07/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 nëntor 1992

Ju mirëpres në sallën e gjyqit zoti Blerim Çela

Me 18 nëntor, ora 8 në qytetin e Lezhës do të zhvillohet gjyqi midis Blerim Çelës dhe Nikollë Lesit. Ju lutem që ditën e gjyqit të vini vetë dhe jo të dërgoni avokatin në vendin tuaj. Natyrisht, që avokatin duhet ta merrni, por jo pa ardhur Ju. Ju drejtohem publikisht, pasi, siç po dëgjojmë, keni vendosur të mos merrni rrugën për në Lezhë më datë 18 Nëntor. Padinë ndaj meje e keni bërë si qytetar dhe jo si kryetar i Kontrollit të Shtetit, kështu që sipas ligjeve në fuqi nuk keni të drejtë të autorizoni njeri tjetër në vend tuaj me prokurë. Edhe sikur ta lejonte ligja, burrërisht duhet të vini në gjyq. Besoj se duhet ta keni kujtesën qytetare. Ju mirëpres! NIKOLLË LESI

Amerikanët nuk e dëgjuan Blerim Çelën

Nga burime jozyrtare mbërritën lajmet e para mbi aktivitetin e Kryeministrit të kontrollit të shtetit zotit Blerim Çela në SHBA. Me cilësinë e ekspertit të fushatës elektorale ai shkoi për të dhënë një dorë të fortë rizgjedhjes së Presidentit Bush. Shtypi vendas ndër deklaratat e shumta të zotit Çela veçoi: 1 — Në qoftë nuk fiton Bush dijeni mirë se Shqipëria nuk do ta ndihmojë Amerikën. 2 — Amerikanë: Votat edhe Sadam Huseinit jepjani por kurrë Bill Clintonit.

Presidenti Berisha bën thirrje për etikë në shtyp

MIQTË E TIJ TË «RD-TD» A DO TË BINDEN? Me datën 3 nëntor, në tryezën e parë të rrumbullakët që pas ardhjes së Berishës në pushtet, ky i fundit bëri thirrje për etikë në shtyp, duke iu kërkuar liderëve partiakë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi gazetat përkatëse. Kështu, zoti Berisha i rikthehet një problemi që e pat përmendur gjatë vizitës së tij në rrethin e Dibrës ku pati nënvizuar se banalizimi të shtypit po i kontribuojnë edhe disa miq të tij gazetarë, duke nënkuptuar gazetarët e «RD-TD»-së, Xhevat Mustafa, Afrim Krasniqi, Mujo Bucpapa, Rakip Suljoviç e ndonjë tjetër. Me sa tregojnë faktet (shih gazetat «RD-TD»- gjatë dy-tre muajve të fundit) miqtë e presidentit në një ndesh e i fusin e në tjetrin i nxjerrin porositë e tij. Por ndërkaq ka zëra që thonë se vetë presidenti i inkurajon ata, domethënë mos dëgjoni ç'them unë para mikrofonëve, vazhdoni zanatin ju! Në takimin e datës 3 nëntor presidenti preku çështjen e informacioneve me burime të treta të pakonfirmuara. Rekordin e informacioneve të këtij tipi e mban përsëri shtypi i partisë në pushtet, që i ka nxjerrë agjentë të gjithë ato që i kanë bërë kritika PD-së. Në gazetën «Koha jonë» gjithashtu kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë mjaft informacione të tilla. Kjo gazetë, duke vlerësuar mesazhin e presidentit, po shqyrton mundësinë e mosbotimit të tyre. SPIRO LITO

Në provën e gjykimit politik

Bill Klinton fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i dhënë fund asaj që u quajt era reaganiane në politikën amerikane. Forcat politike në Shqipëri, sigurisht, nuk qenë indiferente ndaj kësaj, Bush-Klinton. Kështu, themeluesit e partisë «Aleanca Demokratike» gjatë një diskutimi për këtë çështje, parashikuan dhe i dëshëruan fitoren gysh herët demokratit Klinton. Në një letër që iu dërgua atij nga zoti Neritan Ceka në muajin shtator, pasi i shpjegoi orientimin e Aleancës Demokratike Shqiptare të sa-formuar për të përqafuar e zbatuar principet e një demokracie liberale, shprehej besimi i ADSH-së në fitoren e Klintonit dhe gatishmëria për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Parashikimi i Aleancës Demokratike doli dhe kjo qe një provë e gjykimit të drejtë politik. Por kjo nuk do të thotë se zoti Selami, që dëshëron një fitore të Bushit, gaboi shumë.

Një herë tjetër do të flas

Lexova shënimet e botuara në «ZR» me 4 nëntor 1992. I njoh ata djem të mirë kosovarë. Për aq sa di, ngjarja që trajtojnë ashtu ka ndodhur. Të tjerë që dinë më shumë njohin të vërtetën e cila është e dhimbshme për mua dhe ata. Një herë tjetër unë do të flas për «svjet» dhe se bashku do të tregojmë për gjyqërin, pasi ndërmjet shqiptarëve dhe të tille ka pasur. Është në krenarinë e atyre djemve që s’u kanë shërbyer gjër- përinjve, ashtu siç është në nderin tim të jem i hapur. Për sa i përket shënimit të Ilir Yzeirit, logjika e shka­sive lejon të pranos h arsyetimin, se largimi i kryeredaktorit, të futur në «fokusin» e ish sigurimit të shtetit, me sa duket është zhvendësuar me një tjetër të futur nën thonjë e SHIK-ut. E shprehur matematikisht derivati kuptohet. Tashmë nuk është e nevojshme të dimë pseudonimin pasi njohim emrin. Në këtë kuptim thënia popullit «Si ruarët e qethur, briskui i berberit», duket që gjen përmb r atje. I dyti megjithëse ka mjekër e rruar është. LUAN POZARI

Neshat Tozaj në asistencë

Siç informohemi këto ditë ministri i kulturës vendosi shkrijen e Drejtorisë së Mbrojtjes së drejtave të autorit pranë kësaj ministrie ku si drejtor i saj punonte zoti Neshat Tozaj. Siç duket shkrija e drejtorisë ishte forma më e mirë për të larguar nga puna zotin Tozaj i cili kohët e fundit se ka shkruar diçka kundër pushtetarëve të sotëm, dhe kjo ndodhi pikërisht këto ditë kur zoti Tozaj nuk ndodhet këtu por me shërbim në Francë. Megjithatë besojmë se më mirë do ta sqarojë këtë problem vetë zoti Tozaj kur të kthehet në Shqipëri.

...re ...rthull ab- ësë sot në reske nuk se nëpër njerëz të gazetaria doca një- asgjë se që s'dinë oi të gji- jnë qartë ndomë e zë të ishte zetat par- me luftë jenë vo- rejnë lu- h kjo flite për re të dy ndit, për- nion pro- ndoca thonë as- ë shkru- i që ka ...