Blerim Çela tërhiqet përballë Nikolë Lesit
– Paditësit me 50 dëshmitarë, kërkojnë shtyrjen e gjyqit për mungesë provash
– Pala e paditur me avokat zotin Spartak Ngjela kërkon zhvillimin e gjyqit
– Blerim Çelën e lanë në baltë. Nga 50 dëshmitarët e tij, vetëm kryetari i PD-së në Shëngjin u paraqit në gjyq. (!)
– Për të dalë nga ky qorrsokak ku ka hyrë Blerim Çela kërkon ndihmën si dëshmitarë të deputetëve Pjetër Arbnori, Abdi Baleta dhe Tonin Alimehilli
Në kutinë anësore: «Nga salla e gjyqit. Përgatitur nga Aleksandër Frangaj në f»
LEZHA e përmbytjes së madhe
SA PËR FILLIM KRONIKE
18 NËNTOR 1992. MËNGJEZ
SA PËR FILLIM KRONIKE
Në mbrëmjen e datës 17 Nëntor 1992 shiu kishte filluar i rëndë. Në Lezhë nuk dilte as me çadër. Prikëm se mos do të pushonte ky shi i rrëmbyer. Priktëm, po shiu si për inatin tonë vazhdonte e vazhdonte të binte. As-kush nuk i shikonte në mendje se do të ndodhte në këtë natë. E gjithë në zonat e parrezikuara njerëzit fillin të gëte, në zonën e Bregut të Matit, Ishullit etj., jo vetëm nuk flinte, por sa vinte e shtohej ankthi, frika, tmerri. Niveli i ujit shtohej pak nga pak me një shpejtësi të habitshme. Aq sa uj[?] filloi të bëhej «mysafir» i padëshirueshëm i të gjithëve. Aq i pabindur ishte ky «mysafir» saqë njerëzia ia lëshoi gjithë shtëpitë.
Kjo furtunë e shitu[?] kishte kohë që nuk ishte parë në Lezhë. Kishte ndodhur kjo plot pas 24 vjetësh, nga viti 1968. Po kjo e sotmja shumë më e rëndë.
18 NËNTOR 1992. MËNGJEZ
Nga zona e Tales vargani i njerëzve ishte i pambarsim. Ngjitjeshim për në Zejmen, zonë më e lartë. Njerëz të moshave të ndryshme, pleq e plaka, nxënës e fëmijë të mitur; gra me fëmijë në duar. Se bashku me ta edhe gjëja e gjallë; lopë, dele, kuaj, derra e gica. Edhe këta duhen shpëtuar. Rruga për Lezhë vende-vende është e bllokuar. Qindra makina ecin ngadalë, të tjera kanë mbetur në rrugë. S’ihet se ka ndodhur e padëshirueshmja. Njerëzit janë të shqetësuar. Shiu vazhdon të bjerë papushim. Drini ka filluar të dalë me shpejtësi nga shtrati i tij. Vetëm për pak kohë, Lezha është e tëra nën ujë. Si për ironi çizmët i kanë veshur edhe disa që zyrare edhe këpucët veshur f’u kanë dukur të rënda. Drita nuk ka. uji nuk ka, bukë nuk ka
(Vijon në faqen 7)
Familjeve të dëmtuara nga fatkeqësia e natyrës
Kolektivi i gazetës «Koha jonë» i prekur thellë nga fatkeqësia natyrore që preku gjithë zonën e veriut e mes atyre dhe banorët e rrethit tonë, ju shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe është me mëndje e zemër pranë familjeve të dëmtuara.
Duke përfituar nga rasti ne ju sigurojmë se gazeta «Koha jonë» si gjithnjë edhe në të ardhmen do të qëndrojë pranë jush, pranë problemeve dhe halleve tuaja.
Gazeta «Koha jonë»