11/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 nëntor 1992

20 nëntori po afron Do të kemi gjyq apo grevë urie?

Siç dihet familjet e viktimave të 2 prillit në Shkodër duke patur parasysh zvarritjen e gjatë të zbulimit të vrasësve i kanë dërguar parlamentit tonë një protestë ku ndër të tjera thuhet: «Po bëhen 2 vjet nga masakra e 2 prillit në Shkodër dhe gjyqi i dëshmorëve po zvarritet nga muaji në muaj. Ne, familjet e dëshmorëve, duke u zhgënjyer çdo ditë e më shumë nga kjo zvarritje protestojmë dhe ju kërkojmë që deri më datë 28 nëntor 1992 të fillojë gjyqi me të gjitha normat që i takojnë, në rast të kundërt të gjitha familjet e dëshmorëve të demokracisë do të futen në grevë urie duke përdorur këtë si mjetin e fundit demokratik…» «… Kthejini sytë pak nga Shkodra dhe kujtoni për ata që deri dje nuk patën seancë parlamentare pa i përmendur, ndonëse të vdekur ata kërkojnë të drejtën e tyre.» Pra 20 nëntori po afron, pushtetarët e sotëm që në fushatën elektorale e përdorën ngjarjen e Shkodrës si kartën më të fortë kundër ish pushtetarëve të djeshëm duhet ti japin fund kësaj enigme. Ajo nuk pret më. Më 20 nëntor do të kemi gjyq për të vënë drejtësinë në vend apo grevë urie të të afërmve dhe nënave të dëshmorëve që ende nuk u janë tharë lotët për bijtë e tyre?

Shpatullat duan këllqe

[Karikaturë: figurë me shkrimin “PREMTIME” në të dy krahët] LIKE REHOVA

Zëdhënësit e Enver Hoxhës dizinformojnë perëndimin

I sëmuri Mehmet Elezi s’mund të shërohet kurrë nga kanceri stalinist i komunizmit AZEM HAJDARI (Lexoni faqe 5) Heqja e kësaj të drejte është antikushtetuese dhe antiligjore (Lexoni në faqe 3)

Dy pyetje për Gramoz Pashkon

Dy pyetje për Gramoz Pashkon — INTERVISTË JASHTË KONFERENCËS SË SHTYPIT — — Cili është pozicioni juaj në raport me Aleancën Demokratike? — Unë jam një ndër themeluesit e partisë së re, ndaj pozicioni im është i qartë. Përsa i përket detyrës, këtë do të ma ngarkojë Asambleja. Kuptohet që mendoj të merrem me programin ekonomik. Mund t’ju lindë pyetja se ju keni hartuar programin ekonomik të PD dhe të Qeverisë së stabilitetit, ndërsa tani po hartoni atë të Aleancës Demokratike. Në fakt nuk ka ndonjë ndryshim në thelbin e programit. Ndryshimi qëndron tek vizioni. Vizioni im për programin ekonomik ndryshon pikërisht për të ardhmen, ndërsa PD nuk ka vizion për këtë të ardhme. — Të bëjmë një hamendje. Nëse ju do të merrnit pushtetin a do të vazhdonte ky vizion i juaj për të ardhmen apo do të detyroheshin të merrni masa shtrënguese për të përballuar situatën e rëndë që po kalon vendi? — Nëse bëhet një pyetje me hamendje atëherë do të jepja një përgjigje që do kish brenda hamendje. Ne nuk mund të flasim aktualisht për të marrë pushtetin. Është herët të mendojmë për këtë. Ne e mbështesim Qeverinë dhe i quajmë të ligjshme të gjitha institucionet që janë vendosur pas zgjedhjeve të marsit. Ne punën e Qeverisë ne do të kritikojmë për gabimet që do të bëhen, por këtë nuk do t’a bëjmë nga ana personale siç është bërë dikur me ne. Interesante është se në shtypin shqiptar nuk shihen shkrime që të argumentojnë me logjikë mos-pajtimet me veprimtarinë apo punën e dikujt, por kalohet në sulme personale. Shihet me kë pi kafen, me kë shoqërohet e madje a shkon mirë apo jo me gruan. Kjo nuk është aspak e ndershme. Intervistoi: VIRGJIL MUÇI, PLATOR NESTURI

S’paullait duan këllqe

…re …rthull ab- …ëse sot në …reske nuk …se nëpër …njerëz të …gazetaria …doca nje- …asgjë se …që s’dinë …i të gji- …jnë qartë …ndodhtë e … të ishte …zetat par- …me luftë …itën kohë, …shenje vo- …r këtë lu- …h me anë …flitet për …re të dy …ndit, për- …inon pro- …i ndoca …thonë as- …shkru- … që i ka …ta në …duan të …lonjë kon- …i shohësh …eta, e si- …pozicio- …oncime të …shtë çdo … e mo- … vetëm në- …të shtetit.