[titulli i artikullit i prerë në kufirin e sipërm]
… sot goditem unë, por …
… sot goditem unë, por
… gjëmba nat bie për ju
AZEM HAJDARI
(Pjesë nga diskutimi)
… dua ta fsheh: jam
… i shqetësuar nga
…imi i ngjarjeve të
… jetën tonë po-
… që çoi deri në kër-
… heqja së imuni-
… deputetit Azem
… por heqja e imuni-
… të çdo deputeti tje-
… Parlamentit tonë,
… këtë motivacion, do
… kundërshtohej ashpër
… prej meje.
Për ç’arsye do të mba-
… këtë qëndrim?
E para, sepse bota e
…etëruar do të tallet
… Ne një deputet
… një kundërvajtje pe-
… dhe atij i hiqet imu-
… për këtë kundërvaj-
… atëherë ne nuk je-
… deputetë të kohës
… së demokracisë, por depu-
tetë të kohës së Enverit!
Kjo do të thotë se ne ja-
mi marioneta që na i
ngre dhe na i ul duart një
regjisor dhe që bën si t’ia
dojë qejfi me ne, pa pyetur
as elektorat e as ku-
shtetutë.
E dyta, lidhet me ko-
kën e turkut, që në këtë
rast jam unë. Ju të nde-
ruar deputetë, që e dini
si drita e diellit se Azem
Hajdari nuk dënohet nga
kjo kundërvajtje, harxho-
ni kohën tuaj të çmuar
me çështje boshe, si çë-
shtja Hajdari? Sepse kë-
shtu iu thotë regjisori.
Për ta patur ndërgjegjen
të pastër, unë do t’iu
them juve se imuniteti i
Azem Hajdarit hiqet sot
dhe kjo do të thotë që
asnjë në këtë sallë nuk
ka imunitet. Sepse nesër,
kur ndonjëri prej jush do
(vijon faqe 2)
PARLAMENTOKRACIA
CILI E MBLODH ERËN NË GRUSHTIN E VET
Testamenti i vjetër, Proverbat e Solomonit, 30, 6.
VËLLAI I MADH ËSHTË PETK ME TË CILIN PARTIA DEL PËRPARA BOTËS.
CILI E MBLODH ERËN NË GRUSHTIN E VET Testamenti i vjetër, Proverbat e Solomonit, 30, 6. VËLLAI I MADH ËSHTË PETK ME TË CILIN PARTIA DEL PËRPARA BOTËS. — Xhorxh Oruell, «1984». Demokracia është sundim i popullit, aspiratë, ëndërr mesianike, kod universal i humanizmit, triumfi i njeriut të realizuar si njeri. Po le të ngrihemi nga retorikat e stilemat e demokracisë për të folur konkretisht për demokracinë shqiptare. Betëjat verbale për të tashmë kanë një theks tragjik. Midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, midis dinjitetit dhe maskave demokracia po përjeton një kërcënim serioz, gati të pabesueshëm. Demokracia e brishtë shqiptare duhet të mbrohet me kurajo e ndershmëri. Ajo është si një fëmijë që djep që i ofrojnë një takëm të zi funerali. Qëndrimi qytetar i drejtë ndaj demokracisë, është prova e thekshme dhe supreme e ndërgjegjes së secilit e vetë ndërgjegjes kombëtare. Kush është i verbër le të shikojë! Kush është i shurdhët le të ndigjojë! Populli dhe bota po na gjykon. Albania nuk ekziston në të vërtetë për askënd, çdo alibi është alibike, një lodër iluzioniste prestixhatori. Në këtë kuptim indiferenca është më tepër se kriminale. 1. Për të hyrë në thelb të çështjes: demokracia sot është në shtratin prokrustian të parlamentokracisë. Ç’është parlamentokracia? Një variant i ri i dhunshëm e i turpshëm i totalitarizmit. Fitorja e bujshme e 22 marsit ishte triumfi i demokracisë kundër diktaturës komuniste. Ky referendum në thelb nuk ishte njëpartiak, po mba- MOIKOM ZEQO (vijon faqe 2)
AZEM HAJDARIT I HIQET IMUNITETI I DEPUTETIT
Ditën e hënë më datë 28.9.1992, deputetit të PD, Azem Hajdari iu hoq me shumicë votash imuniteti.
Në orën dy pas mesnate parlamenti pluralist shqiptar konkludoi një akt të cilin e mori përsipër ta realizonte për herë të parë. Kështu u provua që imuniteti i deputetit mund të hiqet sa herë të duash, mjaft që të bëhet një kërkesë nga gjykata apo prokuroria.
Si është e vërteta rreth çështjes Hajdari-Qirjazi? Askush nuk mund ta thotë me siguri. Asnjë provë, dëshmi apo fakt nuk iu paraqet parlamentit, megjithatë rëndësi kishte që Azem Hajdarit t’i hiqej imuniteti i deputetit. Me 54 vota pro, 43 kundra, 3 abstenime e 3 vota të pavlefshme, kjo u realizua.
Shumë deputetë të PD ngulmonin që problemi në fjalë të mos trajtohej si proces politik. Fatkeqësisht ai qe i tillë. Azem Hajdari, mbase i fundit themelues i PD, u denigrua nga ata që e dëgjen shumë kohë pas tij.
Gati çdo javë po ndodhin përjashtime, zbulime, dënime, ndjekje penale, shkarkime. Çfarë do thuhet njerëzve për Azem Hajdarin? Pas një viti e gjysëm të periudhës së demokracisë ai braktis nga shokët e tij. Shumë shpejt! A ka më të tjerë që presin radhën?
38 SHQIPTARË KTHEHEN MBRAPSHT NGA PORTI I OTRANTOS
Një grup klandestinësh shqiptarë u kapën në bordin e anijes-traget Roana dhe u riatdhesuan para një jave po me të njëjtën anije sipas urdhërit të Prefekturës së Leçes.
Të 38-të shqiptarët midis të cilëve dhe një grua e dy fëmijë e kishin kapur me not anijen Roana sapo ajo u nis nga porti i Vlorës. Në të ndodheshin 23 vetë të ekuipazhit, 6 pasagjerë italianë dhe 4 makina. Klandestinët u kapën në befasi nga policia italiane me pasaporta dhe leje qëndrimi falso. Ndërkohë, njëri prej tyre Gentian Shakaj, 18-vjeç, gjatë momenteve të tensionuara u rrëzua në bankinë dhe u plagos. Sipas mjekëve italianë ai shërohet për 10 ditë.
NË BRINDISI ZBARKOJNË ME
NË BRINDISI ZBARKOJNË MË SHUMË SE 50 SHQIPTARË
Në dhe letërnjoftime të tensionuara u rrëzua në bërkë ditë.
Këtë radhë grupi i refugjatëve shqiptarë arriti në territorin italian në mes të ditës, paksa pas orës 13 të enjten e kaluar. Një zbarkim klandestin, por që ndodhi nën dritën e diellit, nën pasqyrën e detit e para syve të të gjithëve.
Sipas të dhënave fillestare një peshkarexhë shqiptare e afruar pranë brigjeve brindisine ka ndaluar rreth 150 m. nga bregu dhe klandestinët e kanë kapur bregun me not.
Në mbërritje vonë policia arriti të kapë 24 refugjatë (midis të cilëve tre gra). Këta u çuan menjëherë në Kuesturë ku po presin riatdhesimin.
Në lidhje me peshkarexhën të dhënat janë të pakta. Ajo u pa të largohej pas zbarkimit, por autoritetet italiane nuk arritën ta identifikonin me siguri. Dyshohet se mos është anija «Shkodra» e cila prej tij vinte në port që në mëngjes herët. Një gjë është e sigurtë: ky zbarkim i befasoi të gjithë të gjithë dhe sfidoi aparatin italian të përgjimit e të ndërhyrjes. Dhe e gjitha kjo ndodhi pa të keq, megjithëse Kapiteneria italiane kishte dhënë alarmin që në mëngjes për të sinjalizuar forcat e rendit territorial për vonesën e anijes «Shkodra».
SQARIM PËR NJË THASHETHEM
Ditët e fundit në Lezhë dhe Tiranë është përhapur lajmi se Drejtori i gazetës «Koha jonë» zoti Nikollë Lesi dhe Kryeredaktori Aleksandër Frangaj janë arrestuar për në Greqi.
Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet: jo, nuk kthehen më, jo, kanë kërkuar strehim politik etj, etj, bile ky thashethem ka gjetur vend edhe në një gazetë.
Sqarojmë se me datë 19 shtator drejtori Nikollë Lesi dhe kryeredaktori Aleksandër Frangaj së bashku me shoferin dhe makinën e gazetës janë nisur me pasaporta dhe viza të rregullta për në Greqi për të biseduar për gjetjen e ndonjë sasie letre për gazetë si dhe do të takoheshin me disa përfaqësues të gazetave të pavarura greke.
Pas një jave, më datë 26 shtator, kryeredaktori Frangaj dhe shoferi Pjetër Lini janë kthyer në Shqipëri ndërsa drejtori Nikollë Lesi nga Greqia ka vazhduar rrugën për në NJU JORK i ftuar për vizitë zyrtare nga një shoqatë shqiptaroamerikane.