15/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 shtator 1992

E VËRTETA MBI TAKIMIN E PRESIDENTIT MË Z. NOVICKI DHE ZNJ FON KOHL

FATOS LUBONJA Zonja Fon Kohl u detyrua t’i përmendë Presidentit Berisha se një nga krimet më të rënda të Enver Hoxhës ishte pikërisht ai që për një person dënonte gjithë familjen dhe se shpeshonte ta kish keqkuptuar Presidentin se nuk besonte se (Presidenti Berisha) të ndiqte të njëjtat parime me ato të diktatorit. Zoti Novicki dhe zonja Fon Kohl e gjetën tejet antidemokratike ndërhyrjen e zotit Berisha në organet gjyqësore. Është përdorur deri edhe shpifja cinike kur thuhet (bëhet fjalë për në RD) se presidenti Berisha i tha asaj se nëse është shumë e preokupuar për bllokmenët mund të vijë në gjyq në cilësinë e avokatit. Të tilla përçudnime mund të gjesh vetëm në kuzhinat që përgatitnin dikur veprat e Hoxhës. — LEXONI NË FAQEN 2 —

Koha është e maskarenjve por Shqipëria do të jetë e shqiptarëve

NERITAN CEKA Dhjetori 1991 që fatal për demokracinë shqiptare me triumfin bolshevik të vijës së masave. Në vend të arsyes ekonomike, vendosjes graduale të rregullatorëve modernë të jetës politike, siç janë indeksi i inflacionit, i papunësisë, i mundësive, integrimit në ekonominë evropiane etj, u rivendos principi i mëparshëm bolshevik, por në formën pluraliste, pra në numrin shumë «partitë mbi të gjitha». Kjo krizë që në vitet e ardhshme skena ekonomike të zotërohet nga matrapazët, miqtë e partive, ndërsa skena politike nga karrieristët, të paaftët dhe idealistët frikacakë. Mbetet të ngushëllohemi me aksiomën e Ali Asllanit Shqiptarëve». — LEXONI NË NUMRIN E ARDHSHËM —

AZEM HAJDARI DEKLARON;

«Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur heqjen e imunitetit të një krimineli sikurse është zv. prokurori i përgjithshëm VASIL PLAKU i cili merret në mbrojtje nga Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori. Ky i fundit i ka dërguar një shkresë hetuesisë së rrethit Tiranë se nuk i heqim dot imunitetin zotit Vasil Plaku sepse Kuvendi Popullor nuk është i mbledhur». Sqaroimë zoti Vasil Plaku ka qenë në gjyqtar i çështjes së rikthimit të pasurisë së zotit Pjetër Arbnori, ku ky i fundit në përfundim të kësaj çështje ia marrë shumë 88932 lekë (të vjetra) si dhe 39 napolona ari prerje «20».

Vasil Plaku sqaron

Në numrin 39 datë 11 shtator 1992 në «Koha jonë» është botuar nga ana uaj vendim gjyqësor që bën fjalë për kthimin e pasurisë së konfiskuar Zotit Pjetër Arbnori. Pas leximit të tij (si ish gjyqtar i çështjes); konstatoj se në kollonën e dytë është lejuar një pasaktësi shtypi dhe konkretisht shprehja «gjykata e konsideron të bazuar këtë pretendim» duhet «gjykata e konsideron të pabazuar këtë pretendim». Kjo gjë nuk ka ndodhur për gabimin tuaj, porse vendimi i zbardhur nga sekretaria e gjykatës dhe i firmosur nga unë nuk i korrespondon origjinalit të shkruar nga ana ime. Mbi këtë bazë, shënimi i bërë nga ana e juaj, i cili mbështetet në fjalën «të bazuar» është e drejtë. Megjithatë, për hir të së vërtetës dhe me qëllim që të mirinformohet opinioni publik, u lutem verifikoni dosjen dhe konkretisht origjinalin e vendimit, sepse parregullsia e mësipërme është bërë shkak që të jepen përfundime të pasakta. Duke vlerësuar korrektësinë tuaj, e cila nuk ka munguar të bashkohet me ndershmërinë profesionale, jam i bindur, se do të bëhet ky korrigjim i nevojshëm. Pas kësaj, lutemi të bëni sqarimet publike. Me respekt Zv. Prokurori i Përgjithshëm VASIL PLAKU

Berin Çela kërkon vendosmërisht arrestimin e Nikoll Lesit

— LEXONI NË FAQEN 2 — Berin Çela kërkon vendosmërisht arrestimin e Nikoll Lesit Që nga muaji Prill i këtij viti kryetari i Kontrollit të Shtetit kërkon me insistim për arrestimin e drejtorit të gazetës «Koha Jonë» z. Nikollë Lesi. Në të gjitha intervistat e dhëna gazetave «RD», «Sindikalisti», «Zëri i Rinisë», Radio Tirana dhe në TV ai proteston ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nuk urdhëron fillimin e ndjekjes penale. Në gazetën «Balli i Kombit», organ i Partisë Balliste Shqiptare në intervistën dhënë gazetarit Rinus Idrizi, zoti Çela deklaron: «... Në aq shumë raste të korrupsionit, më tepër në Shqipëri dhe më abuzuesi mbetet Nikollë Lesi. ...». Dhe më poshtë vazhdon: «Unë mendoj se duhet të vihet para përgjegjësisë penale ata që i mbulojnë, i zvarrisin këto çështje, përndryshe nuk ka përse të ekzistojë më kjo Ministri, me emrin Kontrolli i Shtetit, gjë që do të thotë se edhe unë nuk kam përse rri në këtë post (lexo: jap dorëheqjen). Ndërsa në intervistën e datës 10 gusht në «Sindikalisti» tregon haptazi se përse është përplasur me Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Maksim Haxhia: «... Unë, personalisht qëndroj në versionin që Nikolla Lesi ka mashtruar, ndaj dhe vazhdoj të këmbëngul që kjo çështje të hapet dhe të ndiqet. Kjo është arsyeja kryesore për të cilën jam përplasur me Prokurorin e Përgjithshëm. ...». Po a nuk bie në kontradiktë me vetveten zoti Çela, kur, nga njëra anë insiston për ndjekje penale, kurse në anën tjetër në TV, ka deklaruar se «Kontrolli i Shtetit s'ka të drejtë të kontrollojë shoqatat dhe privatët»?! Si duket ka harruar se «Koha Jonë» është gazetë private që më 10 Mars të këtij viti. Po ashtu, si duket s’ka për ta harruar çështjen «Lesi», meqë në intervistat që mund t’ia japë si kontrolluesve, si gazetarëve ...

Agoll për parlamentin

Në seancën parlamentare ku diskutohej çështja e mocionit për prokurorin e Përgjithshëm të Republikës zotin Maksim Haxhia, deputeti Dritëro Agolli deklaron: «Ky mocion mua më duket enigmatik. Ne edhe pak tru që kishim këtu po na dalin. Unë nuk marr vesh fare përse do të flas. Edhe ne këtu nuk tregohemi të ndershëm. Ne jemi tepër hileqarë. Nuk tregojmë qëllimin që kemi bërë në mocion. Dhe kështu nuk është Parlament evropian, ky është PARLAMENT I NJË BANDE».

A ka nepotizëm në PD

Siç bën të ditur gazeta «Bashkimi» këto kohë e motra e Kryetarit të Kontrollit të Shtetit dhe anëtarit të Komisionit Drejtues të PD z. Blerim Çela është ngarkuar me detyrën e sekretares së ministrit të mbrojtjes, z. Safet Zhulali.

TOZAJ për RD-në

Në një artikull të zotit A. K. të botuar në RD thuhet se unë jam i punësuar pranë gazetës «Koha jonë». Është një thënie ironike, siç duket, por unë e kam për detyrë intelektuale t’i bëj gazetës RD një propozim konkret: — Të nënshkruajmë një kontratë që të gjitha shkrimet e mia t’i publikojë gazeta RD. Për mua do të jetë më e lehtë dhe për gazetën do të jetë një hap konkret drejt «rehabilitimit» tim. Vetëm se nuk e di nëse i ka prerogativat e duhura personi që fshihet pas inicialeve A. K.

Na ktheni anijen

Monopoli: Gjykata shqiptare nuk pranoi ndryshimin për mos sekuestrimin e peshkarexhës italiane «Occhio di falco». Edhe shkalla e dytë e gjykimit e konfirmoi këtë vendim. Nuk qenë të vlefshme ndërhyrjet e diplomacisë italiane, e cila ndërhyri në këtë çështje me kërkesë të sindakos së Monopolit Franco Paciello. Anija do të qëndrojë në Shqipëri, sintetizuan autoritetet shqiptare, që duken të palëkundur. Por ekuipazhi italian, tashmë i përbërë prej pesë vetësh, nuk ka absolutisht ndër mend ta lërë peshkarexhën. «Që prej ditësh nuk kemi lajme për ta»—thotë Lucrezia Sabatelli, pronarja e anijes dhe gruaja e kapitenit Cosimo Tarantino. «Më parë ndonjëri na merrte në telefon, por tani nuk po arrijmë më të kemi kontakte».

Herin Çela kërkon

Për dijeni

Në numrin e kaluar të gazetës sonë nën titullin «Filloi rikthimi i pasurive të konfiskuara», botuam vendimin e gjykatës së Tiranës për rikthimin e 39 napolonave ari dhe shumëkatesë Tiranës për rikthimin e 39 napolonave ari dhe shumë 88932 lekë (të vjetra) zotit Pjetër Arbnori, pasuri e cila i ishte konfiskuar në vitin 1962. Siç informohemi, trupi gjykues që vendosi për këtë vendim, nuk ka qenë unanim për rikthimin e kësaj pasurie, pasi njëri prej tre pjestarëve të trupit gjykues ka qenë kundra këtij vendimi dhe në përfundim të gjyqit ka shënuar se një vendim i tillë është i kundërligjshëm. Megjithatë vendimi është marrë dhe është zbatuar.

(Kërkoni... JEMI NË DISK...)

«... u mirëpresim! DREJTORIA E GAZETËS SË PAVARUR «KOHA JONË»