam, por nuk na mbështetën Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata, hetuesia. Në këto organe drejtësie ka shumë të korruptuar. Ne duhet të bëjmë një spastrim të madh në këto organe drejtësie, pastaj ta shohim se ku përfundon Nikollë Lesi.
2 — «Aty ku kanë fituar socialistët, qeveria demokratike, nuk do t’i ndihmojë, paçka se një pjesë kanë votuar për PD-në».
3 — «Votat edhe Slobodan Millosheviçit jepjani, por kurrë PS-së».
4 — «Kundërshtarët e qeverisë demokratike edhe në vri-më të flutë, nuk i lëmë pa i zënë».
5 — «Njerëz dhe jo sulmuar».
6 — demokracia në Shqipëri».
Opinione rreth zgjedhjeve të 26 korrikut
EDUART SELAMI (Kryet. i PD).
Zgjedhjet e 26 Korrikut janë një hap i çuditshëm përpara.
FATOS NANO (Kryet. i PS).
Në zgjedhjet e 26 Korrikut populli ynë tregoi se është i vendosur të ecë përpara në rrugën e demokracisë.
ISAT CUCLLARI (mjek)
Pluralizmi nënkupton një farë ballancimi të forcave politike. Ndryshe ç’u pa. Nuk dobëshet Shqipëria më shumë, pse partitë politike “luftojnë” kundër njëra-tjetrës, përkundrazi.
ELA MEÇE (ekonomiste).
Po nuk pati konkurrencë edhe në politikë si në tregun e lirë s’ka përparim. Kush e mohon, ose kush e kundërshton këtë është monist. Më duket se populli do të zgjedhë një fare mirë.
A. M. (anëtar i PD)
Ky është veçse një këndvështrim, edhe nga brenda. Ndërrojmë mend për dy javë. Ndosh ta lë të njëjtë më mirë në pajtim edhe një herë E. Hoxhën.
G. G. (anëtar i PS)
Jam i gëzuar për fitoren e Partisë Socialiste. E them të hapur këtë, PD-ja korr atë që ka mbjellë. Kënaqësia e ka nisur nga mbetën barbarët bosh.
CEMI PROKOM (mësues).
PD-ja filloi luftën e klasave në prag të zgjedhjeve lokale. Populli nuk ia kish dhënë votën për këtë. PD-ja filloi luftën mes vetes, duke eliminuar njërin pas tjetrit nismëtarët. PD-ja lejoj që në gjirin e saj të depërtojnë turli lloj soji e sorollopi, bile i vesh edhe me pushtet. Shumë kandidatura të PD-së nuk guxonin asnjë lloj respekti në popull. Këto janë disa nga arsyet pse PD-ja arriti këto rezultate në zgjedhjet lokale. Ose Berisha deshi të shkarkonte një pjesë të barrës së PS-së!
ERMELINDA SULA (shitëse).
Për mua ka rëndësi dyqani dhe të fitojë ai që më vë më pak taksa e tatime. Për emra s’kam gjë shumë.
SABRI KOLARI (intelektual)
Po kërcënohesha nga një monizëm i ri, shyqyr populli e kuptoi shpejt. Ekuilibrimi i forcave s’ka asnjë të keq (flas midis PD-së e PS-së) se të tjerat thuajse nuk ekzistojnë. E rëndësishme është që 2 forcat kryesore politike të luftojnë kush t’ia kalojë tjetrës dhe jo kush të pengojë e sabotojë më shumë tjetrën. Le të mos harrojmë se populli tani numuron mirë dhe dhëmbët e dhëmballët. Është djegur mjaft. Presim të fillojë një garë midis komunave tani e bashkive ku fitoi PD-ja me ato ku fitoi PS-ja etj., për lidhje me botën, për përparim e mirëqenie.
KEL NDREKA (fshatar)
Asnjë të mos mburret se kjo Parti na dha këtë e ajo tjetra do na japë ku di unë se çfarë.
Çdo Parti e qeveri deri tash veç borxhe i kanë lënë. Ne po marrim me luftën tonë, me votën tonë atë që na takon, atë që ka qenë prona jonë.
PAJTIM ABAZI (punëtor).
Lojrat politike bien në kurriz të punëtorisë. Partitë e të liderët e tyre le të lënë dokrrat e t’i futen punës për të hapur perspektiva pune e jete këtij populli. Tashmë gjithçka është e qartë për ne. Çdo parti që të marrë pushtetin pesë më shumë pesë më pak, një program do të zbatojnë. Se s’kanë nga t’ia mbajnë. Është gjithashtu e qartë se sa më shumë t’i kesh në pushtet qeveritarët, ata nisin t’i ngjajnë njëri-tjetrit.
ILIR DHAMO (Student):
Populli po merzitet me zgjedhje e votime. Kam shpresë se me rehabilitimin e socialistëve, Italia do të bëjë më shumë për ne. Por do të jetë fatkeqësi sikur në komuna e bashki ku fitoi PS-ja të vihen në pushtet ish-komunistët e përlyer. Nga ana tjetër të mos harrojmë se presidenti këtë ditë shkoj në Itali ku u prit si s’ka më mirë. Siç duket edhe për të tani po bëhet e qartë se Amerika nuk është aq larg, por këtë afër, përtej detit, ndaj meritat s’ka pse t’ia lërë asnjëju tjetër që t’i gëzojë.
PELLUMB STAROVA (teknolog)
Mungesa e A. Hajdarit e Pashkos, me shokë e dëmtuan PD-në. Këtë radhë PS-ja hodhi në sulm tërë potencialin e saj. Megjithatë është situata ekonomike e vështirësitë e shumta që po kalon vendi që i lëkundin votat. Populli tani po kupton rëndësinë e votës së tij, por duhet të jetë i përgatitur se do të votojë shpesh. Bota voton edhe për një ligj. Ndaj le të mos mërzitemi, sepse sapo kemi filluar.
Përgatiti: ZEF SHTJEFNI