23/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shtator 1992

Kryetari i SHIK-ut z. Gazidede është takuar në burg me Z. Luan Pobrati

K'J. 20082 [?] Në njoftimin e zëdhënësit të SHIK-ut të transmetuar nga Radiotelevizioni shqiptar lidhur me shkrimin e z. Pobrati në «Zëri i Rinisë», thuhet se z. Bashkim Gazidede është takuar me z. Luan Pobrati në burgun e Elbasanit. Gjithnjë sipas njoftimit të SHIK-ut ky takim u bë për të sqaruar si qëndronte puna e armës pa leje, për të cilën është akuzuar zoti Pobrati. Prej këtij lindin disa hipoteza. A duhet të shkonte vetë personalisht Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar për të kontaktuar me të arrestuarin? A është çështja në fjalë kompetencë e hetuesisë dhe në rast se jo a ka kontaktuar Kryetari Gazidede me të arrestuarit e tjerë për armëmbajtje pa leje? Në qoftë se nuk ka kontaktuar atëherë përse ky interes i veçantë për z. Pobrati? Sidoqoftë këto janë disa versione që mbase kalimin e kohës do të sqarohen. Nuk dihet nëse ndonjëra nga palët disponon fakte të pakontestueshme nga pala tjetër. Sipas zotit Pjetër Arbnori interpelanca e kërkuar nga grupi socialist me z. Gazidede do të zhvillohet kur ky të dalë nga spitali ku është shtruar. — Një intervistë e shkurtër me zotin Luan Pobrati. Duke u nisur nga sa thamë më sipër si dhe nga reagimet në shtyp rreth dëshmisë së zotit Pobrati në «Zëri i Rinisë» menduam se çështja në tërësi përbënte një fakt gazetaresk me interes. Për të qenë sa më korrekt, gjykuam se për problemin merrnim kontakt me vetë z. Pobrati. Këtë të fundit e gjetëm duke pirë kafe me disa të tjerë dhe sipas kërkesës tonë ai pranoi t’u përgjigjej dy pyetjeve të bëra. Pyetje: Zoti Pobrati çfarë mendoni në lidhje me efektin që shkaktoi në shtyp publikimi i artikullit tuaj? L. Pobrati: Jam në dijeni të reagimeve në shtypin partiak «RD» + «ZP» ndaj shkrimit tim të botuar në «Zëri i Rinisë». Kuptohet që nuk mund të quhet persekutor e kriminel një person që gjatë aktivitetit të tij nuk ka ushtruar dhunë apo të ketë dënuar qoftë edhe një person të vetëm. Në gazetën «RD» trajtohem si inkuizicionist i inteligjencies dhe i intelektualëve, gjë që s’është absolutisht e vërtetë. Miqtë dhe dashamirësit e mi janë ata. Dhe unë mes tyre do të mbetem. Epitetet të tilla nuk më shqetësojnë, por paksa… Përsa i përket njoftimit me gërma kapitale të «ZP»-së, ku problemet e ngritura nga unë barazohen me skandalin Serreq-Uotergjej, nuk më duket i drejtë. Nuk mund ta pranoj atë. Asnjë paragjykim e parapavrim nuk kam patur parasysh në çka kam trajtuar në artikullin e «Zëri i Rinisë». Të tjerët mos përpiqen të barazojnë e të ngatërrojnë problemet e ngritura për qëllime partiake. Dua t’i kujtoj «ZP»-së se unë nuk jam një ish-oficer i Ministrisë së Brendshme, por një ish-punonjës i SHIK-ut. Pyetje: Si ju duket veprimi i deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët disa seanca kanë boj- [teksti vijon jashtë kornizës] …kotuar parlamentin duke kërkuar një interpelancë me z. Gazidede? L. Pobrati: — Unë nuk jam anëtar i asnjë partie e aq më tepër nuk mund të marr përsipër të paragjykoj veprimet e forcave të caktuara politike. Brenda këtij kuadri nuk mund të di përse grupi parlamentar i PS bojkoton parlamentin, por cilësoj se si qytetar një mendim timin e kam. Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, kur kërkohet për të dhënë shpjegime në parlament, ai duhet të shkojë. Dhe kjo gjë nuk ka pse të përbëjë shkak për mospjesëmarrjen e grupit parlamentar të PS në diskutimin rreth mocionit për Prokurorin e Përgjithshëm dhe vazhdimin e punimeve të parlamentit. Unë nuk do t’i shërbej forcave të caktuara politike dhe, shkrimi im veç trajtimit me pastërti për çka ka ndodhur nuk ka asnjë qëllim tjetër. Kjo deri sa është e qartë tek unë, të jetë e qartë edhe për të tjerët. Ky ishte kontakti ynë i parë me z. Pobrati dhe shpresojmë se, pas ndonjë sqarimi të mundshëm nga ana e z. Gazidede, të takohemi përsëri me të. Artikulli i botuar në «Z. i Rinisë» me titull «Kryetari i SHIK-ut, B. Gazidede, kërkon dënimin tim» me për deputetë, politikanë e intelektualë» ka krijuar shumë zhurmë dhe përveç grupit të PS, interpelancë ka kërkuar edhe grupi i PSD e deputetë të veçantë, megjithatë autori Pobrati dukej tepër i qetë. ARMAND SHKULLAKU

Lexoni opinionet e deputetëve rreth çështjes Gazidede-Pobrati, në faqen 3 Për prokurorin e përgjithshëm, zoti M. HAXHIA lexoni në faqen 2