Sipas zërave që po qarkullojnë kohët e fundit flitet se Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, është takuar me kryetarin e PS, z. Fatos Nano.
Nuk dihet se sa është i saktë ky informacion, por ka shumë mundësi që takimi të jetë realizuar, përderisa dhe gazetari Luan Rama në një kronikë të vizitës së z. Nano në Kucovë, ka përdorur si nëntitull: «Fatos Nano takohet me Presidentin Berisha», por pa dhënë as edhe një hollësi të vetme në raport me këtë takim.
Si shpjegohet që rreth tij nuk është dhënë asnjë shqarim prej dy gazetave partiake «RD» e «ZP»? A duhet të mbetet ky takim sekret? Dhe në rast se po, përse? Zërat në qarkullim ngrejnë hipotezën se ndodhta takimi në fjalë ka lidhje me disa ndryshime të mundshme në kabinetin e ministrave të kryesuar nga zoti Meksi.
Megjithatë këto janë hipoteza që do mund të verifikohen në rast se do jepet ndonjë sqarim sado i vogël nga të dyja palët. Ka të ngjarë që takimi të jetë i lidhur edhe me ndonjë «aleancë» të mundshme e të papritur politike.
Nga ana jonë, ne do të mundohemi të japim sqarime të mëtejshme në numrat e ardhshëm. Nga zyrtarët duhet më tepër transparencë.
«TD» APO TURPI I DEMOKRACISË?
Pas një ndërprerje prej dhe shpifjet e shumta që 5 muajsh ridoli në skenën kjo gazetë ka bërë ndaj e shtypit shqiptar gazeta gazetës «Koha jonë» por «Koha jonë» por TD, gazetë e PD për de- menduam se tani kjo ga- gën e Tiranës, e drejtuar zetë do të reflektonte dhe nga zoti Afrim Krasniqi. do të mbante një qëndrim Tashmë njihen sulmet realist ndaj problemeve dhe ngjarjeve duke tre- gu-ar se është më të vër- tetë një gazetë demokra- tike ashtu siç pretendon dhe ka edhe titullin (Tri- buna demokratike). Por nuk qe e thënë, në të dy numrat kjo gazetë nuk boton asnjë shkrim ku të mos përmendet «Koha jonë», jo ku shkoi edhe
ALEXANDER FRANGAJ
(vijon faqe 2)
Më shumë se gënjeshtër
LEXONI NË NUMRIN E ARDHSHËM
NESHAT TOZAJ
«Shakaxhinjtë e demokracisë» që kanë marrë përsipër misionin të na çojnë drejt Evropës, për fatin e tyre të keq (por më shumë tonin) po kalojnë nga një skandal në tjetrin... Zoti Pobrati, gjithashtu, të hedh një grusht kripë në sheqerparen e bardhë kur je duke e gatuar me lezet, duke publikuar letrën që i ka dërguar familja Presidentit të Republikës. Letra ka mbrritur tek zyra e Presidentit 20 ditë pasi L. Pobrati ka dalë nga burgimi i tij 42 ditë. Këtu, zoti Gazide-de, të jemi të hapur, e ka ngjyer parlamentin dhe opinionin publik shqiptar. Për arritjen e letrës ka patur dijeni vetëm Presidenti (i cili ka një lidhje jo thjesht kameraske midis Presidentit Berisha e Gazidedes për ta mbyllur skandalin... Një përgjegjësi e rëndë, një bashkëfajësi e turpshme...
Përse u bllokua dalja e e gazetës
Është një pyetje që shumëkush e bëri këto ditë të mosdaljes së gazetës sonë.
Thashethemet kanë qenë nga më të ndryshmet, jo është bllokuar, jo nuk del më etj, etj.
E vërteta është se «Koha jonë» nuk ka patur letër për daljen rregullisht të saj.
[shënim dore i palexueshëm?]
JE 3
[tekst i pjesshëm dhe i palexueshëm në faqen pasuese]